{"id":18640,"date":"2018-04-12T17:12:49","date_gmt":"2018-04-12T15:12:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18640"},"modified":"2018-04-12T17:12:49","modified_gmt":"2018-04-12T15:12:49","slug":"te-drejtat-e-njeriut-dhe-gjyqesia-e-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18640","title":{"rendered":"T\u00cb DREJTAT E NJERIUT DHE GJYQ\u00cbSIA E PAVARUR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14722 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" width=\"344\" height=\"497\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 344px) 100vw, 344px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n<p>Pa nj\u00eb gjyq\u00ebsi t\u00eb pavarur nuk ka mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, as parakushte p\u00ebr konstituimin e shtetit juridik dhe pushtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb ato shtete t\u00eb cilat p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje e l\u00ebn\u00eb pas dore gjyq\u00ebsin\u00eb e vet ose qellimisht e b\u00ebjn\u00eb transmision t\u00eb vullnetit politik, qytetari si q\u00ebnie njer\u00ebzore u \u00ebsht\u00eb ekspozuar vazhdimisht padrejt\u00ebsive, arbitrariteteve dhe katandisjeve. T\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e qytetar\u00ebve mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet ideja bashk\u00ebkohore e shtetit juridik n\u00eb realitet mund t\u00eb sigurohen vet\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e organizuar mbi parimin e pushtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta realizuar ligjshm\u00ebrin\u00eb, shteti medeomos duhet t\u00eb ket\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, i cili i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm kushtetut\u00ebs dhe ligjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pavar\u00ebsia e gjykatave dhe gjyqtar\u00ebve b\u00ebn pjes\u00eb nd\u00ebr ato parime mbi t\u00eb cilat bazohet pushteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe hyn n\u00eb nocionin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb shtetit juridik. Nga ana tjet\u00ebr, gjyq\u00ebsi t\u00eb pavarur mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtetin juridik i cili presupozon q\u00eb \u00e7do pushtet n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i kufizuar dhe i kontrolluar mir\u00eb. Nuk ka gjyq i cili vet\u00eb do t\u00eb mund me i rezistua pushtetit t\u00eb pakufizuar dhe t\u00eb pakontrolluar. Andaj, Nuk ka shtet juridik pa gjyq\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe gjyq\u00ebsi t\u00eb pavarur pa shtet juridik. I themeluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb drejtat substanciale t\u00eb njeriut, pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit me kalimin e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ajo vet\u00eb nj\u00ebra nga t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut. Deklarata e p\u00ebrgjithshme mbi t\u00eb drejtat e njeriut nga viti 1948,\u00a0 parashikon q\u00eb \u00e7dokush g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn plot\u00ebsisht t\u00eb barabart\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij, qoft\u00eb ajo civile apo penale, ta shqyrtoj\u00eb dhe ta gjykoj\u00eb drejt gjykata e pavarur dhe e paanshme (neni 10). Konventa europiane mbi t\u00eb drejtat e njeriut nga viti 1950 (neni 6) dhe Pakti nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi t\u00eb drejtat civile dhe politike nga viti 1966 (neni 14) ia njoh\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb pandehurit p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb ndersh\u00ebm dhe publik, q\u00eb do t\u00eb zhvillohej brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe nga gjykata e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj. Prandaj, \u00e7\u00ebshtja e gjykat\u00ebs s\u00eb pavarur gjat\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehimisht \u00e7\u00ebshtje politike edhe kriter kryesor p\u00ebr vler\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb individit n\u00eb shoq\u00ebri. M\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb garantuar n\u00eb ligjet e nj\u00eb shteti dhe m\u00ebnyra sipas s\u00eb cil\u00ebs ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar me ligj zbatohet n\u00eb praktik\u00eb, sot paraqesin treguesin e nivelit kulturor t\u00eb mjedisit p\u00ebrkat\u00ebs shoq\u00ebror dhe kriterin nga i cili nxirret kokluzioni mbi karakterin e shtetit dhe t\u00eb sistemit t\u00eb tij juridik.