{"id":18863,"date":"2018-04-30T18:21:56","date_gmt":"2018-04-30T16:21:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18863"},"modified":"2018-04-30T19:23:16","modified_gmt":"2018-04-30T17:23:16","slug":"pa-bashkim-rreth-skenderbeut-nuk-ka-gjallerim-te-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18863","title":{"rendered":"PA BASHKIM RRETH SKEND\u00cbRBEUT NUK KA GJALL\u00cbRIM T\u00cb KOMBIT SHQIPTAR\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kalaja-e-ulqinit-skenderbeu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17410 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kalaja-e-ulqinit-skenderbeu.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kalaja-e-ulqinit-skenderbeu.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kalaja-e-ulqinit-skenderbeu-300x224.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>N\u00eb Kuad\u00ebr t\u00eb 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skend\u00ebrbe<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ky vit \u00ebsht\u00eb shpallur viti i Gjergj Kastriotit &#8212; Skend\u00ebrbe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 550-vjetorin e vdekjes Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti kam botuar nj\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb sjellur n\u00eb kujtes\u00eb se si diaspora shqiptare kishte sh\u00ebnuar &#8212; 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb jasht\u00eb Atdheut &#8212; 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, nj\u00eb p\u00ebrvjetor ky i cili n\u00eb vitin 1968 pat mbledhur n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, shqiptar\u00eb pa dallim feje e krahine. Nga mbar\u00eb diaspora shqiptare e at\u00ebhershme, u bashkuan n\u00eb frym\u00ebn m\u00eb kastriotiane p\u00ebr t\u00eb kujtuar Heroin ton\u00eb, Kryetrimin e Kombit dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij epike \u2013Gjergj Kastriotin-Skenderbe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, n\u00eb Rom\u00eb kishin shkuar edhe nj\u00eb grup i madh, p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Federata Pan-shqiptare Vatra, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Peter Chicos dhe Anthony Athanas. \u00a0Ishin k\u00ebto takime 3-4 dit\u00ebshe n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, ku m\u00ebrgimtar\u00ebt e ri shqiptar\u00eb t\u00eb arratisur nga murtaja e komunizmit e shekullit 20, u bashkuan me arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin detyruar gjithashtu t\u00eb largoheshin nga trojet e tyre prej otoman\u00ebve, pes\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. \u00a0U bashkuan t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr nj\u00eb takim v\u00ebllaz\u00ebrimi, rreth Heroit Komb\u00ebtar, pa dallim feje e krahine &#8212; ashtu si ishte dikur dhe si duhet t\u00eb jet\u00eb edhe sot &#8212; t\u00eb bashkuar \u2013 pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 i do shqiptar\u00ebt Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1968 edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs qen\u00eb organizuar ceremoni me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe, por edhe n\u00eb shenj\u00eb bashkimi midis shqiptar\u00ebve.\u00a0 Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrkujtime ishte organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork, \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga i P\u00ebrndershmi Monsinjor Zef Oroshi.