{"id":18208,"date":"2018-03-11T15:04:42","date_gmt":"2018-03-11T14:04:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18208"},"modified":"2018-03-12T10:11:07","modified_gmt":"2018-03-12T09:11:07","slug":"hegjemonizmi-kulturor-stalinist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18208","title":{"rendered":"HEGJEMONIZMI KULTUROR STALINIST"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ja edhe zhg\u00ebnjimi i radh\u00ebs nga Ministria e Kultur\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi nga zonja q\u00eb kryeson at\u00eb Ministri, Mirela Kumbaro.\u00a0 Disa gazeta dhe portale shqiptare njoftojn\u00eb se Ministrja shqiptare paska n\u00ebnshkruar para disa dit\u00ebsh nj\u00eb marr\u00ebveshje \u201ckulturore\u201d me Presidentin e rajonit t\u00eb Pulias n\u00eb Itali, Michele Emiliano, p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb ashtuquajtur \u201cshok\u00eb dhe engj\u00ebj\u201d, projekt ky i cili do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur vendosjen e statujave t\u00eb vjetra t\u00eb Stalinit dhe Leninit s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb ish-komunistit italian, Antonio Gramshit n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb \u201cdenj\u00eb\u201d publik p\u00ebr k\u00ebto figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb \u201ckultur\u00ebs\u201d shqiptare, pik\u00ebrisht n\u00eb mjedisin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00a0Projekti \u201cShok\u00ebt dhe engj\u00ebjt\u201d n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb strehoj\u00eb statujat e Gramshit, Stalinit dhe Leninit, statuja k\u00ebto q\u00eb sipas medias tani gj\u00ebnd\u00ebn n\u00eb murin e pas\u00ebm t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Gramshi, ideologjikisht, nuk i p\u00ebrket k\u00ebtij grupi, pasi ai ishte nj\u00eb neo-marksist. E dim\u00eb se k\u00ebta ishin \u201cshok\u00eb\u201d t\u00eb idealit komunist, por cil\u00ebt jan\u00eb \u201cengj\u00ebjt\u00eb\u201d dhe kush jan\u00eb djajt\u00eb e k\u00ebtij projekti?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zonja e par\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare citohet nga media t\u00eb ket\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb projekt si di\u00e7ka t\u00eb nevojshme q\u00eb sipas saj p\u00ebr t\u00eb \u201cprovokuar nj\u00eb debat mbi p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb komuniste\u201d.\u00a0 Zonja Kumbaro citohet nga media t\u00eb ket\u00eb shprehur, si\u00e7 duket, keqardhjen e saj se si jan\u00eb trajtuar dhe l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb statujat e Stalinit dhe t\u00eb Leninit deri tani\u2014n\u00eb murin e pas\u00ebm t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve, duke th\u00ebn\u00eb p\u00ebr median se, &#8220;K\u00ebto statuja, p\u00ebrdorimi i t\u00eb cilave ka nj\u00eb valenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb simbolike, q\u00eb jan\u00eb mbuluar e zbuluar, ulur e ngritur, admiruar e p\u00ebr\u00e7muar, do duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lexuesh\u00ebm e t\u00eb hapur ndaj debatit e reflektimit, edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb pik\u00eb ndalese n\u00eb at\u00eb q\u00eb e kemi quajtur Rrug\u00ebt e Kujtes\u00ebs&#8221;.\u00a0 Pse, me vendosjen e statujave t\u00eb Stalinit dhe Leninit n\u00eb mjedisin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, mendoni t\u00eb p\u00ebrballeni me krimet e komunizmit?\u00a0 Po, mij\u00ebra viktimave t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb ideologjis\u00eb staliniste n\u00eb Shqip\u00ebri, Zonja Kumbaro, n\u00eb cilin mjedis ose Rrug\u00eb Kujtese\u201d do t\u2019i kujtoni ata? \u00a0Kur do t\u2019u nd\u00ebrtohet atyre nj\u00eb monument n\u00eb Shqip\u00ebri, ose t\u00eb caktohet nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar sakrificat dhe vujatjet e tyre, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ish-vendet komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore dhe Lindore?