{"id":19139,"date":"2018-05-23T11:11:30","date_gmt":"2018-05-23T09:11:30","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19139"},"modified":"2018-05-23T11:11:30","modified_gmt":"2018-05-23T09:11:30","slug":"45-vjetori-i-revoltes-anti-komuniste-ne-spac","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19139","title":{"rendered":"45-VJETORI I REVOLT\u00cbS ANTI-KOMUNISTE N\u00cb SPA\u00c7"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/presidenti-meta-spac.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19140 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/presidenti-meta-spac.jpg\" alt=\"\" width=\"605\" height=\"404\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/presidenti-meta-spac.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/presidenti-meta-spac-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 605px) 100vw, 605px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>\u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, <\/em><br \/>\n<em>q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d <\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<br \/>\n<\/strong><br \/>\n\u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d, ishte kjo thirrja p\u00ebr solidaritet, e cila ndezi revolt\u00ebn e Spa\u00e7it. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn u sh\u00ebnua n\u00eb Shqip\u00ebri 45-vjetori i revolt\u00ebs anti-komuniste, n\u00eb nj\u00ebrin prej burgjeve m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb Spa\u00e7, filluar m\u00eb 21 maj t\u00eb vitit 1973 e q\u00eb zgjati 3 dit\u00eb. N\u00eb librin e tij, \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, At Zef Pllumi e kujton k\u00ebshtu revolt\u00ebn e Spa\u00e7it: \u201cN\u00eb kamp gjeta shum\u00eb t\u00eb burgosun q\u00eb i kishin pru aty mbas revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it. Prej tyne mora vesht se ishin pushkatue Pal Zefi, Sk\u00ebnder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj. Revolta e Spa\u00e7it duhet t\u00eb renditet n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare si t\u00eb gjitha revoltat e skllav\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkuen lirin\u00eb, edhe pse nuk ia duel\u00ebn me fitue. K\u00ebta kat\u00ebr d\u00ebshmor\u00eb kjen\u00eb t\u00eb par\u00ebt heroj q\u00eb, mbas gadi dhet\u00eb vjet robnie, zgjuen e ndez\u00ebn idealin e liris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb shtypun q\u00eb kishte humb\u00eb \u00e7do shpres\u00eb nga kultivimi i servilizmit ndaj tiranit.\u201d<\/p>\n<p>At Zef Pllumi vazhdon tregimin se si kishte filluar revolta n\u00eb Spa\u00e7, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb kishte takuar n\u00eb burg: \u201cMe 21 maj Pal Zefi, nji i d\u00ebnuem n\u00eb biruc\u00eb, p\u00ebrfitoi nga pakujdesi i polic\u00ebve q\u00eb e kishin lan\u00eb der\u00ebn pa \u00e7el\u00ebs e duel jasht\u00eb; mandej hini n\u00eb kamp, u ngjit mbi tarrac\u00ebn e mens\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrbente si oborr. Dy polic\u00eb u kujtuen p\u00ebr shkeljen e rregullores nga Pali, hin\u00eb n\u00eb kamp, u ngjit\u00ebn n\u00eb tarrac\u00eb, e kap\u00ebn Palin p\u00ebr krahi, por ai rezistoi. Nuk donte kurrsesi me u kthye n\u00eb biruc\u00eb. At\u00ebhere t\u00eb dy polic\u00ebt filluen me e rrah\u00eb tmerrsisht, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjithve. Pali l\u00ebshoi kushtrimin: \u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d Mbas asaj thirrje d\u00ebshprimi, tregon At Zef Pllumi, \u201cU \u00e7ue n\u00eb kamb\u00eb Paulin Vata dhe Paulo Popa, q\u00eb t\u00eb dy nga rrethinat e Shkodr\u00ebs. K\u00ebta i paralizuen polic\u00ebt dhe mor\u00ebn n\u00eb mbrojtje Pal Zefin. Me at\u00eb rast, t\u00eb burgosurit anti-komunist\u00eb shpalos\u00ebn, n\u00eb terrac\u00ebn e burgut, nj\u00eb flamur t\u00eb Gjergj Kastriotit -Sk\u00ebnderbeut &#8212; pa yllin komunist &#8212; duke k\u00ebnduar dhe duke hedhur parrulla kund\u00ebr diktatur\u00ebs enveriste. Si\u00e7 mund t\u00eb merret me mend\u00eb, revolta u shtyp me dhun\u00eb e gjak, shkruan At Pllumi. P\u00ebrfundimi i shtypjes s\u00eb revolt\u00ebs ishte: kat\u00ebr nga t\u00eb burgosurit u d\u00ebnuan me pushkatim, 8 t\u00eb burgosur u ri-d\u00ebnuan me 25 vjet shtes\u00eb, 70 t\u00eb tjer\u00eb u arrestuan dhe u rigjykuan. Kat\u00ebr prej tyre q\u00eb e paguan revolt\u00ebn me jet\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Sk\u00ebnder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai. \u201cAkti vet\u00ebmohues i martir\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb, Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Sk\u00ebnder Daja dhe gjith\u00eb kryengrit\u00ebsve t\u00eb Revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it ishte shkreptima q\u00eb ndri\u00e7oi n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e koh\u00ebs eg\u00ebrsin\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur t\u00eb shtetit totalitar\u201d, u shpreh me k\u00ebt\u00eb rast Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta.<\/p>\n<p>Kjo pra ishte nj\u00eb \u201cDit\u00eb kujtese por edhe reflektimi\u201d, si\u00e7 e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, Presidenti shqiptar, Z. Ilir Meta, i cili mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb ish-burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it. \u201cHeronjt\u00eb e Spa\u00e7it sakrifikuan jet\u00ebn dhe vitet e tyre m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb mbrojtje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs! N\u00eb kujtes\u00ebn e kombit ata do t\u00eb jen\u00eb shembuj t\u00eb vet\u00ebdijes qytetare dhe komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Presidenti Meta. Njoftohet se Presidentit Meta iu bashkuan me k\u00ebt\u00eb rast, deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, autoritetet vendore dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesja e (BE), Zonja Vlahutin, n\u00eb fjal\u00ebn e hapjes n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 45-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it, shprehu respektin e saj \u2013 si p\u00ebrfaqsuese e BE-s\u00eb dhe si qytetare e thjesht\u00eb e Evrop\u00ebs \u2013 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, \u201cQ\u00eb u p\u00ebrndoq\u00ebn, u torturuan dhe u vran\u00eb sepse d\u00ebshironin vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb jetonin si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, me dinjitet\u201d. Zonja Romana Vlahutin e p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e saj: &#8220;Nuk ka vend m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ky sot, 45 vjet pas revolt\u00ebs s\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb na kujtuar pun\u00ebn e ardhshme. 45 vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb burgosurit e Spa\u00e7it k\u00ebrkuan Evrop\u00ebn. \u00cbsht\u00eb koha ta nderojm\u00eb guximin e tyre pa asnj\u00eb kompromis&#8230;Spa\u00e7i duhet ruajtur si nj\u00eb vend kujtese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Presidenti Meta ka vazhduar fjal\u00ebn e tij t\u00eb rastit duke theksuar se, \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, trajtimi me objektivitet dhe paanshm\u00ebri i t\u00eb v\u00ebrtetave historike merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ne jemi nj\u00eb komb evropian dhe historia jon\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet jasht\u00eb perspektiv\u00ebs evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb 45-vjetorin e revolt\u00ebs anti-komuniste n\u00eb Spa\u00e7, tha se, \u201cP\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn dhe \u00e7lirimi i shoq\u00ebris\u00eb nga makthi i krimeve t\u00eb diktatur\u00ebs ngelet prioritet serioz p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb politik\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\u201d, dhe ka shtuar se, \u201cP\u00ebrvoja bot\u00ebrore na m\u00ebson se tragjedit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, n\u00ebse harrohen, jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb rikthehen, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr\u201d. N\u00eb fjalimin e tij me k\u00ebt\u00eb rast, Presidenti Meta u angazhua gjithashtu \u2013 si p\u00ebrfaqsuesi m\u00eb i lart\u00eb i shtetit shqiptar &#8212; se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb iniciativa p\u00ebr zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe p\u00ebr kujtimin e viktimave t\u00eb komunizmit, nd\u00ebrsa iu drejtua pjes\u00ebmarr\u00ebsve duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cE vler\u00ebsoj lart misionin tuaj p\u00ebr ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrndjekjes dhe t\u00eb terrorit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, p\u00ebr lart\u00ebsimin e figurave t\u00eb rezistenc\u00ebs demokratike dhe do t\u00eb mb\u00ebshtes \u00e7do nism\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e p\u00ebrmendoreve p\u00ebrkujtimore dhe n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb Muzeut t\u00eb Burgut t\u00eb Spa\u00e7it\u201d, p\u00ebr t\u00eb nderuar heronjt\u00eb e Spa\u00e7it t\u00eb cil\u00ebt \u201cPara 45 vjet\u00ebve zgjodh\u00ebn simbol t\u00eb aspirat\u00ebs s\u00eb tyre flamurin kuq e zi t\u00eb Sk\u00ebnderbeut! K\u00ebtu n\u00eb Spa\u00e7 ra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ylli komunist, i cili do t\u00eb binte nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga flamuri yn\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990. Sot ky flamur padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plot\u00ebsim i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb heronjve t\u00eb Spa\u00e7it p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, demokratike dhe evropiane\u201d, ka theksuar Presidenti Meta.<\/p>\n<p>Ishte, pik\u00ebrisht, \u201cK\u00ebtu n\u00eb Spa\u00e7 q\u00eb ra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ylli komunist, i cili do t\u00eb binte nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga flamuri yn\u00eb komb\u00ebtar, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990\u201d, deklaroi Z. Meta. Aty n\u00eb vendin e krimeve, abuzimeve dhe vuajtjeve t\u00eb tmershme t\u00eb shkaktuara nga shqiptar\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, pik\u00ebrisht aty n\u00eb Spa\u00e7.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk rezistuan kund\u00ebr regjimit kriminal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Nuk e kund\u00ebrshtuan at\u00eb regjim megjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat e tija, se shqiptar\u00ebt nenshtrohen kollaj para s\u00eb keqes, e tjera, thon\u00eb ata. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pati revolta t\u00eb m\u00ebdha as grupe disident\u00ebsh t\u00eb organizuara kund\u00ebr nj\u00ebrit prej regjimeve komuniste m\u00eb t\u00eb tmershme, ashtu si\u00e7 ndodhi an\u00eb e mban\u00eb ish-bot\u00ebs komuniste. Nuk kishte nj\u00eb revolucion t\u00eb tipit hungarez, as nj\u00eb kryengritje t\u00eb puntor\u00ebve si ajo n\u00eb Gjermanin\u00eb lindore, ose organizime e l\u00ebvizje si\u00e7 ishte sindikata polake Solidarnost e puntor\u00ebve, ose Karta 77 e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb \u00c7ekosllovaki, objektivi i t\u00eb cilave ishte rr\u00ebzimi i komunizmit komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por, megjithk\u00ebt\u00eb, nuk besoj se mund t\u00eb thuhet se shqiptar\u00ebt nuk e rezistuan komunizmin. Ja, shqiptar\u00ebt pat\u00ebn revolt\u00ebn e Spa\u00e7it dhe t\u00eb Qaf\u00eb Barit, por ka pasur edhe t\u00eb tjera, me dhjetra mij\u00ebra revolta individuale shqiptar\u00ebsh gjat\u00eb pothuaj gjys\u00ebm shekull komuniz\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrballoheshin me nj\u00eb regjim kriminal, i cili p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje d\u00ebnonte shqiptar\u00ebt e pafajsh\u00ebm &#8212; gjyq e pa gjyq\u00eb &#8212; duke i d\u00ebrguar n\u00eb kampet e pun\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit, si dhe n\u00eb burgjet e shumta an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe pik\u00ebpamjet e tyre, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se aspironin nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike. Burgjet dhe kampet ishin plot me shqiptar\u00eb t\u00eb till\u00eb anti- komunist deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb atij regjimi. K\u00ebshtuq\u00eb nuk ka munguar rezistenca dhe si pasoj\u00eb as viktimat e komunizmit dhe heronjt\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 ishin ata t\u00eb Spa\u00e7it.<\/p>\n<p>Fatkqesisht, ajo q\u00eb ka munguar n\u00eb k\u00ebto pothuaj 30-vjet post-komuniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb, pik\u00ebrisht, kujtimi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtyre viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste nga mbar\u00eb klasa politike shqiptare, pa dallim, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ish-vendet komuniste evropiane. Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb vizita e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Z. Ilir Meta, pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb 45-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it, si dhe vizita e paraadh\u00ebsit t\u00eb tij, ish-Presidentit Bujar Nishani n\u00eb Spa\u00e7 m\u00eb 2015, t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, si nj\u00eb shenj\u00eb e \u201cUnitetit shoq\u00ebror, paq\u00ebs dhe mir\u00ebkuptimit social, atribute t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb hapura, q\u00eb nuk harrojn\u00eb tragjedit\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs, q\u00eb respektojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe kontribuojn\u00eb s\u00eb bashku kund\u00ebr \u00e7do forme despotike t\u00eb qeverisjes\u201d, si\u00e7 u shpreh Z. Meta n\u00eb Spa\u00e7.<\/p>\n<p>Duke kujtuar kushtrimin q\u00eb ndezi revolt\u00ebn e Spa\u00e7it \u2013 dhe megjith\u00eb fjal\u00ebt fisnike t\u00eb dy president\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vizitat e tyre n\u00eb Spa\u00e7 &#8212; jemi n\u00eb pritje p\u00ebr pothuaj 30-vjet tani p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj pyetjes q\u00eb ende b\u00ebn jehon\u00eb: \u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij t\u00eb p\u00ebrndjekur, por edhe p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe plot\u00ebsuar historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Pasi shpresa vdes e fundit, presim dhe shpresojm\u00eb, \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb t\u00eb burgosurit e Spa\u00e7it \u00ebnd\u00ebrruan, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jetuan dhe vdiq\u00ebn. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e liris\u00eb njer\u00ebzore dhe prosperitetit. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb pa frik\u00eb. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, si\u00e7 u shpreh edhe ambasadorja e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Vlahutin n\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti t\u00eb hen\u00ebn n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 45-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs anti-komuniste n\u00eb Spa\u00e7.<\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d Nga Frank Shkreli \u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d, ishte kjo thirrja p\u00ebr solidaritet, e cila ndezi revolt\u00ebn e Spa\u00e7it. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn u sh\u00ebnua n\u00eb Shqip\u00ebri 45-vjetori i revolt\u00ebs anti-komuniste, n\u00eb nj\u00ebrin prej burgjeve m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19140,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[],"class_list":["post-19139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19139"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19141,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19139\/revisions\/19141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}