{"id":18947,"date":"2018-05-08T22:29:33","date_gmt":"2018-05-08T20:29:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18947"},"modified":"2018-05-08T22:29:33","modified_gmt":"2018-05-08T20:29:33","slug":"80-vjetori-i-nje-fotografie-takim-poetesh-shqiptare-me-1938","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18947","title":{"rendered":"80-VJETORI I NJ\u00cb FOTOGRAFIE &#8211;\u00a0 TAKIM POET\u00cbSH SHQIPTAR\u00cb ME 1938"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-18948 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ishte viti 1938. \u00a0Ky vit sh\u00ebnonte 30-vjetorin e veprimtaris\u00eb si Ordinar Universiteti t\u00eb Profesor Ernest Koliqit.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb rast u botua edhe kjo foto n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen, \u201cP\u00ebrpjekja Shqiptare\u201d q\u00eb, sipas revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d, (10-12, 1969) p\u00ebrgjithmon\u00eb kujton takimin e kat\u00ebr poet\u00ebve, m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb asaj kohe, dy breza letrar\u00ebsh \u2013 dy nga jugu e dy nga veriu \u2013 At Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ata kishin udh\u00ebtuar n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb ftuar nga Ernest Koliqi me rastin e kujtimit t\u00eb 30-vjetorit t\u00eb tij si Ordinar Universiteti.\u00a0 N\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat sh\u00ebnohet se me at\u00eb rast, poet\u00ebt u prit\u00ebn nga banor\u00ebt e Shkodr\u00ebs me, \u201cshfaqje t\u00eb nxheta simpatije e admirimi\u201d, p\u00ebr ta dhe thuhet se para nj\u00eb numri jashtzakonisht t\u00eb madh qytetar\u00ebsh, t\u00eb mbledhur n\u00eb Sall\u00ebn e Kinema Rozafat, Poeti Komb\u00ebtar At Gjergj Fishta u dha \u201cmir\u00ebseardhjen dy poet\u00ebve tosk\u00eb me nji fjalim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm si Ai e kishte zanat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb revist\u00ebn \u201cSh\u00ebjzat\u201d sh\u00ebnohet, shkurtimisht, n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebsaj fotografie, se asaj radhe Asdreni e Poradeci q\u00ebndruan n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb, kur edhe u muar kjo fotografi e ku paraqiten t\u00eb bashkuar kat\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe, e t\u00eb cil\u00ebt njiheshin gjtihashtu si, \u201cp\u00ebrfaqsuesit ma t\u00eb cil\u00ebsuem t\u00eb Parnazit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 sh\u00ebnohet edhe n\u00eb fotografi, ajo \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen e dalluar t\u00eb asaj periudhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cP\u00ebrpjekja Shqiptare\u201d, e q\u00eb drejtohej nga \u201cshkrimtari shum\u00eb me vler\u00eb dhe nji njeri i pajisun me kultur\u00eb t\u00eb gjan\u00eb historike e sociologjike, Branko Merzhani\u201d, theksohet n\u00eb sh\u00ebnimin e revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d t\u00eb Ernest Koliqit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb fotografi historike q\u00eb tregon p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb intelektuale m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar, por nep\u00ebrmjet tyre tregon edhe unitetin komb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe. \u00a0K\u00ebta t\u00eb kat\u00ebr p\u00ebrfaqsues unik t\u00eb kombit shqiptar me t\u00eb cil\u00ebt do krenohej \u00e7do popull i qytet\u00ebruar \u2013 Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe Asdreni &#8212; shpesh jan\u00eb cil\u00ebsuar edhe si, \u201ckat\u00ebr gur themelet e binas\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, qytetnuese, letrare, politike dhe diplomatike.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vet Lasgush Poradeci n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb rreth jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, e ka quajtur Poetin e Madh si \u201cShk\u00ebmb i Tok\u00ebs dhe Shk\u00ebmb i Shpirtit Shqiptar\u201d.