{"id":19137,"date":"2018-05-23T11:07:26","date_gmt":"2018-05-23T09:07:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19137"},"modified":"2018-05-23T11:07:26","modified_gmt":"2018-05-23T09:07:26","slug":"asnje-veper-e-mire-nuk-kalon-pa-u-denuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19137","title":{"rendered":"ASNJ\u00cb VEP\u00cbR E MIR\u00cb NUK KALON PA U D\u00cbNUAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Triepshi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-367 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Triepshi.jpg\" alt=\"\" width=\"607\" height=\"375\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Triepshi.jpg 528w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Triepshi-300x185.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 607px) 100vw, 607px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>(No good deed goes unpunished-Fjal\u00eb e urt\u00eb amerikane)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjek Gjonlekaj\/New York<\/strong><\/p>\n<p>Familja jon\u00eb e cila n\u00eb Triesh njihej me em\u00ebrin Sht\u00ebpia e Pjet\u00ebr Luk\u00ebs, g\u00ebzonte respekt e dashuri p\u00ebr fe. An\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb moshuar se ne shkonin \u00e7do t\u00eb diele n\u00eb kish\u00eb. Ishim familje e madhe. N\u00eb jav\u00ebt e Sh\u00ebn Kollit, t\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellave, dhe Pashk\u00ebve \u00e7do mbr\u00ebmje flisnim urat\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ulur rreth vatr\u00ebs prisnim axh\u00ebn ton\u00eb Mark Pjetrin t\u00eb fillonte urat\u00ebt. Si zot sht\u00ebpie q\u00eb ishte ulej n\u00eb krye t\u00eb oxhakut n\u00eb nj\u00eb karrik\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ishte karrika e t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Para se t\u00eb fillonte urat\u00ebt hiqte faculet\u00ebn e kuqe nga koka dhe b\u00ebnt\u00eb kryq: &#8220;N\u00eb em\u00ebn t\u00eb Atit e t\u00eb Birit e t\u00eb Shpirtit Shejt\u00eb&#8221;. Ai ishte serioz dhe shum\u00eb ashp\u00ebr i ndaj sjelljeve ose gjesteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme sidomos gjat\u00eb lutjeve fetare. T\u00eb gjih\u00eb nj\u00ebz\u00ebri flisnim urat\u00ebt si t\u00eb ishim nj\u00eb kor\u00eb kishtar. N\u00ebse dikush nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes gogsonte ose ankohej p\u00ebr vones\u00ebn e dark\u00ebs Marku l\u00ebvizte kok\u00ebn nga hidh\u00ebrimi. Ai dallohej nga t\u00eb gjith\u00eb ngase kishte nj\u00eb pamje impozante si t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb nga ndonj\u00eb familje fisnike gjermane. T\u00eb shkonte mallin e Bizmarkut. T\u00eb gjith\u00eb e kishim frik\u00eb. Trieshi p\u00ebr t\u00eb ishte q\u00ebndra e universit. Ishte analist i fenomeneve natyrore.E p\u00eblqete m\u00eb shum\u00eb matematik\u00ebn se historin\u00eb. Nd\u00ebrsa babai im Nik\u00eb Pjetri ishte ndryshe. Ai ishte i qet\u00eb dhe shum\u00eb i duruesh\u00ebm. Dy karaktere t\u00eb tilla mbase mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb formimin e karakterit tim. Ata q\u00eb e dijn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb e dijn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia e Pjet\u00ebr Luk\u00ebs ishte familje pun\u00ebtore q\u00eb jetonte me bujq\u00ebsi dhe m\u00eb shum\u00eb me blegtori. P\u00ebr mua personalisht kisha dhe shkolla ishin nj\u00ebsoj. Kish\u00ebn e kisha adhuruar nga familja dhe meshtari im i par\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb Dom. Simon Filipaj. P\u00ebr munges\u00eb t\u00eb qel\u00ebs n\u00eb kish\u00ebn e Trieshit Dom. Simoni kishte jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb te kush\u00ebriri yn\u00eb Pr\u00eb\u00e7 Marashi. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai u b\u00eb shum\u00eb i af\u00ebrt me sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. P\u00ebr babain tim Dom. Simoni ishte meshtar e m\u00ebsues. Natyrisht se shkolla fillore dhe m\u00eb von\u00eb ajo tet\u00ebvje\u00e7are kishin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr arsimin tim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb para 50-vjet\u00ebsh u pag\u00ebzua me em\u00ebrin Gjergj Kastriot-Skenderbeu m\u00ebsova bazat e arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs. M\u00ebsuesit dhe arsimtar\u00ebt e mi ishin shum\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe pun\u00ebtor\u00eb. Assnj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk i kisha d\u00ebgjuar q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb komente anti-fetare. Komente qesharake rreth \u00e7eshtjeve fetare kisha d\u00ebgjuar vet\u00ebm nga Rade Roganoviqi inspektor malazez komunist. Rade Roganoviqi ishte shum\u00eb i vrazhd\u00eb dhe i sh\u00ebmtuar. Ai tallej me ata q\u00eb shkonin n\u00eb kish\u00eb, nga se ata kalonin rrug\u00ebn p\u00ebrpara shkoll\u00ebs son\u00eb. Rade Roganoviq ishte inspektor i shkollave shqipe dhe p\u00ebrgjues i ndjenjave komb\u00ebtare dhe fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai ishte malazez nga Vraka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Trieshi \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr kremtimin e Sh\u00ebn Shtjefnit n\u00eb Korit\u00eb dhe n\u00eb Koshtic\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur si festa e bjeshkatar\u00ebve. Shumic\u00ebn e rasteve mesha e Shtjefnit celebrohej n\u00eb dbanin ton\u00eb. Ndonj\u00ebri prej familjes son\u00eb dhe meshtari i Trieshit improvizonin lterin vet\u00ebm p\u00ebr mesh\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb shkollimit n\u00eb Gjakov\u00eb shkonim ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e &#8220;Shna Nout.&#8221; E kujtoj edhe sot e k\u00ebsaj dite at\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe,ngase Nat\u00ebn e Shna Nout m\u00eb 12 qershor mbushej Gjakova me pelegrin\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pelegrinazh merrnin pjes\u00eb edhe familje shqiptare t\u00eb fes\u00eb islame. P\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit nga Mal\u00ebsia dhe viset e tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi dita e Shna Nout ishte dit\u00eb g\u00ebzimi.<br \/>\nN\u00eb janar t\u00eb vitit 1970 gjysma e familjes son\u00eb prej 20 an\u00ebtar\u00ebsh u vendos\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl af\u00ebr Rom\u00ebs. Atje m\u00ebsuam edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fen\u00eb ton\u00eb, pasi q\u00eb dy her\u00eb n\u00eb muaj e vizitonim Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Vatikan. Bile merrnim pjes\u00eb edhe n\u00eb mesh\u00eb q\u00eb i celebronte Papa Pali i VI. P\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt e moshuar kjo ishte nj\u00eb mrekulli sepse nuk e kishin imagjinuar kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shihnin mesh\u00eb para Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs. Atje vepronin edhe disa meshtar\u00eb shqiptar\u00eb. Pas imigrimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00ebndruam n\u00eb Detroit dhe n\u00eb Chicago, dhe pas disa muajsh u vendos\u00ebm n\u00eb Kaliforni ku jetuam deri n\u00eb vitin 1972. Atje jeta fetare shqiptare ishte shum\u00eb e varf\u00ebr. Pas do kohe u vendos\u00ebm n\u00eb New York, qyteti m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm amerikan p\u00ebr kushtet tona. Shoq\u00ebria shqiptare k\u00ebtu n\u00eb New York ishte shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrparuar se n\u00eb qytetet tjera amerikane. N\u00eb New York kishte radio-emisione n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kishte organizata e shoqata, kishte xhami e kish\u00eb. Edhe pse u vendos\u00ebm fillimisht n\u00eb Brooklyn pas pak kohe gjet\u00ebm lidhjet me kish\u00ebn ton\u00eb shqiptare &#8220;Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb&#8221; t\u00eb cil\u00ebn e drejtonte Dom. Zef Oroshi. Ai ishte meshtar shum\u00eb serioz. Familja jon\u00eb sidomos babai e nderonte shum\u00eb Zef Oroshin nga Mir\u00ebdita. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte ardhur edhe nj\u00eb meshtar tjet\u00ebr nga Ulqini. Ai ishte Dom.Rrok Mir\u00ebdta. Dom. Zefi dhe Dom Rroku b\u00ebnin sh\u00ebrbime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fetare dhe komb\u00ebtare. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1978 shqiptar\u00ebt e New Yorkut p\u00ebruruan kish\u00ebn e re. Deri at\u00ebher\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb vet\u00ebm q\u00ebnd\u00ebr fetare. Pas p\u00ebrurimit t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb re kjo q\u00ebnd\u00ebr u b\u00eb famulli. Dom Simon Filipaj ishte ftuar mysafir nderi p\u00ebr t\u00eb celebruar mesh\u00ebn e p\u00ebrurimit t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb re. Familja jon\u00eb kishim dh\u00ebn\u00eb kontribut p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asaj kishte, por jo edhe aq shum\u00eb sepse nuk ishim n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Ato dit\u00eb babai im e ftoj p\u00ebr dark\u00eb Dom Simon Filipaj, Dom. Zef Oroshin dhe Dom.Rrrok Mirdit\u00ebn. Ata e p\u00eblqyen ftes\u00ebn ton\u00eb. Prind\u00ebrit e mi u g\u00ebzuan shum\u00eb kur e pan\u00eb Dom. Simon Filipaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Biseduan deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs dhe u larguan shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Familja jon\u00eb i kishte q\u00ebndruar besnik Oroshit dhe Mir\u00ebdit\u00ebs. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht kishim bashkpunuar edhe me grupin e mal\u00ebsor\u00ebve pak si t\u00eb revoltuar ndaj Zef Oroshit. Vepruam edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishte tjet\u00ebr q\u00eb do ta drejtonte Dom.Laz\u00ebr Sh\u00ebldija. Kjo fushat\u00eb kishte filluar n\u00eb vitin 1982. V\u00ebllau im Luc\u00eb Gjonlekaj ishte nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs, bile ata kishin k\u00ebrkuar ndihma nga shumica e familjeve shqiptare myslimane nga Mal\u00ebsia. Familja jon\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asaj kishe kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut\u00eb prej disa mij\u00ebra dollar\u00ebsh. Nd\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve u vonua dhe nuk u realizua kurr\u00eb sepse Dom.Laz\u00ebr Sh\u00ebldija u vra. Me vrasjen e tij mor\u00ebn fund t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asaj kishe. Pas pak kohe vdiq edhe Dom. Zef Oroshi.Pas vdekjes s\u00eb tyre New Yorku kishte vet\u00ebm nj\u00eb meshtar\u00eb n\u00eb detyr\u00eb pran\u00eb kish\u00ebs &#8220;Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb&#8221;. Ai ishte Dom. Rrok Mirdita. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Dom Pjet\u00ebr Popaj sh\u00ebrbente n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb amerikane. Koh\u00eb pas kohe vinte p\u00ebr sh\u00ebrbime fetare edhe n\u00eb kish\u00ebn ton\u00eb shqiptare.<br \/>\nDisa muaj pas vdekjes s\u00eb Dom. Oroshit dhe Dom.Sheldis\u00eb i b\u00ebra telefon Dom.Rrok Mirdit\u00ebs dhe ia parashtrova iden\u00eb e bashkimit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb me kish\u00ebn &#8220;Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb&#8221;. Ai tha se e kishte menduar vazhdimisht mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb. Mal\u00ebsor\u00ebt kishin bler\u00eb tok\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb re. Ajo tok\u00eb ishte nj\u00eb pasuri e madhe. Dom. Rrok Mirdita ishte entuziast p\u00ebr mund\u00ebsine e bashkimit. Pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr Dom. Rroku thirri n\u00eb mbledhjen e dy k\u00ebshillave kishtare p\u00ebr bashkim. K\u00ebshill\u00ebtar\u00ebt ishin mbledhur n\u00eb sall\u00ebn e kish\u00ebs &#8220;Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb&#8221;, q\u00eb gj\u00ebndej n\u00eb Park Ave. n\u00eb Bronx. K\u00ebt\u00eb mbledhje e cila zgjati 5 or\u00eb e drejtoi Dom.Rrok Mirdita. Pas disa or\u00eb diskutimesh mal\u00ebsor\u00ebt e zem\u00ebruan dhe t\u00eb gjith\u00eb menj\u00ebh\u00ebr\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar nga salla. N\u00eb k\u00ebshllin e Mal\u00ebsis\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb: Gjergj Uci, Vat\u00eb Marashi,Nikoll\u00eb Mark Shala, Tom\u00eb Gjokaj dhe disa tjer\u00eb em\u00ebrin e t\u00eb cil\u00ebve e kam harruar. Ata nuk e p\u00eblqyen dokumentin p\u00ebrfundimtar\u00eb t\u00eb bashkimit dhe t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t&#8217;u larguar nga salla. Ded\u00eb Shkreli ishte af\u00ebr der\u00ebs.Un\u00eb iu luta ta mbyllte der\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos dilin