{"id":18581,"date":"2018-04-06T23:04:39","date_gmt":"2018-04-06T21:04:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18581"},"modified":"2018-04-06T23:21:45","modified_gmt":"2018-04-06T21:21:45","slug":"ne-kujtim-te-prijesit-te-malesise-se-madhe-ded-gjo-luli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18581","title":{"rendered":"N\u00cb KUJTIM T\u00cb PRIJ\u00cbSIT T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE \u2013 DED GJO\u2019 LULI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-3396 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\" alt=\"\" width=\"439\" height=\"366\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<br \/>\n<\/strong><br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb 6 prilli, p\u00ebrvjetori (6 Prill, 1911) i ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar nga Heroi i kombit, Ded Gjo\u2019Luli, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pothuaj 500-vjet t\u00eb pushtimit Osman n\u00eb trojet shqiptare. Ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve i pat parapri Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb kryengritje kjo q\u00eb mund t\u00eb thuhet se nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, qysh\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebng\u00ebn e 28 t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, epopes\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, i madhi i letrave, At Gjergj Fishta i k\u00ebndon trim\u00ebris\u00eb s\u00eb Ded Gjo Lulit dhe mal\u00ebsorve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa shpjegohet n\u00eb parath\u00ebnien e k\u00ebsaj k\u00ebnge se Deda me nj\u00eb grusht mal\u00ebsor\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Rapsh\u00eb t\u00eb Hotit, p\u00ebr tu takuar me plakun Marash Ucin, t\u00eb cilin e njofton, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrte edhe p\u00eblqimin e tij p\u00ebr kryengritjen \u2013sepse me djemt\u00eb q\u00eb kishte me vedin, kishte vendosur t\u2019i binte Turkut para afatit t\u00eb caktuar nga paria e maleve. Deda ngarkon Marash Ucin me detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtar\u00ebt e tij ishin vet\u00ebm 20 &#8212; me shtat\u00eb pushk\u00eb e nj\u00eb allti. Kryengritsit mal\u00ebsor\u00eb marrin n\u00ebn kontroll postet e mbretit dhe nxan\u00eb rob 60 ushtar\u00eb anadollak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u marrin arm\u00ebt dhe i nisin p\u00ebr Shkod\u00ebr. Luftimet p\u00eblcasin aty k\u00ebtu, nd\u00ebrsa Fishta p\u00ebrshkruan me zot\u00ebsin\u00eb e tij prej poeti, se si rojet turke bien\u00eb e dor\u00ebzohen an\u00eb e mban\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Me t\u00eb marr\u00eb vesh p\u00ebr luft\u00ebn e mal\u00ebsorve, Sulltani d\u00ebrgon n\u00eb Shkod\u00ebr 70-taborre, n\u00ebn komand\u00ebn e Turgut Pash\u00ebs, por mal\u00ebsor\u00ebt nuk dor\u00ebzohen. Paria e maleve mblidhet me Luigj Gurakuqin n\u00eb krye dhe vendosin t\u2019i p\u00ebrgjigjen Pash\u00ebs me barut. Msyn\u00eb Turku me furi, e pret Mal\u00ebsia me trim\u00ebni, k\u00ebndon At Gjergj Fishta n\u00eb vjersh\u00ebn 28 t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Vendi kallet flak\u00eb: gj\u00ebmojn\u00eb male e kodra, ushtojn\u00eb gryka e humnera, fishk\u00ebllojn\u00eb plumba e gjyle topash. Ethem Pasha msyn\u00eb Kelmendin nga ana e Gucis\u00eb dhe mal\u00ebsor\u00ebt tashti gj\u00ebnden mes dy zjarreve, por nuk lig\u00ebshtohen. Forcat d\u00ebrmuese anadollake fitojn\u00eb, por toka lahet n\u00eb gjak dhe shtrohet p\u00ebll\u00ebmb\u00eb p\u00ebr p\u00ebll\u00ebmb\u00eb me ushtar\u00eb t\u00eb vdekur anadollak\u00eb. Evropa habitet nga trim\u00ebria e mal\u00ebsorve dhe m\u00eb n\u00eb fund e sheh vendosm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb n\u00eb trojet e veta, pas pushtimit Osman prej 500-vjet\u00ebsh, interpreton Fishta.<br \/>\n\u201cN\u00eb mend habitun kqyr\u00eb Evropa<br \/>\nSi kjo Malcia mixorre<br \/>\nVe\u00e7 me \u2018i pushk\u00eb, pa shujt\u00eb, pa topa<br \/>\nMazull mban shtatdhet\u00eb taborre?!