\u00a0 Revista e asaj kishe, \u201cJeta Katolike Shqiptare\u201d e Vitit III, Nr. 4 (12) Tetor-Dhetor -1968) e cila vazhdon t\u00eb botohet edhe sot pas m\u00eb shum\u00eb se 50-vjet\u00ebsh, ka sh\u00ebnuar holl\u00ebsi mbi ceremonit\u00eb me at\u00eb rast si dhe fjalimin kryesor t\u00eb Monsinjor Zef Oroshit n\u00eb 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe, fjalim i cili, p\u00ebr nga mesazhet q\u00eb mbart\u00eb, \u00ebsht\u00eb aktual edhe sot 50-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb &#8212; mesazhe p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve \u2013 si trash\u00ebgimia kryesore e Heroit Komb\u00ebtar, l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij.\u00a0 Monsinjor Oroshi ka mbajtur fjalimin kushtuar Gjergj Kastritotit n\u00eb mesh\u00ebn perkujtimore t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skend\u00ebrbut, fjalim i cili ishte botuar gjithashtu n\u00eb revist\u00ebn \u201cJeta Katolike Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar popullit, pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Komitetit Shqip\u00ebria e Lir\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb asaj kohe q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shfaqje bashkimi megjith\u00eb dallimet e tyre politike, n\u00eb \u201cKish\u00ebn Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d, Monsinjor Zef Oroshi ka th\u00ebn\u00eb se lufta e Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, k\u00ebtij strategu t\u00eb madh q\u00eb habiti bot\u00ebn e at\u00ebhershme me fitoret e tij kund\u00ebr fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake t\u00eb koh\u00ebs, ka hyr\u00eb n\u00eb analet e historis\u00eb bot\u00ebrore, luft\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrshkruar dhe stolisur n\u00eb mbi 400 vepra historike dhe artistike.\u00a0 Kleriku i lart\u00eb shqiptar ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre veprave historike, Heroi Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve, me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb krahasuar me figura ushtarake historike t\u00eb bot\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb Hanibali i Kartagen\u00ebs, Jul Cezari i Rom\u00ebs dhe Napoleon Bonaparti i Franc\u00ebs, por me nj\u00eb ndryshim t\u00eb konsideruesh\u00ebm, sipas Monsinjor Oroshit. \u00a0Gjergj Kastrioti Skenderbeu \u2013 luftoi p\u00ebr mbrojtjen dhe bashkimin e Atdheut t\u00eb vet, nd\u00ebrsa k\u00ebta tjer\u00ebt shkel\u00ebn dhe pushtuan vende e popuj, shpesh p\u00ebr interesa personale dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nam vedit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00ebsimi q\u00eb na duhet t\u00eb nxjerrim nga jeta dhe karakteri i t\u00edj i palodh\u00ebsh\u00ebm, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjalimin e tij p\u00ebrkujtimor me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut, Monsinjor Oroshi, \u00ebsht\u00eb merita e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe p\u00ebr t\u00eb bashkuar shqiptar\u00ebt e asaj kohe &#8212; p\u00ebrball\u00eb sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballeshin shqiptar\u00ebt &#8212; megjith\u00eb tradh\u00ebtit\u00eb q\u00eb luheshin kund\u00ebr tij, madje edhe nga bashkpuntor\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por megjith\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballej Skend\u00ebrbeu, Monsinjor Zef Oroshi ka theksuar se Prij\u00ebsi i Kombit Shqiptar, \u201cDijti me qen\u00eb i duruesh\u00ebm me par\u00ed q\u00eb ia merzit\u00ebshin shpiritin tue k\u00ebrkue t\u00eb drejta e privilegje t\u00eb pameritueme. \u00a0<strong>Skend\u00ebrbeu e kuptoi se pa nji bashkim nuk kishte shp\u00ebtim p\u00ebr Shqipn\u00ed. <\/strong>\u00a0Me virtytet e burr\u00ebnis\u00eb e t\u00eb f\u00e9s q\u00eb shkelqejshin n\u00eb fytyr\u00ebn e d\u00eanj\u00eb, dilte pa prites\u00eb n\u00eb log t\u00eb kuvendit, si me par\u00ed si me vegj\u00ebli, secilit tue i ndigjue hallet, e secilin tue e ndez\u00eb n\u2019atdhedashuni, secilit tue i naltue flijimet e trimn\u00edn\u00eb p\u00ebr Atdhe, gati me u flijue ai vet\u00eb i pari. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai ia doli me bashkue e shkri n\u00eb nji par\u00ed, vegj\u00eblin\u00eb e t\u00eb gjitha krahinave t\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim e sip\u00ebr, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cMadh\u00ebnia e karakterit dhe e vetmohimit t\u00eb Gjergj Kastriotit, si prij\u00ebs ushtarak, si diplomat i p\u00ebrkryer dhe si personalitet q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonte filozofin\u00eb themelore t\u00eb burrit Shqipt\u00e0r t\u00eb Malevet, mb\u00ebshtetun n\u00eb trimn\u00ed t\u00eb pap\u00ebrkulshme, bes\u00eb t\u00eb pathyeshme deri n\u00eb vdekje dhe p\u00ebr fisnik\u00ed e zem\u00ebrgjan\u00ebs\u00ed t\u00eb pa kuf\u00ee p\u00ebr popullin q\u00eb udh\u00ebhiqte\u2026Nen binomin f\u00e9 e Atdh\u00e9, Skend\u00ebrbeu brumosi Popullin Shqiptar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte ato lufta aq t\u00eb tmerr\u00ebshme e aq t\u00eb gjata. \u00a0Ishte koha e luftave fetare at\u00ebher\u00eb. Vet\u00eb Sulltan\u00ebt, jo vetem q\u00eb luftuen per f\u00e9, n\u00eb mos tjet\u00ebr ashtu e mobilizojshin popullin, por edhe me shpat\u00eb e me zjarm imponojshin f\u00e9n\u00eb e tyne\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Dr. Zef Oroshi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Disa kritik\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb pretendojn\u00eb se gjoja Gjergj Kastrioti-Skenderbeu luftoi p\u00ebr fe dhe jo p\u00ebr Atdhe, Monsinjor Oroshi do u p\u00ebrgjigjej se, \u201cAsgjamangu, Skend\u00ebrbeu f\u00e9s\u00eb i dha vendin e vet e Atdheut e interesave t\u00eb tij, vendin e vet. \u00a0<strong>Nuk ka nji dokument ma t\u00eb voglin ku Skend\u00ebrbeu t\u00eb ket\u00eb flijue interesat e Atdheut p\u00ebr interesat e f\u00e9s\u00eb;<\/strong> p\u00ebrkundrazi ai e p\u00ebrdori f\u00e9n\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbye Atdheut, gjithsa mujti. K\u00ebt\u00eb na e difton fakti, q\u00eb megjithse Venediku ishte shtet katolik dhe gjyms\u00eb aleati e shum\u00eb her\u00eb edhe aleat i Skend\u00ebrbeut, kur zaptoi Danjen (D\u00eajen e sotshme), Skenderbegu i d\u00ebrmoi venedikasit tue vr\u00e0 n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vjetit 1448, 2500 burra dhe tue xan\u00eb rob 1000 vendedikas\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe do ta kishte \u00e7lirue Shkodr\u00ebn nga pushtimi venedikas, po t\u2019ishte puna q\u00eb Turqit, n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebsheft\u00eb me Venedikun, mos t\u00eb kishin fillue sulmin kundra Stefi Gradit n\u00eb kufij t\u00eb Shqipnis\u00eb e t\u00eb Maqedonis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Skend\u00ebrbeu nuk mujti me e shfryt\u00ebzue fitoren ashtu si d\u00ebshronte pse qe kap\u00eb n\u00eb mes dy zjarmeve\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Dom Zef Oroshi \u00a0n\u00eb fjalimin\u00a0 e tij, me rastin e sh\u00ebnimit n\u00eb Nju Jork t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nji m\u00ebsim tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vlefshme p\u00ebr Shqiptar\u00ebt edhe sot 550-vjet\u00eb pas vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, sipas Monsinjor Oroshit, \u00ebsht\u00eb fakti se Skend\u00ebrbeu, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve, p\u00ebr\u00e7arjeve dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb tjera me t\u00eb cilat p\u00ebrballej toka arb\u00ebrore n\u00eb koh\u00ebn e tij, ai e kishte t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb theksuar n\u00eb mendje dhe n\u00eb zem\u00ebr, \u2018Id\u00e9n\u00eb e nji Kombi\u2019. Ai menjiher\u00eb mbledh\u00eb princat n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr bes\u00eblidhje t\u00eb pergjitht\u00eb kundra anmikut t\u00eb Kombit.