jasht\u00eb. U dola p\u00ebrpara duke u lutur me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit tim q\u00eb t\u00eb kthehen edhe nj\u00eb her\u00eb e t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit. Pas lutjeve t\u00eb mia dhe t\u00eb dy tri mal\u00ebsor\u00ebve tjer\u00eb u kthyen dhe vazhduan bisedimet. Mal\u00ebsor\u00ebt nuk pranonin tjet\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebr bashkimin vet\u00ebm nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. Dikush propozoi q\u00eb kisha e r\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb tok\u00ebn e kish\u00ebs s\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve ku ishte vrar\u00eb Dom.Laz\u00ebr Sh\u00ebldia, por Dom. Pjet\u00ebr Popaj e kund\u00ebrshtoi kategorikisht nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs n\u00eb tok\u00ebn ku ishte vrar\u00eb Dom.Lazri. Ai kishte vajtur atje i pari pasi ishte njoftuar ajo tragjedi dhe kishte par\u00eb me syt\u00eb e tij llahtarin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb mund t\u00eb imagjinonte njeriu, Kurdo flitej p\u00ebr tragjedin\u00eb e Dom. Laz\u00ebr Sh\u00ebldis\u00eb Dom.Pjetri dukej i trishtuar. Dhe m\u00eb n\u00eb fund shumica e K\u00ebshillit t\u00eb kish\u00ebs &#8220;Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb&#8221; e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve dhe pas 5 or\u00ebsh u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja e bashkimit t\u00eb k\u00ebtij komuniteti fetar, por n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mbledhjes Pat\u00ebr Andre Narkaj m\u00eb uroi p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrpjekjen time dhe t\u00eb Ded\u00eb Shkrelit p\u00ebr moslargimin e tyre nga ajo mbledhje vendimtare. M\u00eb von\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt i depozituan t\u00eb gjitha fondet e tyre n\u00eb llogarin\u00eb bankar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kishe dhe pas do kohe u ble toka e kish\u00ebs se re &#8220;Zoja e Shkodr\u00ebs&#8221; n\u00eb Harstdale n\u00eb Westchester. Natyrisht se toka u ble me fondet e t\u00eb dy bashk\u00ebsive. Pas disa muajsh u thirr\u00eb nj\u00eb mbledhje speciale p\u00ebr ngritjen e fondeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb re. N\u00eb fushat\u00ebn financiare at\u00eb nat\u00eb u premtuan 900.000(n\u00ebnqind mij\u00eb dollar). N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Familjes Gjonlekaj premtova 100 mij\u00eb dollar.Kishin kaluar disa muaj dhe vet\u00ebm pak veta kishin dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb sasi nga ato premtime. Dom.Rrok Mirdita kishte filluar t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr ato premtime. Pas mesh\u00ebs mu drejtua: &#8220;Ju q\u00eb keni premtuar aq shum\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb jepni s\u00ebpaku nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn p\u00ebrndryshe kjo duket si nj\u00eb loj\u00eb qesharake.U ndjeva keq p\u00ebr at\u00eb koment. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb e parashtrova k\u00ebt\u00eb problem para familjes. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishim humbur gjith\u00eb pasurin\u00eb. Kishim vet\u00ebm nje nd\u00ebrtes\u00eb(building) 40 familjesh n\u00eb Carol Ave n\u00eb Yonkers.Iu drejtova v\u00ebllaut dhe djalit t\u00eb tij Tom\u00ebs q\u00eb duhet t&#8217;i japim 30.000 (tridhjet mij\u00eb) dollar. Toma q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje financiare tha se mund t&#8217;i japim 30 mij\u00eb dollar\u00eb por brenda dy muajsh ka p\u00ebr ta marr\u00eb banka nd\u00ebrtesen. M\u00eb n\u00eb fund v\u00ebndos\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb dhe pas dy muajsh banka e mori sepse kishte dh\u00ebn\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr blerje.N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kriza m\u00eb e madhe e pronave t\u00eb patundshme (real estate) n\u00eb New York. Banka e mbajti p\u00ebr pothuajse 5 vjet. Pas 5 vjet\u00ebsh e mor\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri nga banka dhe k\u00ebshtu filluam ringjalljen e business-it ton\u00eb. Gjthmon\u00eb mendoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mrekulli