{"id":17629,"date":"2018-02-01T21:23:31","date_gmt":"2018-02-01T20:23:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17629"},"modified":"2018-02-01T22:25:02","modified_gmt":"2018-02-01T21:25:02","slug":"at-gjergj-fishta-mbreti-i-poetenvet-shqipetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17629","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA: \u201cMBRETI I POET\u00cbNVET SHQIP\u00cbTAR\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17630 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu e kishte cil\u00ebsuar At Gjergj Fisht\u00ebn Lefter L. Dilo, publicisti, historiani, studiuesi e muzeologu i njohur gjirokastrit n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb titulluar \u201cPat\u00ebr Gjergji \u2013 \u2018M\u00ebsues i t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve\u2019, botuar n\u00eb vitin 1941, n\u00eb nj\u00eb botim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebrkujtimor, ku u botuan, pas vdekjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar, kujtimet dyzina shkrimtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb njohur t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb asaj kohe &#8212; vendas e t\u00eb huaj &#8212; t\u00eb cil\u00ebt e kishin njohur dhe q\u00eb kishin bashkpunuar me At Gjergj Fisht\u00ebn, gjat\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nKjo p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr dhe e rast\u00ebsishme q\u00eb pason, e artikullit t\u00eb Lefter Dilos kushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; them e rast\u00ebsishme pasi nuk lidhet me ndonj\u00eb p\u00ebrvjetor ose dat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kujtes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ne sot, pas pothuaj 80-vjet\u00ebsh t\u00eb ndarjes nga kjo jet\u00eb e Fisht\u00ebs, se \u00e7\u2019mendonin bashkohasit e tij p\u00ebr \u2018t\u00eb si person, si patriot dhe si shkrimtar e poet i Kombit shqiptar. Ja vlen\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimet e bashk-kohasve t\u00eb Fisht\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kishin njohur shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb, t\u2019i kujtojm\u00eb nga koha n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb marrim frym\u00ebzim se si duhet t\u00eb nderohen burrat e Atdheut, si At Gjergj Fishta \u2013 emrin e t\u00eb cilit regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs e zhduku (s\u00eb bashku me eshtrat e tija, fati I t\u00eb cilave nuk dihet as sot) nga kultura, let\u00ebrsia dhe nga historia e Kombit Shqiptar. E sidomos n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ashtuquajtur demokratike, post- komuniste, ku edhe entet dhe institucionet zyrtare t\u00eb shtetit shqiptar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs, q\u00ebllimisht e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore duke e hedhur n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Por sado q\u00eb p\u00ebrfaqsuesit e \u201ckultur\u00ebs\u201d s\u00eb atyre, q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb pushtet, duan ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb harrres\u00eb Fisht\u00ebn, bashkohasit e tij, si Lefter L. Dilo dhe t\u00eb tjer\u00eb, nuk na l\u00ebn\u00eb ta harrojm\u00eb at\u00eb as kontributet e At Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat e shqiptar\u00ebve \u2013 p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cE me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kush tjet\u00ebr\u201d, ka shkruar Lefter L. Dilo n\u00eb vitin 1941, \u201cVe\u00e7 Pat\u00ebr Gjergjit mund t\u00eb paraqesi m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb mendore e m\u00eb shum\u00eb aktivitet kultural se akutori i Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis? Si themelues i Gjimnazit Fran\u00e7eskan dhe si drejtor i gjith\u00ebher\u00ebsh\u00ebm i Hyllit t\u00eb Drit\u00ebs, At Fishta u \u00e7qua kurdoher\u00eb dhe e b\u00ebri Gjymnazin, q\u00eb ay vet e drejtoi p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb alma matter dhe Hyllin e Drit\u00ebs nj\u00eb flamur e nj\u00eb fole p\u00ebrpjekjesh e mendimesh serjoze, nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshsme, q\u00eb nderon plot\u00ebsisht bot\u00ebn intelektuale t\u00eb Fret\u00ebnvet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Gjuhadollit.