{"id":18694,"date":"2018-04-17T11:24:54","date_gmt":"2018-04-17T09:24:54","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18694"},"modified":"2018-04-17T11:24:54","modified_gmt":"2018-04-17T09:24:54","slug":"shenime-gjate-nje-vizite-ne-greqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18694","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Greqi"},"content":{"rendered":"<div class=\"gmail_quote\">\n<div>\n<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue,Helvetica,Arial,sans-serif;\">\n<div>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Frrok-Vukaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-18695 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Frrok-Vukaj.jpg\" alt=\"\" width=\"519\" height=\"389\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Frrok-Vukaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Frrok-Vukaj-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 519px) 100vw, 519px\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\">\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><strong>NDRYSHIME POZITIVE N\u00cb STATUSIN E EMIGRANTIT<\/strong><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><i><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\"><span lang=\"SQ\">Frrok Vukaj \u2013 Akademia e Shkencave t\u00eb Edukimit<\/span><\/span><\/i><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">Pas vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrimin e viteve 2012 \u2013 2013 n\u00eb disa fshatra e qytete t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebrfshire Athin\u00ebn e Akropolin , kjo \u00ebsht\u00eb vizita e dyt\u00eb. M\u00eb joshi e m\u00eb mund\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb shoku dhe miku im, baxhanaku Viktor Lika, i cili erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri bashk\u00eb me gruan dhe djalin p\u00ebr t\u00eb festuar Pashk\u00ebt Katolike. K\u00ebt\u00eb her\u00eb isha m\u00eb i familjarizuar p\u00ebr ta zgjeruar rrethin e t\u00eb njohurve dhe p\u00ebr t\u2019u informuar m\u00eb mir\u00eb me problemet e emigrant\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Qysh n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi dua t\u00eb pohoj me k\u00ebnaq\u00ebsi se p\u00ebrmir\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri \u2013 Greqi ka ndikuar pozitivisht n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin konkret t\u00eb statusit s\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe me shtrirje gjeografike. Shqiptar\u00ebt, sidomos familjar\u00ebt, e kan\u00eb rritur kredibilitetin e besueshm\u00ebrin\u00eb tek grek\u00ebt. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po integrohen n\u00eb jet\u00ebn ekonomike \u2013 shoq\u00ebrore. T\u00eb dy pal\u00ebt e kan\u00eb kuptuar se mund t\u00eb rritin sukseset n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb e respektin ndaj nj\u00ebri \u2013 tjetrit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e me interesa t\u00eb nd\u00ebrsjella. Urat e komunikimit kan\u00eb ardhur duke u forcuar pas shum\u00eb luhatjesh e paragjykimesh. P\u00ebrfitimet e dyanshme kan\u00eb qen\u00eb produktive p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se ky partneritet solid \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs ; kjo nj\u00eb dukuri e re. Kjo klim\u00eb pozitive \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb deri n\u00eb organet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb Greke e cila ka sjell\u00eb refleksione t\u00eb drejta e pozitive. Tashm\u00eb jan\u00eb krijuar leht\u00ebsira p\u00ebr pajisjen e emigrant\u00ebve me pasaporta e leje q\u00ebndrimi. K\u00ebto leht\u00ebsira kan\u00eb joshur dhe rikthyer shum\u00eb emigrant q\u00eb kishin humbur k\u00ebt\u00eb status.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0Nuk ekziston m\u00eb ajo gjendje e frikshme e posht\u00ebruese e viteve t\u00eb fillimit \u2026 Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb e ndjejn\u00eb veten t\u00eb qet\u00eb e dinjitar, enden cep m\u00eb cep pa ndrojtje e ngurrim. Kjo \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e tregon shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet krejt t\u00eb ri e me t\u00eb drejta af\u00ebrsisht 100% t\u00eb barabarta me vendasit.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Problemi i njohjes s\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb e i pensioneve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes, drejt finalizimit. Jeta social \u2013 ekonomike ka ardhur duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar nga viti n\u00eb vit ndon\u00ebse me sakrifica. Emigrant\u00ebt me letra prej 5 vitesh p\u00ebrfitojn\u00eb p\u00ebrkrahje sociale dhe bonuse nj\u00eblloj si vendasit, kur kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb pakta. K\u00ebta familjar\u00eb marrin mesatarisht 200 \u2013 300 euro n\u00eb muaj, gjysma e tyre ushqime e pjesa tjet\u00ebr u kreditohet n\u00eb bank\u00eb. N\u00eb rast papun\u00ebsia kjo shum\u00eb arrin deri ne 500 euro, madje u kompensohet me 70% energjia elektrike. Sh\u00ebrbimi mjek\u00ebsor \u00ebsht\u00eb falas dhe shteti p\u00ebrballon vlera monetare t\u00eb konsiderueshme.