{"id":17794,"date":"2018-02-08T23:49:15","date_gmt":"2018-02-08T22:49:15","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17794"},"modified":"2018-02-08T23:49:15","modified_gmt":"2018-02-08T22:49:15","slug":"si-e-shenoi-diaspora-50-vjete-me-pare-ne-rome-500-vjetorin-e-vdekjes-se-gjergj-kastriotit-skenderbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17794","title":{"rendered":"SI E SH\u00cbNOI DIASPORA 50-VJET\u00cb M\u00cb PAR\u00cb N\u00cb ROM\u00cb, 500-VJETORIN E VDEKJES S\u00cb GJERGJ KASTRIOTIT \u2013 SKENDERBE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rome-diaspora-shenoit-500-vjetorin-vdekjes-se-skenderbeut.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17796 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rome-diaspora-shenoit-500-vjetorin-vdekjes-se-skenderbeut.jpg\" alt=\"\" width=\"625\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rome-diaspora-shenoit-500-vjetorin-vdekjes-se-skenderbeut.jpg 625w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rome-diaspora-shenoit-500-vjetorin-vdekjes-se-skenderbeut-300x216.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, viti 2018 \u00ebsht\u00eb shpallur nga qeverit\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs, por edhe nga Kisha Katolike n\u00eb trevat shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb, si viti i Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe. Jan\u00eb mbajtur disa manifestime dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb zhvillohen programe t\u00eb ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni t\u00eb tjera p\u00ebrkujtimore, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ku ka shqiptar\u00eb &#8212; gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti.\u00a0 K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara ky p\u00ebrvjetor \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar dit\u00ebt e fundit nga diaspora me simpoziume n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Detroit ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr studiuesish dhe historian\u00ebsh t\u00eb njohur nga Shqip\u00ebria, nga Kosova dhe diaspora, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor me r\u00ebnd\u00ebsi historike. \u00a0\u00a0N\u00eb k\u00ebto simpoziume kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs pa dallim feje a krahine. Ashtu si\u00e7 jan\u00eb bashkuar gjith\u00ebher\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb tilla, ashtu u bashkuan edhe tani p\u00ebr t\u00eb kujtuar heroin e tyre komb\u00ebtar, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo pjes\u00eb e nj\u00eb tradite q\u00eb diaspora, gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme, megjith\u00eb mjetet e kufizuara p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb till\u00eb komb\u00ebtar \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kremtoj\u00eb rregullisht datat historike dhe herojt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Sh\u00ebnimi k\u00ebt\u00eb vit i 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbeut na sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb 500-vjetorin e Skenderbeut dhe ceremonit\u00eb e simpoziumet q\u00eb u organizuan nga diaspora shqiptare n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 Ishte pik\u00ebrisht, 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare qe bashkuar n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Kryetrimit t\u00eb Kombit shqiptar dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij epike. \u00a0Me ndihm\u00ebn e Vatikanit dhe Papa Palit t\u00eb VI, t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve dhe t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb njohur n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrfshir Profesor Ernest Koliqin dhe t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb dalluar m\u00ebrgimtar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare &#8212; t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan \u2013 i treguan bot\u00ebs dinjitetin komb\u00ebtar dhe krenarin\u00eb e vet p\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare duke nderuar Fatosin e tyre t\u00eb Madh.