{"id":18105,"date":"2018-03-02T17:57:43","date_gmt":"2018-03-02T16:57:43","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18105"},"modified":"2018-03-02T17:57:43","modified_gmt":"2018-03-02T16:57:43","slug":"pushteti-ligjor-ne-vend-te-pushtetit-te-njerezve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=18105","title":{"rendered":"PUSHTETI  LIGJOR N\u00cb VEND T\u00cb PUSHTETIT T\u00cb NJER\u00cbZVE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14722 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nder \u00e7\u00ebshtjet kryesore e cila parashtrohet p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e modelit t\u00eb funksionimit t\u00eb pushtetit, qysh nga koha antike deri me sot, ka qen\u00eb problemi: a \u00ebsht\u00eb m\u00eb i\u00a0 mir\u00eb pushteti ligjor apo pushteti i njerz\u00ebve, respektivishr a duhet mbart\u00ebsi i pushtetit ta kryej pushtetin n\u00eb pajtim me ligjin, apo ai \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e vet t\u00eb ligjit dhe t\u00eb kryerjes s\u00eb pushtetit sipas gjykimit apo mendjes s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Personalitetet e lart\u00eb\u00a0 t\u00eb Greqis\u00eb dhe Rom\u00ebs antike p\u00ebrpar\u00ebsi i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pushtetit ligjor. Platoni ka theksuar se pushtetar\u00ebt duhen t\u00eb jen\u00eb\u201d sherbetor\u00eb\u00a0 t\u00eb ligjit\u201d, sepse\u201dn\u00eb shtetin n\u00eb t\u00eb cilin ligji varet nga pushtetar\u00ebt\u00a0 dhe se ai nuk ka fuqi, une e shoh se n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur shkat\u00ebrrimi i tij\u201d. Edhe Aristoteli ka qen\u00eb ithtar\u00a0 i k\u00ebtij mendimi duke theksuar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb me e respektua ligjin, nder t\u00eb tjerat dhe p\u00ebr arsyse se ai nuk ka \u201cepshe\u201d dhe jo pushtetar\u00ebt me \u201cepshe\u201d. Ndersa Ciceroni ka th\u00ebn\u00eb: \u201cDuhemi t\u00eb jemi sherbetor\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr me pas\u00eb liri\u201d.<\/p>\n<p>Perkunder tez\u00ebs s\u00eb lart\u00ebpermendur, p\u00ebr pushtetin ligjor, paralelisht \u00ebsht\u00eb zhvilluar e fatkeq\u00ebsisht n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e pranishme dhe teza\u00a0 p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsin e \u201cpushtetit t\u00eb njerz\u00ebve\u201d. Nj\u00eb koncept i till\u00eb i pushtetit shpie kah despotizmi, p\u00ebr t\u00eb cilin Aristoteli ka th\u00ebn\u00eb se i p\u00ebrgjigjet mentalitetit t\u00eb popullit t\u00eb rob\u00ebruar.<\/p>\n<p>Zakonisht, se nj\u00eb pushtet i till\u00eb shpesh z\u00ebfill\u00eb n\u00eb val\u00ebt e popullizmit, p\u00ebr t\u00eb cilin Hamiltoni \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201cNumri m\u00eb i madh i atyre t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ndaluar demokracin\u00eb n\u00eb republika e kan\u00eb filluar karrier\u00ebn e vet duke i premtua popullit \u00e7\u00ebshtje madhore\u00a0 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrkraje politike, e pastaj popullin e kan\u00eb g\u00ebnnjyer, mashtuar, p\u00ebrul e degradua. Pra n\u00eb fillim jan\u00eb siell ndaj popullit si demagog\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund jan\u00eb b\u00ebr tiranin- sundimtar absolut apo despot&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shteti juridik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide emancipuese e barazis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, e drejtshm\u00ebris\u00eb dhe e siguris\u00eb. Ai mb\u00ebshtetet n\u00eb iden\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm si p\u00ebr pushtetar\u00ebt, ashtu dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt. Prandaj, shteti juridik si krijes\u00eb shoq\u00ebrore nuk lejon ask\u00ebnd t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbi sistemin juridik dhe demokratik. Andaj, funksionimi i till\u00eb i shtetit paraqet sigurimin ligjor p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Konceptimi i shtetit juridik \u00ebshte nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze, e cila sot v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ka ndonj\u00eb alternativ\u00eb adekuate, meq\u00ebn\u00ebse, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr pushtetin ligjor kundrejt pushtetit t\u00eb njer\u00ebzve. Ai ka z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb gj\u00ebr\u00eb europian t\u00eb shekullit t\u00eb ri, si k\u00ebrkes\u00eb liberale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb qytet\u00ebruese.