{"id":19128,"date":"2018-05-22T13:31:23","date_gmt":"2018-05-22T11:31:23","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19128"},"modified":"2018-05-22T13:31:23","modified_gmt":"2018-05-22T11:31:23","slug":"shuhet-kapidan-nikolle-gjon-markagjoni-gjomarkaj-pinjolli-i-fundit-i-familjes-se-njohur-te-deres-se-gjomarkajve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19128","title":{"rendered":"Shuhet Kapidan Nikoll\u00eb Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes s\u00eb njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve"},"content":{"rendered":"<div>\n<div id=\"AOLMsgPart_2_f8c275b8-7651-47de-bd63-b708275f2a62\">\n<div class=\"aolReplacedBody\">\n<div id=\"aolmail_AOLMsgPart_2_fc5f75f3-4b81-4f56-ab1b-d8e584b3554c\">\n<div class=\"aolmail_aolReplacedBody\">\n<div><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/kapidan-nikolle-gjon-markagjoni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19129 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/kapidan-nikolle-gjon-markagjoni.jpg\" alt=\"\" width=\"595\" height=\"446\" \/><\/a><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>Nga Beqir SINA &#8211; New York City<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>QUEENS NEW YORK \u00a0<\/b>: N\u00eb Queens- Nju Jork, jep frymen e fundit, m\u00eb 15 Maj 2018, n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are, Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes s\u00eb njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve q\u00eb njihen nd\u00ebr shekuj si Kapidanet e Mirdit\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ky lajm hidh\u00ebroj s\u00ebtep\u00ebrmi an\u00ebtar\u00ebt e familjes, miqt, dashamir\u00ebt , bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e tij nga burgjet poliitike dhe kampet e interrnimit n\u00eb Shqip\u00ebri, nga q\u00eb Nikolla, \u00ebsht\u00eb edhe djali i fundit i Gjon Marka Gjonit, dhe ish njeri nga ata q\u00eb kaloj nj\u00eb jet me k\u00ebta njer\u00ebz fisnk dhe patriot t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb shqiptar.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), nd\u00ebrroi jet\u00eb, i rrethuar nga bashk\u00ebshortja , tre f\u00ebmij\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb familjes n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, ku ai banote prej vietsh n\u00eb Queens &#8211; New York<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebr dy dit\u00eb n\u00eb rradh\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e familjes, miqt e dashamir\u00ebt e tij, s\u00eb bashku me dhjetra bashk\u00ebatdhetar, b\u00ebn\u00eb Homazhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb mortore \u201cFox Funeral\u201d (dit\u00ebn e Ejte dhe t\u00eb Premten, me 17 dhe 18 Maj 2018).<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dit\u00ebn e Shtun\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn \u201cOur Lady Queens of Martyrs\u201d n\u00eb Forest Hills, Queens NY, u mbajt\u00eb nj\u00eb procession t\u00eb cilin e udh\u00ebhoqi meshtari i njohur Don Pjet\u00ebr Popaj, i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi me shkab\u00ebn dy krenare me trupin e t\u00eb ndjerit, me t\u00eb gjitha nderimet u varros dit\u00ebn e Shtun\u00eb n\u00eb varrezat &#8220;Mount St. Mary Cemetery&#8221; Flushing, Queen County, New York, duke i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit k\u00ebtij pinjolli i fundit i familjes s\u00eb njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve, q\u00eb njihen nd\u00ebr shekuj si Kapidanet e Mirdit\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>T\u00eb gjith\u00eb procesionin dhe ceremonin\u00eb e varrimit, e udh\u00ebhoq\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb \u00a0familjes, s\u00eb Kapidanit, si dhe miku i madh i k\u00ebsaj familje Tom Mrijaj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb fjalimin e p\u00ebrmotsh\u00ebm, ish gazetari i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjek Gjonlekaj, nj\u00eb mik i k\u00ebsaj familje, i cila ka botuar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe shqip, librin \u201c Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit\u201d (botuar nga Sht\u00ebpia botuese: Gjonlekaj Publishing Company , New York, n\u00eb vitin 1989), tha, se kishte ardh\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb nga q\u00eb nuk mundej t\u00eb rrinte, pa i th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kumti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjen, miq dhe dashamir\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj familje t\u00eb madhe mirditore, me tradita ta vyera komb\u00ebtare &#8211; pra, n\u00eb mort\u00ebn e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj).<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cSepse, e kisha si nj\u00eb obligim moral t\u00eb lidhjeve t\u00eb mija t\u00eb ve\u00e7anta me k\u00ebt\u00eb familje, prej disa dekadave n\u00eb m\u00ebrgim, ngase lidhjet e mija me k\u00ebt\u00eb familje, filluan pik\u00ebrisht\u00eb at\u00ebhere kur botova Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, \u00a0shqip &#8211; anglisht, para pothuajse tridhjet vjet\u00ebsh\u201d, tha ai duke sjell edhe kujtimet e tij.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Zoti Gjonlekaj, i cila ka nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjat\u00eb me komunitetin shqiptar, kujtoj\u00eb gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij \u00a0se gjith\u00ebmon, kishte pasur takime me Nikoll\u00ebn, dhe se ai i tregonte me shum\u00eb dashuri dhe pasion gjithmon\u00eb p\u00ebr \u201cKanunin\u201d e Lek\u00eb Dukagjinit.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0\u201cBile, tha Gjonlekaj,, Kapidani &#8211; Nikolla, \u201cm\u00eb tregonte shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb un\u00eb personalisht nuk i kisha d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, pavar\u00ebsisht se un\u00eb isha dhe botuesi i k\u00ebtij libri n\u00eb Amerik\u00eb, dhe jam marr\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb publikimin e saj. Dhe, mendoj\u00eb q\u00eb edhe studiues e dijatar nga institutet dhe universitet q\u00eb kan organizuar konferenca rreth studimit t\u00eb Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, kam bindjen se nuk kan ditur aq shum\u00eb sa Kapedani i Miridt\u00ebs, sa njohuri t\u00eb gj\u00ebra kishte ai, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb shkruara rreth Kanunit.\u201d<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cKanuni i L\u00ebk\u00eb Dukagjinit\u201d, tha botuesi i k\u00ebtij libri, n\u00eb dy gjuh\u00ebt angleze dhe shqip, p\u00ebrmban pothuajse 30 kapituj, t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb kan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti me sht\u00ebpin e Gjon MarkGjonit, \u201cKanuni thot\u00eb :\u201d Dera e GjonMarkut, \u00ebsht\u00eb gur\u00ebthemeli i Kanunit, q\u00eb n\u00eb anglisht do t\u00eb thot\u00eb se House of GjonMarkaj is The home-stone Code of Lek Dukagjini\u201d .<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Pra, k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka pasur kjo sht\u00ebpi n\u00eb interpretimin e ligjeve dhe t\u00eb zakoneve shqiptare dhe vendimeve t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore, i cili sot mund t\u00eb shihet pa dyshim edhe si nj\u00eb \u201cGjyq\u00eb i Lart\u00eb &#8211; Suprem Court\u201d, i t\u00eb gjitha viseve t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur nuk kishte Kushtetut\u00eb, athere kur mungonte ligji i shkruar dhe vepronte kodi moral i njer\u00ebzve kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201c\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se \u00a0e gjith\u00eb kjo histori e gjat\u00eb i p\u00ebrket k\u00ebsaj familje t\u00eb madhe me nj\u00eb prejardhje pothuajse 600 vje\u00e7are, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb dinasti apo principat\u00eb, \u00a0e cila u zgjerua n\u00eb shum\u00eb territore shqiptare n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ku bie n\u00eb sy p\u00ebr \u00e7do njerin edhe emertimi i saj MIRDIT\u00cb, ose pag\u00ebzimi me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr kaq t\u00eb bukur dhe t\u00eb dashur, em\u00ebr m\u00eb i bukur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globin, q\u00eb nuk e gjen\u00eb askund n\u00eb planetin ton\u00eb, t\u00eb quhet nj\u00eb vend \u201cGood Day\u201d apo \u201csi i themi ne shqip \u201cMir\u00ebdita\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>M\u00eb tej Gjonleka, tregoj\u00eb edhe nj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn ai e quajti shum\u00eb interesante : \u201c Ka qen\u00eb nj\u00eb ceremoni diplomimi n\u00eb vitin 2003, ku koicidenca, pra vajza ime Theresa Gjonlekaj, u diplomua n\u00eb Hunter Kolegj &#8211; Nju Jork, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kolegj me nj\u00eb Gjonmarkaj. Teksa, po v\u00ebshtroja list\u00ebn e emrave t\u00eb atyre q\u00eb diplomoheshin at\u00eb dit\u00eb , n\u00eb broshur\u00ebn e k\u00ebtij Kolegji, n\u00eb r\u00ebnditjen alfabetike t\u00eb mbiemrit m\u00eb ra n\u00eb sy menj\u00ebher edhe nj\u00eb em\u00ebr i d\u00ebgjuar, ishte pik\u00ebrisht Mark Gjonmarku, i cili diplomohej at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Hunter College, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me time bij\u00eb Theresa Gjonlekaj\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dhe, natyrisht\u00eb mua me nj\u00ebher m\u00eb shkoj\u00eb mendja te familja e madhe e Mirdit\u00ebs, pikerisht te ajo e Kapidanit Gjonmarkaj, i cili, qe nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj krahine dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe n\u00eb luft\u00ebn kundra komunizmit, tha Gjonlekaj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>M\u00eb pas\u00eb Gjonlekaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, foli p\u00ebr kontributin dhe luft\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kjo familje s\u00ebbashku familjet e m\u00ebdha t\u00eb veriut p\u00ebr Bashkimin Komb\u00ebtar:&#8221; Pavar\u00ebsisht, se Shqip\u00ebria, dhe trojet shqiptare ishin n\u00ebn pushtimin italian, tregoj\u00eb Gjonlekaj, duhet treguar se shum\u00eb shqiptar luftuan dhe punuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashkim qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb pushtimit, duke k\u00ebrkuar e luftuar vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike. Pra, theksoj\u00eb ai ishin k\u00ebta shqiptar patriot e atdhetar, q\u00eb p\u00ebr her t\u00eb par\u00eb, pas shum\u00eb dekadash t\u00eb pushtimeve dhe ripushtimeve, q\u00eb nga perandoria otomane, serb\u00ebt dhe grek\u00ebrit t\u00eb tokave shqiptare, luftuan edhe me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr pushtuesve, edhe p\u00ebr bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve etnike shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Edhe, n\u00eb kushtet e pushtimit italian ishin nacionalist\u00ebt ata q\u00eb luftuan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, dhe lufta e tyre ishte nj\u00eb sukses i asaj kohe q\u00eb e realizuan Gjon Markagjoni, Kol Bib Mirakaj, Mustafa Kruja, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Edhe, sado q\u00eb studiuesit e historian\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, e kan v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ajo do t\u00eb ishte nj\u00eb sukses p\u00ebr k\u00ebta nacionalist t\u00eb v\u00ebrtet dhe periudha m\u00eb e lavdishme e k\u00ebtyre patriot\u00ebve dhe atdhetar\u00ebve\u201d, tha Gjonlekaj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Duke i quajtuar ata patriot e atdhetar t\u00eb v\u00ebrtet, q\u00eb jan\u00eb brezi i dyt\u00eb e m\u00eb i dedikuari i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, pas rilindjes ton\u00eb komb\u00ebtare, kur edhe u krijua shteti shqiptar.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cPra, ishte n\u00eb tradit\u00ebn e Mirdit\u00ebs, u shpreh Gjonlekaj, me dh\u00ebn\u00eb burra t\u00eb till\u00eb atdhetar dhe patriot t\u00eb flak\u00ebt. Dhe , n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb shquhet nd\u00ebr shekuj Kulla e Markagjonit, ku nga mesi i k\u00ebsaj familje kan dal\u00eb shum\u00eb personalite t\u00eb njohura t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Ku i parafundit ishte Gjon MarkaGjoni, i cili p\u00ebrmendet edhe n\u00eb librin e Kol Bib Mirakajt, \u201cQ\u00ebndresa e nj\u00eb Kombi\u201d, teksa ai thot\u00eb se \u201c Q\u00ebdresa e fundit anti komuniste, e cila mund t\u00eb quhej edhe epopeja e Gjon MarkaGjonit\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>E cila, simbas meje, tha ai, e vertetoj\u00eb dhe e tregoj\u00eb me vepra se Dera e Markagjonavje Kapidanve t\u00eb Miridt\u00ebs, \u00a0ishte nj\u00eb der\u00eb e njohur e anti komunist\u00ebve t\u00eb p\u00ebrbetuar, q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb tyre, edhe r\u00ebnjen e atyre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familje, apo burgosjen dhe interrnimin n\u00eb burgjet e kampet e tmerrshme t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e demokratike, pa yllin e komunizmit mbi kok\u00eb, si\u00e7 ishte dhe djali i tyre, i ri fare Mark Gjon Marku, q\u00eb u vra n\u00eb luft\u00ebn me \u00e7etat komuniste.