{"id":18645,"date":"2018-04-12T23:16:54","date_gmt":"2018-04-12T21:16:54","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18645"},"modified":"2018-04-12T23:21:33","modified_gmt":"2018-04-12T21:21:33","slug":"gjukanoviq-kerkon-voten-e-shqiptareve-siguron-se-do-ti-permbahet-marreveshjes-per-kufirin-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18645","title":{"rendered":"&#8221;Gjukanoviq k\u00ebrkon vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve, siguron se do t\u2019i p\u00ebrmbahet marr\u00ebveshjes p\u00ebr kufirin me Kosov\u00ebn&#8221;"},"content":{"rendered":"<h2><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/millo-gjukanoviq.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-6187 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/millo-gjukanoviq.jpg\" alt=\"\" width=\"578\" height=\"332\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/millo-gjukanoviq.jpg 435w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/millo-gjukanoviq-300x172.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 578px) 100vw, 578px\" \/><\/a><\/h2>\n<h2 class=\"description\">Millo Gjukanoviq, Kandidat p\u00ebr President t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb zgjedhjet e 15 prillit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr raportet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, pas mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufirit. Ai ka treguar n\u00ebse Podgorica do ta respektoj\u00eb deklarat\u00ebn Tha\u00e7i-Vujanoviq p\u00ebr korrigjimin e gabimeve q\u00eb Kryeministri Haradinaj insiston se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kur \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar kufiri. Kreu i DPS\u2019s\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi ka folur edhe p\u00ebr vendimin e vitit 2008, kur vendi i tij vendosi ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, raportet me Hashim Tha\u00e7in, bisedimet Kosov\u00eb \u2013Serbi, tentim pu\u00e7in e vitit 2016 p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij, t\u00eb sponsorizuar nga Rusia, paralajm\u00ebrimet e kund\u00ebrkandidat\u00ebve t\u00eb tij se do ta anulojn\u00eb njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe pritjet se elektorati shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi do ta votoj\u00eb masivisht t\u00eb diel\u00ebn<\/h2>\n<div id=\"article-text\">\n<p>Milo Gjukanoviq \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga dinozaur\u00ebt politik\u00eb\u00a0t\u00eb Ballkanit. N\u00eb politik\u00ebn e lart\u00eb, t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ka hyr\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb, duke u ngjitur shpejt n\u00eb maj\u00ebn e pushtetit.\u00a0 Malazezi shtatgjat\u00eb, si vet\u00ebm 29-vje\u00e7ar arrin t\u00eb b\u00ebhet Kryeminist\u00ebr. Ishte edhe shefi m\u00eb i ri i nj\u00eb qeverie n\u00eb Evrop\u00eb, e p\u00ebr kuriozitet thuhet se kjo ishte edhe puna e par\u00eb e tij me rrog\u00eb. N\u00eb ngritjen e tij ka hise edhe vet\u00eb Sllobodan Millosheviq, me t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb konfrontimi ishte i pashmangsh\u00ebm. Sloba thuhej se kishte d\u00ebrguar njer\u00ebz n\u00eb Podgoric\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb. N\u00eb vitin 1999, Mali i Zi, edhe pse n\u00ebn nj\u00eb \u00e7ati me Serbin\u00eb, kishte hapur dyert p\u00ebr strehimin e kosovar\u00ebve q\u00eb po iknin nga forcat serbe. Me Gjukanoviqin n\u00eb krye Mali i Zi, m\u00eb 2006, konfirmohet si shteti m\u00eb i ri n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr rezultatin e referendumin, ku vota shqiptare ishte vendimtare, presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm serb Vojislav Kostunica thuhej se kishte qar\u00eb n\u00eb Beograd. Politikani kontrovers, i njohur nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr pasurin\u00eb e tij enorme,\u00a0 m\u00eb 2008 fitoi edhe nj\u00eb her\u00eb simpatin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Ai kishte\u00a0 marr\u00eb vendim p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; gj\u00eb q\u00eb u kund\u00ebrshtua edhe n\u00eb Serbi dhe nga serb\u00ebt e Malit t\u00eb Zi. U tregua konstruktiv edhe kur Kosova dhe Mali i Zi dukej se po kalonin n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kufirit. K\u00ebt\u00eb kurs premton se do ta mbaj\u00eb edhe p\u00ebr korrigjimin e gabimeve eventuale gjat\u00eb matjeve p\u00ebr sh\u00ebnimin e vij\u00ebs kufitare. \u201cDo t\u00eb respektojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb parashihet me marr\u00ebveshje, edhe nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb gabimet eventuale n\u00ebse konfirmohet se ka t\u00eb tilla\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: Ta fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me demarkacionin e Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Ishim d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb bllokade, ve\u00e7mas n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr faktin q\u00eb partit\u00eb opozitare e pengonin ratifikimin me pretekstin se Kosova ka humbur territor me marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb vitin 2015. P\u00ebrfundimisht muajin e kaluar Kuvendi i Kosov\u00ebs e ratifikoi marr\u00ebveshjen. A jeni Ju i k\u00ebnaqur me deklarat\u00ebn e president\u00ebve Tha\u00e7i dhe Vujanoviq dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjidh ky kontest?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M. Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ratifikimi ndodhi dhe q\u00eb me k\u00ebt\u00eb u m\u00ebnjanua nj\u00eb problem q\u00eb panevojsh\u00ebm i ka hedhur hije kualitetit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona. \u00cbsht\u00eb humbur nj\u00eb koh\u00eb e \u00e7muar, por t\u00eb mos kthehemi prapa. Ajo q\u00eb ka ndodhur, ka ndodhur. Duhet t\u00eb fokusohemi n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe n\u00eb efektet pozitive t\u00eb k\u00ebtij akti p\u00ebr dy vendet tona dhe rajonin. M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb deklarata e Presidentit Vujanoviq dhe Presidentit Tha\u00e7i ka kontribuar q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs p\u00ebrfundimisht ta ratifikoj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: A keni qen\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, a i keni kontribuuar zgjidhjes? Nuk \u00ebsht\u00eb fsheht\u00ebsi q\u00eb keni pasur raporte t\u00eb mira me autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M. Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Po, natyrisht q\u00eb nga fillimi kam qen\u00eb i inkuadruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kush ka pasur m\u00eb shum\u00eb merita p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare tash \u00ebsht\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme. Jam i sigurt se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: A do t\u2019i p\u00ebrmbahet Mali i Zi marr\u00ebveshjes, a do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb grupet punuese t\u00eb cilat parashihen me deklarat\u00ebn e Podgoric\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen korrigjime, p\u00ebr t\u00eb cilat insiston Kryeministri Ramush Haradinaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shtet serioz q\u00eb respekton t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk ekziston asnj\u00eb arsye q\u00eb n\u00eb rastin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, politika e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet ky\u00e7e t\u00eb strategjis\u00eb ton\u00eb shtet\u00ebrore. Do t\u00eb respektojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb parashihet me marr\u00ebveshje, edhe nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb gabimet eventuale n\u00ebse konfirmohet se ka t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: Si e keni par\u00eb ju situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb 3 vitet e fundit ku Mali i Zi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur pothuaj \u00e7do dit\u00eb. A kan\u00eb ndikuar n\u00eb raportet e dy vendeve krejt ato \u00e7far\u00eb kan\u00eb ndodhur?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>Mendoj se raportet e Malit t\u00eb Zi dhe Kosov\u00ebs q\u00eb i kemi nd\u00ebrtuar viteve t\u00eb fundit jan\u00eb shembull n\u00eb rajon dhe me gjer\u00eb. Duke pasur p\u00ebr baz\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk kemi lejuar dhe nuk lejojm\u00eb q\u00eb \u00e7far\u00ebdo teme ta v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje k\u00ebt\u00eb q\u00eb e kemi krijuar s\u00eb bashku. \u00c7\u00ebshtja e ratifikimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje ishte \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Kosov\u00ebs. Ne nga ana jon\u00eb jemi kujdesur q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mos ua r\u00ebndojm\u00eb situat\u00ebn miqve tan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: A keni qen\u00eb n\u00eb kontakt me autoritetet e Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Po, kemi kontakte t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: A mund t\u00eb na i p\u00ebrshkruani raportet tuaja me z. Tha\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukaonoviq:<\/strong>\u00a0Presidenti Tha\u00e7i dhe un\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kemi nd\u00ebrtuar raporte mjaft t\u00eb hapura t\u00eb mir\u00ebbesimit dhe respektit reciprok. Mund t\u00eb them se kemi raporte miq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: Vitin e kaluar Mali i Zi u b\u00eb an\u00ebtar i NATO-s. Nd\u00ebrkaq, para k\u00ebsaj pati tentime t\u00eb p\u00ebrzierjes nga, si\u00e7 e that\u00eb Ju n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, \u201cfaktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb ta pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. E dim\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb Ballkan, por a e ka zgjidhur Mali i Zi p\u00ebrfundimisht me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrzierjes s\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>An\u00ebtar\u00ebsimi i Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO nuk \u00ebsht\u00eb drejtuar kund\u00ebr askujt, porse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb dhe t\u00eb rajonit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dometh\u00ebn\u00eb as kund\u00ebr Rusis\u00eb. Ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur nd\u00ebrmjet Podgoric\u00ebs dhe Mosk\u00ebs vitet e fundit, e q\u00eb arrit\u00ebn kulmin n\u00eb 2016-\u00ebn, m\u00eb s\u00eb paku kan\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona bilaterale. Esenca \u00ebsht\u00eb se erdhi deri te nj\u00eb \u00e7rregullim n\u00eb planin global dhe Mali i Zi, pa fajin e vet, thjesht u gjend n\u00eb vij\u00ebn e zjarrit nd\u00ebrmjet fuqive t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 do ta thoshte k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative ish-sekretari amerikan i Shtetit John Kerry. Interesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs, kurse Moska e kund\u00ebrshton zgjerimin e saj. Ne e respektojm\u00eb tradit\u00ebn shekullore t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb dhe miq\u00ebsis\u00eb me Rusin\u00eb, por para s\u00eb gjithash duhet t\u00eb mbajm\u00eb llogari p\u00ebr interesat tona personale. Besoj se edhe n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb kuptohet pozicioni i till\u00eb i yni parimor.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: T\u00eb kthehemi n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2008, kur Mali i Zi e njohu Kosov\u00ebn. Si e kujtoni tani at\u00eb akt, i cili ndodhi, n\u00ebse m\u00eb kujtohet mir\u00eb, n\u00eb koordinim me Maqedonin\u00eb? A pat\u00ebt at\u00ebbot\u00eb presione q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb dhe, n\u00ebse keni pasur, nga cilat adresa?