{"id":18245,"date":"2018-03-14T16:56:08","date_gmt":"2018-03-14T15:56:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18245"},"modified":"2018-03-14T19:58:03","modified_gmt":"2018-03-14T18:58:03","slug":"nderroi-jete-ne-nju-jork-dr-agim-leka-pjesemarresi-i-fundit-i-konferences-se-mukjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18245","title":{"rendered":"ND\u00cbRROI JET\u00cb N\u00cb NJU JORK DR. AGIM LEKA, PJES\u00cbMARR\u00cbSI I FUNDIT I KONFERENC\u00cbS S\u00cb MUKJES"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<figure id=\"attachment_18211\" aria-describedby=\"caption-attachment-18211\" style=\"width: 498px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/dr-agim-leka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-18211 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/dr-agim-leka.jpg\" alt=\"\" width=\"498\" height=\"331\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/dr-agim-leka.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/dr-agim-leka-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 498px) 100vw, 498px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-18211\" class=\"wp-caption-text\">I ndjeri Dr. Agim Leka<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>U nda nga kjo jet\u00eb nj\u00eb kolos i komunitetit shiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka. Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn e jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Nju Jork, duke iu bashkuar k\u00ebshtu vargut t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bashkohasve t\u00eb tij, pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nacionalizmit shqiptar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr e q\u00eb po ndahen nga kjo jet\u00eb dita dit\u00ebs. \u00a0Kombi po humb shum\u00eb me kalimin n\u00eb amshim t\u00eb k\u00ebtij brezi patriot\u00ebsh. \u00a0Ai u varros t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb varrezat Ferncliff Cemetery n\u00eb Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut.\u00a0 Njoftimin e vdekjes s\u00eb tij e b\u00ebri Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mjek\u00ebsis\u00eb. \u00a0\u00a0Doktor Leka i p\u00ebrkiste brezit t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb pas luft\u00ebs dhe ishte nj\u00ebri prej aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim, n\u00eb New York dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kush ishte Dr. Agim Leka?\u00a0 Ishte nj\u00eb njeri me shum\u00eb talente, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dalluar nga dedikimi i tij gjith\u00eb jet\u00ebn ndaj edukat\u00ebs dhe sh\u00ebrbimit ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.\u00a0 Dr. Leka ka lindur n\u00eb Delvin\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb fshat i vog\u00ebl af\u00ebr kufirit me Greqin\u00eb, m\u00eb 25 Janar, 1924. \u00a0Dr. Leka ishte nd\u00ebr mjek\u00ebt e par\u00eb mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Ai mbaroi studimet n\u00eb Universitetin La Sapienza t\u00eb Rom\u00ebs m\u00eb 1959 dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Fakultetin e Mjeksis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb New Yorkut.\u00a0\u00a0 Ai u b\u00eb i njohur n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan si nj\u00eb nd\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0\u00a0 Dr Leka vinte nga nj\u00eb familje atdhetar\u00ebsh t\u00eb njohur dhe ai vet\u00eb shprehte nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr vendlindjen.\u00a0 Ai u tregua kurdoher\u00eb mjaft aktiv p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb SHBA dhe ka lobuar shpesh n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb drejtave shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre.\u00a0 Dr. Agim Leka konsiderohej si pjes\u00ebmarr\u00ebsi i fundit q\u00eb ishte ende gjall\u00eb, n\u00eb konferenc\u00ebn e Mukjes n\u00eb gusht, 1943.\u00a0 Dr. Agim Leka ka marr\u00eb pjes\u00eb pjes\u00eb si p\u00ebrfaqsues i Ballit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dashuria e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, pa dallim, \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga ngjarjet historike q\u00eb kishin influencuar jet\u00ebn e prind\u00ebrve, t\u00eb gjyshave e gjysheve, profesorve t\u00eb tij dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nep\u00ebrmjet sakrificave p\u00ebr Atdheun e tyre, b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, m\u00eb 1912.