{"id":1914,"date":"2015-02-16T14:10:14","date_gmt":"2015-02-16T13:10:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1914"},"modified":"2015-02-16T14:14:07","modified_gmt":"2015-02-16T13:14:07","slug":"magjia-e-ulqinit-ne-penen-e-zyhni-beqirajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1914","title":{"rendered":"MAGJIA E ULQINIT N\u00cb PEN\u00cbN E ZYHNI BEQIRAJT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/zyhni-beqiraj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1916 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/zyhni-beqiraj-300x225.jpg\" alt=\"zyhni-beqiraj\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/zyhni-beqiraj-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/zyhni-beqiraj.jpg 318w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(Rreth librit \u0093Mall p\u00ebr Ulqinin n\u00eb k\u00ebng\u00eb\u0094)<\/p>\n<p>Shkruan: SHPENDI TOPOLLAJ<\/p>\n<p>Libri \u0093Malli p\u00ebr Ulqinin n\u00eb k\u00ebng\u00eb\u0094 i autorit Zyhni Beqiraj, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb album letraro &#8211; muzikor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn q\u00eb i kushtohet vendlindjes s\u00eb t\u00eb par\u00ebve, nj\u00eb himn nga ata q\u00eb q\u00ebndron brenda shpirtit t\u00eb secilit nga ne dhe prej nga buron gjith\u00e7ka na b\u00ebn krenar. Nd\u00ebrthuren n\u00eb t\u00eb proza, poezia, historia, muzika dhe fotografia, por mbi t\u00eb gjitha dashuria. Dashuria p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb i japin atij qyteti t\u00eb magjish\u00ebm aq hijeshi edhe kur banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb, edhe kur jan\u00eb larg tij, por edhe kur nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. I shkruar me kaq ngroht\u00ebsi, ndjenj\u00eb, emocion, thjesht\u00ebsi dhe sinqeritet, ai t\u00eb l\u00eb shijen e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb nj\u00eb proze t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb poetike, ku gjith\u00e7ka t\u00eb rrok syri gjat\u00eb leximit, t\u00eb ndjek mbrapa dhe ta shton jo vet\u00ebm dijen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb st\u00ebrlasht\u00eb shqiptar, por dhe respektin p\u00ebr bijt\u00eb e tij dinjitoz\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kudo q\u00eb i p\u00ebrplas\u00ebn dallg\u00ebt e fatit, mbet\u00ebn me mendje nga Ulqini. Ka nj\u00eb lidhje t\u00eb habitshme, deri dhe t\u00eb nj\u00eb ngjashm\u00ebrie historike, midis qytetit ton\u00eb Durr\u00ebsit dhe Ulqinit t\u00eb cilin ky autor, si bir i tij, pohon se ka mbetur i lir\u00eb fal\u00eb shpirtit t\u00eb paepur dhe t\u00eb mbushur me vlera dhe virtyte. Rrethanat historike e soll\u00ebn q\u00eb shum\u00eb ulqinak\u00eb t\u00eb largohen familjarisht nga vatrat e tyre dhe me instinktin e marinar\u00ebve t\u00eb regjur q\u00eb nd\u00ebr shekuj e kan\u00eb \u0093gdhendur\u0094 mbi val\u00eb tradit\u00ebn fisnike t\u00eb detaris\u00eb, t\u00eb vendosen n\u00eb Durrsin p\u00ebrher\u00eb mikprit\u00ebs. Ata jan\u00eb shum\u00eb, mbiemrat e tyre jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe vepra e tyre na b\u00ebn nder t\u00eb gjith\u00ebve. Njeri nga k\u00ebta, natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb autori i k\u00ebtij libri i cili me mir\u00ebsin\u00eb, men\u00e7urin\u00eb dhe sidomos urt\u00ebsin\u00eb e tij ka fituar konsiderat\u00ebn e kujtdo. Pasi kreu studimet e larta n\u00eb deg\u00ebn e Fizik\u00ebs, Zyhniu ka punuar gjat\u00eb si m\u00ebsues dhe drejtues i disa shkollave, derisa i \u00ebsht\u00eb ngarkuar edhe detyra e Drejtorit t\u00eb Arsimit dhe Kultur\u00ebs n\u00eb Rreth. Kjo i dha atij mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb fal\u00eb cil\u00ebsive t\u00eb tij; ndershm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkushtimit dhe nivelit t\u00eb lart\u00eb profesional, t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb figur\u00eb e njohur dhe e vler\u00ebsuar. Reputacioni q\u00eb fitoi i dha mund\u00ebsin\u00eb t`i besohen detyra edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, derisa n\u00eb demokraci u zgjodh edhe deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kudo q\u00eb punoi, mbeti po ai njeriu modest dhe i p\u00ebrzem\u00ebrt i cili ishte mik i kujtdo, pa paragjykuar se cil\u00ebs forc\u00eb politike i p\u00ebrkiste. Ai \u00ebsht\u00eb shembulli kuptimplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se asnj\u00eb titull nuk vlen para qenies Njeri. Dhe pse ka mbetur i till\u00eb, ai nuk resht s\u00eb punuari dhe\u00a0 krijuari vargje dhe tinguj, ku predikon t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb bukur\u00ebn dhe harmonin\u00eb. Ndaj ai ndihet i g\u00ebzuar p\u00ebrsa b\u00ebn, pasi e di se Aristoteli thosh se \u0093Po t\u00eb ushtrosh gjithnj\u00eb dhuntit\u00eb e tua, ke gjetur lumturin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.