{"id":19109,"date":"2018-05-21T09:22:32","date_gmt":"2018-05-21T07:22:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19109"},"modified":"2018-05-21T12:23:20","modified_gmt":"2018-05-21T10:23:20","slug":"nderi-dhe-ndershmeria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19109","title":{"rendered":"NDERI DHE NDERSHM\u00cbRIA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Michael-Bloomberg.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19110 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Michael-Bloomberg.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"335\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Michael-Bloomberg.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Michael-Bloomberg-300x251.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb t\u00eb vitit, universitetet amerikane t\u00eb organizojn\u00eb ceremoni p\u00ebr t\u00eb diplomuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zakonisht ftojn\u00eb personalitete t\u00eb njohura nga jeta publike, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb, biznismen\u00eb, por edhe individ\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimtaris\u00eb shoq\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar student\u00ebt e sapo diplomuar nga kolegjet dhe universitetet, p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb i pret n\u00eb bot\u00ebn reale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Universiteti Rajs n\u00eb qytetin Hjuston t\u00eb shtetit Texas organizoi nj\u00eb ceremoni t\u00eb till\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi ku i ftuar si fol\u00ebsi kryesor ishte biznesmeni, filantropisti dhe ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit t\u00eb Nju Jorkut, Michael Blumberg.\u00a0 Z. Blumberg, i cili njihet, p\u00ebrve\u00e7se si biznismen dhe politikan edhe si nj\u00ebri prej filantropist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb por edhe n\u00eb bot\u00eb, u foli student\u00ebve t\u00eb universitetit Rajs n\u00eb Teksas mbi nderin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb, si cil\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme njer\u00ebzore p\u00ebr \u00e7do person dhe shoq\u00ebri.\u00a0 Natyrisht, se ish kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, i cili vite m\u00eb par\u00eb flirtoi me iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr president si kandidat i Partis\u00eb Republikane, u foli student\u00ebve amerikan\u00eb, por q\u00eb k\u00ebshillat e tija p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nderit dhe t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar me nder, me drejt\u00ebsi dhe me nd\u00ebrgjegje, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7do person dhe p\u00ebr cilindo shoq\u00ebri kudo n\u00eb bot\u00eb. Po t\u00eb kishte nder dhe po t\u00eb veprohej ndershm\u00ebrisht, shoq\u00ebria ku jetojm\u00eb dhe kjo bot\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjithsi do t\u00eb ishte nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se \u00e7\u2019do t\u00eb sjell\u00eb e ardhmja e juaj\u201d, e filloi fjal\u00ebn e tij Z. Blumberg duke iu drejtuar t\u00eb diplomuarve, por dua tu flas, theksoi, ai p\u00ebr dometh\u00ebnjen e fjal\u00ebve: \u201cnderi dhe nder\u00ebshm\u00ebria\u201d.\u00a0 Ai tha se fjal\u00ebt \u201cnderi\u201d dhe \u201cndershm\u00ebria\u201d kan\u00eb pothuaj t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim. \u201cT\u00eb jesh i ndersh\u00ebm duhet t\u00eb kesh nder, e kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me nder dhe t\u00eb veprosh nder\u00ebshm\u00ebrisht \u2013 madje edhe kur t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb pranosh gabimet dhe t\u00eb p\u00ebsosh edhe pasojat.\u201d\u00a0 Zoti Blumberg shtoi se angazhimi ndaj ndershm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale dhe nj\u00ebherazi edhe nj\u00eb \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsi patriotike\u201d, si\u00e7 e quajti ai. \u00a0Nderi dhe ndershm\u00ebria, jan\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb cilat i k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqsit tan\u00eb \u2013 pra duam udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb moralsh\u00ebm dhe t\u00eb panjollosur, vlera k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe q\u00eb vler\u00ebsohen kur nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i posedon ato, ishte mesazhi i tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi si shembuj t\u00eb udh\u00ebheqsve t\u00eb ndersh\u00ebm ish-president\u00ebt amerikan\u00eb, Xhorxh Uashingtonin dhe Abraham Linkolnin, t\u00eb cil\u00ebve n\u00ebnvijoi ai, jo vet\u00ebm q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb u thuren lavde p\u00ebr arritjet e tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por q\u00eb historia i njeh tanim\u00eb edhe p\u00ebr nderin e tyre personal dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre t\u00eb ndershme dhe t\u00eb moralshme, n\u00eb zhvillimet politike t\u00eb vendit n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ata kan\u00eb udh\u00ebhequr Amerik\u00ebn. \u201cNe shikojm\u00eb integritetin dhe moralin e tyre si nj\u00eb pasqyrim i nderit dhe ndershm\u00ebris\u00eb ton\u00eb, si komb\u201d, u tha Z. Blumberg t\u00eb diplomuarve n\u00eb unversitetin Rice t\u00eb Hjustonit.\u00a0 Duke iu referuar atmosfer\u00ebs aktuale politike n\u00eb kryeqytein amerikan, Z. Blumberg u shpreh duke th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00c7\u2019ka dreqin ka ndodhur?\u00a0 Ai citoi ish-senatorin amerikan t\u00eb ndjerin Patrik Mojnihan, se \u201cNjerzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb opinionet e tyre, por jo faktet e veta\u201d, faktet duhet t\u00eb jen\u00eb fakte, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0\u00a0 \u201cP\u00ebr brezin tim, e v\u00ebrteta rreth Amerik\u00ebs \u2013 liria, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara dhe begatia q\u00eb g\u00ebzonim \u2013 ishin avantazhet tona m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb komunist\u00ebt kishin lajme t\u00eb v\u00ebrteta, aq m\u00eb shum\u00eb liri k\u00ebrkonin. Ne e besonim k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishim pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d, duke shtuar se sot fatkeqsisht, shum\u00eb prej udh\u00ebheq\u00ebsve n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb pushtetit e \u201cshikojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim\u201d dhe refuzojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb.