{"id":19188,"date":"2018-05-27T10:48:45","date_gmt":"2018-05-27T08:48:45","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19188"},"modified":"2018-05-27T10:48:45","modified_gmt":"2018-05-27T08:48:45","slug":"kontributi-i-presidentit-historik-dr-ibrahim-rugova-ne-shtetformimin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19188","title":{"rendered":"KONTRIBUTI I PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA N\u00cb SHTETFORMIMIN E KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1461 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\" alt=\"\" width=\"401\" height=\"473\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg 280w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 401px) 100vw, 401px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<br \/>\n<\/strong><br \/>\nT\u00eb \u00ebnjten, me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Muzeun e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u hap ekspozita \u201cKontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova n\u00eb Shtetformimin e Kosov\u00ebs&#8221;. Ftes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb organizuar nga bashkautor\u00ebt Dr. Sadik Krasniqi dhe Magjist\u00ebr Besnik Rraci, i ishin p\u00ebrgjigjur familja e ngusht\u00eb ish-presidentit t\u00eb ndjer\u00eb, Presidenti aktual i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i, ish-bashkpuntor\u00eb t\u00eb Presidentit Rugova dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb fliste n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs p\u00ebr vepr\u00ebn historike t\u00eb Presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti Tha\u00e7i ka dekoruar Presidentin historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn me \u201c\u00c7mimin p\u00ebr Liri dhe Pavar\u00ebsi\u201d duke ia dor\u00ebzuar dekorat\u00ebn bashkshortes s\u00eb t\u00eb ndjerit Dr. Rugova, me rastin e 10-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb vendim q\u00eb Z. Tha\u00e7i e kishte njoftuar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur me rastin e ekspozit\u00ebs, &#8220;Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova n\u00eb Shtetformimin e Kosov\u00ebs\u201d, n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Presidenti Tha\u00e7i u shpreh p\u00ebr para-ardh\u00ebsin e tij dhe Presidentin e par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me fjal\u00eb mjaft fisnike, q\u00eb ishte nj\u00eb freski n\u00eb diskurisin politik shqiptar, gj\u00eb q\u00eb ndodh\u00eb pak e m\u00eb pak n\u00eb radh\u00ebt e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar. Z. Tha\u00e7i vuri n\u00eb dukje \u2013 q\u00eb p\u00ebr disa prej nesh q\u00eb e kemi njohur Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn \u2013 ato ishin disa prej cil\u00ebsive m\u00eb t\u00eb mira njer\u00ebzore dhe politike q\u00eb posedonte Presidenti Ibrahim Rugova. Presidenti Tha\u00e7i u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se Dr. Ibrahim Rugova, \u201cIshte njeri i durimit dhe pajtimit, ishte njeri i vizionit\u201d, thkesoi ai. \u201cSot \u00e7do parti dhe \u00e7do lider politik duhet t\u00eb shikoj\u00eb t\u00eb ardhmen stabile dhe perspektiv\u00ebn euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs, para interesave dhe adresave t\u00eb caktuara t\u00eb partive politike, ashtu si\u00e7 vepronim bashk\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Sot, \u00e7do qytetar i Kosov\u00ebs kudo q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb, apo diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb liridash\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimtar\u201d. Zoti Tha\u00e7i foli me nj\u00eb gjuh\u00eb rugoviane p\u00ebr bashkim t\u00eb politik\u00ebs rreth interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kombit, mbi interesat personale dhe partiake. \u201cSot, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet, ka simbolet e veta, Kosova ka identitetin e vet komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror, Kosova ka identitet evropian. Prandaj, secili duhet t\u00eb ndjehet krenar me t\u00eb arriturat. Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha dhe para \u00e7do adrese politike. T\u00eb gjith\u00eb ne duhet t\u00eb jemi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, ka n\u00ebnvijuar Presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Me Presidentin Ibrahim Rugova, shtoi Z. Tha\u00e7i, e bind\u00ebm bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr liri dhe p\u00ebr shtet t\u00eb pavarur, duke iu referuar viteve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fund shekullin q\u00eb kaloi, nd\u00ebrsa theksoi se ekspozita p\u00ebr kontributin e Presidentit Rugova n\u00eb shtetformimin e Kosov\u00ebs e hapur n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs, e \u00e7on vizitorin n\u00eb nj\u00eb \u201cUdhtim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb r\u00ebnda dhe tragjike t\u00eb vendit, t\u00eb cilat, pashmangsh\u00ebm lidhen edhe me emrin e Presidenti Rugova\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, sipas presidentit Tha\u00e7i, si n\u00eb dimensionin politik, ashtu dhe at\u00eb ushtarak, b\u00ebri bashk\u00eb politikan\u00eb, intelektual\u00eb, ushtarak\u00eb, gra dhe burra, pleq dhe t\u00eb rinj, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Presidenti Tha\u00e7i ka th\u00ebn\u00eb se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk erdhi si incident apo aksident politik, por u fitua me vet\u00ebmohim dhe sakrific\u00eb t\u00eb pashoqe. Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u201cMosbindja civile n\u00eb ato vite kund\u00ebr Serbis\u00eb ishte monumentale n\u00eb l\u00ebvizjen politike bot\u00ebrore, derisa U\u00c7K-ja ishte l\u00ebvizja \u00e7lirimtare me e suksesshme politike dhe ushtarake n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKombinimi e k\u00ebtyre dy komponent\u00ebve t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, nuk kishte si t\u00eb mos rezultonte n\u00eb unitetin qytetar, n\u00eb p\u00ebrkrahjen masive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb kulmuar m\u00eb n\u00eb fund me lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidenti Tha\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij me rastin e hapjes s\u00eb ekspozit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr kontributet e Presidentit Ibrahim Rugova n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe shtetformimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjalimi i Presidentit Tha\u00e7i n\u00eb ekspozit\u00ebn e Muzeut t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr kontributet e Presidentit historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr Ibrahim Rugov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, u mbajt\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb por edhe n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb rugoviane. Thirrjet p\u00ebr bashkim, njohja e kontributeve politike dhe ushtarake, e vetmohimeve dhe e sakrificave sublime, ishin veti t\u00eb asaj periudhe plot v\u00ebshtirsi p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe e sakrificave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u2013 t\u00eb nj\u00eb periudhe n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, ku si\u00e7 theksoi edhe Presidenti Tha\u00e7i, Presidenti Ibrahim Rugova luajti rolin dhe dha kontributin e tij t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb njohur, nj\u00eb nd\u00ebr parimet kryesore t\u00eb Presidentit Rugova ishte bashkimi, bashkimi i t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb larta, pa dallim feje, krahine ose ideologjie, sidomos n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta komb\u00ebtare. Dr. Ibrahim Rugova ishte shprehur n\u00eb vitin 1989 n\u00eb Lubljan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb se, \u201cQysh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidh\u00ebse komb\u00ebtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.\u201d N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vlere ai jetoi dhe veproi me t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ishin k\u00ebto parimet dhe kultura e tij njer\u00ebzore plot\u00eb urt\u00ebsi e modesti, t\u00eb g\u00ebrshetuara me vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kombit shqiptar, ato q\u00eb e ndihmuan at\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb siguronte mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ai njokhsisht me personalitetin e tij, mundi t\u00eb b\u00ebnte miq p\u00ebr kombin shqiptar dhe t\u00eb sensibilizonte bot\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet autoktone, ku kan\u00eb jetuar me shekuj.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk e kam par\u00eb ekspozit\u00ebn p\u00ebr kontributetet e tija n\u00eb shtetformimin e Kosov\u00ebs, jam i bindur se aty pasqyrohet dhe kujtohet roli i Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, s\u00eb bashku me kontributin e tij n\u00eb fusha t\u00eb tjera, p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb, demokratike dhe t\u00eb pavarur, por edhe p\u00ebr rolin e tij n\u00eb p\u00ebrforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar, i cili si askush tjet\u00ebr, b\u00ebri miq\u00eb t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Kombin Shqiptar. Ekspozita, jam i sigurt, pasqyron gjithashtu Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn edhe p\u00ebr shembullin dhe p\u00ebr rolin e tij si njeri dhe si udh\u00ebheq\u00ebs \u2013 i cili besonte, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr kombin dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave komb\u00ebtare dhe njer\u00ebzore t\u00eb popullit t\u00eb vet &#8212; d\u00ebshmohet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me bot\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, edhe duke ruajtur nderin e emrit shqiptar dhe nderin personal, si n\u00eb jet\u00ebn private ashtu dhe n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit, si qytetar I thjesht dhe si udh\u00ebheq\u00ebs.<\/p>\n<p>Njohja e kontributeve t\u00eb Presidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shtetformimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ekspozit\u00ebn e Muzeut t\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ka theksuar me t\u00eb drejt\u00eb edhe Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i \u2013 \u201cShpreh vler\u00ebsimin institucional t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve, p\u00ebr rolin historik t\u00eb Presidentit Rugova\u201d.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb ekspozita t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb gjithashtu nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb diskursin politik, n\u00eb nivel personal dhe institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbi historin\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt dhe mbi gj\u00ebndjen aktuale politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u2019i bashkoj\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trojeve dhe kudo, ashtu si\u00e7 ishin t\u00eb bashkuar n\u00eb koh\u00ebn e Ibrahim Rugov\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb, \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb shqiptar\u00ebve me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si\u00e7 shprehej shpesh, Dr. Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb \u00ebnjten, me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Muzeun e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u hap ekspozita \u201cKontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova n\u00eb Shtetformimin e Kosov\u00ebs&#8221;. Ftes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb organizuar nga bashkautor\u00ebt Dr. Sadik Krasniqi dhe Magjist\u00ebr Besnik Rraci, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1461,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19188"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19189,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19188\/revisions\/19189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}