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb shkrim botuar tre muaj pasi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb Gjergj Fishta, n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1941, Lasgush Poradeci vler\u00ebson lart\u00eb vepr\u00ebn dhe figur\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs. Ja nj\u00eb fragment t\u00eb shkurt\u00ebr nga vler\u00ebsimi i Poradecit, ndaj pun\u00ebs fetare dhe atdhetare t\u00eb Fisht\u00ebs:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb vepra poetike dhe shoq\u00ebrore e At Gjergj Fisht\u00ebs u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe komb\u00ebtar. \u00a0Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku ka ide dhe ndjenj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb t\u00eb denj\u00ebshme p\u00ebr t\u2019a derdhur dhe k\u00ebnduar n\u00eb art, sesa ideja e Zotit, ideja e Atdheut! K\u00ebto thema Fishta i p\u00ebrlavduroj si artist dhe si njeri dyke realizuar t\u00eb dy atributet e p\u00ebrjet\u00ebshme, luftonj\u00ebsin\u00eb dhe mendonj\u00ebsin\u00eb t\u00eb besimit fetar ku ish kushtuar, t\u00eb cilin ay e rrethonte p\u00ebrhera me fytyr\u00ebn mistik\u00ebrisht t\u00eb adhuruar t\u00eb Atdheut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Thua se gjith\u00eb vepra e tij, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sa po mirremi ne k\u00ebtu p\u00ebrmi \u00e7do tjet\u00ebr konsiderim Lahuta \u00ebsht\u00eb konceptuar dhe trajtuar nga nj\u00eb frym\u00ebzim i realitetit t\u00eb prer\u00eb shqiptar. <strong>Shk\u00ebmb i tok\u00ebs dhe shk\u00ebmb i shpirtit shqiptar <\/strong>\u2013 ky \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thesha monopolariteti gjenetik i artit t\u00eb Fisht\u00ebs, k\u00ebshtu do t\u2019i thesha me dy krahasime paralele gjith\u00eb poezis\u00eb q\u00eb na ka falur ky vigan i kombit: n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duket sikur k\u00ebndon ose lufton v\u00ebndi dhe jo fjala, dhe e cila duket sikur \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer ose shp\u00ebrthyer prej tok\u00ebs dhe jo prej fjal\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Tashi jemi n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn e artit t\u00eb tij. Nj\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb shprehje, na t\u00ebrheqin p\u00ebrnj\u00ebheresh v\u00ebrrejtjen t\u2019on\u00eb. \u00a0Sepse ajo fjal\u00eb s\u2019 \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb po element, ajo shprehje s\u2019 \u00ebsht\u00eb shprehje po prap\u00eb element, element i pandar\u00eb dhe integrant i natur\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb Dh\u00ebn\u00ebsja e madhe e p\u00ebrjet\u00ebshme e frym\u00ebzimit t\u00eb tij. Natura i jep Fisht\u00ebs copa nga gjiri i saj, jo ekspresione. \u00a0Dhe kur themi natur\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb gjithnj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebri i \u00e7asit dhe i dit\u00ebs dhe i koh\u00ebs dhe i jet\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb jeta e Shqip\u00ebris\u00eb, e Atdheut t\u00eb shk\u00ebmbsh\u00ebm dhe t\u00eb sht\u00ebrgatsh\u00ebm t\u00eb burrave t\u00eb dheut. \u00a0Prej asaj sht\u00ebrgate dhe mi ata shk\u00ebmbenj dhe p\u00ebrmi krye t\u00eb k\u00ebsij burrave k\u00ebputen dhe p\u00ebrplasen shkrepjet e elementeve, t\u00eb ndrydhura me v\u00ebshtir\u00ebsi nd\u00ebr prangat e gjuh\u00ebs s\u00eb hekurt, n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e stilit fizik t\u00eb Fisht\u00ebs:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fishta e ka veshur lirizm\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si t\u00ebr\u00eb kryevepr\u00ebn epike n\u00eb nj\u00eb stil thelb\u00ebsisht origjinal t\u00eb shkulur p\u00ebr rr\u00ebnje nga trupi dhe nga truri i rac\u00ebs, dyke fituar me k\u00ebt\u00eb atavizm\u00eb artistike gjith\u00eb t\u00eb drejtat e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb ndaj Kombit &#8212; anasjelltas dyke i dh\u00ebn\u00eb Kombit privilegjin e mburrjes dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb kurdoher\u00ebshme mi K\u00ebng\u00ebtorin e math t\u00eb fateve t\u00eb tija. \u00a0Sikund\u00ebr e pat l\u00ebn\u00eb shprehursisht p\u00ebr trash\u00ebgim me verbin solemn t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb vet p\u00ebrmes shokut t\u00eb pandar\u00eb At Pal Dodajt dy dit\u00eb p\u00ebrpara vdekjes, t\u00eb Premten m\u00eb 27 Dhjetor 1940, ora 3.30\u2032 pas mesdite, n\u00eb Spitalin e Shtetit n\u00eb Shkod\u00ebr: trash\u00ebgim i shqiptuar p\u00ebr kuptim t\u00eb math n\u00eb gjuh\u00ebn paralajm\u00ebronj\u00ebse dhe t\u00eb djegur p\u00ebr Atdhe t\u00eb Dantes: fundi i fundit, edh\u00e8 Kombi ka t\u00eb drejta mbi mua\u201d, ka shkruar Poradeci p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e mikut t\u00eb tij At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb citim t\u00eb Poradecit t\u00eb amanetit t\u00eb fundit t\u00eb mikut t\u00eb tij t\u00eb shtrenjt\u00eb &#8212; dy t\u00eb m\u00ebdhejve t\u00eb Kombit &#8212; na l\u00eb t\u00eb kuptohet se Fishta ishte i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr kontributin ndaj Atdheut dhe si i till\u00eb mendonte se me t\u00eb drejt\u00eb edhe Atdheu, anasjelltas, n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij kishte t\u00eb drejta mbi t\u00eb, pasi me lapidarian q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb pas, ai tani i p\u00ebrkiste mbar\u00eb Kombit.