{"id":18896,"date":"2018-05-03T17:51:07","date_gmt":"2018-05-03T15:51:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18896"},"modified":"2018-05-03T17:51:07","modified_gmt":"2018-05-03T15:51:07","slug":"a-eshte-trashegimia-kulturore-dhe-historike-shqiptare-ne-zhdukje-e-siper","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18896","title":{"rendered":"A \u00cbSHT\u00cb TRASH\u00cbGIMIA KULTURORE DHE HISTORIKE SHQIPTARE\u00a0N\u00cb ZHDUKJE E SIP\u00cbR?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/trashegimia-shqiptare-ne-rrezik-frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-18895 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/trashegimia-shqiptare-ne-rrezik-frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"366\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/trashegimia-shqiptare-ne-rrezik-frank-shkreli.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/trashegimia-shqiptare-ne-rrezik-frank-shkreli-300x229.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0 Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebn dy m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb nj\u00eb vendi, ose t\u00eb nj\u00eb kombi. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb si p\u00ebrfundim i ndonj\u00eb lufte si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Afganistan, ku n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli taleban\u00ebt kan\u00eb shkat\u00ebrruar me mina dhe tanke, monumente prej m\u00eb shum\u00eb se 1700 vjet\u00eb t\u00eb vjetra. Raste t\u00eb tjera jan\u00eb Iraku dhe Siria, ku i ashtuquajturi \u201cshteti islamik\u201d (ISIL) ka shkat\u00ebrruar qytetin e vjet\u00ebr sirian Palmyra dhe monumentet e vjetra t\u00eb tij. \u00a0M\u00ebnyra tjet\u00ebr e shkat\u00ebrrimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb nj\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb pakujdesia ose mosinteresimi zyrtar p\u00ebr ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb isha duke shikuar programin \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d, nj\u00eb dokumentar t\u00eb gazetarit nga Tirana, Marin Mema n\u00eb lidhje me<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=-bhSBktpmAY\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=-bhSBktpmAY<\/a>,<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frash\u00ebrin, \u201cVendin e Shenjt\u00eb t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, vendlindjen e tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhej, Avdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebrit.\u00a0 Shikoni dokumentarin e Marin Mem\u00ebs, i cili nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr propagandimin tim t\u00eb k\u00ebtij seriali televiziv dokumentar\u00ebsh mbi historin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.\u00a0 Por Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb disa zona jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dikur t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt ose nga ilir\u00ebt, por t\u00eb cilat Marin Mema i ka programuar me aq mjesht\u00ebri, e t\u00eb cilat gjithashtu jan\u00eb pjes\u00eb e tarsh\u00ebgimis\u00eb s\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00a0\u00a0Jan\u00eb k\u00ebto programe q\u00eb ai p\u00ebrgatit, e t\u00eb cilat flasin vet p\u00ebr vler\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbartin p\u00ebr shikuesin dhe p\u00ebr kultur\u00ebn dhe historin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00a0Si gazetar, Marin Mema meriton vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta nga shikuesi dhe lexuesi shqiptar, pasi me programet e tija, ai jo vet\u00ebm q\u00eb informon me objektivitet, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyra e par\u00eb e nj\u00eb gazetari, por me pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhshme ai, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe edukon. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb shikojn\u00eb dhe t\u00eb reflektojn\u00eb mbi historin\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb e shqiotar\u00ebve, programi \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb zgjim i nd\u00ebrgjegj\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb kultivuar dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e Kombit Shqiptar, n\u00eb trojet e veta &#8212; po se po &#8212; por edhe larg kufijve shqiptar\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb tjera ku edhe pas qindra vjet\u00ebsh, mund t\u00eb gj\u00ebndet edhe sot gjurm\u00ebt e kultur\u00ebs, t\u00eb gjuh\u00ebs, traditave dhe t\u00eb historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dokumentari i radh\u00ebs i programit \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d i gazetarit Mema i kushtohet fshatit historik t\u00eb Frash\u00ebrit, \u201cvendit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, si\u00e7 quhet.