\u00a0 Sipas mediave, Ministrja shqiptare Kumbaro gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Itali ku n\u00ebnshkroi marrveshjen n\u00eb Puglia, kishte vizituar edhe qelin\u00eb e burgut ku ka q\u00ebndruar Antonio Gramshi. \u00a0D\u00ebshiron me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb debat mbi t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste Zonja Kumbaro? \u00a0Shko vizito burgun e Spa\u00e7it ose dhjet\u00ebra kampe p\u00ebrqend\u00ebrimi t\u00eb regjimit enverist an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cprovoke\u201d, si\u00e7 thua vet, nj\u00eb debat t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrballimin e Shqip\u00ebris\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Antonio Gramshi ishte burgosur nga fashist\u00ebt e Mussolinit p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija komuniste, por ndryshe nga fati i shum\u00eb viktimave n\u00eb burgjet dhe n\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb komunizmit t\u00eb Stalinit dhe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, fashist\u00ebt e liruan Antonio Gramshin nga burgu pasi ishte n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>More ka gj\u00eb n\u00eb plan Ministrja Kumbaro q\u00eb n\u00eb grupin \u201cshok\u00eb dhe \u00ebngj\u00ebj\u201d t\u00eb p\u00ebrfshij edhe vendosjen e statuj\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs para Ministris\u00eb q\u00eb kryeson ajo? \u00a0Pasi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballim serioz me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 pretendon Zonja Kumbaro, pa p\u00ebrfshir\u00eb edhe Enver Hoxh\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e Stalinit t\u00eb \u201cmadh\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb pothuaj 30-vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn, marrin vendime p\u00ebr t\u00eb vendosur mu n\u00eb kryqytetin e shqiptar\u00ebve, nj\u00ebrit prej popujve m\u00eb t\u00eb vuajtur nga komunizmi, statujat e figurave m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara e kriminale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen dhe vdekjen e m\u00eb shum\u00eb se 100-milion vetave an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ish-komuniste?\u00a0 Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebta zyrtar\u00eb t\u00eb paguar nga taksa paguesit shqiptar\u00eb, pik\u00ebrisht nga ata shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre figurave kriminale t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb d\u00ebshtuara t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore ua kan\u00eb pa sherrin m\u00eb s\u00eb shumti &#8212; marrin guximin q\u00eb me arroganc\u00ebn e tyre t\u00eb propozojn\u00eb projekte t\u00eb tilla. \u00a0Mu kujtuan fjal\u00ebt e nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb amerikan me nj\u00eb rast gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Tiran\u00eb, duke iu referuar zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb tshqiptar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ishte takuar, u shpreh se k\u00ebta flasin sikur t\u00eb ishin thomas xhefersona p\u00ebr liri e demokraci, por n\u00eb realitet dhe me mentalitet sill\u00ebn si trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>More ku jan\u00eb njer\u00ebzit e kultur\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptare q\u00eb nuk shprehin zem\u00ebrimin e tyre ndaj k\u00ebsaj nep\u00ebrk\u00ebmbjeje ndaj kultur\u00ebs s\u00eb shqiptare dhe identitetit komb\u00ebtar.\u00a0 Ku jan\u00eb historian\u00ebt, akademik\u00ebt, analist\u00ebt dhe njer\u00ebzit e kultur\u00ebs shqiptare dhe shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb nuk t\u00ebrbohen ndaj k\u00ebtyre marr\u00ebzirave?\u00a0 Ku jan\u00eb nj\u00ebrezit e thjesht q\u00eb nuk e pyesin Ministren Kumbaro se si erdhi deri tek kjo ide.\u00a0 Ku \u00ebsht\u00eb politika shqiptare &#8212; pozit\u00eb dhe opozit\u00eb &#8212; q\u00eb nuk reagojn\u00eb ndaj k\u00ebtij propozimi absurd dhe anti-komb\u00ebtar? \u00a0Ta pyesin Zonj\u00ebn ministre tu shpjegoj\u00eb shqiptar\u00ebve se cilat jan\u00eb kontributet e Stalinit dhe t\u00eb Leninit, por edhe t\u00eb Gramshit (megjithse ai konsiderohej si nj\u00eb komunist m\u00eb human, ose me f\u00ebtyr\u00eb njer\u00ebzore) &#8212; n\u00eb kultur\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare, q\u00eb t\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb nderohen me vendosjen e statujave t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb vend publik n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mjedisi i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke njoftuar k\u00ebt\u00eb projekt, Zonja Kumbaro u shpreh p\u00ebr median se debati q\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb nga vendojsa e k\u00ebtyre statujave n\u00eb mjediset e Ministris\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb debat \u201ckulturor\u201d, sipas saj. \u00a0Se si e paramendon ajo debatin mbi Stalinin dhe Leninin, k\u00ebtyre \u201cp\u00ebrfaqsues\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb kultur\u00ebs bot\u00ebrore\u201d, dhe mbi rolin e tyre n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare si nj\u00eb debat \u201ckulturor\u201d, vet\u00ebm ajo e di. \u00a0D\u00ebshiron me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb debat mbi p\u00ebrballimin me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, vendos statuj\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb oborrin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, e jo t\u00eb Stalinit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, un\u00eb kam ardh\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se bazuar n\u00eb p\u00ebrvojat e k\u00ebtyre 30-vjet t\u00eb ashtuquajturave qeveri post-komuniste, kjo klas\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar as n\u00eb kultur\u00ebn dhe as n\u00eb njerzit e m\u00ebdhej t\u00eb kombit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare q\u00eb ishin ndaluar nga regjimi komunist, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, At Gjergj Fishta, burri i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe arkitekti i alfabetit shqip. \u00a0T\u00eb huajt si Stalini, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar kultur\u00ebn shqiptare kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb preferenc\u00eb.\u00a0\u00a0 Prov\u00eb e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb vendimi i fundit i Ministres s\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson.\u00a0 Propozimi i saj para disa dit\u00ebsh \u2013 si pjes\u00eb e nj\u00eb marrveshjeje me presidentin e rajonit t\u00eb Pulias n\u00eb Itali, Michele Emiliano, p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb ashtuquajtur \u201cshok\u00eb dhe engj\u00ebj\u201d &#8212; p\u00ebr t\u00eb vendosur statujat e Stalinit, Leninit dhe Gramshit para Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ushtrim i atij q\u00eb vet Gramshi e ka quajtur nj\u00eb \u201chegjemoniz\u00ebm kulturor\u201d, nga borgjezia aktuale shqiptare, q\u00eb sipas Gramshit, shteti dhe klasa sunduese p\u00ebrdorin institucionet kulturore p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin, duke propaganduar vlerat dhe normat e tyre.\u00a0 Ai ka shkruar se klasa sunduese ushtron hegjemonin\u00eb kulturore duke p\u00ebrdorur ideologjin\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb saj.\u00a0 Propozimi i Ministres Kumbaro nuk ka ndonj\u00eb logjik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke propozuar vendosjen e statujave t\u00eb Stalinit, Leninit dhe Gramshit n\u00eb mjediset e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ministrja e Kultur\u00ebs, si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e k\u00ebtij pushteti, tregon qart\u00eb se cilat jan\u00eb vlerat dhe normat e saja kulturore dhe n\u00eb dukje shihet se vendimet e saja mbi zhvillimet kulturore bazohen n\u00eb ideologji dhe jo n\u00eb interesat e kultur\u00ebs komb\u00ebtare.\u00a0 K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur vet Antonio Gramshi p\u00ebr pushtetar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorin kultur\u00ebn p\u00ebr interesa t\u00eb veta. \u00a0Nuk u falet, se po manipuloni me kultur\u00ebn shqiptare p\u00ebr interesa ideologjike t\u00eb klas\u00ebs sunduese, si\u00e7 do t\u00eb shprehej Antonio Gramshi dhe nuk po mbroni as nuk po promovoni kultur\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb shqiptare t\u00eb shtypur dhe t\u00eb mohuar nga komunizmi, si dhe p\u00ebrfaqsuesit e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb At Gjergj Fishta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit, n\u00eb saje t\u00eb cilit t\u00eb gjith\u00eb ne flasim sot shqip \u2013 n\u00ebqoftse kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ja edhe zhg\u00ebnjimi i radh\u00ebs nga Ministria e Kultur\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi nga zonja q\u00eb kryeson at\u00eb Ministri, Mirela Kumbaro.\u00a0 Disa gazeta dhe portale shqiptare njoftojn\u00eb se Ministrja shqiptare paska n\u00ebnshkruar para disa dit\u00ebsh nj\u00eb marr\u00ebveshje \u201ckulturore\u201d me Presidentin e rajonit t\u00eb Pulias n\u00eb Itali, Michele [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-18208","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18208"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18208\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18209,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18208\/revisions\/18209"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}