t\u00eb Zotit. B\u00ebm\u00eb sakrific\u00ebn maksimale ekonomike dhe pas shum\u00eb vuajtjesh Zoti na e shp\u00ebrbleu me t\u00eb mir\u00eb. Ajo ishte dita e ringjalljes son\u00eb ekonomike. Pas disa vjet\u00ebsh i dham\u00eb edhe 70.000(shtat\u00ebdhjet mij\u00eb) t\u00eb tjera q\u00eb i kishim premtuar. P\u00ebrjetuam v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme ekonomike. K\u00ebto vuajtje zgjat\u00ebn pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb ter\u00eb. Vet\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar kriza t\u00eb tilla ekonomike dijn\u00eb t&#8217;i p\u00ebrshkruajn\u00eb k\u00ebto vuajtje.<br \/>\nN\u00eb vitin 2001 u hap\u00eb fushata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs Sh\u00ebn Pali n\u00eb Detroit. Edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj kishe familja jon\u00eb kontribuoi 10.000 dollar\u00eb, k\u00ebshtu b\u00ebm\u00eb edhe p\u00ebr kish\u00ebn &#8220;Shna Nou&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<br \/>\nPas Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs flitej vazhdimisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe t\u00eb madhe(katedrale) n\u00eb Prishtin\u00eb. Disa autoritetet politike sidomos Ibrahim Rugova kishte vullnet t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj. Menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs botova nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kishe t\u00eb madhe katolike n\u00eb Prishtin\u00eb. Shtypi q\u00ebndror i Kosov\u00ebs dhe i Shqip\u00ebris\u00eb, bile edhe gazeta &#8220;Illiria&#8221; n\u00eb New York e botoi k\u00ebt\u00eb shkrim. N\u00eb vitin 2003 nj\u00eb shqiptar nga New Yorku kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim t\u00eb madh financiar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asaj katedralje , por premtimi i tij kishte d\u00ebshtuar. P\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katedrales kisha biseduar ato dit\u00eb me Luc\u00ebn dhe Tom\u00ebn p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kontributit ton\u00eb prej 100.000 (nj\u00ebqind mij\u00eb dollar\u00ebsh) sepse kaq kishte q\u00ebn\u00eb premtimi i d\u00ebshtuar. Premtimi yn\u00eb prej 100.000 (nj\u00ebqind mij\u00eb dollar\u00ebsh) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Katedral\u00ebs &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb u botua n\u00eb shum\u00eb gazeta shqiptare. Bile n\u00eb nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr kisha paraqitur iden\u00eb e em\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj kishe, duke e shpjeguar se pas beatifikmit zyrtar n\u00eb Vatikan em\u00ebrtimi &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; ishte i mir\u00ebpritur nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta fetare n\u00eb Rom\u00eb. Premtimi yn\u00eb ishte 50.000 dollar n\u00eb fillim t\u00eb punimeve dhe t\u00eb tjerat sipas fazave t\u00eb nd\u00ebrtimit. N\u00eb gushtin e vitit 2006 u vu gurthemeli i katedraljes n\u00eb Prishtin\u00eb. Ato dit\u00eb thirra n\u00eb telefon Imzot Dod\u00eb Gjergjin p\u00ebr kontributin e par\u00eb prej 50.000 dollar\u00ebsh. K\u00ebrkova prej tij numrin e llogaris\u00eb bankare. Por ai tha mos u ngutesha sepse t\u00eb vinte n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb madhe. Pas nj\u00eb takimi shum t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt me Imzot Dod\u00eb Gjergjin, Dom. Lush Gjergjin, Dom. Fran Kolaj dor\u00ebzuam 50.000 (pes\u00ebdhjet mij\u00eb)dollar\u00eb. Pas dy vjet\u00ebsh me rastin e 100-vjertorit t\u00eb lindjes s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze dor\u00ebzuam edhe 25.000 dollar\u00eb dhe n\u00eb fund 25.000 dollar\u00eb t\u00eb tjera. K\u00ebshtu u arrit shifra e premtuar prej 100,000 dollar\u00ebsh. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj kishe katedral\u00eb kisha shkruar e biseduar shum\u00eb her\u00eb sidomos me Mons. Mark Sopin,me Dom Shan Zefin,dhe me Engj\u00ebll Sedaj. Por ndihemes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj vepre ma kishte dh\u00ebn\u00eb Ali Podrimja. Ai kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shkrime e peticione p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij tempulli t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen perendimore t\u00eb Kosov\u00ebs. Ali Podrimja ishte takuar dhe kishte biseduar disa her\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj kishe komb\u00ebtare si\u00e7 e quante Aliu. Ai ishte takuar edhe me Mark Sopin e Dom.Shan Zefin p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb e vullnet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr madheshtore n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs. Ali Podrimja ishte fyer e shar\u00eb, bile edhe k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, sidomos n\u00eb at\u00eb librin fam\u00ebkeq &#8220;Jo Katedralje n\u00eb Prishtin\u00eb&#8221;. Aliu shumic\u00ebn e k\u00ebtyre pun\u00ebve i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Tereze dhe p\u00ebr miq\u00ebsin ton\u00eb t\u00eb mrekullueshme. P\u00ebr \u00e7udi nuk kisha d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebremendur ndonj\u00ebher\u00eb em\u00ebri i tij n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nN\u00eb vitin 2007 Pat\u00ebr Pashku Goj\u00e7aj kishte hapur fushat\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb aneksi kishtar pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Tuzit. Un\u00eb, v\u00ebllau im Luca dhe djali i tij Tom\u00eb Gjonlekaj d\u00ebrguam p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj hap\u00ebsire t\u00eb madhe kishtare 25.000 (nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb mij\u00eb)dollar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishim kontribuar edhe nja 25.000 dollar\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy kishave n\u00eb vendlindje n\u00eb Triesh dhe n\u00eb Koshtic\u00eb, pastaj p\u00ebr kryqin e Trishit n\u00eb Delaj dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr katedral\u00ebn e Tivarit, p\u00ebr kish\u00ebn n\u00eb Konik-Podgoric\u00eb dhe p\u00ebr disa kisha n\u00eb Kosov\u00eb. Kontributi yn\u00eb p\u00ebr kishat shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi arrijn\u00eb shifr\u00ebn prej 275.000 (dyqind e shtat\u00ebdhjet e pes\u00eb mij\u00eb) dollar.N\u00eb vitin 2003 kisha vizituar Imzot Mark Sopin n\u00eb Prizren p\u00ebr t\u00eb biseduar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mark Sopi m\u00eb dha nj\u00eb kopje t\u00eb planit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj katedrale, q\u00eb ishte vep\u00ebr e nj\u00eb arkitekti t\u00eb njohur Italian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Prizren m\u00eb shoq\u00ebroi drejtori i RTK-Avni Spahiu.<br \/>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2002 kisha promovuar n\u00eb Instiutin Alabanologjik librin e Pap\u00ebs Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb &#8220;T\u00eb kap\u00ebrcehet Pragu i Shpres\u00ebs&#8221;. Aty kishin ligj\u00ebruar Mons. Mark Sopi, Pajazit Nushi,Engj\u00ebll Sedaj dhe Agim Vinca. Un\u00eb fola vet\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj katedralje.<br \/>\nGjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kisha punuar p\u00ebr &#8220;Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs&#8221; kisha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kronika dhe intervista me klerik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Dom. Rrok Mirdit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ata e kishin t\u00eb njohur z\u00ebrin e tij sepse e kishin d\u00ebgjuar dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Pasi ishte kthyer nga ajo vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen, duke fal\u00ebnderuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe mua personalisht. K\u00ebto i tha publikisht gjat\u00eb nj\u00eb nj\u00eb meshe n\u00eb New York, pasi ishte k\u00ebthyer nga Shqip\u00ebria. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs transmetonte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb &#8220;Rubrik\u00ebn Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rubrik\u00eb kisha folur gj\u00ebrsisht p\u00ebr Monsinior Zef Oroshin, p\u00ebr Dom Rrok Mirdit\u00ebn dhe p\u00ebr Dom Pjet\u00ebr Popaj. Bile babai i Dom. Pjetrit e kishte p\u00eblqyer aq shum\u00eb at\u00eb kronik\u00eb sa q\u00eb e mbant\u00eb at\u00eb audio-kaset\u00eb n\u00eb automoblin e tij dhe e d\u00ebgjonte koh\u00eb pas kohe.