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndron problemi i pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore? N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb zanafill\u00ebn e formimit t\u00eb shtetit juridik, \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb aktuale q\u00eb del n\u00eb lidhje me pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e aplikimit t\u00eb saj dhe e krijimit t\u00eb kushteve t\u00eb domosdoshme dhe t\u00eb mjeteve juridike p\u00ebr realizimin dhe mbrojtjen e saj. Gjykata nuk b\u00ebhet e pavarur vetvetiu dhe me vullnetin e gjykat\u00ebsve, as me vet\u00eb aktin e shpalljes s\u00eb parimit kushtetues se gjykatat jan\u00eb t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Njohurit\u00eb teorike dhe empirike tregojn\u00eb se p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb domosdoshme parakushtet themelore juridike e politike dhe instrumentet p\u00ebr mbrojtjen e saj praktike.<\/p>\n<p>Zbatimi n\u00eb praktike i pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore k\u00ebrkon nd\u00ebrmarrjen e reformave v\u00ebllimore dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb sistemin juridiko-shtet\u00ebror. Pavar\u00ebsia e gjykatave dhe gjyqtar\u00ebve nuk varet vet\u00ebm nga normat juridike dhe garancit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb k\u00ebto norma, por nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e saj varet edhe nga nd\u00ebrgjegja mbi nevoj\u00ebn e reformave n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe juridike, nga vullneti i forcave politike relevante q\u00eb k\u00ebto reforma t\u00eb nd\u00ebrmerren, si dhe nga rrethana t\u00eb p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore, nga kultura dhe mentaliteti i qytetar\u00ebve, nga shkalla e zhvillimit t\u00eb vet\u00ebdijes juridike dhe nga tradita juridike, ku kultura, vet\u00ebdija juridike dhe cil\u00ebsit\u00eb morale t\u00eb vet\u00eb gjyqtar\u00ebve kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare.<\/p>\n<p>Kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me garancit\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore, ato jan\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb llojllojshme dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb masash t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme. Mir\u00ebpo, vet\u00ebm nj\u00ebra nga ato, sado e r\u00ebnd\u00ebsishme qoft\u00eb, nuk mjafton sepse presionet mbi gjykat\u00eb, q\u00eb nuk vijn\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb an\u00eb, duhet t\u00eb eleminohen plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto masa nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi, ngase edhe vet\u00eb burimet e presionit mbi gjykat\u00eb kan\u00eb fuqi, rrezikshm\u00ebri dhe intensitet t\u00eb ndrysh\u00ebm. Sipas k\u00ebtij kriteri, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet jan\u00eb ato garanci q\u00eb duhet t\u00eb parandalojn\u00eb presionet e pushtetit ekzekutiv mbi gjyq\u00ebsorin, por gjykata duhet t\u00eb jet\u00eb e liruar edhe nga presionet q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb edhe nga shum\u00eb an\u00eb t\u00eb tjera me rastin e shqiptimit t\u00eb vendimit qjyq\u00ebsor (presionet nga pushteti legjislativ, nga partit\u00eb politike, nga individ\u00eb t\u00eb interesuar, nga shoqatat, mediat, opinioni publik, nga instancat e larta gjyq\u00ebsore etj.)<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha garancit\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore, t\u00eb marra s\u00eb bashku, duhet t\u00eb parandalojn\u00eb \u00e7do presion t\u00eb mundsh\u00ebm real mbi gjykat\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb mund t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00ebm sipas kushtetut\u00ebs dhe ligjit. N\u00eb vendet e Ballkanit Prendimor q\u00eb ndodhen n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit juridik, q\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb tradit\u00eb demokratike dhe n\u00eb t\u00eb cilat vet\u00ebdija juridike dhe kultura politike ndodhen n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, k\u00ebso garancish duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se zakonisht. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kaher\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb minimum i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebtyre masave q\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i kishte \u00e7do shtet me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore. Deklarata e Nju Delhit (1959), Konkluzionet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Lahor\u00ebs (1961), Parimet e Sirakuz\u00ebs (1981), T\u00eb drejtat minimale t\u00eb Unionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Avokat\u00ebve (1982), Parimet e Tokios (1982) dhe Deklarata universale\u00a0 mbi pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, e quajtur Deklarata e Montrealit (1983).