\u00a0 Babai i Dr Agim Lek\u00ebs, Rakip Leka \u2013 rrjedh\u00eb nga fshati historik i Borshit dhe ishte diplomuar \u201csuma cum laude\u201d n\u00eb Universitetin Perandorak n\u00eb Stamboll, Dega e Jurisprudenc\u00ebs. Babai i tij Rakipi, kishte sh\u00ebrbyer si nj\u00ebri prej gjykat\u00ebsve t\u00eb par\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga Ismail Qemali, duke arritur nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb jurisprudenc\u00ebs shqiptare t\u00eb koh\u00ebs.\u00a0 Gjyshi i Dr. Lek\u00ebs, nga ana e mamas\u00eb, Nebi Sefa, ka qen\u00eb nj\u00ebri prej n\u00ebnshkruesve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. (Marr\u00eb nga Libri, Shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb sukseshs\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Doktorin kam pas nderin dhe privilegjin ta njihja dhe kam qen\u00eb n\u00eb kontakt me t\u00eb deri para nj\u00eb viti.\u00a0\u00a0 Dr Leka dallohej p\u00ebr aktivitetin e tij humanitar n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.\u00a0 Ai ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb prej pothuaj 50-vjet\u00ebsh aktiviteti n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebve, por sidomos n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, e t\u00eb cilit ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e pa ndar\u00eb dhe ku ka z\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb denj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli.\u00a0 Veprimtaria e tij e gjat\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan ka filluar n\u00eb vitin 1953, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb komunitet arb\u00ebresh n\u00eb shtetin Nju Xherzi, t\u00eb bashkuar rreth organizat\u00ebs s\u00eb tyre, \u201cGjergj Kastrioti Skend\u00ebrbeg\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si shembull i aktivitetit t\u00eb Dr. Agim Lek\u00ebs me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb ishte lidhja e tij me Kish\u00ebn Katolike Shqiptare n\u00eb Bronx.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb doktori i ndjer\u00eb kujtonte takimet e para me k\u00ebt\u00eb komunitet duke u shprehur se, \u201cMora nj\u00eb telefonat\u00eb nga Mons Zef Oroshi i Kish\u00ebs Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb (n\u00eb Bronx t\u00eb New Yorkut), i cili m\u00eb ftoi q\u00eb t\u00eb shkoja tek kisha e tij p\u00ebr t\u00eb vaksinuar f\u00ebmijt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga trojet e tyre n\u00ebn Malin e Zi\u201d, vaksina t\u00eb zakonshme kudo p\u00ebr f\u00ebmijt\u00eb e asaj moshe, thot\u00eb Dr. Leka, \u201cpor q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u ishin mohuar f\u00ebmijve shqiptar\u00eb n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.\u201d\u00a0 Duke p\u00ebrg\u00ebzuar Mons Oroshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, Dr. Leka i shkruante Monsinjor Zef Oroshit se ishte tep\u00ebr i k\u00ebnaqur q\u00eb i ishte p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0 Doktor Leka \u00ebsht\u00eb shprehur se ndihej aq mi\u00ebr p\u00ebr mund\u00ebsisn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar komunitetin sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpreehur ai, \u201cRrall\u00eb her\u00eb e kam ndjer\u00eb veten aq t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb ushtrimin e profesionit tim &#8212; pa kurrfar\u00eb interesi material ose monetar \u2013 duke i dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn time mjek\u00ebsore bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare, k\u00ebtij populli n\u00eb nevoj\u00eb e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pa ndar\u00eb e rac\u00ebs son\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij, d\u00ebrguar udh\u00ebheqsit fetar Mons Oroshi, n\u00eb vitin 1972 Dr. Leka p\u00ebrg\u00ebzon Kish\u00ebn Katolike Shqiptare p\u00eb nism\u00ebn sh\u00ebndetsore t\u00eb asaj kohe dhe premton ndihm\u00ebn e tij t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb bashkpunim edhe me mjek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, ashtuq\u00eb si pas tij, \u201cT\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmijt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb \u00e7do feje dhe krahine t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sh\u00ebndet dhe jet\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb vendin bujar t\u00eb Amerik\u00ebs.\u201d\u00a0 Premtimin e shprehur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar komuntetin shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, ai e mbajti gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit. \u00a0Ky pra, ishte Dr. Agim Leka, i pa p\u00ebrtes\u00eb dhe i gjithkugjendur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit t\u00eb vet, gjithmon\u00eb i dashur dhe i nderuar.