{"id":18788,"date":"2018-04-25T09:55:39","date_gmt":"2018-04-25T07:55:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18788"},"modified":"2018-04-25T09:55:39","modified_gmt":"2018-04-25T07:55:39","slug":"nje-mikeshe-e-vjeter-e-shqiptareve-ne-shtepine-e-bardhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18788","title":{"rendered":"NJ\u00cb MIKESH\u00cb E VJET\u00cbR E SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb SHT\u00cbPIN\u00cb E BARDH\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_18789\" aria-describedby=\"caption-attachment-18789\" style=\"width: 311px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/mira-ricardel.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-18789\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/mira-ricardel.jpg\" alt=\"\" width=\"311\" height=\"469\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-18789\" class=\"wp-caption-text\">Mira Ricardel<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i ri i dhe i treti mbrenda nj\u00eb viti i Presidentit Trump p\u00ebr Sigurimin Komb\u00ebtar, Xhon Bolton em\u00ebroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Mira Ricardel si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebse t\u00eb tij.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr median, Z. Bolton tha se zgjodhi pik\u00ebrisht Mira Ricardel si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebse t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar, \u201cP\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb gjithan\u00ebshme, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me aleancat tona, me mbrojtjen komb\u00ebtare, me sigurin\u00eb e teknologjis\u00eb, me ndihm\u00ebn e jashtme dhe me kontrollin e arm\u00ebve\u201d, u shpreh K\u00ebshilltari i ri i Sigurimit Komb\u00ebtar i Presidenti Trump, Xhon Bolton.<strong>\u00a0 <\/strong>\u201cNjohuria e saj politike dhe p\u00ebrvoja e saj n\u00eb depaartamente t\u00eb ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb federale e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit Komb\u00ebtar\u201d, shtoi Z. Bolton n\u00eb njoftimin p\u00ebr em\u00ebrimin e Mira Ricardel n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Emri i Mira Ricardel \u00ebsht\u00eb i njohur mir\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb b\u00ebn\u00eb lobizmin n\u00eb favor t\u00eb kauzave shqiptare n\u00eb Washington, fund dekad\u00ebn e 80-ave dhe n\u00eb fillim t\u00eb 90-ave, q\u00eb ishte kulmi i k\u00ebtij aktiviteti, sidomos n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe t\u00eb \u00a0demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Karierra e saj politiko-ushtarake n\u00eb Washington p\u00ebrfshin\u00eb p\u00ebrpilimin dhe zhvillimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb mbrojtjes n\u00eb detyrat q\u00eb ajo ka ushtruar n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Mbrojtjes, si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs sekretare p\u00ebr Euro-Azin\u00eb dhe ndihm\u00ebs sekretare si dhe k\u00ebshilltare kryesore e Sekretarit Amerikan t\u00eb Mbrojtjes dhe aktualisht si Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretare e Departamentit t\u00eb Treg\u00ebtis\u00eb, nga ku u ftua q\u00eb t\u00eb transferohej n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. \u00a0Gjat\u00eb viteve, ajo ka punuar p\u00ebr tri administrata t\u00eb ndryshme amerikane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 detyrave t\u00eb ndryshme n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb legjislativit dhe t\u00eb ekzekutivit, Mira Ricardel ka sh\u00ebrbyer edhe si n\u00ebn-drejtoresh\u00eb e entit jo qeveritar p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, Freedom House n\u00eb Washington.\u00a0 Para se t\u00eb fillonte pun\u00ebn p\u00ebr qeverin\u00eb federale, ajo kishte punuar p\u00ebr nja 10-vjet p\u00ebr kompanin\u00eb e madhe aeronautike Boeing. \u00a0Ajo \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtare e Komitetit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, nj\u00eb ent privat q\u00eb i dedikohet studimit t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme.\u00a0 P\u00ebrvoja e saj, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs evropiane dhe euro-aziatike, marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO-n, forcat b\u00ebrthamore, mbrojta e raketave dhe kontrolli arm\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjithsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fillimisht, un\u00eb dhe shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan e kemi njohur Mira Ricardel nga koha q\u00eb ajo punonte p\u00ebr ish-Senatorin Bob Dole n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave.\u00a0 Ishte gjat\u00eb asaj periudhe q\u00eb Mira Ricardel filloi t\u00eb m\u00ebsonte dhe t\u00eb interesohej p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, pasi Senatori Bob Dole ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i mir\u00eb informuar dhe mjaft i interesuar p\u00ebr fatin dhe mbi gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00a0N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo q\u00eb e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb komunikimin e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan me Mira (Radieloviq) Ricardel &#8212; si p\u00ebrfaqsuese e nj\u00ebrit prej mb\u00ebshtetsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Senatin amerikan, Z. Bob Dole &#8212; kur mor\u00ebm vesh se ajo rrjedhte nga nj\u00eb familje kroate dhe ishte mjaft e sensibilizuar mbi zhvillimet e asaj kohe n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Mira Ricardel, (q\u00eb at\u00ebher\u00eb njihej si Mira Baratta) punonte p\u00ebr Senatorin Dole si ndihm\u00ebse legjislative dhe k\u00ebshilltare p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb arm\u00ebve.\u00a0 Ndoshta p\u00ebr origjin\u00ebn e saj si kroate, Senatori Dole e kishte caktuar gjithashtu q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si nd\u00ebrlidhse e Senatorit Bob Dole me komunitetin shqiptaro-amerikan, gjat\u00eb nj\u00eb decade shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shqiptar\u00ebt, sidomos p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, ajo sh\u00ebrbente gjithashtu edhe si nd\u00ebrlidhse midis individ\u00ebve dhe grupeve t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan dhe senator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb \u2013republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb &#8212; si\u00e7 ishte nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, Kryetari i Komisionit t\u00eb Senatit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, Senatori Claiborne Pell, i cili mezi kishte pritur t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1991, menj\u00ebher\u00eb pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve tona mike. \u00a0\u00a0Biznismeni i njohur shqiptaro-amerikan Xhim Xhema ishte mik i ngusht\u00eb i Senatorit Bob Dole dhe m\u00eb kujtohet fakti se gjat\u00eb asaj kohe, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr disa vite, vinte nga Nju Jorku n\u00eb Washington, t\u00eb pak\u00ebn dy tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb p\u00ebr takime me senator\u00eb e kongresmen\u00eb me qellim p\u00ebr t\u00eb bashkrenduar me ta politik\u00ebn amerikane ndaj shqiptar\u00ebve dhe kauzave t\u00eb tyre, n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. P\u00ebr t\u00eb interesuarit, mund t\u00eb lexoni m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb lidhje me aktivitetin e Z. Xhema, n\u00eb k\u00ebt\u00eb link <a href=\"http:\/\/telegraf.al\/opinion\/xhim-xhema-shqiptaro-amerikani-qe-i-qiti-telashe-te-medha-serbise-se-milloshevicit-1487593260\">http:\/\/telegraf.al\/opinion\/xhim-xhema-shqiptaro-amerikani-qe-i-qiti-telashe-te-medha-serbise-se-milloshevicit-1487593260<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por ishte Mira Ricardel, e em\u00ebruara dje si Z\u00ebvend\u00ebs K\u00ebshilltare e Sigurimit Komb\u00ebtar nd\u00ebrmjetsja midis Kongresit dhe komunitetit shqiptaro-amerikan kryesuar nga Xhimi Xhema dhe t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan t\u00eb angazhuar seriozisht dhe pa kurrfar\u00eb interesi personal n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7eshtjes shqiptare. \u00a0N\u00eb ish-zyrtaren e Kongresit amerikan, komuniteti kishte nj\u00eb kontakt t\u00eb drejt p\u00ebr drejt\u00eb dhe tanim\u00eb t\u00eb mir\u00eb-informuar p\u00ebr gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve dhe shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre dhe se \u00e7\u2019po ndodhte n\u00eb fillim t\u00eb 90-ave n\u00eb Ballkan dhe parashikimet se \u00e7\u2019mund t\u00eb ndodhte n\u00eb vitet e ardh\u00ebshme n\u00eb at\u00eb rajon.\u00a0 M\u00eb kujtohet se ashtu si\u00e7 ishte rasti edhe me t\u00eb tjer\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm amerikan\u00eb, Mira Rikardel shprehte pik\u00ebpamjet e saja, privatisht dhe zyrtarisht, kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb Beogradit n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjithse kan\u00eb kaluar aq shum\u00eb vite qysh\u00eb nga fillimit t\u00eb 90-ave dhe shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar, fatbardh\u00ebsisht, p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre autoktone, mbeten ende \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhura p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe gjetk\u00eb.