\u0094<\/p>\n<p>Prof. dr. Ruzhdi Ushaku n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ka shkruar shprehet se \u0093Ulqini\u0085 \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb trev\u00eb josh\u00ebse, me nj\u00eb t\u00eb kaluar historike specifike e atraktive, trev\u00eb ku shekujt paluan faqe t\u00eb lavdishme por edhe t\u00eb err\u00ebta t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb njohura dhe t\u00eb panjohura, q\u00eb presin t\u00eb shpalosen, t\u00eb p\u00ebrjetohen dhe t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohen me fuqin\u00eb e argumentit shkencor dhe me fuqin\u00eb artistike, si dy t\u00eb v\u00ebrteta jet\u00ebsore q\u00eb shpesh shkojn\u00eb krahas, g\u00ebrshetohen e plot\u00ebsohen mes veti.\u0094 Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb synon edhe vepra e Zyhniut kur grumbullon jet\u00eb, fakte, vlera qytetare e kontribute atdhetare t\u00eb atyre bijve e bijave t\u00eb atij vendi, prind\u00ebrit apo gjysh\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve u shkul\u00ebn prej andej, pa e nxjerr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga zemra at\u00eb q\u00eb pasi provoi shum\u00eb emra, Ptolemeu e quajti Ulkinion, tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. Dhe e gjith\u00eb kjo, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e mbajtjes nga vet\u00eb Zyhniu, t\u00eb asaj unaz\u00ebs st\u00ebrgjyshore (1820) ku shfaqet shqiponja jon\u00eb dykrenore.<\/p>\n<p>Shumica e familjeve ulqinake n\u00eb Durr\u00ebs nuk iu ndan\u00eb detit. Ata punuan n\u00ebp\u00ebr anije t\u00eb ndryshme, n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme dhe qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb u b\u00ebn\u00eb kapedan\u00eb (gjithsej 78 familje t\u00eb lidhura me detin). Pas \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, anijet u a sekuestruan, por vet\u00eb ata vun\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn, mundin dhe djers\u00ebn e tyre n\u00eb krijimin e Flot\u00ebs ton\u00eb detare. Kur lexon emrat q\u00eb ata u kishin v\u00ebn\u00eb anijeve t\u00eb tyre, sheh se sa e donin atdheun: Ylli i Drit\u00ebs, Lulja e Kujtimit, Liria, Elbasani, Fieri, Kotorri, Lulja e Ulqinit, Lulja e Shkodr\u00ebs, Vlona, Taraboshi, Drini, Tomorri, Bashkimi etj. q\u00eb m\u00eb pas u z\u00ebvend\u00ebsuan me emra d\u00ebshmor\u00ebsh a ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga koha e luft\u00ebs. Madje, n\u00eb lib\u00ebr sh\u00ebnohen edhe pronar\u00ebt q\u00eb i kishin ato dhe tonazhi. I par\u00eb k\u00ebshtu, dhe sidomos kur ndesh at\u00eb pafund\u00ebsi familjesh ulqinake me gjenealogjin\u00eb dhe historit\u00eb e tyre, nuk ka se si t\u00eb mos admirosh durimin, vullnetin, k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe pasionin e autorit. Ashtu sikurse n\u00eb retrospektiv\u00eb, na dalin parasysh njer\u00ebz t\u00eb shquar si Eqerem e Xhevdet Lazja (Hero i Pun\u00ebs Socialiste), Gani Gorana, Isuf e Rifat Fani, Ali e Hysni \u00c7inari (oh, \u00e7far\u00eb njeriu!), Aishe Stari (Mjeshtre e Madhe e Pun\u00ebs), Mustafa Beqiraj, Enver Kotorri, Melek Kalamishi, Ahmet Luli, Sadete \u00c7u\u00e7i, Fuat Bilali, Ahmed Kapedani, Burhan Truma, Kabil Haxhimolla dhe natyrisht Heroi i Popullit Mujo Ulqinaku, etj. etj. t\u00eb cil\u00ebt me vepr\u00ebn e tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb qytetin ton\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Po ashtu, konturohen edhe drejtues n\u00eb Ulqin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahur dhe \u00e7uar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin midis dy qyteteve si Fuad Nimani e G\u00ebzim Hajdinaga. Zyhniu nuk ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe artist\u00eb t\u00eb shquar si sopranua Gjylie Pelingu apo intelektualja dhe poetja e talentuar Gladiola Busulla.