{"id":18386,"date":"2018-03-22T10:54:36","date_gmt":"2018-03-22T09:54:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18386"},"modified":"2018-03-22T11:56:23","modified_gmt":"2018-03-22T10:56:23","slug":"dr-islam-lauka-kthimi-i-gjeneraleve-te-luftes-ne-ushtare-bashibozuke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18386","title":{"rendered":"Dr. Islam LAUKA: KTHIMI I GJENERAL\u00cbVE T\u00cb LUFT\u00cbS N\u00cb USHTAR\u00cb BASHIBOZUK\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1781 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" alt=\"\" width=\"516\" height=\"396\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 516px) 100vw, 516px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan Dr. Islam LAUKA*<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb sot, me ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kufirit, midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, Qafa e \u00c7akorrit, Belluha dhe Kulla nuk jan\u00eb as nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs, as e trojeve tona amtare. Ato do t\u2019i kalojn\u00eb fqinjit ton\u00eb, Malit t\u00eb Zi, i cili, historikisht, e ka dy-trefishuar territorin e tij, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Deklarata Tha\u00e7i \u2013 Vujanovi\u00e7, e sajuar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si gjethe fiku p\u00ebr mbulimin e lakuriq\u00ebsis\u00eb s\u00eb krimit p\u00ebr tjet\u00ebrsimin antikushtetues t\u00eb territorit shtet\u00ebror, n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjes se n\u00ebnshkruar nga Hashim Tha\u00e7i me 26 gusht 2015, si dhe t\u00eb braktisjes s\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij nga Ramush Haradinaj, sot e mbylli \u201cmisionin\u201d e saj. Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, disa t\u00eb mashtruar, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vet\u00ebmashtruar; disa zgjuar, t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kok\u00ebrr t\u00eb gjumit (duket, t\u00eb lodhur nga pija, mbase, nga jeta e nat\u00ebs apo arsye t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjithfarshme, por jo t\u00eb lidhura me shqet\u00ebsimet e m\u00ebdha t\u00eb vendit dhe t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb); disa me vullnet t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn presion; disa, p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve, t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb bler\u00eb, pas nj\u00eb numri p\u00ebrpjekjesh t\u00eb d\u00ebshtuara arrit\u00ebn q\u00eb me votat e tyre t\u00eb sigurojn\u00eb shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes. Me siguri, p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb histori, edhe t\u00eb fikur, edhe t\u00eb koritur.<\/p>\n<p>\u201cArgumentet\u201d baz\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb ratifikimit, ashtu si m\u00eb par\u00eb, edhe n\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb Kuvendit ishin k\u00ebto: ratifikimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse, midis t\u00eb tjerash, i hap rrug\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave. Ai k\u00ebrkohet nga aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb. Ne duhet t\u00eb jemi konstruktiv\u00eb dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj tyre. Ne nuk mund t\u00eb dalim kund\u00ebr atyre q\u00eb na kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb rrug\u00ebs ton\u00eb drejt liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cArgumenti\u201d i par\u00eb, logjikisht, nuk q\u00ebndron, sepse nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb vendit, nj\u00eb vendim q\u00eb i shk\u00ebput atij pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb vet. Liberalizimi i vizave, edhe sikur t\u00eb ndodhte menj\u00ebher\u00eb pas ratifikimit, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dyshimt\u00eb, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur, nuk i zgjidh problemet e r\u00ebnda me te cilat ballafaqohet Kosova. Udh\u00ebtim i lir\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb edhe mund\u00ebsi pun\u00ebsimi. Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk po vuajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kull\u00ebn Eifel, por p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i takon \u201cargumentit\u201d t\u00eb dyt\u00eb: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb drejt liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb kemi pasur ndihm\u00ebn e miqve dhe aleat\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb. Pa ndihm\u00ebn e tyre nuk do t\u00eb kishim k\u00ebt\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb kemi sot. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebrjet\u00eb. Por, Hashim Tha\u00e7i dhe Ramush Haradinaj, si drejtues t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs e din\u00eb edhe ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr, si p\u00ebr shembull, shpalljen, nga ana e SHBA-s\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si organizat\u00eb terroriste, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1998. Po t\u00eb ishte d\u00ebgjuar n\u00eb ate moment aleati yn\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb shkat\u00ebrrohej U\u00c7K dhe bashk\u00eb me t\u00eb t\u2019i vihej viz\u00eb edhe liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Historia, tashm\u00eb dihet. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nuk u shkurajua por vazhdoi luft\u00ebn, heroikisht, duke i treguar mbar\u00eb bot\u00ebs q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb gati t\u00eb vdesin p\u00ebr lirin\u00eb e tyre. Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb dhe Uashingtoni ndryshoi q\u00ebndrimin e tij ndaj U\u00c7K-s\u00eb, duke e konsideruar si aleaten e vet kund\u00ebr regjimit shtyp\u00ebs t\u00eb Milloshevi\u00e7it. Hashim Tha\u00e7i dhe Ramush Haradinaj e kujtojn\u00eb mir\u00eb edhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, e cila nuk u b\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs, por p\u00ebr parandalimin e katastrof\u00ebs humanitare q\u00eb Miloshevi\u00e7i kishte planifikuar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. N\u00eb vitet e para pas luft\u00ebs, aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb nuk e kishin kurrkund n\u00eb axhend\u00ebn e tyre pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs. Vendosm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos pranuar kurr\u00ebfar\u00eb kthimi prapa, asnjelloj bashk\u00ebjetese me Serbin\u00eb, natyrisht, me mb\u00ebshtjetjen e aleat\u00ebve tan\u00eb, b\u00ebri t\u00eb mundur shpalljen e pavarsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, me 17 shkurt 2008. Nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nga Shqip\u00ebria: Po t\u00eb kishte d\u00ebgjuar Tirana aleat\u00ebt strategjik\u00eb, n\u00eb vitin 2013, sot vendi do t\u00eb ishte i mbushur me arm\u00eb kimike, t\u00eb prodhimit rus, t\u00eb cilave do t\u2019ua kishte par\u00eb sherrin, jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria, por edhe Kosova e gjith\u00eb rajoni i Ballkanit, jo vet\u00ebm brezat e tanish\u00ebm por edhe ata t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt, por nj\u00eb personalitet i njohur per\u00ebndimor, jo sot, por para m\u00eb shum\u00eb se 150 vjet\u00ebsh, ish-Kryeministri britanik Palmerston, se n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis shteteve nuk ka aleat\u00eb as miq t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, por interesa t\u00eb p\u00ebrjetshme. Dakord, sot flitet edhe p\u00ebr vlera, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr \u00e7do shtet q\u00ebndrojn\u00eb interesat. K\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb shqiptar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb guxonim m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb argumentonim para miqve dhe aleat\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, se, n\u00eb rast t\u00eb ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes me Malin e Zi, Kosova humbet territor, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb interesat tona si shtet. \u00c7far\u00eb gj\u00ebme i ka gjetur shtetet e tjera ballkanike q\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha e kan\u00eb t\u00eb pazgjidhur problemin e sh\u00ebnjimit (demarkimit) t\u00eb kufirit me fqinj\u00ebt?<\/p>\n<p>Duket se etja p\u00ebr pushtet ua ka err\u00ebsuar syt\u00eb dhe topitur mendjen ish- komandt\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i dhe Ramush Haradinaj dhe p\u00ebr ta ruajtur at\u00eb t\u00eb paprekuar jan\u00eb gati t\u00eb shkelin mbi amanetin e shkok\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb par\u00ebve q\u00eb u sakrifikuan p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtyre trojeve q\u00eb na i lan\u00eb trash\u00ebgim.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebrsimi antikushtetues i territorit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb hallka e fundit n\u00eb zinxhirin e gjat\u00eb t\u00eb transformimit t\u00eb gjeneral\u00ebve, heronj t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb ushtar\u00eb bashibozuk\u00eb, gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb paqes, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkrimi nga Hashim Tha\u00e7i i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kufirit me Malin e Zi, me 26 gusht 2015, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, date 25 qershor 2015, sipas s\u00eb cil\u00ebs, vija kufitare me k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqte kufirin administrativ; mosraportimi i tij n\u00eb Kuvend, para se t\u00eb b\u00ebhej nenshkrimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje; n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes p\u00ebr krijimin e Asociacionit p\u00ebr Komunat me Shumic\u00eb Serbe (prill 2013), n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs; shpenzimi i fondeve publike p\u00ebr lobim personal; shkarkimi, nga Ramush Haradinaj i bordeve t\u00eb institucioneve publike, me motive politike (verpim