\u00a0 Fati i keq e tragjik i At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00ebn regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dihet mir\u00eb, aq sa q\u00eb as varri nuk i dihet dhe eshtrat ia kan\u00eb tretur, i cil\u00ebsuar si \u201carmik i popullit\u201d, \u201ctradh\u00ebtar\u201d dhe \u201ckolaboracionist\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po sot, pothuaj 30-vjet post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet shqiptare, cili \u00ebsht\u00eb kujtimi dhe trajtimi i k\u00ebtyre kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebdh\u00ebjve t\u00eb Kombit, p\u00ebrfshir\u00eb mikun e ngusht\u00eb Lagush Poradecit, At Gjergj Fisht\u00ebn, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr dhuruar Poetit t\u00eb madh \u00a0kishte e cil\u00ebsuar at\u00eb si, \u201cNjeriun e Zotit meditans dhe militans, burrin shqiptar p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhit epik t\u00eb shekullit\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 80-vjetor, e botojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fotografi jo vet\u00ebm n\u00eb shenj\u00eb kujtimi e fal\u00ebnderimi p\u00ebr pun\u00ebn e k\u00ebtyre kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhejve t\u00eb Kombit, por edhe si shp\u00ebrblim fisnik\u00ebrie ndaj k\u00ebtyre dhe vepr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb madhe ndaj Kombit dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, t\u00eb shembullit t\u00eb tyre t\u00eb bashkpunimit v\u00ebllaz\u00ebror p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dashuris\u00eb e miq\u00ebsis\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, si shqiptar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8212; mbrojt\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta shekullore. I kujtojm\u00eb edhe si p\u00ebrfaqsues t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm t\u00eb \u201cfsheht\u00ebsis\u00eb e forc\u00ebs dhe t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb rac\u00ebs shqiptare, atavizma dhe dinamizma e gjakut shqiptar\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Lasgush Poradeci p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<figure id=\"attachment_14294\" aria-describedby=\"caption-attachment-14294\" style=\"width: 592px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-14294 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"592\" height=\"317\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg 484w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta-300x161.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 592px) 100vw, 592px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-14294\" class=\"wp-caption-text\">Sht\u00ebpia \u201cmuze\u201d ku ka jetuar At Gjergj Fishta<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ishte viti 1938. \u00a0Ky vit sh\u00ebnonte 30-vjetorin e veprimtaris\u00eb si Ordinar Universiteti t\u00eb Profesor Ernest Koliqit.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb rast u botua edhe kjo foto n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen, \u201cP\u00ebrpjekja Shqiptare\u201d q\u00eb, sipas revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d, (10-12, 1969) p\u00ebrgjithmon\u00eb kujton takimin e kat\u00ebr poet\u00ebve, m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb asaj kohe, dy breza letrar\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18948,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,6],"tags":[],"class_list":["post-18947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18947"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18947\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18949,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18947\/revisions\/18949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}