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Sigurisht q\u00eb ai vendim nuk ishte i leht\u00eb. Por, ne vler\u00ebsuam se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, jo vet\u00ebm p\u00ebr Malin e Zi dhe Kosov\u00ebn, porse p\u00ebr rajonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb natyrisht edhe Serbin\u00eb. Pavar\u00ebsisht se e kuptojm\u00eb dimensionin historik dhe emocionin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Beogradit ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Pati, natyrisht, presione tep\u00ebr t\u00eb ashpra, sidomos nga opozita pro-serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si dhe nga qarqet kishtare, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrcjella me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr nga mediat, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ndalur as sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: Nj\u00ebri nga kandidat\u00ebt n\u00eb fushat\u00ebn presidenciale k\u00ebto dit\u00eb tha se, n\u00ebse ai fiton, do ta anuloj\u00eb vendimin p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs. \u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni lidhur me k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">M.Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Ai s\u2019do t\u00eb fitoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express:\u00a0 Aktualisht jan\u00eb duke u zhvilluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr negociata lidhur me normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. E dim\u00eb se rruga e Serbis\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb e lidhur dhe e kusht\u00ebzuar me k\u00ebto negociata. A po shihni ndonj\u00eb vendosm\u00ebri te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjejn\u00eb ndonj\u00eb zgjidhje e cila do t\u00eb ishte e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Milo Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi fakti se t\u00eb gjitha vendet tona lidhen me objektivat e nj\u00ebjta evropiane. Rrug\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb disa standarde, p\u00ebr t\u00eb cilat shkalla ngrihet gjithnj\u00eb e m\u00eb lart. \u00c7\u00ebshtja e dialogut mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb delikate dhe e ndjeshme, ndaj s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb dy pal\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb qasje me sensibilitet t\u00eb holl\u00eb. Un\u00eb dua t\u00eb besoj se partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb fokusuar n\u00eb gjetjen e zgjidhjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash n\u00eb duart e Beogradit dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: Ju e nis\u00ebt k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb me nj\u00eb \u201cselfie\u201d dhe me moton \u201cP\u00ebrkrahje Milo Gjukanoviqit\u201d. A e keni ndjenj\u00ebn se e keni p\u00ebrkrahjen e qytetar\u00ebve q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb jeni n\u00eb krye t\u00eb shtetit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Milo Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>Un\u00eb besoj se edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb kan\u00eb vendosur. E, kjo \u00ebsht\u00eb rruga evropiane e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Gazeta Express: A besoni se e keni p\u00ebrkrahjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi? Cilat jan\u00eb premtimet e Juaja p\u00ebr ta?<\/strong><\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Milo Gjukanoviq:\u00a0<\/strong>Po, gjithsesi llogaris me p\u00ebrkrahjen e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha fazat vendimtare t\u00eb historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Malit t\u00eb Zi kan\u00eb pasur nj\u00eb rol tejet pozitiv. E dini, un\u00eb s\u2019kam ndjenja t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr asnj\u00eb popull n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shtet i p\u00ebrbashk\u00ebt edhe i malazez\u00ebve edhe i serb\u00ebve, edhe i shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve, edhe i mysliman\u00ebve dhe kroat\u00ebve, i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Premtimi im p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur n\u00eb sloganin e fushat\u00ebs \u2013 p\u00ebr stabilitet dhe p\u00ebrparim t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Si dhe n\u00eb thirrjen: Le t\u00eb sillemi ndaj Malit t\u00eb Zi si ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb jemi qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Si ju prit\u00ebn n\u00eb Ulqin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>M. Gjukanoviq:<\/strong>\u00a0Me mir\u00ebseardhje burrnore dhe me dinjitet, nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Ulqin, si dhe n\u00eb Cetinje dhe Berane.<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Millo Gjukanoviq, Kandidat p\u00ebr President t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb zgjedhjet e 15 prillit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr raportet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, pas mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufirit. Ai ka treguar n\u00ebse Podgorica do ta respektoj\u00eb deklarat\u00ebn Tha\u00e7i-Vujanoviq p\u00ebr korrigjimin e gabimeve q\u00eb Kryeministri Haradinaj insiston [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6187,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[990,283,1790],"class_list":["post-18645","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-politike","tag-mali-zi","tag-millo-gjukanoviq","tag-zgjedhjet-presidenciale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18645"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18645\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18646,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18645\/revisions\/18646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}