{"id":18721,"date":"2018-04-19T22:39:29","date_gmt":"2018-04-19T20:39:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18721"},"modified":"2018-04-19T22:39:29","modified_gmt":"2018-04-19T20:39:29","slug":"barbara-bush-gjyshja-e-amerikes-nderroi-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18721","title":{"rendered":"BARBARA BUSH, \u201cGJYSHJA E AMERIK\u00cbS\u201d, ND\u00cbRROI JET\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_18722\" aria-describedby=\"caption-attachment-18722\" style=\"width: 504px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Familja-e-ngusht\u00eb-e-Presidentit-dhe-Barbara-Bush.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-18722 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Familja-e-ngusht\u00eb-e-Presidentit-dhe-Barbara-Bush.jpg\" alt=\"\" width=\"504\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Familja-e-ngusht\u00eb-e-Presidentit-dhe-Barbara-Bush.jpg 504w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Familja-e-ngusht\u00eb-e-Presidentit-dhe-Barbara-Bush-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 504px) 100vw, 504px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-18722\" class=\"wp-caption-text\">Familja e ngusht\u00eb e Presidentit dhe Barbara Bush<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Barbara Bush, e quajtur si n\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje, \u201cGjyshja e Amerik\u00ebs\u201d, ose \u201cgjyshja e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d &#8212; bashkshortja e Presidentit t\u00eb 41-t\u00eb dhe n\u00ebna e Presidentit t\u00eb 43-t\u00eb t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 17 prill n\u00eb mosh\u00ebn 92-vje\u00e7are n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Huston t\u00eb shtetit Texas, e rrethuar nga familja. Ajo la pas, \u201cplot sht\u00ebpin\u00eb\u201d: Bashkshortin e saj prej 73-vjet\u00ebsh, ish-presidentin Xhorxh H.W. Bush, pes\u00eb f\u00ebmijt\u00eb me bashkshort\u00ebt e tyre, 17 nipa e mesa dhe shtat\u00eb st\u00ebrpnipa dhe st\u00ebrmesa.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr publikun me rastin e vdekjes , ish-Presidenti Xhorxh W Bush tha se, \u201cN\u00ebna ime e dashur nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 92-vje\u00e7are. Laura, Barbara, Xhena dhe un\u00eb jemi t\u00eb pik\u00eblluar, por zem\u00ebrat tona jan\u00eb t\u00eb qet\u00ebsuara sepse e dim\u00eb se shpirti i saj \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb\u2026 Un\u00eb jam me fat q\u00eb Barbara Bush ishte n\u00ebna ime. Ajo do na mungoj\u00eb\u00a0 shum\u00eb mua dhe familjes\u2026.\u201d.<\/p>\n<p>Barbara Bush ishte bashkshorte, n\u00ebn\u00eb, gjyshe, st\u00ebrgjyshe e devotshme dhe mb\u00ebshtet\u00ebse e p\u00ebrkushtuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr analfabetizmit. Ajo ishte direkte n\u00eb komunikim me median dhe me t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb karakateristik\u00eb e t\u00eb folurit tro\u00e7 q\u00eb e dallonte ish-Zonj\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. \u201cNjer\u00ebzit m\u00eb duan\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ajo me nj\u00eb rast, \u201csepse e din\u00eb q\u00eb un\u00eb jam e drejt\u00eb, se i dua f\u00ebmijt\u00eb dhe se e adhuroj dhe respektoj bashkshortin tim\u201d.\u00a0\u00a0 Barbara Bush, njihej gjithashtu edhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr vullnetarizmin e saj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar personat dhe familjet n\u00eb nevoj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb dashura n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi dhe n\u00eb zem\u00ebrat e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e njihnin dhe me njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt takohej edhe rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me zgjedhjen e bashkshortit t\u00eb saj president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb janar t\u00eb vitit 1989, Barbara Bush ishte e vetdijshme se ajo vet nuk ishte zgjedhur n\u00eb asnj\u00eb detyr\u00eb zyrtare por kishte urdh\u00ebruar stafin e saj se, \u201c\u00c7do dit\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d\u00a0 K\u00ebshtuq\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ceremonive zyrtare si zonja e par\u00eb e vendit, n\u00eb t\u00eb cilat ajo duhej