\u00a0 Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave Mira Rikardel ende mbetet e interesuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare edhe pas aq shum\u00eb vitesh, megjithse detyra t\u00eb larta n\u00eb administratat e m\u00eb pastjame ka zgj\u00ebruar horizontin e saj p\u00ebrtej politikave t\u00eb Ballkanit dhe natyrisht nuk sh\u00ebrben m\u00eb si nd\u00ebrlidh\u00ebse me komunitetin shqiptaro-amerikan. Por, megjithk\u00ebt\u00eb merret vesh se n\u00eb fillim t\u00eb prillit ajo \u00ebsht\u00eb takuar me Haxhi Dautin, Kryetarin e K\u00ebshillit Shqiptaro-Amerikan, i cili p\u00ebrdori rastin t\u00eb fal\u00ebnderonte miken e njohur e t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe zyrtaren e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Treg\u00ebtis\u00eb, Mira Ricardel. P\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb detyra t\u00eb larta n\u00eb tri administrata t\u00eb ndryshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ai e fal\u00ebnderoi at\u00eb p\u00ebr kontributin e vazhduesh\u00ebm dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb ajo ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare gjat\u00eb viteve, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb punonte n\u00eb Kongresin Amerikan, n\u00eb fillim t\u00eb 1989-1996, p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj, p\u00ebr ndihmes\u00ebn e saj n\u00eb arritjen e marrveshjes s\u00eb Ohrit dhe p\u00ebr demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mira Ricardel i takon nj\u00eb grupi zyrtar\u00ebsh dhe ish-zyrtar\u00ebsh amerikan\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt po pak\u00ebsohen dita dit\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr arsye moshe ose vdekjesh, me t\u00eb cil\u00ebt komuniteti shqiptaro-amerikan ka punuar ngusht gjat\u00eb 80-ave dhe 90-ave p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr demokratizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti. \u00a0Ndihma dhe mb\u00ebshtetja e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr k\u00ebto kauza dhe t\u00eb tjera p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e doemosdoshme edhe sot, sidomos p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe lakmive historike t\u00eb putin\u00ebve dhe erdogan\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bote, ndaj trojeve shqiptare. \u00a0Nevojat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por fatkeqsisht, as komuniteti shqiptaro-amerikan sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i organizuar si\u00e7 ishte gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb krizave t\u00eb viteve 80-ta e 90-ta, n\u00eb koh\u00ebn kur Mira Ricardel sh\u00ebrbente si nd\u00ebrlidhse me shqiptaro-amerikan\u00ebt.\u00a0 Por sot, fatbardh\u00ebsisht, Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk jan\u00eb ato shtete t\u00eb viteve 80-e 90. Sot k\u00ebto dy shtete jan\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb pavarura, me ambasadat e tyre n\u00eb Washington dhe me ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. U takon dy shteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb lobimin pro-shqiptar n\u00eb Washington dhe t\u00eb kultivojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb midis dy kombeve tona. Komuniteti shqiptaro-amerikan mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por jan\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb miq\u00eb t\u00eb ri dhe t\u00eb ruajn\u00eb miqt\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Washington.\u00a0 As shp\u00ebrndarja e abetareve n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan sado e vlefshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb, nga ministrit\u00eb e reja t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe as dalja n\u00eb fotografi 80-mij\u00eb dollar\u00ebshe t\u00eb udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk do t\u00eb zevendsojn\u00eb as nuk mund t\u00eb ushtrojn\u00eb influenc\u00ebn e dikurshme t\u00eb lobimit t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe as nuk do t\u00eb sigurojn\u00eb mb\u00ebshtetjen jetike t\u00eb Washingtonit zyrtar p\u00ebr interesat e kombit shqiptar, sot as n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00a0Nevojitet pra, nj\u00eb angazhim m\u00eb serioz nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova p\u00ebr nj\u00eb lobim transparent bazuar n\u00eb standardet amerikane, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare dhe jo p\u00ebr promovimin e interesave t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb dit\u00ebs, ose t\u00eb partive q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli K\u00ebshilltari i ri i dhe i treti mbrenda nj\u00eb viti i Presidentit Trump p\u00ebr Sigurimin Komb\u00ebtar, Xhon Bolton em\u00ebroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Mira Ricardel si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebse t\u00eb tij.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr median, Z. Bolton tha se zgjodhi pik\u00ebrisht Mira Ricardel si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebse t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar, \u201cP\u00ebr arsye t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18789,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-18788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18790,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18788\/revisions\/18790"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}