\u201d<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb 6 prill kujtojm\u00eb pra kryengitjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Ded\u00eb Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 500-vjet t\u00eb pushtimit osman, tregoi guximin dhe trim\u00ebrin\u00eb t\u00eb sfidonte perandorin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb asaj kohe dhe kolonializmin e institucioneve t\u00eb saj n\u00eb trojet shqiptare, duke ndryshuar p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar dhe duke e \u00e7uar at\u00eb drejt\u00eb fillimit eventual t\u00eb liris\u00eb shoq\u00ebrore dhe pavar\u00ebsis\u00eb politike. Megjithse ngritja e Flamurit Komb\u00ebtar nga Ded Gjo\u2019Luli dhe mal\u00ebsor\u00ebt ishte hedhur n\u00eb harres\u00eb nga regjimi komunist p\u00ebr arsyet e tija ideologjike, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndryshuar shum\u00eb as k\u00ebto 28 vjet post-komuniz\u00ebm \u2013 ngritja e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, sot e k\u00ebsaj dite, mbetet nj\u00eb akt i madh historik e patriotik, q\u00eb do t\u00eb kujtohet gjithmon\u00eb me krenari frym\u00ebzuese dhe si simbol i paharruesh\u00ebm i fuqis\u00eb morale t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe armiq\u00ebve historik\u00eb t\u00eb kombit, at\u00ebher\u00eb dhe sot.<\/p>\n<p>Por r\u00ebnd\u00ebsia historike e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit komb\u00ebtar n\u00eb De\u00e7iq me 6 prill, 1911, nga Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli me mal\u00ebsor\u00eb, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo ka merit\u00ebn p\u00ebr konsolidimin dhe hovin q\u00eb i dha ides\u00eb s\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit (1878) p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb mbrenda kufijve t\u00eb saj do t\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten nipa, st\u00ebrnipa e mbesa t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8212; Skend\u00ebrbeu. Nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebtyre burrave, \u00ebsht\u00eb se kryengrit\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb kombit n\u00eb \u00e7astin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndar\u00eb dhe e harruar nga bota per\u00ebndimore, nga ajo bot\u00eb ku e kishte vendin. Ata i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb kur dukej se shpresat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi po zhdukeshin dhe kur fqinjt\u00eb, lakmues t\u00eb tokave shqiptare &#8212; nep\u00ebr kancelarit\u00eb e Evrop\u00ebs &#8212; b\u00ebrtisnin duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka komb shqiptar, Ded Gjo Luli me mal\u00ebsor\u00ebt e vet, u tha atyre dhe bot\u00ebs: pak ma ngadal\u00eb, zot\u00ebrinj\u00eb se k\u00ebtu &#8212; po &#8211;ka komb shqiptar dhe se nuk do t\u00eb shitet kjo tok\u00eb e vjet\u00ebr. I tha lahut\u00ebs mos vajto m\u00eb dhe ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit e ri-ngjallli at\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nd\u00ebrroi p\u00ebrgjithmon\u00eb epok\u00ebn e Shqiptarit. L\u00ebvizja e kryesuar nga prij\u00ebsi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe Ded Gjon Luli dallohet gjithashtu edhe nga l\u00ebvizjet e tjera komb\u00ebtare t\u00eb deri at\u00ebhershme, pik\u00ebrisht p\u00ebr nga jehona q\u00eb trim\u00ebria dhe lufta guximtare e mal\u00ebsor\u00ebve b\u00ebri an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs s\u00eb asja kohe, sidomos n\u00eb Evrop\u00eb. Mal\u00ebsor\u00ebt e vitit 1911, jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb simboli i Rilindjes Komb\u00ebtare, por ata ishin edhe dall\u00ebndyshet q\u00eb paralajm\u00ebruan pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, e cila u shpall nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Ata ishin lajm\u00ebtar\u00ebt e kombit q\u00eb i njoftuan bot\u00ebs se toka e Gjergj Kastriotit, m\u00eb fund, kishte zot.<\/p>\n<p>Ismail Qemali e pat quajtur Ded Gjo Lulin pushk\u00eb t\u00eb ngrehur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Trim\u00ebria dhe lufta serioze e mal\u00ebsor\u00ebve menj\u00ebher\u00eb gjeti ndihm\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb inkurajuar nga lufta e mal\u00ebsorve kund\u00ebr armikut, shkuan p\u00ebr tu takuar me Ded\u00eb Gjonin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar Memorandumin historik q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmbante k\u00ebrkesat e Mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me administrat\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebr buxhet t\u00eb vetin. Mund t\u00eb ishte ky fillimi i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje, q\u00eb sot do ta quanim \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtarizim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.