t\u00eb merrte pjes\u00eb, Barbara Bush u angazhua n\u00eb shum\u00eb veprimtari organizatash bamir\u00ebse, pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata t\u00eb cil\u00ebt kishin nevoj\u00ebn e ndihm\u00ebs nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr kauzash p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb pa streh\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit, p\u00ebr t\u00eb ushqyer t\u00eb uriturit, nd\u00ebrmori p\u00ebrpjekje \u00a0p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00ebmundjen e Sid\u00ebs dhe ishte n\u00eb krye t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar f\u00ebmijt. Por mbi t\u00eb gjitha, Barbara Bush do t\u00eb njihet p\u00ebr fushat\u00ebn e saj kund\u00ebr analfabetizmit \u2013 p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shkrim-leximit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij dhe p\u00ebr familje.\u00a0 N\u00ebn udh\u00ebheqjen e t\u00eb ndjer\u00ebs, Fondacioni i saj me k\u00ebt\u00eb mision q\u00eb ajo ka themeluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, gjat\u00eb viteve, ka mbledhur m\u00eb shum\u00eb se 110-milion dollar\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb programeve komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb luftuar analfabetizmin, an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ajo e shihte k\u00ebt\u00eb program dhe arsimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si nj\u00eb doemosdoshm\u00ebri, q\u00eb sipas saj ndihmonte sado pak familjet dhe f\u00ebmijt\u00eb e tyre n\u00eb nevoj\u00eb, ashtuq\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sukses\u00ebsh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E orientuar gjithmon\u00eb nga familja dhe kujdesi i saj p\u00ebr t\u00eb, Barbara Bush \u00ebsht\u00eb cituar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cAjo q\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Bardh\u00eb.\u201d\u00a0 Th\u00ebn\u00eb ndryshe, \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet amerikane. P\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb sh\u00ebrbeu n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb si familja e par\u00eb e Amerik\u00ebs, familja Bush ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet amerikane dhe kredia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pa dyshim, i shkon t\u00eb ndjer\u00ebs Barbara Bush, e cila vente rregull dhe zbatonte disiplin\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, udh\u00ebheqsit dhe ish-udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb d\u00ebrguar mesazhe ngush\u00ebllimi me rastin e vdekjes s\u00eb Barbara Bush duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb grua e cila ishte e p\u00ebrkushtuar ndaj familjes dhe atdheut t\u00eb saj, por edhe ndaj sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn publike. \u00a0Presidenti Trump dhe bashkshortja e tij e cil\u00ebsuan at\u00eb si nj\u00eb \u201cmb\u00ebshtet\u00ebse e fort\u00eb e familjes amerikane, e cila do t\u00eb mbahet mend\u00eb p\u00ebr dedikimin e saj t\u00eb fort\u00eb ndaj atdheut dhe familjes, t\u00eb cilave ajo u sh\u00ebrbeu me devocion\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-presidenti Obama dhe bashkshortja e tij, u shpreh\u00ebn se do t\u00eb, \u201cjen\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Barbara Bush p\u00ebr bujarin\u00eb dhe p\u00ebr zem\u00ebrgj\u00ebrsin\u00eb q\u00eb ajo tregoi ndaj nesh gjat\u00eb viteve tona n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs asaj p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo jetoi dhe veproi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj \u2013 si nj\u00eb testament se sh\u00ebrbimi publik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vep\u00ebr fisnike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si shembull i dinjitetit dhe modestis\u00eb, cil\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb pasqyrojn\u00eb karakteristikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb shpirtit amerikan.\u201d\u00a0 Nd\u00ebrsa ish-presidenti Xhimi Karter dhe bashkshortja e tij e kujtuan Barbara Bush si \u201cgruan e nj\u00eb familjeje t\u00eb dedikuar ndaj sh\u00ebrbimit publik, e cila mb\u00ebshteti vullnetarizmin si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrparimin e vendit.