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebr t\u00eb cilin ka shkruar edhe poeti i njohur Ernest Koliqi, i cili i kushton nj\u00eb poem &#8211; nj\u00eb elegji atij dhe Ndoc Mirak\u00ebs, poezi k\u00ebto q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet edhe si dy poemat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Mir\u00ebpo, d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb them se : \u201c K\u00ebto familje vazhdojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb edhe sot me mish\u00ebr\u00ebm tradit\u00ebn e tyre. Familja e GjonMarkaj, sot \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb me 25 an\u00ebtar, e cila shpresojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe, dhe ata do t\u00eb japin sado pak kontributin e tyre, ashtu si t\u00eb par\u00ebt e tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Meshatri Don Pjet\u00ebr Popaj &#8211; i cili kreu lutjen dhe bekimin e ketij procesioni, foli edhe p\u00ebr t\u00eb ndjerin Kapidanin Nikoll Gjonmarkaj, n\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit, i cili vdiq, n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are, si pinjolli i fundit i familjes s\u00eb njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve, q\u00eb njihen nd\u00ebr shekuj si Kapidanet e Mirdit\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cN\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb Der\u00ebn e Kapidanit Gjon Marka Gjoni u lind\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt : Marku, Ndoja, Lleshi, Deda e Nikolla si dhe Dava, Gjela, Marta , Dila dhe m\u00eb e vogla Bardha, ata kan i lindur mes shkrepave t\u00eb Oroshit n\u00eb Mirdit\u00ebs, q\u00eb su mposht as nga torturat e regjimit komunisit, duke b\u00ebri vite t\u00eb t\u00ebra burg dhe interrnime, n\u00ebp\u00ebr burgjet e kampet e interrnimit n\u00ebn diktatur\u00ebn komunist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha Don Pjet\u00ebr Popaj, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebsaj familje.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Si mik i ngusht\u00eb i k\u00ebsaj familje dhe udh\u00ebheq\u00ebs i k\u00ebtij procesioni foli, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb Shqiptare t\u00eb Prizrenit n\u00eb SHBA, studiuesi dhe publicisti Tom\u00eb Mrijaj &#8211; autor i disa librave p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr familjen e njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve, q\u00eb njihen nd\u00ebr shekuj si Kapidanet e Mirdit\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Mrijaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes, dha nj\u00eb faleminderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mortore dhe varrimin e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pra nderimet q\u00eb ju b\u00ebn p\u00ebr dy dit\u00eb dhe pjesmarrjen n\u00eb varrim.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Po ashtu ai lexoj\u00eb edhe telegramet e ngush\u00ebllimit q\u00eb d\u00ebrguan kryetari i Lidhjes s\u00eb Prizrenit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj z. Ismet Berisha.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Telegramin e ngushllimit i Shoqat\u00ebs se Intelektual\u00ebve Shqiptar\u00eb &#8220;Trojet e Arbrit \u201c me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Kapidan Nikoll\u00eb Gjomarkajt, dhe \u00a0mesazhet e ngush\u00ebllimit nga Arqipezhvi i Tivarit Rrok Gjolleshaj, Don Anton Kcira, Don Nike Ukgjini, zot\u00ebrinj\u00ebt Mergim Korca, Paul Tedeschini, Sami Repishti, e tjer.