<\/p>\n<p>Shekulli i ri ka dy variante themelore moderne t\u00eb pushtetit ligjor, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngjashme, por kan\u00eb edhe dallime. Ndon\u00ebse, t\u00eb dyjat kan\u00eb z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb procesin e t\u00eb menduarit politik\u00eb liberal dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja shoq\u00ebrore: 1) varianti anglez n\u00eb form\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit mbi \u201cpushtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d (rule of laww) dhe 2) varianti gjerman mbi \u201cshtetin juridik\u201d (Rechtsstaat). T\u00eb dyja k\u00ebto koncepte burojn\u00eb nga nevoja q\u00eb pushteti shtet\u00ebror t\u00eb rregullohet juridikisht, q\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje ligjore t\u00eb kufizohet, por mund t\u00eb v\u00ebrehen dhe dallime midis tyre p\u00ebr shkaqe specifike dhe t\u00eb ambientit t\u00eb ndrysh\u00ebm se kur kan\u00eb z\u00ebn\u00eb fill.<\/p>\n<p>Modeli anglez i shtetit juridik n\u00eb form\u00eb t\u00eb \u201cpushtetit ligjor\u201d ka z\u00ebn\u00eb fill para atij gjerman. Ai \u00ebsht\u00eb bazuar mbi supremacionin e parlamentit ndaj pushtetit mbret\u00ebror me q\u00ebllim t\u00eb kufizuarit e pushtetit t\u00eb tij. Sipas atij konceptimi t\u00eb organizimit\u00a0 shtet\u00ebror, asnj\u00eb subjekt nuk mund t\u2019i shkel\u00eb rregullat e p\u00ebrcaktuara ligjore, madje as ai, i cili i nxjerr ligjet. Prandaj, ekzistojn\u00eb procedurat dhe parimet e caktuara t\u00eb institucioneve demokratike liberale n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave b\u00ebhet konstitucionimi dhe funksionimi i pushtetit.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi mbi \u201cshtetin juridik\u201d \u00ebsht\u00eb produkt i liberalizimit dhe konstitucionalizimit gjerman, i cili p\u00ebr baz\u00eb ka pasur filozofin\u00eb politike t\u00eb Kantit dhe ka z\u00ebn\u00eb fill nga nevoja e borgjezis\u00eb liberale gjermane t\u00eb shekullit XIX.<\/p>\n<p>Sipas disa njohjeve, k\u00ebt\u00eb nocion e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Robert Von Mohl (1855) edhe pse vet\u00eb ideja ka qen\u00eb e formuar nga fundi i shekullit XVIII (dr. Stanko Pihler).<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sajim metaforik, nd\u00ebrsa dometh\u00ebnia e saj, n\u00eb variacione dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme ka ndryshuar, sipas nevojave dhe rrethanave shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, gjat\u00eb historis\u00eb ky nocion shpesh \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur,\u00a0 \u00e7ka vazhdon dhe n\u00eb koh\u00ebn e sotme. Prandaj, p\u00ebr t\u2019i ikur manipulimeve t\u00eb mundshme, me shprehjen \u201cshteti juridik\u201d, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb p\u00ebrcaktohet p\u00ebrmbajtja e nocionit n\u00eb fjal\u00eb, si dhe supozimet nga pik\u00ebpamjet e nevojave t\u00eb sotme t\u00eb pranimit dhe njohjes t\u00eb k\u00ebtij koncepti. Andaj, mund t\u00eb p\u00ebrcaktohen dhe mund\u00ebsit e send\u00ebrtimit t\u00eb tij n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksohet se shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb tranzicion t\u00eb dalura nga realsocializmi ndeshen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr zbatimin e pushtetit ligjor, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve specifike shoq\u00ebrore, ekonomike, kulturore dhe qytet\u00ebruese.<\/p>\n<p>P\u00ebr nevojat e shtetit juridik jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi: p\u00ebrmbajtja, cil\u00ebsia e t\u00eb drejtave dhe zbatimi i t\u00eb drejtave t\u00eb tilla. Nj\u00ebra pa tjetr\u00ebn nuk shkojn\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur kuptimi integral i shtetit juridik.