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Familja Bush \u00ebsht\u00eb e lidhur drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb edhe me fatin e Kombit Shqiptar n\u00eb fund shekullin e 20 dhe fillim shekullin e 21. Historia ka sh\u00ebnuar tanim\u00eb se\u00a0 Presidenti Xhorxh Bush i vjet\u00ebr m\u00eb 25 dhjetor, 1992 i d\u00ebrgoi presidentit kriminel serb Milloshevi\u00e7 paralajm\u00ebrimin q\u00eb historia e njeh si \u201cParalajm\u00ebrimi i Krishtlindjes\u201d e n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se \u201cN\u00eb rast konflikti n\u00eb Kosov\u00eb, i shkaktuar nga Serbia, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gat\u00ebshme t\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00ebn ushtarake kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi\u201d. \u00a0Ishte ky nj\u00eb paralajm\u00ebrim nga Presidenti Xhorxh Bush i vjet\u00ebr dhe i cili u p\u00ebrs\u00ebrit m\u00eb von\u00eb edhe nga administrate Klinton duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu baza e politik\u00ebs amerikane ndaj Kosov\u00ebs, politik\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, me n\u00eb krye Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb sulmet e ajrore q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. \u00a0Dhe m\u00eb 10-6-2007 gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb Bush tjet\u00ebr, pik\u00ebrisht djali i Bushit t\u00eb vjet\u00ebr, Presidenti Xhorxh W., b\u00ebri deklarat\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn defakto shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga kryeqyteti shqiptar, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb Mjaft \u2013 Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur\u201d.<\/p>\n<figure id=\"attachment_18723\" aria-describedby=\"caption-attachment-18723\" style=\"width: 621px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/barbara-bush-nene-tereza.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-18723 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/barbara-bush-nene-tereza.jpg\" alt=\"\" width=\"621\" height=\"387\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/barbara-bush-nene-tereza.jpg 621w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/barbara-bush-nene-tereza-300x187.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 621px) 100vw, 621px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-18723\" class=\"wp-caption-text\">Me N\u00ebn\u00eb Terezen n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E ndjera Barbara Bush kishte deklaruar me nj\u00eb rast se, \u201cUn\u00eb dhe Xhorxh Bush jemi dy njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb lumtur dhe m\u00eb me fat n\u00eb bot\u00eb\u201d. \u00a0Edhe ne shqiptar\u00ebt mund t\u00eb themi se ishim me fat t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar ishin dy president\u00eb t\u00eb familjes Bush (bab\u00eb e djal\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb krye t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, historia dhe fati yn\u00eb i ftoi q\u00eb t\u00eb luanin rolin kryesor n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit shqiptar.\u00a0 Ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta familjes s\u00eb nderuar Bush p\u00ebr humbjen e bashkshortes, n\u00ebn\u00ebs dhe gjysh\u00ebs tuaj dhe fal\u00ebnderimet tona p\u00ebr rolin q\u00eb kini luajtur n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Frank Shkreli Barbara Bush, e quajtur si n\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje, \u201cGjyshja e Amerik\u00ebs\u201d, ose \u201cgjyshja e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d &#8212; bashkshortja e Presidentit t\u00eb 41-t\u00eb dhe n\u00ebna e Presidentit t\u00eb 43-t\u00eb t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 17 prill n\u00eb mosh\u00ebn 92-vje\u00e7are n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Huston t\u00eb shtetit Texas, e rrethuar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18722,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1804,214],"class_list":["post-18721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-barbara-bush","tag-nene-tereza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18724,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18721\/revisions\/18724"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}