\u00a0 Jeta dhe veprimtaria e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, le t\u00eb jet\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb mesazh ngush\u00ebllimi me rastin e vdekjes ss\u00eb Dr Lek\u00ebs, d\u00ebrguar 2 djem\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, Kancellari i Kish\u00ebs Orthodokse Shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara i p\u00ebrndershmi Arthur Liolin shkruan se Dr. Agim Leka dhe bashkshortja e tij e dashur Elizabeta (q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb vitin e kaluar) ishin nj\u00eb \u00e7ift shembullor. T\u00eb dy k\u00ebta s\u00eb bashku personifikonin nj\u00eb frym\u00eb ekumenizmi, humanizmi dhe angazhimi shoq\u00ebror, s\u00eb bashku me dedikimin ndaj karierave t\u00eb tyre, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebsaj bote\u201d, shkruan i P\u00ebrndershmi Liolin n\u00eb mesazhin botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli.\u00a0 \u201cFryma e tyre miq\u00ebsore me t\u00eb tjer\u00ebt, ishte di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr se vet\u00ebm toleranc\u00eb pasi tejkalonte dashurin\u00eb q\u00eb ata kishin p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb dhe kultur\u00ebn e vet shqiptare, p\u00ebr origjin\u00ebn dhe p\u00ebr aspiratat e saja n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ata (\u00e7ifti Leka) ishin aq t\u00eb pasionuar ndaj trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre, aq sa ishin edhe si qytetar\u00eb t\u00eb dedikuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe\u00a0 universal\u201d,\u00a0 thuhet n\u00eb mesazhin\u00a0 e n\u00ebnshkruar nga Kancelari i Kish\u00ebs Orthodokse Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, i P\u00ebrndershmi At Arthur Liolin dhe bashkshortja e tij Margaret.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me vdekjen e Doktor Agim Lek\u00ebs, komuniteti shqiptaro-amerikan ka humbur humanistin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe nj\u00ebrin prej atdhetar\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb flak\u00ebt t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb dhe pas shembjes s\u00eb komunizmit.\u00a0 Dr. Leka do mbahet mend si njeri i drejt\u00eb dhe shpirtmir\u00eb, i cili gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij i sh\u00ebrbeu t\u00eb af\u00ebrmit dhe Atdheut me besnik\u00ebri dhe dashuri dhe njer\u00ebzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pa k\u00ebrkuar kurr\u00eb asnj\u00eb shp\u00ebrblim.\u00a0 Si dashamir\u00ebs i kahmotsh\u00ebm i Dr. Agim Lek\u00ebs marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pik\u00ebllimin e familjes dhe t\u00eb komunitetit p\u00ebr humbjen e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me ndjenjat m\u00eb t\u00eb thella dashamir\u00ebsie, shprehi p\u00ebrdhimbtimet e mia m\u00eb t\u00eb sinqerta djem\u00ebve t\u00eb tij Donaldit dhe Drinit me familjet e tyre. \u00a0Ai pushoft\u00eb n\u00eb paq\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dr. Agim Leka ka marr\u00eb shum\u00eb l\u00ebvdata dhe dekorime gjat\u00eb jet\u00ebs dhe karier\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb nga Kongresi amerikan, organizata t\u00eb ndryshme mjek\u00ebsore, e t\u00eb tjera. Fotoja m\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nga data 19 Mars, 2011, kur Shoqata Mjek\u00ebsore Shqiptaro-amerikane organizoi nj\u00eb mbr\u00ebmje madh\u00ebshtore kushtuar p\u00ebrkushtimit t\u00eb tij gjys\u00ebm shekullor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00a0Dekorata e shoqat\u00ebs iu dor\u00ebzua Dr. Lek\u00ebs nga Nobelisti\u00a0me origjin\u00eb shqiptare, Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i asaj shoqate.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Frank Shkreli U nda nga kjo jet\u00eb nj\u00eb kolos i komunitetit shiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka. Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn e jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Nju Jork, duke iu bashkuar k\u00ebshtu vargut t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bashkohasve t\u00eb tij, pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nacionalizmit shqiptar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18211,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1739],"class_list":["post-18245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-dr-agim-leka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18245"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18245\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18247,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18245\/revisions\/18247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}