\u201d R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij Memorandumi q\u00ebndron gjithashtu n\u00eb faktin se, k\u00ebrkesat ekspozuan jo vet\u00ebm vullnetin e Mal\u00ebsor\u00ebve shum\u00eb t\u00eb vuajtur, dhe historikisht, t\u00eb diskriminuar por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me luft\u00ebn e tyre, pasqyruan edhe d\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Ishin mal\u00ebsor\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit shqiptar, i parashtruan bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb qytet\u00ebruar, k\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr liri dhe dinjitet njer\u00ebzor e komb\u00ebtar. Kryengrit\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb ishin pra, jo vet\u00ebm p\u00ebrfaqsuesit, por dhe vitrina e aspiratave t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Lufta e Malesor\u00ebve, n\u00eb vitet 1911-12 dhe ngritja e flamurit t\u00eb Skenderbeut ne De\u00e7iq, u b\u00ebn\u00eb pra simbol i bashkimit t\u00eb kombit shqiptar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i shpalli bot\u00ebs se Shqiptar\u00ebt kishin nj\u00eb atdhe q\u00eb donte liri dhe d\u00ebshironte drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalur nga err\u00ebsira shekullore e rob\u00ebris\u00eb osmane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas historian\u00ebve, kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin, frym\u00ebzoi edhe kryengritje t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, duke \u00e7uar m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, me 28 N\u00ebntor, 1912. Ishte gjithashtu nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, por edhe sot se shqiptari d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, zot i fatit t\u00eb vet \u2013 pa nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb &#8212; n\u00eb paq\u00eb e siguri me fqinjt\u00eb, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme shqiptare t\u00eb koncesioneve ekonomike, publiko-private, t\u00eb interesave t\u00eb lloj-llojshme personale e partiake, p\u00ebrfshir\u00eb interesat e huaja &#8212; \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtohet me k\u00ebt\u00eb rast se kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq me 6 prill, 1911, u b\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr ideale t\u00eb larta komb\u00ebtare. Nuk ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje &#8212; p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe lirin\u00eb e kombit shqiptar&#8211; dhe si e till\u00eb kishte q\u00ebllime dhe objektiva t\u00eb interesit mbar\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb pra, kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit komb\u00ebtar nga Ded Gjo\u2019Luli n\u00eb De\u00e7iq m\u00eb 6 prill, 1911, nuk duhet hedhur n\u00eb harres\u00eb zyrtare si\u00e7 ka ndodhur deri tani, por t\u00eb respektohet si pjes\u00eb e pandar\u00eb e historis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, ashtuq\u00eb t\u00eb ruhet p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e kombit.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Sot \u00ebsht\u00eb 6 prilli, p\u00ebrvjetori (6 Prill, 1911) i ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar nga Heroi i kombit, Ded Gjo\u2019Luli, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pothuaj 500-vjet t\u00eb pushtimit Osman n\u00eb trojet shqiptare. Ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve i pat parapri Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb kryengritje kjo q\u00eb mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3396,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[985,51],"class_list":["post-18581","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-ded-gjo-luli","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18581","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18581"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18581\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18582,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18581\/revisions\/18582"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}