q\u00eb \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrjashtimin e Kosov\u00ebs nga Regjistri Europian i Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb); rritja e rrogave p\u00ebr qeveritar\u00ebt, n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi, n\u00eb kushtet kur n\u00eb vend mbizot\u00ebron varf\u00ebria ekstreme; falja arbitrare e borxheve t\u00eb ambalazhuesve t\u00eb ujit; p\u00ebrpjekjet antikushtetuese t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Ramush Haradinajt p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar Gjykat\u00ebn Speciale, t\u00eb miratuar nga t\u00eb dy ata, n\u00eb vitin 2015, mbi baz\u00ebn e ndryshimeve p\u00ebrkat\u00ebse kushtetuese dhe t\u00eb vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs me 2\/3 e votave, etj. d\u00ebshmojn\u00eb q\u00eb komandat\u00ebt e luft\u00ebs \u00e7lirimtare, Hashim Tha\u00e7i dhe Ramush Haradinaj, ve\u00e7 etjes p\u00ebr pushtet, kan\u00eb probleme serioze edhe me vendimmarrjen politike. N\u00eb koh\u00eb paqeje ata vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten peng t\u00eb metodave drejtuese t\u00eb luft\u00ebs guerile, kur, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave specifike, autoriteti politik p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm dhe nuk p\u00ebrfillen norma e parime t\u00eb tilla demokratike si, konsensusi, llogaridh\u00ebnia, sundimi i ligit, ndarja e pushteteve, sistemi i kontrolleve dhe ekuilibrave.<\/p>\n<p>Shfaqje e mbetjes peng ndaj metodave t\u00eb luft\u00ebs guerile, midis t\u00eb tjerash, jan\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb Ramush Haradinaj ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb disa intervista t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, lidhur me vendimmarrjen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rend\u00ebsishme me interes publik: \u201cVendosa k\u00ebshtu p\u00ebr qef\u201d, ose \u201cE mora k\u00ebt\u00eb vendim se k\u00ebshtu m\u2019u tek\u201d. Me nj\u00eb mentalitet t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohen sfidat komplekse, t\u00eb karakterit gjeopolitik, gjeostrategjik dhe gjeoekonomik, me te cilat ballafaqohet sot Kosova. As nuk mund t\u00eb sh\u00ebnohet kurrfar\u00eb p\u00ebrparimi n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve t\u00eb saj euro-atlantike. As nuk mund t\u2019u jepet zgjidhje halleve e shqet\u00ebsimeve p\u00ebr nevojat m\u00eb elementare t\u00eb qytetar\u00ebve (pun\u00eb, sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, energji, mjedis i past\u00ebr). Mjafton t\u00eb thuhet q\u00eb, si pasoj\u00eb e politikave t\u00eb gabuara, shpesh, mujshare dhe zhvat\u00ebse, karakteristik\u00eb e forcave bashibozuke, Kosova po kthehet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pabanuesh\u00ebm. Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, 11% e popullsis\u00eb s\u00eb saj, ose rreth 200 mij\u00eb vet\u00eb, kan\u00eb k\u00ebrkuar strehim n\u00eb vendet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kur udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb nuk p\u00ebrballojn\u00eb detyrat themelore q\u00eb ua dikton posti dhe kushtetuta, si mbrojtja e territorit shtet\u00ebror, ngritja e mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb popullit, ruajtja e mjedisit, etj., p\u00ebrse u dashk\u00ebrka q\u00eb ata t\u00eb mumifikohen, p\u00ebrjet\u00ebsisht, n\u00eb kolltukun e pushtetit?<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, potenciali krijues i Hashim Tha\u00e7it dhe Ramush Haradinajt, n\u00eb dobi t\u00eb Kosov\u00ebs, ka shteruar dhe, aktualisht, ata jan\u00eb kthyer n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte dor\u00ebheqja e tyre, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, populli e ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet legjitime q\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe mjetet demokratike t\u2019i detyroj\u00eb ata t\u00eb largohen nga pushteti, p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb vendin forcave t\u00eb tjera politike, m\u00eb t\u00eb afta, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe m\u00eb krijuese.<\/p>\n<p>__________<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Dr. Islam Lauka, ish ambasadori i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Dr. Islam LAUKA* \u00a0\u00a0 Q\u00eb sot, me ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kufirit, midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, Qafa e \u00c7akorrit, Belluha dhe Kulla nuk jan\u00eb as nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs, as e trojeve tona amtare. Ato do t\u2019i kalojn\u00eb fqinjit ton\u00eb, Malit t\u00eb Zi, i cili, historikisht, e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-18386","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18386"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18386\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18388,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18386\/revisions\/18388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}