\u201d \u00a0\u00a0Monsinjor Oroshi ka theksuar se, \u201cPo ta kishin pas\u00eb udh\u00ebheqsit Shqiptar\u00eb para sysh k\u00ebt\u00eb madhni t\u2019id\u00e9s\u00eb s\u00eb (nj\u00eb Kombi) \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0q\u00eb Skend\u00ebrbeu zbatoi pes\u00eb shekuj m\u00e2 par\u00eb, ndryshe do t\u2019ishin zhvillue ngjarjet e 1939-t\u00ebs, ndryshe ato t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb 1943 e ndryshe ato t\u00eb nandorit t\u00eb 1944, sidomos ngjarjet e vitit 1944 t\u00eb cilat vet\u00ebm i krijoi injoranca mbi komunizmin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, per\u00e7amja e korrupcioni dhe apatia m\u00e2 e sh\u00ebmtueme (n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve). \u00a0Mjerisht, t\u00eb gjith\u00eb bartim n\u00eb kurriz\u00eb konsekuencat tash nji t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb shekullit. Shum\u00eb me vend prandej e thonte Ciceroni, oratori i p\u00ebrmendun i Rom\u00ebs klasike, se historia \u00e2sht m\u00ebsuesja e jet\u00ebs. Kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, kjo duhet t\u00eb vlej\u00eb dhe p\u00ebr n\u00e9 Shqiptar\u00ebt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Dr. Zef Oroshi n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Mons Oroshi, na sjell\u00eb nder mend nj\u00eb tjet\u00ebr konsiderat\u00eb historike, arsyen se pse shqiptar\u00ebt brez pas brezi adhurojn\u00eb Heroin e tyre Komb\u00ebtar t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, si asnj\u00eb tjet\u00ebr hero t\u00eb tyre. \u00a0\u201cNa mburremi, e ndoshta me vend, q\u00eb shum\u00eb Shqiptar\u00eb, qysh nga koha Ilire ban\u00eb karrjera me fam\u00eb bot\u00ebnore nd\u00ebr oborre mbretnore t\u00eb huaja &#8212; sikur af\u00ebr 20 e sa Perandor\u00eb n\u00eb tronin e Perandoris\u00eb Romane, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Diokleciani e Konstantini i Madh, tridhet\u00eb e sa Vezira, Ministra t\u00eb mbrendsh\u00ebm e t\u00eb Jasht\u00ebm, Pashallar\u00eb e Gjenerala t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane, p\u00ebr mos t\u00eb permend\u00eb Perandorin\u00eb Bizantine para sish, sikur Justiniani. \u00a0Por, kurr\u00eb nj\u00ebnit prej k\u00ebytne njer\u00ebz\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej nuk i r\u00e0 nd\u00ebrmend me prish\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb kishte dhe me krijue nji Perandori Ilirjane n\u00eb kohnat e vjetra, as m\u00e2 von\u00eb me krijue nji Shqipn\u00ec t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb madhe, tue ia dedikue jet\u00ebn e tyne krejt\u00eb \u00e7eshtjes s\u00eb popullit q\u00eb i lindi, ashtu sikurse b\u00e2ni Gjergj Kastrioti-Skend\u00ebrbeu, deri n\u00eb \u00e7astin kur vdekja e rr\u00ebmbeu tragjikisht nga zemra e Popullit t\u00eb vet\u201d, ka deklaruar Dr. Zef Oroshi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Monsinjor Dr. Zef Oroshi ka p\u00ebrfunduar fjalimin e tij me rastin e sh\u00ebnimit n\u00eb Nju Jork t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, n\u00eb vitin 1968,<\/p>\n<p>duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebthimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbe n\u00eb tok\u00ebn e Arb\u00ebrit p\u00ebr ta \u00e7liruar nga pushtuesit otoman ishte, \u201cPa asnji dyshim arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjergj Kastrioti u b\u00e2 simboli i lumn\u00eds\u00eb dhe i bashkimit t\u00eb Kombit, pes\u00eb shekuj m\u00e2 par\u00eb. Po ajo arsye \u00e2sht\u00eb edhe sot q\u00eb e b\u00e2n Skend\u00ebrbeun njeriun universal n\u00eb histor\u00ed dhe n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb fuq\u00ed