\u201d<\/p>\n<p>Lefter Dilo ka theksuar kontributin patriotik e komb\u00ebtar t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, duke shkruar se, \u201cMbreti i Poet\u00ebnvet Shqiptar\u00eb, Pat\u00ebr Gjergji, qe i pari q\u00eb vuri n\u00eb shkoll\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe dolli e mprojti me trim\u00ebri t\u00eb drejtat e Kombit t\u2019on\u00eb n\u00eb \u00e7do Konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb me vepr\u00ebn e tij poetike i fali Shqiptarit epopen\u00eb, historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr liri. Nuk mjafton vet\u00ebm derdhja e gjakut. Luftat dhe peripecit\u00eb e nj\u00eb kombit t\u00eb vog\u00ebl, me kalimin e koh\u00ebs harrohen, po t\u00eb mos p\u00ebrjet\u00ebsohen nga penda e shkrimtarit\u201d, ka vler\u00ebsuar Llefter Dilo At Gjergj Fisht\u00ebn, n\u00eb shkrimin e tij n\u00eb librin p\u00ebrkujtimor \u201cAt Gjergj Fishta \u20131871-1940\u201d, botuar me 20 Tetor, 1941 n\u00eb Milano.<\/p>\n<p>\u201cJet\u00ebn e popujve e b\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb pavdek\u00ebshme talenti i Poetit, i cili me shkrimet e veta pasqyron t\u00eb shkuar\u00ebn e kombit dhe i siguron t\u00eb arth\u00ebmen, sepse epopeja komb\u00ebtare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo e Poetit shkodran, do t\u00eb ushqej\u00eb brez pas brezi djal\u00ebrin\u00eb shiptare nep\u00ebrmjet fuqis\u00eb s\u00eb vet,\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur Lefter Dilo. \u201cE me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kush mund t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrball diellit satirik t\u00eb Pat\u00ebr Gjergjit e kush mund t\u00eb prekte me kaq mjeshtri t\u00eb metat tona t\u00eb djeshme, si njer\u00ebs, si qytetar\u00eb dhe si qeveritar\u00eb\u201d, pyet Dilo dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrgjigjet: \u201cVet\u00ebm At Fishta, i cili sa qe gjall\u00eb punoi pa p\u00ebrtim, mund t\u00eb quhet m\u00ebsues i yni, sepse nuk jetoi n\u00eb \u201ck\u00ebshtjell\u00ebn e fildisht\u00eb\u201d, por u hodh me enthuasiasm\u00eb djaloshare nga nj\u00eb misjon n\u00eb tjetrin, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kultur\u00ebs, e t\u00eb rac\u00ebs shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lefter Dilo ka shkruar se megjithse kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, Gjergj Fishta \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb dhe m\u00eb i flak\u00ebt se kurr\u00eb, me vepr\u00ebn e tij e cila nuk do t\u00eb vdesi kurr\u00eb, sepse sipas tij, \u201cKur me kalimin e koh\u00ebs, familja shqiptare e mbledhur rreth e rrotull vatr\u00ebs plot flak\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmend em\u00ebrin e fratit-poet, figura e k\u00ebtij do t\u00eb shkelqej\u00eb m\u00eb me forc\u00eb, sepse ahere do t\u00eb jen\u00eb zhdukur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb edhe vog\u00eblsinat m\u00eb t\u00eb kota t\u00eb njer\u00ebzvet. Ahere, jeta e poetit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb interesante e m\u00eb e pasur n\u00eb kujtime\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lefter Dilo ka shprehur shpres\u00ebn dhe optimizmin e tij se, \u201cNd\u00ebrtesa e Kuvendit t\u2019Arr\u00ebs s\u00eb madhe, ku qendronte Poeti do t\u00eb b\u00ebhet at\u00ebher\u00eb vend pelegrinazhi \u2026sepse aher\u00eb banesa e Poetit do t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb muze, vend p\u00ebrmallimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, Lefter Dilo do ishte sot shum\u00eb i zhg\u00ebnjyer n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e ashtuquajtur demokratike, ashtu si\u00e7 jan\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb kudo, se as sot e k\u00ebsaj dite, pas pothuaj 30-vjet post- komuniz\u00ebm, At Gjergj Fishta, t\u00eb cilin ai e pat cil\u00ebsuar si \u201cMbretin e Poet\u00ebnvet Shqiptar\u00eb\u201d, nuk ka nj\u00eb sht\u00ebpi muze as, \u201cnuk shk\u00eblqen me forc\u00eb\u201d n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tij