<\/p>\n<p>Garancit\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb juridike, q\u00eb sanksionohen me norma juridike, dhe jasht\u00ebjuridike, do t\u00eb thot\u00eb sociale dhe personale, q\u00eb p\u00ebrmbahen n\u00eb kushtet e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore dhe n\u00eb personalitetin e vet\u00eb gjyqtarit, t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrfshihen apo nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen fare me normat juridike. Garancit\u00eb juridike vlejn\u00eb fare pak pa k\u00ebto t\u00eb tjerat, por nuk duhet harruar se ngandonj\u00ebher\u00eb edhe format juridike q\u00eb i paraprijn\u00eb deri diku epok\u00ebs s\u00eb vet, mund t\u00eb sjellin progres shoq\u00ebror dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb edhe n\u00eb zhvillimin e kushteve jasht\u00ebjuridike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e brendshme e gjyqtarit, garancit\u00eb e t\u00eb cilit q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb tiparet e personalitetit t\u00eb tij, e jo vet\u00ebm n\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo \u00ebsht\u00eb rezultat i shpirtit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb gjyqtarit dhe e moralit t\u00eb lart\u00eb. Kjo pavar\u00ebsi nuk mund t\u00eb formohet as t\u00eb ndryshohet me kurrfar\u00eb masash juridike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet ndonj\u00eb gjyqtar i varur edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha garancive juridike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Parakushtet shoq\u00ebrore jasht\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Zakonisht konsiderohet q\u00eb nd\u00ebr garancit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme juridike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb: parimi kushtetues i ndarjes s\u00eb pushtetit n\u00eb at\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs, gjyq\u00ebsor dhe ekzekutiv, rregulla mbi p\u00ebrhershm\u00ebrin\u00eb dhe paluajtshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtar\u00ebve, dispozitat ligjore\u00a0 mbi kushtet e posa\u00e7me, m\u00ebnyr\u00ebn dhe procedur\u00ebn e zgjedhjes dhe shkarkimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, rregullat mbi organizimin e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, m\u00ebnyr\u00ebn e formimit t\u00eb buxhetit t\u00eb gjykat\u00ebs\u00a0 dhe pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve, dispozitat mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe imunitetet e e gjyqtar\u00ebve, ndalimi i ushtrimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb profesionit t\u00eb gjyqtarit, t\u00eb veprimtaris\u00eb politike dhe t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tjera, aplikimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin gjyqtar t\u00eb natyrsh\u00ebm, me t\u00eb cilin konstituohet sistemi objektiv i shp\u00ebrndarjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve gjyq\u00ebsore gjykat\u00ebs para se t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur se me k\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb parandalohet mund\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr rastin konkret t\u00eb gjykimit, rregullat procedurale mbi p\u00ebrjashtimin e gjyqtar\u00ebve etj. Karakteristik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e k\u00ebtyre instituteve juridike \u00ebsht\u00eb se nga ato varet pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs: n\u00ebse ato nuk figurojn\u00eb n\u00eb ligje apo jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr realizimin e mbrojtjes gjyq\u00ebsore, gjykata parimisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb e pavarur dhe anasjelltas, t\u00eb inkorporuara n\u00eb legjislacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ato paraqesin garanci parimore t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore. Pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore varet edhe nga parakushtet shoq\u00ebrore m\u00eb t\u00eb gjera, q\u00eb ndodhen jasht\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr shembull, nuk ka pavar\u00ebsi gjyq\u00ebsore at\u00ebher\u00eb kur komentohen publikisht gjykimet n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr (sub indice), sidomos n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve t\u00eb informimit publik dhe nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe ligjv\u00ebn\u00ebs, kur t\u00eb akuzuarit dhe t\u00eb pandehurit, sidomos n\u00eb proceset politike i paraqiten publikut n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb mundshme n\u00eb komentet n\u00eb shtyp dhe n\u00eb televizion, kurse veprat e tyre si vep\u00ebr tashm\u00eb e kryer penale e llojit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, gj\u00ebja m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb kur kjo ndodh me nism\u00ebn evidente dhe t\u00eb hapur t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe t\u00eb subjekteve politike. Kjo paraqet paragjykimin e rreziksh\u00ebm t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor, n\u00eb kund\u00ebrshtim me supozimin e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurit dhe presion mbi gjykat\u00ebn, e cila ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb vet\u00eb provave dhe interpretimit t\u00eb ligjit nga ana e saj, pa kufizime, presione, shtytje, trysni, kanosje, apo p\u00ebrzierje, t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta apo t\u00eb t\u00ebrthorta nga cilado an\u00eb qofshin dhe p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje (neni 2.02 i Deklarat\u00ebs s\u00eb Montrealit).<\/p>\n<p>Efekti i ter\u00ebsish\u00ebm i jurisprudenc\u00ebs dhe t\u00eb gjitha deklaratat mbi pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore vlejn\u00eb fare pak n\u00eb qoft\u00ebse sistemi juridik nuk p\u00ebrmban garanci t\u00eb sigurta se do t\u2019i zbatoj\u00eb vendimet gjyq\u00ebsore, d.m.th.n\u00ebse me vullnetin e pushtetit ekzekutiv apo me vullnetin politik mund t\u00eb pengohet zbatimi i tyre dhe n\u00ebse nuk ekzistojn\u00eb masat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vigjilenc\u00eb me rastin e dh\u00ebnies s\u00eb amnistive.<\/p>\n<p>Shteti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb siguroj\u00eb ekzekutimin e rregullt dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, kurse mbikqyrjen e ekzekutimit dhe d\u00ebrgimit t\u00eb tyre duhet ta ushtroj\u00eb jurisprudenca (neni 2.47 i Deklarat\u00ebs s\u00eb Montrealit).<\/p>\n<p>Po ashtu, Deklarata e Montrealit mbi pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore cakton shprehimisht q\u00eb me asnj\u00eb ligj nuk guxohet t\u00eb ndryshohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prapavepruese vendimet e ve\u00e7anta t\u00eb gjykat\u00ebs as p\u00ebrb\u00ebrja e saj me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb marrjen e vendimit gjyq\u00ebsor (neni 2. 08).<\/p>\n<p>Siguria materiale e gjykat\u00ebs dhe e gjyqtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga garancit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pavarur, gjykat\u00ebsi duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb mjaftueshme, kurse shteti \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb materialisht t\u00eb siguroj\u00eb jurisprudenc\u00ebn e vet. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb jen\u00eb rregulluar paraprakisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb me dispozita juridike n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb garanton pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore, e jo t\u00eb lihet q\u00eb nga nj\u00eb rast n\u00eb tjetrin t\u2019i zgjidhin organet e pushtetit ekzekutiv. Gjithnj\u00eb derisa buxheti i gjyq\u00ebsorit t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pozicion i buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shtetit q\u00eb formohet dhe shpenzohet pa kurrfar\u00eb ndikimi t\u00eb pushtetitgjyq\u00ebsor, derisa shuma e pag\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsve nuk \u00ebsht\u00eb garantuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe nuk \u00ebsht\u00eb e njohur paraprakisht, derisa varet nga disponimi i qeveris\u00eb dhe nga angazhimi i ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis dhe derisa ajo mund t\u00eb zvog\u00eblohet dhe t\u00eb shtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, pavar\u00ebsia e gjykatave \u00ebsht\u00eb iluzion i thjesht\u00eb, kurse korrupsioni i hapur ose i fshehur \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. N\u00eb kushte t\u00eb tilla p\u00ebrhershm\u00ebria e funksionit t\u00eb gjykat\u00ebsit si garanci e pavar\u00ebsis\u00eb praktikisht nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb, sepse gjykat\u00ebsit largohen vet\u00eb nga gjykata.