<\/p>\n<p>Shteti juridik e respekton njeriun dhe qytetarin dhe i kupton si q\u00ebllime dhe jo si mjet. Sepse nuk jeton qytetari p\u00ebr shtetin e p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shtetit, por p\u00ebrkundrazi \u2013 shteti ekziston p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, parimet juridike jan\u00eb: t\u00eb jetohet me nder, nd\u00ebrsa tjetri t\u00eb mos ofendohet dhe \u00e7dokujt t\u2019i jepet \u00e7far\u00eb i takon.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohjeve historike, shteti juridik \u2013 sipas cil\u00ebsive t\u00eb veta relevante \u2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb korniz\u00eb instrumentale p\u00ebr konstituimin e elementeve themelore t\u00eb shoq\u00ebrise qytetare (civile), e ato jan\u00eb, para s\u00eb gjithash: ndalimi i privilegjeve t\u00eb shtresave klasore; kufizimi ligjor i pushtetit politik; vendosja e kontrollimit efikas e demokratik dhe t\u00eb opinionit t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit; ndarja vertikale dhe horizontale e pushtetit; sigurimi adekuat normativ, institucional dhe faktik i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare; gjyq\u00ebsia e pavarur; pluralizmi politik; tregu i lir\u00eb ekonomik dhe kulturor dhe konkurrenca e vlerave dhe cil\u00ebsive t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Drejt\u00ebsia baz\u00eb e \u00e7do qeverisjeje t\u00eb mir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shteti juridik, para s\u00eb gjithash n\u00eb vendet e Ballkanit per\u00ebndimor, m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ideal dhe teori, sesa nj\u00ebmend\u00ebsi dhe praktik\u00eb. Andaj, koncepsionet statistike shtet\u00ebrore ndaj shoq\u00ebris\u00eb, nuk jan\u00eb n\u00eb harmoni me pushtetin ligjor. Pushteti ligjor n\u00ebnkupton fatgjat\u00ebsin\u00eb e t\u00eb drejtave dhe detyrave, t\u00eb ides\u00eb s\u00eb kontinuitetit dhe respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb arritura.<\/p>\n<p>N\u00eb pushtetin ligjor komponenti kryesor \u00ebsht\u00eb mpreht\u00ebsia e arsyes, ratio, si dhe k\u00ebrkesa q\u00eb e drejta duhet ta ket\u00eb parasysh iden\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe drejtshm\u00ebris\u00eb apo arsyeshm\u00ebris\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb baz\u00eb e \u00e7do qeverisjeje t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr mendimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj politik\u00eb, gjat\u00eb historis\u00eb, si q\u00ebllim kryesor dhe nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ka qen\u00eb \u2013 si t\u00eb rregullohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normative kufizimi i \u00e7do pushteti politik, prandaj dhe pushteti i shumic\u00ebs?<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ngusht e lidhur me nj\u00eb problem tjet\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe filozofi i njohur, Aristoteli \u00ebsht\u00eb shprehur, se nuk di t\u2019i p\u00ebrgjigjet. E fjala \u00ebsht\u00eb: si t\u00eb sigurohen ligjet e mira, d.m.th. rregullat e urta normative, p\u00ebrkat\u00ebsisht, si mund t\u2019i zgjedhim ligjdh\u00ebn\u00ebsit e mir\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga parimet me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb pushtetit ligjor \u00ebsht\u00eb universalizmi. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, rregulla deri tek e cila do t\u00eb vijm\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb universale dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb apo t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar q\u00eb p\u00ebr situata t\u00eb nj\u00ebjta apo t\u00eb ngjashme t\u00eb zbatohen masa t\u00eb ndryshme. Kemi situat\u00ebn q\u00eb at\u00eb \u00e7ka nj\u00ebra pal\u00eb dhe grup e k\u00ebrkon p\u00ebr vehte, nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t&#8217;ia pranoj\u00eb ndonj\u00eb grupi tjet\u00ebr dhe anasjelltas. Andaj, ajo q\u00ebndron n\u00eb kund\u00ebrshtim me kuptimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb me pushtetin ligjor apo shtetin juridik. Pushteti juridik, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebnkupton t\u00eb drejta dhe detyra t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe ajo m\u00eb tutje do t\u00eb thot\u00eb edhe mund\u00ebsi juridike t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja mbi pushtetin ligjor mb\u00ebshtetet n\u00eb supozimin e rregullave t\u00eb arsyeshme dhe logjike t\u00eb cilave \u00e7do vullnet politik, prandaj dhe vullneti i shumic\u00ebs duhet t&#8217;i n\u00ebnshtrohet, p\u00ebrkat\u00ebsisht t&#8217;i respektoj\u00eb dhe zbatoj\u00eb. Mir\u00ebpo, q\u00eb moti ekziston nj\u00eb penges\u00eb e madhe n\u00eb inkorporimin e pushtetit ligjor, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ajo penges\u00eb mbahet e zgjatur. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb gremin\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtimeve midis vullnetit politik dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb historis\u00eb, vullneti politik dhe forca kan\u00eb mbizot\u00ebruar dhe kryesisht drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb trajtuar si mjet i thjesht\u00eb urdh\u00ebror dhe i njoftimit se \u00e7ka pushtet mbajt\u00ebsit k\u00ebrkojn\u00eb e presin nga shtetasit,\u00a0 me nj\u00eb gadishm\u00ebri t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t\u00eb &#8220;m\u00ebdhenjt\u00eb&#8221; t&#8217;u n\u00ebnshtrohen rregullave t\u00eb cilat\u00a0 i hartojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u00a0 apo i kodifikojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prov\u00eb p\u00ebr zbatimin e ides\u00eb t\u00eb pushtetit ligjor, ata t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb kah nj\u00eb drejtim i till\u00eb\u00a0 ndeshen me nj\u00eb seri pengesash, sikurse jan\u00eb trash\u00ebgimia e shtetit partiak, p\u00ebrkat\u00ebsisht partokratia, monopolet politike e juridike, korrupsioni, nepotizmi, kultura politike e pazhvilluar, mungesa e tradit\u00ebs demokratike, verbimi ideologjiko-nacionalist, klasa e mesme e pazhvilluar, etnocentrizmi, fundamentalizmi, paragjykimet etnike, vet\u00ebdija farefisnore etj.<\/p>\n<p>Shteti juridik, respektivisht pushteti ligjor, supozon institucionet ligjore stabile dhe funksionale, kushtet ekonomike, dijen, rrjet\u00ebn cil\u00ebsore t\u00eb institucioneve arsimore, njohje drejtuese dhe organizative, kapacitete demokratike, resurse njer\u00ebzore etj.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpamje juridiko-filozofike, nuk mund t\u00eb pranohet se e drejta \u00ebsht\u00eb \u00e7do grumbull i normave pas t\u00eb cilit q\u00ebndron monopoli i dhun\u00ebs shtet\u00ebrore. P\u00ebrkundrazi, duhet t\u00eb kihet nj\u00eb distanc\u00eb kritike ndaj p\u00ebrmbajtjes t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs pozitive. N\u00eb vazhdim po theksojm\u00eb,\u00a0 se p\u00ebr disa ligje e norma, Ciceroni, Aureli e Augustini, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i jurist\u00ebve, gjithnj\u00eb deri te Gustav Radbruh, e kan\u00eb konsideruar se nuk e meritojn\u00eb t\u00eb quhen ligje. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, e drejta \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, e arsyeshme e logjikshme, objektive, pas s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron drejtshm\u00ebria, d.m.th. nj\u00eb vler\u00eb etike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se \u00ebsht\u00eb themel i pushtetit, p\u00ebrkat\u00ebsisht i dinjitetit mbret\u00ebror, nd\u00ebrsa n\u00eb pik\u00ebn e fundit, pas t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb at\u00eb kuptim q\u00ebndron ratoja juridike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb Gashaj Nj\u00eb nder \u00e7\u00ebshtjet kryesore e cila parashtrohet p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e modelit t\u00eb funksionimit t\u00eb pushtetit, qysh nga koha antike deri me sot, ka qen\u00eb problemi: a \u00ebsht\u00eb m\u00eb i\u00a0 mir\u00eb pushteti ligjor apo pushteti i njerz\u00ebve, respektivishr a duhet mbart\u00ebsi i pushtetit ta kryej pushtetin n\u00eb pajtim me ligjin, apo ai \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1180],"class_list":["post-18105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nik-gashaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18106,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18105\/revisions\/18106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}