morale qend\u00ebrore t\u2019ideologjive t\u00eb p\u00ebr\u00e7\u00e0me t\u00eb Kombit Shipt\u00e0r, mbrenda e jasht\u00eb Shqipnie. \u00a0Edhe sot, mbas pes\u00eb shekujsh nga vdekja e t\u00ed, (Gjergj Kastrioti-Skenderbe) \u00e2sht end\u00e9 simbol i gjall\u00eb bashkimi mes nesh, i at\u00edj bashkimi, pa t\u00eb cilin s\u2019ka gjall\u00ebnim Kombi Shqipt\u00e0r\u201d, \u00ebsht\u00eb shpehur Monsinjor Dr. Zef Oroshi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb shpallur si Viti i Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe \u2013 Kombi Shqiptar po p\u00ebrballet p\u00ebrs\u00ebri me sulme dhe me lakmit\u00eb e vjetra qindra vje\u00e7are ndaj trojeve shqiptare prej armiq\u00ebve t\u00eb tij shekullor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt &#8212; p\u00ebr llogari t\u00eb interesave t\u00eb huaja, kryesisht, sllavo-otomane &#8212; synojn\u00eb \u00e7kombatirizimin, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zhveshur brezat e rinj\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga identiteti dhe nga \u00e7do veti e tradit\u00eb komb\u00ebtare, nep\u00ebrmjet shtremb\u00ebrimeve historike, pohimeve dhe premtimeve fatzeza ekonomike dhe ideologjike t\u00eb momentit. \u00a0Mbetet p\u00ebr tu pa n\u00ebse udh\u00ebheqsit e sot\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shkat\u00ebrrues dhe t\u00eb mos u n\u00ebnshtrohen verb\u00ebrisht interesave dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tilla \u00e7komb\u00ebtarizuese nga t\u00eb huajt, p\u00ebrball\u00eb kataklizmave t\u00eb reja, t\u00eb cilat si\u00e7 duket, fatkeqsisht, p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk po marrin fund kurr\u00eb. Problemet e shqiptar\u00ebve nuk mund dhe nuk duhet t\u2019i zgjidhin t\u00eb huajt.\u00a0 Problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballej Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbe, ai i zgjodhi me bashkim. \u00a0B\u00ebrja e shtetit sot, nuk k\u00ebrkon asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb se bashkim rreth \u201cIdes\u00eb s\u00eb nj\u00eb Kombi\u201d dhe interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb tij.\u00a0 550-vjetori i Gjergj Kastriotit- Skenderbe b\u00ebn thirrje p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund defekteve historike dhe hovit t\u00eb influencave p\u00ebr llogari t\u00eb huajve, me shpres\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e re p\u00ebr shqiptar\u00ebt e lodhur, t\u00eb lig\u00ebshtuar dhe t\u00eb d\u00ebrrmuar shpirt\u00ebrisht gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, shqiptar\u00ebt kudo dhe pa dallim, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar \u00a0rreth ides\u00eb si shtet dhe si Komb, ashtu si dikur me Gjergj Kastriotin-Skend\u00ebrbeun, pa t\u00eb cilin, nuk ka bashkim as gjall\u00ebrim t\u00eb Kombit Shqiptar &#8212; as sot &#8212; as n\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kuad\u00ebr t\u00eb 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skend\u00ebrbe Nga Frank Shkreli Ky vit \u00ebsht\u00eb shpallur viti i Gjergj Kastriotit &#8212; Skend\u00ebrbe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 550-vjetorin e vdekjes Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti kam botuar nj\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb sjellur n\u00eb kujtes\u00eb se si diaspora shqiptare kishte sh\u00ebnuar &#8212; 50-vjet\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17410,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-18863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18864,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18863\/revisions\/18864"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17410"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}