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se edhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit ndikojn\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave. K\u00ebtu bj\u00ebn\u00eb pjes\u00eb sidomos problemet e arsimimit t\u00eb jurist\u00ebve, t\u00eb avancimit dhe t\u00eb ngritjes profesionale t\u00eb gjykat\u00ebsve, t\u00eb depolitizmit t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, t\u00eb imunitetit, t\u00eb organizimit t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore , t\u00eb mbikqyrjes s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs, t\u00eb garantimit t\u00eb siguris\u00eb personale dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb gjykat\u00ebsve dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre etj.<\/p>\n<p>Kushtet e paracaktuara me ligj, m\u00ebnyra dhe procedura e zgjedhjes dhe shkarkimit t\u00eb gjykat\u00ebsve jan\u00eb garanci e r\u00ebnd\u00ebsishme e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave. Me normat juridike dhe me zbatimin e tyre duhet t\u00eb sigurohet q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb zgjedhen dhe t\u00eb shkarkohen sipas m\u00ebnyr\u00ebs, kushteve dhe procedurave me t\u00eb cilat garantohet aft\u00ebsia e kandidatit t\u00eb zgjedhur p\u00ebr ushtrimin e funksionit t\u00eb gjykat\u00ebsit si dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tij gjat\u00eb gjykimit. Gjykat\u00ebsi i aft\u00eb p\u00ebr gjykime dhe i pavarur n\u00eb pun\u00ebn e vet \u00a0m\u00eb leht\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb mund t\u00eb gjendet n\u00eb sistemin e em\u00ebrimit dhe shkarkimit t\u00eb gjykat\u00ebsve nga nj\u00eb organ i posa\u00e7\u00ebm shtet\u00ebror i pavarur, kompetent, politikisht neutral, i ndar\u00eb nga pushteti ekzekutiv dhe ligjv\u00ebn\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb bie fjala k\u00ebshillat shtet\u00ebrore t\u00eb jurisprudenc\u00ebs t\u00eb Franc\u00ebs, Italis\u00eb dhe Portugalis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb jurisprudenc\u00ebs dhe nga jurist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb afirmuar dhe t\u00eb shquar, t\u00eb cil\u00ebt me dijen, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe personalitetin e vet garantojn\u00eb marrjen e vendimeve t\u00eb mira, objektive dhe profesionale p\u00ebr zgjedhjen e gjykat\u00ebsve dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb organizimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs. Pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore k\u00ebsisoj do t\u00eb ishte m\u00eb e sigurt\u00eb, por edhe at\u00ebher\u00eb vet\u00ebm me kusht q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Shtet\u00ebror p\u00ebr Jurisprudenc\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen njer\u00ebz besnik\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm t\u00eb pushtetit politik.<\/p>\n<p>Po qe se gjykatat e ve\u00e7anta vendosin sipas diktatit t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe n\u00ebn presionin e tyre, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu nuk ka as pavar\u00ebsi gjyq\u00ebsore, as ndarje t\u00eb pushtetit dhe as pushtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Kur populli n\u00eb d\u00ebshprimin e vet d\u00ebshiron t\u00eb shpreh\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme nj\u00eb situat\u00eb dhe sa posht\u00eb mund t\u00eb bjer\u00eb nj\u00eb vend duke marr\u00eb parasysh gjendjen e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb njeriut, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrdor shprehjen\u00a0 \u201cNuk ka as gjykat\u00eb as ligj\u201c. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe problemet e vendosjes s\u00eb pushtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebrndryshe jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, e sidomos n\u00ebse situata ndokund b\u00ebhet e af\u00ebrt me me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim popullor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nga Nik\u00eb Gashaj Pa nj\u00eb gjyq\u00ebsi t\u00eb pavarur nuk ka mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, as parakushte p\u00ebr konstituimin e shtetit juridik dhe pushtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb ato shtete t\u00eb cilat p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje e l\u00ebn\u00eb pas dore gjyq\u00ebsin\u00eb e vet ose qellimisht e b\u00ebjn\u00eb transmision t\u00eb vullnetit politik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1180],"class_list":["post-18640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nik-gashaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18640"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18641,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18640\/revisions\/18641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}