<br \/>\nPas incidentit q\u00eb kishin p\u00ebsuar Dom. Rrok Mirdita dhe Dom Pjet\u00ebr Popaj nat\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn e tyre nga nj\u00eb band kriminale, Familja jon\u00eb u ofroi nj\u00eb largim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe mund\u00ebsisht vendosjen n\u00eb nj\u00eb hotel derisa t\u00eb qet\u00ebsohej gj\u00ebndja. Gjat\u00eb nj\u00eb meshe pas asaj ngjarjeje Dom.Rrok Mirdita tha:&#8221;Natyrisht se kemi ar\u00ebmiq\u00eb, por kemi edhe miq\u00eb, sepse k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb familje e famullis\u00eb son\u00eb na ka ofruar q\u00ebndres\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hotel, deri sa t\u00eb rregullohet kjo \u00e7\u00ebshje&#8221;. Her\u00ebn e fundit q\u00eb Imzot Zef Oroshi vizitoi Bostonin k\u00ebrkoi shoq\u00ebrimin tim p\u00ebr dy dit\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet ku takua me shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb i kishte njohur n\u00eb koh\u00ebn kur kishte jetuar n\u00eb Boston.Ne si familje b\u00ebm\u00eb \u00e7mos p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe rind\u00ebrtimi e kishave shqiptare n\u00eb tokat tona dhe n\u00eb Amerik\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb gjall\u00eb e dijn\u00eb kontributin tim p\u00ebr organizimin e Simpoziumit t\u00eb 300-Vjetorit t\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit n\u00eb Universitetin Fordham. Mbase mund t\u00eb ken\u00eb harruar q\u00eb ishin lidhjet e mia q\u00eb e soll\u00ebn Ibraim Rugov\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb New York m\u00eb 6 tetor t\u00eb vitit 1989.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Kosv\u00ebs situate ndryshoi. Familja jon\u00eb kishte mb\u00ebshtetur &#8220;Vendlindja Thrret&#8221; qe ishte organ i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Disa nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit t\u00eb kish\u00ebs q\u00eb vepronin si skrib\u00ebt dhe farizenj\u00ebt filluan fushat\u00ebn kund\u00ebr nesh, duke u sjellur n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb meshtar\u00ebve n\u00eb New York dhe n\u00eb Detroit. Bile nj\u00ebri prej meshtar\u00ebve n\u00eb Detroit kishte th\u00ebn\u00eb se isha enverist. Propaganda e LDK-\u00ebs nga disa t\u00eb shitur e patalogjik\u00eb kishte arritur kulmin sa q\u00eb mu ndalua fjalimi im n\u00eb kish\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nipin tim Rrok Camaj q\u00eb kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb tragjedin\u00eb e 11 shtatorit 2001 n\u00eb World Trade Center, pavar\u00ebsisht se familja e tij m\u00eb kishte autorizuar mua p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb madhe t\u00eb familjes dhe Amerik\u00ebs. Nuk mu dha leja. Armiqt patologjik\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse n\u00eb emisionin &#8220;Z\u00ebri I Mal\u00ebsis\u00eb&#8221; n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1999 kisha th\u00ebn\u00eb se:&#8221; Klerik\u00ebt shqiptar\u00eb ortodoks\u00eb e katolik\u00eb nuk po b\u00ebjn\u00eb sa duhet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn nga ajo tragjedi. Ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, por mbase nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb mysliman\u00eb. Klerik\u00ebt e lart\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy feve mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprime fetare,politike dhe diplomatike n\u00eb zyrat m\u00eb t\u00eb larta fetare dhe politike t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. Duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb tragjike n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar&#8221;. Gazeta &#8220;Boston Globe&#8221; shkruante ato dit\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb me nj\u00ebrin prej autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta fetare shqiptare ortodokse. Ai kishte k\u00ebrkuar ndalimin e bombardimeve t\u00eb NATO-s kund\u00ebr S\u00ebrbis\u00eb. Ata q\u00eb do t\u00eb shkruajn\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb mund ta gjejn\u00eb em\u00ebrin e k\u00ebtij kleriku