{"id":18352,"date":"2018-03-21T18:35:46","date_gmt":"2018-03-21T17:35:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18352"},"modified":"2018-03-21T18:35:46","modified_gmt":"2018-03-21T17:35:46","slug":"in-memoriam-te-steve-dunit-1931-2018","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18352","title":{"rendered":"IN MEMORIAM T\u00cb STEVE DUNIT (1931-2018)"},"content":{"rendered":"<div dir=\"ltr\">\n<a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/steve-dune.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-18353 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/steve-dune.jpg\" alt=\"\" width=\"414\" height=\"500\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/steve-dune.jpg 414w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/steve-dune-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 414px) 100vw, 414px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/strong><\/p>\n<p>Para\u00a0tre javesh lexova n\u00eb gazetat \u201cThe Ne\u00eb York Times\u201d dhe \u201cIllyria\u201d dy shkrime\u00a0p\u00ebr vdekjen e mikut tim shum\u00eb t\u00eb nderuar Steve Dune. Me Steve Dunin u njoha n\u00eb vitin 1988 n\u00eb New York. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb avokat t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-amerikan kisha d\u00ebgjuar nga disa miq\u00eb t\u00eb mi n\u00eb\u00a0Worcester. Ata m\u00eb dhan\u00eb telefonin dhe adres\u00ebn e tij n\u00eb &#8220;Wall Street\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb zyra ime e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ishte n\u00eb Federal Plaza n\u00eb Broadway m\u00eb pak se nj\u00eb milje\u00a0larg\u00eb nga zyra e tij. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh e thirra n\u00eb telefon Steve Dunin dhe\u00a0i tregova se isha gazetar\u00a0i\u00a0Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. E priti mir\u00eb telefonat\u00ebn time. Biseduam p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra dhe n\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs m\u00eb ftoi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e tij. Adresa ishte Wall Street dhe tani pas 30 vjet\u00ebsh numrin e nd\u00ebrtes\u00ebs nuk e mbaj mend. E kishte paralajmruar sekretaren p\u00ebr vizt\u00ebn time dhe ajo menj\u00ebher\u00eb m\u00eb drejtoi p\u00ebr n\u00eb zyren e tij shum\u00eb t\u00eb madhe dhe elegante. Pak her\u00eb kam par\u00eb zyr\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb Shtetet e Bashkuara. E pyeta\u00a0n\u00ebse do t\u00eb flisnim shqip ose anglisht. Ai p\u00eblqeu gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb e fliste shk\u00eblqyesh\u00ebm. N\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs e pyeta p\u00ebr vendin e lindjes n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Ai tha se kishte lindur n\u00eb Vithkuq t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe kishte imigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 1938, n\u00eb mosh\u00ebn 7-vje\u00e7are. Steve Duni ruante kujtime t\u00eb\u00a0bukura nga\u00a0ky\u00a0fshat\u00a0i p\u00ebrmendur\u00a0i\u00a0Kor\u00e7\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin nga Dardha dhe Vithkuqi. Ishte kryelart\u00eb q\u00eb nuk e kishte harruar gjuh\u00ebn e tij amtare. N\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme kishte shum\u00eb diploma nga fakultete t\u00eb ndryshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kishte usht\u00ebruar k\u00ebt\u00eb profesion kishte marr\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrblime nga gjykatat e larta t\u00eb shtetit dhe qytetit t\u00eb New Yorkut. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk kisha par\u00eb aq shume diploma e dekorata. Steve Duni kishte punuar si jurist n\u00eb gjygjet e larta shtet\u00ebrore, bile edhe ne gjygje federale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ishte an\u00ebtar\u00a0i &#8220;Shoqat\u00ebs se Avokat\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221;. N\u00eb mosh\u00eb shume t\u00eb re Ai filloi pun\u00ebn si avokat n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej firmave m\u00eb t\u00eb njohura amerikane &#8220;Wikersham &amp; Taft . Pas disa vjet\u00ebsh avokat Duni u b\u00eb ortak n\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndermarrje t\u00eb madhe juridike. Kushtet dhe kriteret p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira tregonte Steve Duni. &#8220;Wikersham &amp; Taft&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej nd\u00ebrmarrjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebsha juridike n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ai ishte an\u00ebtar\u00a0i &#8220;Shoqat\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve m\u00eb t\u00eb\u00a0mir\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221;.\u00a0Steve Duni dhe\u00a0firma e tij juridike p\u00ebrfaq\u00ebsonte nd\u00ebrmarrjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha amerikane, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb\u00a0bot\u00ebs. Ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte shum\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb transporit detar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0Ai ishte specializuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke botuar studime\u00a0p\u00ebr transportimet detare n\u00eb shum\u00eb gazeta dhe revista juridike. Ai mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb or\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb tregonte ndryshimin\u00a0e or\u00ebve midis Tokios, Hong Kongut, Tel Avivit, Mosk\u00ebs dhe Londr\u00ebs. Kjo or\u00eb speciale ishte si nj\u00eb busull p\u00ebr lidhjet e tij me avokat\u00ebt n\u00eb ato qyete.<br \/>\nNj\u00eb jav\u00eb m\u00eb vone shkova p\u00ebs\u00ebri n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs&#8221;. U g\u00ebzua shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb e cila u transmetua n\u00eb &#8220;Rubrik\u00ebn Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs&#8221;. U g\u00ebzua shum\u00eb p\u00ebr faktin se njer\u00ebzit e tij n\u00eb Shqip\u00ebri do ta d\u00ebgjonin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb z\u00ebrin e tij. &#8220;Z\u00ebri\u00a0i Amerik\u00ebs&#8221; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u00a0i paralajmronte k\u00ebto intervista. Avokati Steve Duni foli shum\u00eb bukur dhe tregoi gatishmerin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ndih\u00ebmuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai tha se ishte gati p\u00ebr \u00e7do lloj ndihme juridike q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte Shqip\u00ebria. Familjar\u00ebt e\u00a0tij e kishin d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe ishin p\u00ebrmalluar\u00a0shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pinjoll t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb familjes Duni. E kishin ruajtur at\u00eb intervist\u00eb si nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe familljare dhe menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs kishin v\u00ebn\u00eb\u00a0lidhje me Steve Dunin. Koh\u00eb pas kohe m\u00eb ftonte p\u00ebr vizita n\u00eb zyre dhe p\u00ebr dreka n\u00eb klubet e tij ku\u00a0ishte shum\u00eb\u00a0i privilegjuar.\u00a0Ato klube dhe ristorante ishin t\u00ebp\u00ebr luksoze . Nga pritetjet q\u00eb\u00a0i b\u00ebnin shihej se ishte shum\u00eb\u00a0i nderuar. Megjithat\u00eb ishte shum\u00eb i\u00a0thjesht\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur po sh\u00ebmbej diktatura n\u00eb Shqip\u00ebri Steve Dunin e kishin thirr\u00eb n\u00eb telefon famijar\u00ebt e tij nnga Kor\u00e7a. Pas disa dit\u00ebsh m\u00eb b\u00ebri telefon, duke m\u00eb treguar p\u00ebr bised\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb telefonike me Shqip\u00ebrin\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam par\u00eb aq t\u00eb lumtur.<br \/>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1991 &#8220;Universiteti Columbia&#8221; n\u00eb New York e kishte ftuar p\u00ebr nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmirsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb pas r\u00ebnj\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs. Si njeri\u00a0i mir\u00eb q\u00eb ishte dhe patriot shqiptaro-amerikan e kishte pritur mir\u00eb ftes\u00ebn e ketij Universiteti t\u00eb famsh\u00ebm amerikan. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shkonim atje s\u00eb bashku. K\u00ebshtu edhe u b\u00eb. Vajt\u00ebm s\u00eb bashku nj\u00eb nj\u00ebrin prej atyre fakulteteve t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore. Profesori amerikan q\u00eb e kishte organizuar k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb e priti mir\u00eb avokatin e p\u00ebrmendur shqiptaro-am\u00ebrikan. Profesori q\u00eb e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb e paraqiti me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura. N\u00eb sall\u00ebn e atij fakulteti ishin t\u00eb pranish\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se 100 veta. Fatkeq\u00ebsisht shumica ishin greko-amerikan. Dhjet\u00eb minutat e para t\u00eb ligjerat\u00ebs ata bajt\u00ebn qet\u00ebsi. Por n\u00eb momenti kur Steve Duni tha se n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 60 mij\u00eb grek\u00eb, ata shp\u00ebrthyen duke shar\u00eb e fyer\u00eb\u00a0 me fjalorin e rruga\u00e7\u00ebris\u00eb. N\u00eb sall\u00ebn e atij fakulteti\u00a0u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb e padurueshme. Ai e vazhdoi kumtes\u00ebn e tij akademike p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive midis k\u00ebtyre dy v\u00ebndeve. Nj\u00ebri nga ata u turr p\u00ebr t&#8217;ia hequr mikrofonin por sigurimi\u00a0i faklutetit\u00a0nd\u00ebrhyri menj\u00ebher\u00eb. Disa nga t\u00eb pranishmit ishin miq\u00eb t\u00eb Grekut famkeq antishqiptar Nikollas\u00a0Gejxh.T\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb z\u00ebri brohorisnin parullat fashiste antishqiptare p\u00ebr Kor\u00e7\u00eb e\u00a0Gjirokast\u00ebr. Zhurma dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e tyre u b\u00ebn\u00eb t\u00eb t\u00eb papranueshme dhe t\u00eb padurueshme p\u00ebr autoritetet akademike t\u00eb\u00a0Universitetit Columbia dhe profesori amerian i k\u00ebtij fakultetit e\u00a0nd\u00ebrpreu ligjerat\u00ebn e Steve Dunit. Sjellje t\u00eb tilla nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb, bile as n\u00eb demonstratat e ndryshme t\u00eb Amerik\u00ebs. Fakulteti solli n\u00eb at\u00eb mes\u00a0dy tre veta t\u00eb sigurimit dhe ata q\u00ebndruan pran\u00eb nesh deri kur\u00eb mor\u00ebm taksin dhe u larguam nga ai ambient. Steve Duni nuk e\u00a0kishte besuar kurr\u00eb se nj\u00eb audienc\u00eb\u00a0n\u00eb nj\u00eb ambient kaq t\u00eb famsh\u00ebm mund t\u00eb ishte\u00a0aq\u00a0e mbrapsht\u00eb dhe agresive.\u00a0Nuk e dij\u00eb pse por u gjet\u00ebm bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7asteve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ky jurist specialist u gjet para turm\u00ebs shoviniste greko-amerikane. Kumtesa e tij kishte q\u00ebllime t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb ardhmen e marr\u00ebdh\u00ebnive greko-shqiptare pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Autoritet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Universitetit Columbia pas disa dit\u00ebsh i kishin k\u00ebrkuar falje p\u00ebr at\u00eb incident. Ky episod na b\u00ebri miq\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Pas vizitave t\u00eb para n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90 m\u00eb b\u00ebnte telefon dhe m\u00eb tregonte gj\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr gj\u00ebndjen atje. Steve Duni m\u00eb tregonte se ishte pritur me shum\u00eb respekt e dashuri nga njer\u00ebzit e tij n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe autoritetet qeveritare e kishin pritur me shum\u00eb respekt. M\u00eb von\u00eb Ai u b\u00eb pjes\u00ebtar\u00a0i shum\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb m\u00ebdha amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri. Steve Duni u b\u00eb nj\u00ebri prej shqiptaro-amerikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb nderuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Nderime t\u00eb tilla g\u00ebzonte edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane. Biografin\u00eb e tij e kishin botuar shum\u00eb libra amerikan\u00eb. Steve Duni ishte avokat specialist dhe humanist. Kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb kontribute sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jetim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. B\u00ebnte pjes\u00eb dhe jepte kontribut n\u00eb shum\u00eb univeristete amerikane. Ai kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim edhe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Gjat\u00eb viteve q\u00eb punova p\u00ebr &#8220;Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs&#8221; kisha takuar e biseduar me shum\u00eb personalitete t\u00eb shquara shqiptaro-amerikane. Lidhjet dhe miq\u00ebsia ime m\u00eb k\u00ebto personalitete ishin merit\u00eb e k\u00ebtij\u00a0 Radio-Emisioni t\u00eb famsh\u00ebm amerikan. Takimet, bisedat dhe intervistat m\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz\u00eb jan\u00eb p\u00ebr mua mbase pjesa m\u00eb e bukur e jet\u00ebs sime n\u00eb Amerik\u00eb. Ata ishin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt e Amerik\u00ebs, prej brigjeve t\u00eb Atlantikut e deri n\u00eb brigjet e Paq\u00ebsorit. Pasi doli n\u00eb pension Ai ishte vendosur n\u00eb Massachusetts. Pas disa vjet\u00ebsh\u00a0i humb\u00ebm lidhjet, por n\u00eb\u00a0kujtimet e mia Ai nuk u zhduk asnj\u00eb dit\u00eb. E kujtoj edhe p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb vecant\u00eb. Steve Duni\u00a0p\u00ebr mendimin tim ishte nj\u00ebri prej shqiptaro-amerikan\u00ebve m\u00eb patriot q\u00eb kisha takuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shtetet e\u00a0Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. O miku im\u00a0i dashur Steve Duni \u00a0prehu\u00a0i qet\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi n\u00eb dheun e Amerik\u00ebs.<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Para\u00a0tre javesh lexova n\u00eb gazetat \u201cThe Ne\u00eb York Times\u201d dhe \u201cIllyria\u201d dy shkrime\u00a0p\u00ebr vdekjen e mikut tim shum\u00eb t\u00eb nderuar Steve Dune. Me Steve Dunin u njoha n\u00eb vitin 1988 n\u00eb New York. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb avokat t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-amerikan kisha d\u00ebgjuar nga disa miq\u00eb t\u00eb mi n\u00eb\u00a0Worcester. Ata m\u00eb dhan\u00eb telefonin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18353,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-18352","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18352"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18354,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18352\/revisions\/18354"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}