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ai i kushton krijimtaris\u00eb s\u00eb tij si autor tekstesh dhe kompozitor, duke krijuar k\u00ebng\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb dikush uron q\u00eb ato t\u00eb zen\u00eb vendin e merituar, sidomos n\u00eb repertorin e muzik\u00ebs ulqinake. Ja \u00e7`thot\u00eb vet\u00eb ai p\u00ebr to: \u0093Un\u00eb jam p\u00ebrpjekur q\u00eb n\u00eb tekstet e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mia t\u00eb dashuris\u00eb dhe ato t\u00eb potpuris\u00eb me kang\u00eb dasme \u0085 tekstet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb k\u00ebng\u00ebve popullore t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Ulqinit si: zan\u00eb malit, drita &#8211; diellit, faqe kuqe si gjaku, vajz\u00eb e bukur, shtatin si selvia, syt e bukur, si nj\u00eb lule, dham\u00ebt si inxhija, vetullat por si hark, jeleku me gajtana, hillalleku me dupje ari, sa e bukur nusja na ka dal\u00eb, zemrat det i gjan\u00eb, por si flutur, por si lulja e blinit, por si ylli plot drit\u00eb, si zambaku i bardh\u00eb, vetullat hark por si gajtan, kuq si maragjyli, syt\u00eb plot drit\u00eb, zem\u00ebrbardh\u00eb, goj\u00ebmjalt\u00eb, me ma t\u00eb bukr\u00ebn vajz\u00eb, shndrit porsi hana, etj.\u0094 Mjafton t\u00eb d\u00ebgjosh disa prej tyre dhe sidomos \u0093Sonte djalin e martojm\u00eb\u0094, \u0093Sot n\u00eb dasm\u00ebn ton\u00eb\u0094 e ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb bindemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kurse te \u0093Kalaja e Ulqinit\u0094, ndihet forca e frym\u00ebzimit nga lavdia e s\u00eb shkuar\u00ebs: Hej, ti kala Ulqini,\/Madh\u00ebshtore sot q\u00ebndron,\/Dhe p\u00ebr ty flet historia,\/Zemrat pesh\u00eb na i \u00e7on. Vet\u00ebm ai q\u00eb e ka par\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb kala t\u00eb nd\u00ebrtuar pes\u00eb shekuj para er\u00ebs s\u00eb re, dhe q\u00eb mbetet d\u00ebshmitarja m\u00eb autentike i sa e sa ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha, i p\u00ebrjeton deri n\u00eb fund emocionet q\u00eb p\u00ebrftohen nga tingujt e ngroht\u00eb t\u00eb Zyhni Beqirajt.<\/p>\n<p>Personalisht i kam d\u00ebgjuar thuajse t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt e tij dhe m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndiesi mjaft t\u00eb k\u00ebndshme edhe p\u00ebr faktin se Zihniu ka ditur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me figura t\u00eb shquara si Qemal K\u00ebrtusha, Matish Gjeluci, Kastriot Tusha, Ylli Ramzoti, Juljan Gjojdeshi e plot t\u00eb tjer\u00eb. Ve\u00e7 duhet shtuar se ndofta sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, duhet treguar m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr afrimin e krijimtaris\u00eb me motivet e mrekullueshme popullore prej t\u00eb cilave, lot ne dalin nga syt\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, Zyhni Beqiraj drejton shoqat\u00ebn kulturore \u0093Ulqini\u0094 dhe lexuesi sheh n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj t\u00eb shum\u00ebanshme. Gjithashtu, cilido kupton se \u00e7`gj\u00ebra t\u00eb mira e t\u00eb vyera mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shoqatat e ndryshme, kur mbisundon ndershm\u00ebria, kultura dhe q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb atdhetar, sikurse karakterizohet i palodhuri Zyhni i cili vazhdon ta mbaj\u00eb me nder n\u00eb gisht at\u00eb unaz\u00ebn st\u00ebrgjyshore, me figur\u00ebn e pap\u00ebrlyer t\u00eb shqiponj\u00ebs me dy krer\u00eb. Ja p\u00ebrse Leo Rosteni besonte se \u0093Q\u00ebllimi i jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh dikushi, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh di\u00e7ka q\u00eb jeta q\u00eb jetuam t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim qoft\u00eb edhe t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u0094 Dhe Zyhni Beqiraj ka arritur t\u00eb jet\u00eb dikushi. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Rreth librit \u0093Mall p\u00ebr Ulqinin n\u00eb k\u00ebng\u00eb\u0094) Shkruan: SHPENDI TOPOLLAJ Libri \u0093Malli p\u00ebr Ulqinin n\u00eb k\u00ebng\u00eb\u0094 i autorit Zyhni Beqiraj, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb album letraro &#8211; muzikor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn q\u00eb i kushtohet vendlindjes s\u00eb t\u00eb par\u00ebve, nj\u00eb himn nga ata q\u00eb q\u00ebndron brenda shpirtit t\u00eb secilit nga ne dhe prej nga buron gjith\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1916,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-1914","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1914"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1920,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1914\/revisions\/1920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}