t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk po e sh\u00ebnoj em\u00ebrin e tij sepse nuk dua ta shqet\u00ebsoj. Por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e Zotit. Dihet mir\u00ebfilli pse kishte k\u00ebrkuar ndalimin e bombardimeve kund\u00ebr S\u00ebrbis\u00eb. Analfabet\u00ebt ton\u00eb t\u00eb New York nuk kishin ide p\u00ebr k\u00ebto deklara. Pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri u fut\u00ebn n\u00eb komunitetin ton\u00eb shum\u00eb komunista. Disa nga ata gjoja ishin konvertuar n\u00eb katolik\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar dokumentet e duhura t\u00eb emigracionit. Nga kjo dredhi p\u00ebrfitoi m\u00eb s\u00eb shumti Dashamir\u00eb Peza, djali i Myslim Pez\u00ebs. Ai ishte konvertuar p\u00ebr krye nate dhe vepronte si t\u00eb ishte profesor teologjie. P\u00ebr krye natet Alia ishte b\u00ebr\u00eb Ili.<br \/>\nPavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve dhe kontributeve t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendura dhe pavar\u00ebsisht se punova n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn informative dhe propagand\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe antikomuniste n\u00eb bot\u00eb nuk u thirra asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb asnj\u00eb fest\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb ceremoni as fetare ose shoq\u00ebrore. Nuk mjaftonte nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli jetese n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. U privilegjuan disa nga bijt\u00eb dhe bijat e familjeve m\u00eb komuniste t\u00eb popullit shqiptar. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1988 kisha organizuar takimin e shqiptar\u00ebve me N\u00ebn\u00ebn Tereze n\u00eb Bronx dhe isha i vetmi shiptar q\u00eb kisha biseduar me t\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Takimet dhe korrespondenca,pastaj pjes\u00ebmarrja n\u00eb mortin e saj n\u00eb Kalkut\u00eb n\u00eb rolin e korrespondentit special ato dit\u00eb nuk i kishin plot\u00ebsuar kushtet q\u00eb t&#8217;i them dy fjal\u00eb n\u00eb 21 mbr\u00ebmje p\u00ebrkujtiomore n\u00eb Bronx. P\u00ebr 21 vjet u ftuan p\u00ebr t\u00eb folur ata q\u00eb nuk e kishin par\u00eb kurr\u00eb me syt\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb New York, n\u00eb Tuz dhe n\u00eb Prishtin\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa gabime ne lidhje me kontributet tona q\u00eb nuk duheshin b\u00ebr\u00eb, bile edhe p\u00ebr emrat e deformuar. P\u00ebr k\u00ebto kemi fakte q\u00eb mund t&#8217;i fotokopjojm\u00eb. Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe kontribute sot p\u00ebr sot ndjehemi mir\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen fisnike t\u00eb Dom. Pjet\u00ebr Popaj ndaj studentit ton\u00eb t\u00eb teologjis\u00eb Vasel Gjonlekaj i cili vazhdon studimet universitare p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb meshtar. Ky \u00ebsht\u00eb djali i v\u00ebllaut tim Luc\u00eb Gjonlekaj. N\u00ebse realizohet kjo thirrje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrblehen t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet tona.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(No good deed goes unpunished-Fjal\u00eb e urt\u00eb amerikane) Gjek Gjonlekaj\/New York Familja jon\u00eb e cila n\u00eb Triesh njihej me em\u00ebrin Sht\u00ebpia e Pjet\u00ebr Luk\u00ebs, g\u00ebzonte respekt e dashuri p\u00ebr fe. An\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb moshuar se ne shkonin \u00e7do t\u00eb diele n\u00eb kish\u00eb. Ishim familje e madhe. N\u00eb jav\u00ebt e Sh\u00ebn Kollit, t\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellave, dhe Pashk\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":367,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[676,245,1143],"class_list":["post-19137","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gjeke-gjonlekaj","tag-malesi","tag-triesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19137"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19137\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19138,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19137\/revisions\/19138"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}