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0 Kush ishte Kapidan Nikoll Markagjoni<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj) ka lindur n\u00eb Orosh, Mirdita, m\u00eb 1928.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nikolla ishte 17 vje\u00e7 kur, s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, u internuan n\u00eb kampin n\u00eb Berat. Pas kampit n\u00eb Berat, kjo familje u transferua n\u00eb kampet e tjera t\u00eb detyruara t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata ishin n\u00eb kampin: Uznoves &#8211; Ku\u00e7ov\u00ebs sot, n\u00eb rrethin e Beratit; Shijakut; Valias n\u00eb Tiran\u00eb, dhe m\u00eb pas n\u00eb kampin fam\u00ebkeq Turan &#8211; Tepelen\u00eb, fshatrat malore n\u00eb rrethin e Gramshit dhe n\u00eb Elbasan, Maliq &#8211; Kor\u00e7\u00eb, Delvin\u00eb, Porto Palermo &#8211; Himar\u00eb, k\u00ebnetat e Vlor\u00ebs, dhe kampet e interrnimit t\u00eb Lushnjes. Nd\u00ebrsa, disa pjestar t\u00eb k\u00ebsaj familje kaluan mbi edhe mbi 50 vjet n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs, burgun e Burrelit dhe Spa\u00e7in e Mirdit\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Vet\u00eb ai punoi p\u00ebr disa vjet n\u00eb kushte t\u00eb tmerrshme dhe tortura \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueshme , s\u00eb bashku me shum\u00eb an\u00ebtar t\u00eb familjeve t\u00eb m\u00ebdha dhe nacionaliste shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe familjen time, \u00a0q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto burgje dhe kampe interrnimi per m\u00eb shum\u00eb se 45 vjet n\u00eb Shqip\u00ebri .<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb prill t\u00eb vitit 1945, familja e Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs u arrestua dhe u mbajt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Goleme Luka n\u00eb Shkod\u00ebr. Kjo sht\u00ebpi ishte ngjitur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gjon Markagjonit, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre familjare, e cila u konfiskua dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb komand\u00ebn qendrore t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror. Sht\u00ebpia e Goleme Luk\u00ebs, u kthye n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me mure rrethuese dhe roje policore. Prej aty, n\u00eb qershor 1945, u torturuan an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familje s\u00eb bashku me familje t\u00eb tjera shkodrane, dhe ato t\u00eb cilat i sillnin edhe nga fshatra t\u00eb thella n\u00eb veri t\u00eb Shkodres.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ata n\u00eb fillim nga Shkodra u internuan n\u00eb kampin e Beratit, nd\u00ebrsa i d\u00ebrgonin t\u00eb punonin n\u00eb fushat e Uznov\u00ebs dhe Ku\u00e7ov\u00ebs, n\u00eb grumbullimin e Karkalecave, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrhapur me shumic\u00eb dhe d\u00ebmtonin t\u00eb mbjelluart bujq\u00ebsore n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe m\u00eb pas n\u00eb hapjen e kanaleve p\u00ebr tharjen e kenet\u00ebs s\u00eb T\u00ebrbufit Lushnje, apo K\u00ebnet\u00ebn e Zvernecit &#8211; Vlor\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Maliqit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Simbas, kujtimeve t\u00eb Jonuz Ndreut, thuhet se n\u00eb maj 1949, Nikolla me 9 miq nga Dibra, u arratis\u00ebn nga kampi Turan n\u00eb Tepelen\u00eb, \u00a0duke u p\u00ebrplasur edhe me arm\u00eb n\u00ebp\u00ebr malet e ashp\u00ebra t\u00eb k\u00ebsaj krahine, me forcat e ushtris\u00eb dhe t\u00eb sigurimit, ku tre prej tyre u kap\u00ebn dhe u burgosen.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nd\u00ebrsa, gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb shpetuan pasi devijuan rrug\u00ebn u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb kufi n\u00eb drejtim t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, dhe hyn\u00eb n\u00eb Jugosllavi n\u00eb an\u00ebn e Maqedonis\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Mir\u00ebpo, ata ik\u00ebn nga \u201cshiu dhe ran\u00eb n\u00eb bresh\u00ebr,\u201d sepse nj\u00eb ish sh\u00ebrb\u00ebtor i UDB-s\u00eb jugosllave, n\u00eb zon\u00ebn ku ata kaluan kufirin, i quajtur Mustafa Lleshi, nga Dibra e Madhe , q\u00eb i binte t\u00eb ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i Haxhi Lleshit, i dorzoj\u00eb ata n\u00eb kazimatet serbe, duke ua p\u00ebrshpejtuar procedur\u00ebn, me mendimin e tij, p\u00ebr t\u2019i rikthyer ata p\u00ebrmes policis\u00eb jugosllave. K\u00ebshtu q\u00eb Mustafa Lleshi, me ndihm\u00ebn e shefave s\u00ebrb, t\u00eb cil\u00ebve u sh\u00ebrbente u p\u00ebrpoq t&#8217;i kthente 6 t\u00eb arratisurit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Nikoll\u00eb Gjonmarkaj, te forcat e kufirit shqiptar.