\u00a0 Fjal\u00ebt e mia nuk mjaftojn\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjoj tek lexuesit interesimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program mbi fatin e keq t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb-muze t\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri, pasi duhet ta shikoni vet videon e m\u00ebsip\u00ebrme q\u00eb t\u00eb bindeni se n\u00eb \u00e7far\u00eb situate t\u00eb mjerueshme gj\u00ebndet sot trash\u00ebgimia kulturore dhe historike e kombit shqiptar. \u00a0Ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb simbol i vog\u00ebl i nj\u00eb problemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh i moskujdesjes zyrtare p\u00ebr ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb me disa t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb thirrje &#8212; por t\u00eb cilat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb vazhdimisht n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebt t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare &#8212; p\u00ebr restaurimin e sht\u00ebpis\u00eb ku ka jetuar At Gjergj Fishta. \u00a0Kur t\u00eb shikoni programin e m\u00eb sip\u00ebrm, \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d mbi gj\u00ebndjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot sht\u00ebpia muze e v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri, do t\u00eb konstatoni se di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me ruajtjen dhe kultivimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.\u00a0 Jo, ajo sht\u00ebpi-muze nuk \u00ebsht\u00eb sulmuar as nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb luft\u00eb me t\u00eb huajt, por ka degjeneruar n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb gj\u00ebndet sot nga mos kujdesi, nga mos kok\u00eb\u00e7arja dhe mos respekti zyrtar ndaj trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike, n\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr kombin e vet. \u00a0Merrni me mend, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb-muze t\u00eb Avdyl Frash\u00ebrit, ideatorit t\u00eb frym\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar????!!!!\u00a0 At Gjergj Fishta nuk qenka i vet\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket negligjenc\u00ebs zyrtare dhe mos njohjes s\u00eb kontributeve t\u00eb tija p\u00ebr kombin e vet, nga ana e atyre q\u00eb sot jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen dhe kultivimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frash\u00ebri, si shum\u00eb zona an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga jugu n\u00eb veri \u2013 p\u00ebr arsye ekonomike e t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb zbrazur dhe ka mbetur me shum\u00eb pak banor\u00eb, kryesisht t\u00eb moshuar. Banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se mungesa e rrug\u00ebs p\u00ebr tu lidhur me zonat dhe qytetet p\u00ebr rreth, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb boshatisur fshati. \u00a0Por cilat do qofshin arsyet e largimit t\u00eb banor\u00ebve, sht\u00ebpia-muze e tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri nuk meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gj\u00ebndjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. \u00cbsht\u00eb trup!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb programin e gazetarit Marin Mema mbi fatin e keq q\u00eb ka katandisur fshatin Frash\u00ebr, shihen d\u00ebmet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nga moti ose nga vandal\u00ebt. Jan\u00eb thyer dritaret, librat jan\u00eb t\u00eb hedhura n\u00eb tok\u00eb e t\u00eb shp\u00ebrndara sikur i kan\u00eb p\u00ebrhapur qen\u00ebt duke k\u00ebrkuar p\u00ebr ndonj\u00eb cop\u00eb mish. T\u00eb pak\u00ebn ato libra shp\u00ebtoni, se mund t\u00eb jen\u00eb me vler\u00eb. \u00a0Duket se d\u00ebmet materiale n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb ka rritur Avdylin, Naimin e Samiun, jan\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe nevojitin nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme.\u00a0 Por ama si rrjedhim i pakujdesis\u00eb si kjo, d\u00ebmet ndaj trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore, kulturore dhe historike t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, n\u00ebqoftse nuk nd\u00ebrhyhet menj\u00ebher\u00eb. \u00a0Duke shikuar \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d mbi fshatin Frash\u00ebr dhe ve\u00e7an\u00ebrsiht mbi sht\u00ebpin\u00eb-muze t\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri, mbeta me ndjenj\u00ebn se, fatkeq\u00ebsisht, m\u00eb duket sikur kam parasysh shkat\u00ebrrimin e jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb fshati dhe t\u00eb nj\u00eb zone, por edhe zhdukjen e identitetit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe qytet\u00ebrimit t\u00eb kombit \u2013 dhe jo vet\u00ebm t\u00eb atyre banor\u00ebve t\u00eb pak\u00ebt q\u00eb gjithnj\u00eb jetojn\u00eb aty, por edhe t\u00eb brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka ndodhur dhe ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte dhe konfliktesh \u2013 shqiptar\u00ebt e din\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb \u2013 monumentet dhe simbolet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb identitetin dhe rr\u00ebnj\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb nj\u00eb kombi, b\u00ebhen objekte sulmesh dhe dhune me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i zhdukur ato nga faqja e dheut, e me to edhe identitetin kulturor dhe historik t\u00eb nj\u00eb populli. \u00a0Por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb n\u00eb koh\u00eb paqeje, si pasoj\u00eb moskujdesit, nga mos kok\u00eb\u00e7arjes dhe mos interesimit zyrtar p\u00ebr ruajtjen dhe kultivimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia-muze e v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frash\u00ebri dhe sht\u00ebpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Raste si k\u00ebto, t\u00eb pasqyruara nga gazetari Marin Mema n\u00eb programin e tij dokumentar, \u201cGjurm\u00ebt Shqiptare\u201d, duhet t\u00eb zgjojn\u00eb interesimin e nd\u00ebrgjegjen, por edhe zem\u00ebrimin mbar\u00eb-komb\u00ebtar p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb monumenteve kulturore dhe t\u00eb b\u00ebhet pyetja n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb mjaft n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike, identitetit komb\u00ebtar, traditave dhe vlerave t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb cilat po vihen n\u00eb dyshim dhe po sulmohen madje edhe sot nga ata q\u00eb me shekuj jan\u00eb munduar t\u2019i mohojn\u00eb historin\u00eb dhe identitetin, kombit shqiptar. Dhe si rrjedhim, t\u00eb k\u00ebrkohet llogari nga ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs. \u00a0Detyra num\u00ebr nj\u00eb e \u00e7do qeverie \u00ebsht\u00eb mbrojtja e siguris\u00eb dhe interesave komb\u00ebtare, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe mbrojtja e identitetit komb\u00ebtar, e kultur\u00ebs, historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe traditave t\u00eb nj\u00eb populli\u2026 por edhe nderit t\u00eb em\u00ebrit shqiptar, do t\u00eb thonte Naim Frash\u00ebri:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ti Shqip\u00ebri, m\u00eb ep nder\u00eb, m\u00eb ep emrin shqip\u00ebtar,<br \/>\nZ\u00ebmr\u00ebn ti ma gatove plot me d\u00ebshir\u00eb dhe me zjarr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe ti lutemi Per\u00ebndis\u00eb, gjithnj\u00eb me Naimin, me shpres\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebve tu tregoj\u00eb \u201cudh\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb\u201d dhe bashkimin, n\u00eb mbrojtje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, interesave dhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar:<br \/>\nTregomu dhe shqip\u00ebtareve udh\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb,<br \/>\nBashkomi, b\u00ebmi v\u00ebllez\u00ebr edhe fjesht\u00eb shqip\u00ebtar\u00eb,<br \/>\nFalmi, falmi Shqip\u00ebris\u00eb dit\u00ebn e bardh&#8217; e liris\u00eb,<br \/>\nUdh\u00ebn e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb, vahn&#8217; e gjith\u00eb mir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nxirr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb shesht, pask\u00ebtaj t\u00eb mbret\u00ebronj\u00eb,<br \/>\nErr\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrndahet, g\u00ebnjesht\u00ebra t\u00eb pushonj\u00eb. (Naim Frash\u00ebri)<\/p>\n<p>Lutemi p\u00ebr mbrojtjen dhe kultivimin e dashuris\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Nga Frank Shkreli Jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebn dy m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb nj\u00eb vendi, ose t\u00eb nj\u00eb kombi. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb si p\u00ebrfundim i ndonj\u00eb lufte si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Afganistan, ku n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli taleban\u00ebt kan\u00eb shkat\u00ebrruar me mina dhe tanke, monumente prej m\u00eb shum\u00eb se 1700 vjet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18895,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-18896","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18896"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18897,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18896\/revisions\/18897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}