post-komuniste. P\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn asgj\u00eb nuk ka ndryshuar, sidomos n\u00eb qarqet akademike dhe t\u00eb kultur\u00ebs zyrtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Fatkeqsisht, Gjergj Fishta dhe adhuruesit e tij duhet t\u00eb presin edhe m\u00eb gjat\u00eb ashtuq\u00eb, \u201cfamilja shqiptare e mbledhur rreth e rrotull vatr\u00ebs plot flak\u00eb\u201d, t\u00eb kujtoj\u00eb, t\u00eb nderoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmend \u201cM\u00ebsuesin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, At Gjergj Fisht\u00ebn, ashtu si\u00e7 shpresonte Lefter Dilo n\u00eb vitin 1941.<\/p>\n<p>Sot, 28 vjet pas sh\u00ebmbjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb atmosfere konfliktuale t\u00eb p\u00ebrhershme midis rrymave t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj klase politike post-komuniste, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, q\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, vet\u00ebm lufton p\u00ebr interesat personale dhe partiake nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka harruar krejt\u00ebsisht \u2013 n\u00ebqoftse i ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb zem\u00ebr &#8212; interesat komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjithsi dhe t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e \u00e7do shqiptari n\u00eb ve\u00e7anti. Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebs\u201d t\u00eb autoritetit t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, mbasi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 80-vjet\u00eb, shqiptar\u00ebt nuk vepruan as nuk po veprojn\u00eb sipas idealit t\u00eb tij atdhetar. T\u00eb k\u00ebtij burri t\u00eb madh &#8212; q\u00eb sipas At Benedikt Demaj, i cili shprehet n\u00eb parath\u00ebnien e librit kushtuar Fisht\u00ebs e ku \u00ebsht\u00eb botuar edhe artikulli i Lefter Dilos, Gjergj Fishta ishte \u201cGjith\u00ebher\u00eb i gat\u00ebsh\u00ebm me vrapue aty ku e lypte nevoja p\u00ebr t\u00eb shtrue themelet e patrandshme t\u00eb nji idealizmi komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb pri nd\u00ebr luftime n\u00eb mprojtjen e Kombit, p\u00ebr t\u2019i g\u00ebrshetue kunora lumnije rac\u00ebs mij\u00ebvje\u00e7are shqyptare, gjakut t\u00eb derdhun e flijeve t\u00eb vuajtuna t\u00eb Kreshnik\u00ebve t\u00eb Kombit.\u201d P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, At Gjergj Fishta meriton p\u00ebrmendore dhe muze, ashtu si\u00e7 shpresonte Lefter Dilo, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, nevojitet &#8212; ashtu si\u00e7 i ka hije nj\u00eb kombi t\u00eb qytet\u00ebruar &#8212; nj\u00eb bashkim i fuqive dhe i zem\u00ebrave rreth idealeve komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb cilat veproi dhe t\u00eb cilat At Gjergj Fishta i mbrojti dhe i kultivoi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij. Dhe t\u00eb \u201cZhduken nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb vog\u00eblsinat m\u00eb t\u00eb kota t\u00eb njerz\u00ebve\u201d, n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb dhe kontributin e At Gjergj Fisht\u00ebs, do t\u00eb k\u00ebshillonte sot Lefter Dilo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli K\u00ebshtu e kishte cil\u00ebsuar At Gjergj Fisht\u00ebn Lefter L. Dilo, publicisti, historiani, studiuesi e muzeologu i njohur gjirokastrit n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb titulluar \u201cPat\u00ebr Gjergji \u2013 \u2018M\u00ebsues i t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve\u2019, botuar n\u00eb vitin 1941, n\u00eb nj\u00eb botim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebrkujtimor, ku u botuan, pas vdekjes s\u00eb Poetit Komb\u00ebtar, kujtimet dyzina shkrimtar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17630,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[1163],"class_list":["post-17629","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione","tag-at-gjergj-fishta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17631,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17629\/revisions\/17631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}