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0Por q\u00eb si tregon Jonz Ndreu, q\u00eb ishte n\u00eb mesin e k\u00ebtyre gjasht\u00eb t\u00eb arratisurve, \u00a0p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ata nuk u dor\u00ebzuan tek forcat shqiptare n\u00eb kufi sepse dikush nuk i besonte dekleratave propogandistike, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00ebt Mustafa Lleshi.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ata u liruan dhe pas nj\u00eb q\u00ebndrimi klandestin te disa miqt\u00eb e tyre nga Dibra, Nikolla, vet i gjashti u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kufi, por k\u00ebsaj rradhe p\u00ebr n\u00eb Itali, duke u pranuar m\u00eb n\u00eb fund si refugjat\u00eb politik\u00eb n\u00eb Itali, ku kaloi s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e tjer t\u00eb familjes s\u00eb tij qendroi disa vjet atje.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nd\u00ebr miqt\u00eb q\u00eb ik\u00ebn me Nikoll\u00ebn ishin Abdullah Kaloshi, Xhelal Dine, t\u00eb cil\u00ebt nuk jetojn\u00eb m\u00eb, dhe Jonuz Ndreu, q\u00eb jeton n\u00eb mosh t\u00eb thyer n\u00eb pjes\u00ebn veriore n\u00eb Nju Jork.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0Nikolla, simbas rr\u00ebfimeve \u00a0q\u00ebndroi shtat\u00eb vjet n\u00eb Jugosllavi, ku g\u00ebzonte respektin e emigrant\u00ebve nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr sakrificat q\u00eb familja e tij kishte vuajtur n\u00ebn regjimin komunist.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb n\u00ebntor 1956, \u00a0n\u00eb Itali, ai iu bashkua babait t\u00eb tij Gjon Marka Gjoni dhe v\u00ebllait Ndue Gjomarku.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Gjat\u00eb m\u00ebrgimit t\u00eb tij n\u00eb Per\u00ebndim, Nikoll Gjomarku, mbajti poste t\u00eb shquara t\u00eb shtypit brenda partis\u00eb politike &#8220;Blloku Komb\u00ebtar i Pavarur&#8221;, i themeluar nga babai i tij Gjon Marka Gjoni dhe v\u00ebllai i madh Ndue Gjomarku.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nikolla u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, vetem pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb vitin 1994 dhe u bashkua me v\u00ebllain e tij t\u00eb mbijetuar athere Ded\u00ebn dhe me motrat Marta dhe Bardha, s\u00eb bashku me nipin e tij t\u00eb ri Gjon Mark Gjomarkaj, Kristin\u00ebn dhe Celestina Markagjoni, t\u00eb cil\u00ebt i takonte p\u00ebr h\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00a0pas arratisjes s\u00eb tij t\u00eb guximshme. Ai u bashkua me ta n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre familjare n\u00eb Shkod\u00ebr , n\u00eb at\u00eb q\u00eb thirret edhe sot Kulla e Gjonmarkajt.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nikolla ishte i martuar dhe ka tre f\u00ebmij\u00eb; Mark, Alex dhe Anna Maria. E gjith\u00eb familja aktualisht jeton n\u00eb Nju Jork.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Beqir SINA &#8211; New York City QUEENS NEW YORK \u00a0: N\u00eb Queens- Nju Jork, jep frymen e fundit, m\u00eb 15 Maj 2018, n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are, Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes s\u00eb njohur t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve q\u00eb njihen nd\u00ebr shekuj si Kapidanet e Mirdit\u00ebs. Ky lajm hidh\u00ebroj s\u00ebtep\u00ebrmi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19129,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-19128","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19128"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19128\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19130,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19128\/revisions\/19130"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}