\u00a0\u00a0 500-vjetori i Vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe ishte gjithashtu nj\u00eb rast q\u00eb vuri n\u00eb dukje edhe respektin e Vatikanit p\u00ebr Heroin e Shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr kombin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gj\u00eb q\u00eb u pasqyrua n\u00eb pritjen entuziaste q\u00eb iu b\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 1968 n\u00eb Vatikan nga Pali Pali i VI, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fatosit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga organizata pan-shqiptare Vatra q\u00eb u prinin Peter Chicos dhe Anthony Athanas, kishin shkuar n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonit\u00eb me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8212; nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb komuniste t\u00eb asaj kohe. \u00a0N\u00eb nj\u00eb frym\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kastriotjane bashkimi kishin vajtur n\u00eb Rom\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, shqiptar\u00eb nga Kosova, m\u00ebrgimtar\u00eb nga Evropa, Australia dhe nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishin k\u00ebto festime e kujtime 3-4 dit\u00ebshe n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, ku m\u00ebrgimtar\u00ebt e ri t\u00eb arratisur nga murtaja e komunizmit e shekullit 20, u bashkuan me arb\u00ebresh\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin detyruar nga otoman\u00ebt t\u00eb largoheshin nga trojet e tyre, pes\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. \u00a0U bashkuan n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr nj\u00eb takim v\u00ebllaz\u00ebrimi, rreth heroit t\u00eb tyre komb\u00ebtar, pa dallim feje e krahine \u2014 ashtu si ishte dikur dhe si duhet t\u00eb jet\u00eb edhe sot \u2013 t\u00eb bashkuar &#8212; ashtu si\u00e7 i do shqiptar\u00ebt Gjergj Kastrioti &#8211; Skenderbe.\u00a0 Revista Sh\u00ebjzat e botuesit Ernest Koliqi &#8212; e cila i kishte kushtuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb prej 250 faqesh me nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb gjat\u00eb ceremonive me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut&#8211; shkruante se pjes\u00ebmarrja e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Rom\u00eb me at\u00eb at\u00eb rast nderoi bot\u00ebrisht, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Fatosin e saj Gjergj Kastriotin &#8211; Sk\u00ebnderbe.\u00a0 \u201cT\u00eb huajt e ardhun nga kat\u00ebr an\u00ebt e dheut \u00e7meriteshin n\u00eb at\u00eb shesh tue shikue ato vargje t\u00eb ndrit\u00ebshme shtegtar\u00ebsh q\u00eb ngitshin t\u00eb dalun nga prehni i mesjet\u00ebs, nga XV qindvjet i cili njofti lavdin\u00eb e Kruetanit t\u00eb Madh. \u00a0Pyetshin plot kureshtje se kush ishin ata burra e ato vasha. Emni i Shqipnis\u00eb e i Kastriotit tringulloi si za burije at\u00eb dit\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e mija turistave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d do t\u00eb shkruante Ernest Koliqi, n\u00eb numrin e posa\u00e7\u00ebm4-6, 1968 t\u00eb Sh\u00ebjzave, kushtuar 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar. \u00a0Koliqi e ka cil\u00ebsuar pjes\u00ebmarrjen e Vatran\u00ebve dhe t\u00eb tjer\u00ebve nga diaspora e Amerik\u00ebs si nj\u00eb prani q\u00eb ua \u201cshtoi shkelqimin kremtimeve\u201d.\u00a0 \u00a0\u201cHijet e madhnueshme t\u00eb Fan Nolit e t\u00eb Faik Konic\u00ebs na shfaqeshin para syve, tue v\u00ebrejt\u00eb n\u00eb radh\u00ebt tona kryesin\u00eb vatrane, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebna t\u00eb turbullta p\u00ebrpiqet t\u00eb ndjek\u00eb gjurm\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb atyne dy patriot\u00ebve t\u00eb paharruesh\u00ebm, themeltar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs.\u00a0 Kishim p\u00ebrshtypjen se drita e agimeve t\u00eb Rilindjes at\u00eb dit\u00eb po reshte mbi bashkimin e Arbershve me Shqiptar\u00eb. \u00a0\u00a0E bashk\u00eb me at\u00eb drit\u00eb edhe rrezja e bekimit t\u00eb Perendis\u00eb\u201d, ka sh\u00ebnuar Koliqi n\u00eb kronik\u00ebn e botuar n\u00eb revist\u00ebn e tij Sh\u00ebjzat. \u00a0\u00a0N\u00eb kronikat e Sh\u00ebjzave p\u00ebr kremtimet e 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut, p\u00ebrmenden disa prej em\u00ebrave m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb asaj kohe n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin marr\u00eb pjes\u00eb, si p\u00ebrfaqsuesit e lart\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs, Anthony Athanas e Peter Chicos, por edhe shkrimtari i njohur Nexhat Peshk\u00ebpia, Dr. Hamdi Oru\u00e7i, Selahudin Velaj, Adem Hodo shkrimtari Nelo Drizari, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. \u00a0\u00a0Nga Evropa dalloheshin, Princi Ferdinando-Castriota-Scanderbeg, Dhimit\u00ebr Berati, \u00a0Profesor Ernest Koliqi, At Zef Valentini, Gjen. Zef Serreqi, Profesor Namik Resuli, major Rrok Nallbani, dr. Ragip Frash\u00ebri, dr. Ismail Verlaci, profesor\u00ebt Abas Ermenji, Vasil Andoni e Zef Pali, Sulejman Me\u00e7o, Kap. Ndue Gjomarkaj, dr. Luigj Zanga e poeti Martin Camaj. \u00a0\u00a0Nd\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb dalloheshin edhe personalitete t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, t\u00eb d\u00ebbuar, t\u00eb arratisur ose t\u00eb ndaluar t\u00eb k\u00ebtheshin n\u00eb atdhe nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, ishin edhe Ahmet bej Resuli, Nexhmedin Vrioni e Ekrem Telhajn, prof Giuseppe Gardilone, Omer Fortuzi e Aslan Zeneli, Tahir Zajmi si dhe Lin Shkreli dhe piktor\u00ebt Ibrahim Kodra e Lin Delija.