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gjelosh Bi\u00e7aku nga Lummardhi i Puk\u00ebs me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore na shpjegon me detaje e pasion p\u00ebr pagesat e paaft\u00ebsis\u00eb, por edhe p\u00ebrballimin e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor deri ne 100,000 euro p\u00ebr 1 person. Arsimi Para universitar \u00ebsht\u00eb falas, bil\u00ebs edhe librat e transporti nga fshatrat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta p\u00ebr n\u00eb shkolla. N\u00eb klasat e Ciklit t\u00eb Ul\u00ebt aplikohet edhe nj\u00eb vakt ushqimi falas. Nga k\u00ebto leht\u00ebsira p\u00ebrfitojn\u00eb edhe nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, por shum\u00eb prej tyre mezi e flasin gjuh\u00ebn amtare. Krijimi i mund\u00ebsive p\u00ebr hapjen e Shkollave Shqipe me m\u00ebsim plot\u00ebsues do t\u00eb ishte nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e politik\u00ebs greke, e njohur kjo edhe nga Konventat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundime sa m\u00eb objektive, vizitat dhe kontaktet e mia k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb shumta e m\u00eb t\u00eb plota. Po ve\u00e7oj disa prej tyre : <\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">N\u00eb Ipad (ish komun\u00eb), Lutra, Likno, Laskuvi, Peristeri, Pirgu, Spehiolla \u2013 Makronomi, Lanios, fshatra t\u00eb tjera p\u00ebr n\u00eb Karpenis, Virgjini, Lamia, Volos, Selanik etj.\u00a0 Festa e Pashk\u00ebve Ortodokse qe nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr njohje t\u00eb reja, vizita e miq\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">Takova grek\u00eb e shqiptar\u00eb nga shum\u00eb krahina t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb : Vangjel e Pandeli Ko\u00e7ollarin, Gjovalin e Gjelosh Bi\u00e7akun, Sokol Mem\u00ebn, Ba\u00e7i e Dhurata Hoxh\u00ebn, Dhimit\u00ebr e Violeta Dimojani etj. T\u00eb ngrohta e miq\u00ebsie vizitat n\u00eb familjet e Artur e Xhvahire Likes, Nikolin e Violeta Smajlit.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie qytetarie, p\u00ebr mikpritje e bujari, p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe ndjenja humane shquhej dhe familja e Vikt\u00eb Lik\u00ebs. Pashk\u00ebt Ortodokse i festonin me kurban e vizita edhe besimtar\u00ebt katolik dhe mysliman.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\" style=\"text-indent: 0.5in;\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">Rritja e nivelit ekonomik \u00ebsht\u00eb pasqyruar me ndryshime edhe n\u00eb nivelin social \u2013 kultur\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 bujq\u00ebsis\u00eb kan\u00eb filluar pun\u00ebsimet edhe n\u00eb industri, tregti, sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim e sektor te tjer\u00eb, por m\u00eb me pakic\u00eb. Besmir Lika vazhdon studimet n\u00eb Athin\u00eb p\u00ebr gazetari, por paguhet edhe n\u00eb nj\u00eb biznes privat. Silvana Lika ka mbaruar gjimnazin e punon me tregti, aspiron e p\u00ebrgatitet p\u00ebr studime universitare jasht\u00eb shtetit. Arb\u00ebr Lika mekanik prej vitesh n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private. Mund t\u00eb num\u00ebrosh e t\u00eb shtosh edhe shum\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb, por e ndjeva veten keq kur nj\u00eb kamerier rreth 20 vje\u00e7are mezi fliste shqip (i lindur n\u00eb Greqi). <\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\" style=\"text-indent: 0.5in;\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">Duhet t\u00eb theksoj edhe nj\u00ebher\u00eb krijimin e nj\u00eb klime pozitive mes grek\u00ebve e shqiptareve. P\u00ebr model mund t\u00eb p\u00ebrmendim familjen Lika e Vasilinikolos. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e t\u00eb tjera kam folur edhe n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb disa media n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013. Plaku Panajot ka nd\u00ebrruar jet\u00eb para 2 vitesh. Asnj\u00eb ftohje nuk ndodhi midis k\u00ebtyre 2 familjeve, p\u00eb miq\u00ebsia vazhdon. I takuam n\u00eb dit\u00ebn e Pashk\u00ebve : \u00e7iftin Jani e Theodhora e vajzat , Eleni e Vasho, nj\u00eb familje intelektuale q\u00eb jeton n\u00eb Athin\u00eb. E motra e Janit, Karula e qeshur e komunikuese, \u00ebsht\u00eb pedagoge n\u00eb nj\u00eb Universitet me em\u00ebr. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ngroht\u00ebsia dhe sinqeriteti i tyre. Vasho, nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb 9-vje\u00e7are, dinte \u00a04 gjuh\u00eb t\u00eb huaja ; p\u00ebrqafonte Lin\u00ebn, gruan e Viktorit, si ta kishte n\u00ebn\u00eb. Familja Lika, deri kur bleu nj\u00eb sht\u00ebpi 2 katesh, banoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e grekut, tashm\u00eb e ri konstruktuar p\u00ebr bukuri. Favoret nuk kan\u00eb ndryshuar; administron p\u00ebr nevojat e veta pa ndonj\u00eb detyrim 7 hektar tok\u00eb e punon me zetorin e dhuruar para vitesh, por edhe k\u00ebta jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj familjes greke. N\u00eb shum\u00eb zona popullsia ka l\u00ebvizur drejt qyteteve ; shikuam fshatra e plot sht\u00ebpi pothuajse t\u00eb braktisura. Kjo dukuri ka shtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore e shqiptaret jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preferuarit p\u00ebr pun\u00eb, p\u00ebr administrator<a name=\"m_1470066771545602581__GoBack\"><\/a> e mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre pronave. Grek\u00ebt e vetmuar n\u00eb fshatra p\u00ebrpiqen t\u2019i punojn\u00eb tokat vet\u00eb e me ndihm\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve e emigrant\u00ebve. Me gjith\u00eb luhatjet e tronditjet sociale vazhdon lidhja me trojet e pronat e t\u00eb par\u00ebve. Ata t\u00eb moshuar, t\u00eb r\u00ebnduar nga vitet, jan\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebtyre lidhjeve t\u00eb zbehura vit pas viti, por jo n\u00eb bujari. N\u00eb Laskuvo, Janis Maklara na dhuroi 6-7 kg raki e ver\u00eb. Viktori kishte shum\u00eb t\u00eb njohur dhe g\u00ebzonte respekt.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\" style=\"text-indent: 0.5in;\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">Ai m\u00eb shpjegon se Theodhor Belkos, dikur ish-shoq\u00ebrues i Kryeministrit Grek, i kishte dhuruar 150 litra ver\u00eb me rastin e hyrjes n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re. Favorizuese p\u00ebr nj\u00eb \u00a0jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb rrug\u00ebt e asfaltuara deri n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, uj\u00ebt e pijsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi madje dhe shum\u00eb \u00e7ezma publike, platit (sheshe) pothuajse n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr fshati, ndri\u00e7imi publik i k\u00ebnaqsh\u00ebm, por edhe \u00e7mimet me tarifa t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr popullat\u00ebn. Ne p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi dua t\u00eb kujtoj vizitat e bukura n\u00eb pik\u00ebn turistike Karpenis e ato n\u00eb Volos e Selanik. N\u00eb t\u00eb par\u00ebn m\u00eb shoq\u00ebroj me makin\u00eb Silvana, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn Besmiri me tezen e kush\u00ebrir\u00ebn e tij, respektivisht Dila e Teuta. Mot\u00ebr e v\u00eblla zot\u00ebronin mir\u00eb gjuh\u00ebn greke, por nuk kishin harruar as shqipen, as rrethin familjar e shoq\u00ebror, as Shqip\u00ebrin\u00eb. Vizitat e tyre n\u00eb atdhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrvitshme. Besmiri, si gazetar i ardhsh\u00ebm, na shpjegon me pasion edhe p\u00ebr situat\u00ebn e brisht\u00eb n\u00eb rajon, p\u00ebr historin\u00eb, gjeografin\u00eb, problemet sociale e jet\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p class=\"m_1470066771545602581ydp1d5df406MsoNormal\" style=\"text-indent: 0.5in;\"><span lang=\"SQ\" style=\"font-size: 12pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\">\u00a0Jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb e t\u00eb tjera q\u00eb lidhin e miq\u00ebsojn\u00eb popujt ; politika duhet t\u2019i promovoj\u00eb e forcojn\u00eb k\u00ebto lidhje shekullore, duke zgjidhur me pjekuri e mir\u00ebkuptim reciprok disa probleme t\u00eb mbetura pezull prej dekadash.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDRYSHIME POZITIVE N\u00cb STATUSIN E EMIGRANTIT Frrok Vukaj \u2013 Akademia e Shkencave t\u00eb Edukimit Pas vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrimin e viteve 2012 \u2013 2013 n\u00eb disa fshatra e qytete t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebrfshire Athin\u00ebn e Akropolin , kjo \u00ebsht\u00eb vizita e dyt\u00eb. M\u00eb joshi e m\u00eb mund\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb shoku dhe miku im, baxhanaku Viktor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18695,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-18694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18694"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18696,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18694\/revisions\/18696"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}