\u00a0\u00a0 Zoti Blumberg tha se, k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs, \u201cE kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ata e p\u00ebrgnjeshtrojn\u00eb dhe e sulmojn\u00eb at\u00eb, pik\u00ebrisht, ashtu si\u00e7 b\u00ebnin dikur komunist\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebrit\u00eb e lira varen nga qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se g\u00ebnjeshtrat n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb qeveris\u00eb, nuk duhet t\u00eb injorohen.\u00a0 Kur zyrtar\u00ebt e zgjedhur me vot\u00ebn e popullit flasin sikur ata jan\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ata do t\u00eb veprojn\u00eb edhe sikur jan\u00eb mbi ligjin. Dhe kur ne si qytetar\u00eb tolerojm\u00eb mos-ndershm\u00ebrin\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e pushtetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb pasoja \u00ebsht\u00eb kriminalizimi i shoq\u00ebris\u00eb. \u00a0Her\u00eb t\u00eb tjera paraqitet si abuzim i pushtetit, e shpesh\u00eb her\u00eb si kombinim i t\u00eb dyja k\u00ebtyre fenomeneve.\u00a0 N\u00ebqoftse k\u00ebto dukuri nuk kontrollohen, ato abuzime mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e institucioneve t\u00eb cilat mbrojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tona dhe nj\u00ebherazi mund t\u2019u hapin der\u00ebn tiranis\u00eb dhe fashizmit\u201d, k\u00ebshilloi Majk\u00ebl Blumberg t\u00eb diplomuarit e rinj\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Teksas.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por Z. Blumberg tha se \u201cekziston di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb e rrezikshme se politikan\u00ebt e pa ndersh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt nuk respektojn\u00eb ligjin \u2013 e ata jan\u00eb grupe t\u00eb t\u00ebra njerzish n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt mbrojn\u00eb dhe justifikojn\u00eb \u00e7do g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb politikan\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, biznismeni dhe filantropisti i njohur bot\u00ebrisht , Z. Majk\u00ebl Blumberg p\u00ebrfundoi fjalimin e tij duke i paralajm\u00ebruar student\u00ebt \u00a0kund\u00ebr shfaqjeve t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb qorre ndaj partive politike, pasi tha, \u201cKur njerzit e shikojn\u00eb bot\u00ebn si nj\u00eb betej\u00eb midis t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs, ata nga natyra b\u00ebhen m\u00eb besnik\u00eb ndaj fisit ose partis\u00eb se sa ndaj atdheut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ruajtja e pushtetit dhe jo p\u00ebrparimi, b\u00ebhet objekti kryesor i luft\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta dhe ndershm\u00ebria jan\u00eb viktimat e para t\u00eb k\u00ebsaj lufte\u201d, nenvijoi ai. \u00a0Ai u kujtoi student\u00ebve fjal\u00ebt e Presidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Xhorxh Uashingtonit, i cili qysh\u00eb at\u00ebher\u00eb kishte paralajm\u00ebruar mbi rrezikun, duke e cil\u00ebsuar pasionin q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike, \u201csi armikun m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb\u201d dhe si para-ardh\u00ebs t\u00eb tiranis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nderi dhe ndershm\u00ebria jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri, sidomos n\u00eb radh\u00ebt e politikan\u00ebve.\u00a0 Majk\u00ebl Blumberg i foli nj\u00eb brezi t\u00eb ri amerikan\u00ebsh dhe i porositi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb bartin p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri moderne si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nderi dhe nder\u00ebshm\u00ebria, sidomos n\u00eb radh\u00ebt e politikan\u00ebve dhe t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por edhe p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dikur cil\u00ebsia e njeriut t\u00eb ndersh\u00ebm. Urimi, \u201cqofsh me nder\u201d ishte pjes\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndetjes n\u00eb vatrat tona, aty ku st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb na m\u00ebsuan me ruajt\u00eb nderin, burr\u00ebnin\u00eb, bes\u00ebn dhe dashurin\u00eb p\u00ebr atdhe, si cil\u00ebsi dalluese t\u00eb rac\u00ebs son\u00eb. I takon k\u00ebsaj breznie politikan\u00ebsh q\u00eb t\u00eb angazhohet ndaj nderit dhe ndaj nder\u00ebshm\u00ebris\u00eb, si virtyte t\u00eb vjetra t\u00eb kombit, pik\u00ebspari n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebri tjetrin, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me popullin shqiptar. Betohuni se, nep\u00ebrmjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs &#8212; me nder dhe nder\u00ebshm\u00ebri\u2014mbi t\u00eb gjitha do ti sh\u00ebrbeni interesave t\u00eb Kombit Shqiptar dhe jo interesave personale dhe t\u00eb partive politike.\u00a0 E p\u00ebrsa u p\u00ebrket votuesve shqiptar\u00eb, k\u00ebt\u00eb betim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj nderit personal dhe komb\u00ebtar t\u00eb pushtetar\u00ebve q\u00eb keni zgjedhur p\u00ebr tu udh\u00ebhequr, duhet tua k\u00ebrkoni \u00e7do dit\u00eb dhe pa kompromis! K\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon nderi i shqiptarit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb t\u00eb vitit, universitetet amerikane t\u00eb organizojn\u00eb ceremoni p\u00ebr t\u00eb diplomuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zakonisht ftojn\u00eb personalitete t\u00eb njohura nga jeta publike, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb, biznismen\u00eb, por edhe individ\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimtaris\u00eb shoq\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar student\u00ebt e sapo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19110,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19111,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19109\/revisions\/19111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}