\u00a0 \u00a0Nd\u00ebr klerik\u00ebt dalloheshin, Dom Prenk Ndrevashaj, At Daniel Gje\u00e7aj, At Jak Marlekaj, At Ambroz Martini, At Paulin Margjokaj dhe At Vin\u00e7enc Malaj, e shum\u00eb e shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, t\u00eb mbledhur t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb Rom\u00eb, me gjith\u00eb ndryshimet e tyre politike q\u00eb ekzitonin midis tyre. \u00a0Por ata u b\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku me at\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar Krye Heroin e Bashkimit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve. \u00a0Un\u00eb kam pasur fatin t\u00eb njoh disa prej k\u00ebtyre personaliteteve shqiptare dhe mund t\u00eb them se n\u00eb gjykimin tim modest, ishin ajka e Kombit shqiptar dhe se \u00e7do komb do krenohej me njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. \u00a0\u00a0Kombi i tyre, fatkeqsisht, i konsideron gjithnj\u00eb, shum\u00eb nga k\u00ebta, si \u201ckolaboracionist\u201d dhe \u201csurret\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kronik\u00ebn e revist\u00ebs Sh\u00ebjzat thuhet gjithashtu se mall\u00ebngjim dhe ngushullim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shkaktoi, nd\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb kremtimet kastriotjane, prania e nj\u00eb grupi t\u00eb madh bashkatdhetar\u00ebsh m\u00ebrgimtar\u00eb, ndoshta m\u00eb pak t\u00eb njohur, por aspak m\u00eb pak patriot\u00eb &#8212; t\u00eb udh\u00ebhequr nga Dom Prenk Ndrevashaj, i cili kujdesej p\u00ebr fatin e tyre. \u00a0Ata, q\u00eb vitet e fundit kishin l\u00ebn\u00eb Atdheun p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga dhuna komuniste, u bashkuan me mergimtar\u00ebt Arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin ikur nga Shqip\u00ebria 500-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar dhun\u00ebs otomane. \u00a0Thuhet se aty n\u00eb Vatikan &#8212; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb &#8212; u bashkuan dy m\u00ebrgatat shqiptare, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe.<\/p>\n<p>50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, ishte Gjergj Kastrioti- Skenderbe, Ai i cili bashkoi shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha ngjyrave politike me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Krye Trimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00a0\u00a0Ishte pik\u00ebrisht, 50-vjet t\u00eb shkuara q\u00eb u bashkuan shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs rreth Gjergj Kastriotit, i cili ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e tij, Ai pat bashkuar princat shqiptar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr hordhive otomane dhe armiq\u00ebve t\u00eb vendit. \u00a0Po sot, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe &#8212; t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb vitin e shpallur si viti i Skenderbeut \u2013 a do t\u00eb mblidhen \u201cprincat\u201d aktual t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb bashkarisht, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave madhore t\u00eb Kombit???<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, viti 2018 \u00ebsht\u00eb shpallur nga qeverit\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs, por edhe nga Kisha Katolike n\u00eb trevat shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb, si viti i Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe. Jan\u00eb mbajtur disa manifestime dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb zhvillohen programe t\u00eb ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni t\u00eb tjera p\u00ebrkujtimore, jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17796,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-17794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17794"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17794\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17797,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17794\/revisions\/17797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}