{"id":17598,"date":"2018-01-31T11:17:22","date_gmt":"2018-01-31T10:17:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17598"},"modified":"2018-01-31T11:17:22","modified_gmt":"2018-01-31T10:17:22","slug":"eshte-nje-akt-revolucionar-te-thuhet-e-verteta-ne-kohe-genjeshtrash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17598","title":{"rendered":"\u201c\u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb AKT REVOLUCIONAR T\u00cb THUHET E V\u00cbRTETA N\u00cb KOH\u00cb G\u00cbNJESHTRASH\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/George-Orwell.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17599 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/George-Orwell.jpg\" alt=\"\" width=\"396\" height=\"536\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/George-Orwell.jpg 224w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/George-Orwell-222x300.jpg 222w\" sizes=\"auto, (max-width: 396px) 100vw, 396px\" \/><\/a><strong>GEORGE ORWELL\u00a0 \u201c\u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb AKT REVOLUCIONAR T\u00cb THUHET E V\u00cbRTETA N\u00cb KOH\u00cb G\u00cbNJESHTRASH\u201d<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 1950 vdiq Eric Arthur Blair (25 Qershor 1903 \u2013 21 Janar 1950) ose si\u00e7 njihej m\u00eb mir\u00eb me emrin George Orwell, novelisti, gazetari, kritiku dhe eseisti britanik, i njohur p\u00ebr veprat e tija mbi padrejtsit\u00eb shoq\u00ebrore, p\u00ebr kritikat letrare dhe si gazetar polemik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dalluar sidomos p\u00ebr kund\u00ebrshtimet e tija t\u00eb forta ndaj totalitarizmit si dhe p\u00ebr shkrimet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb socializmit demokratik.<\/p>\n<p>Por Xhorxh Orwell njihet m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr dy veprat e famshme klasike, \u201c1984\u201d dhe \u201cFerma e Kafsh\u00ebve\u201d, t\u00eb cilat BBC-ja i ka cil\u00ebsuar si novelat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb shekullit 20. Nd\u00ebrsa gazeta Times e Londr\u00ebs e ka renditur Orwell-in t\u00eb dytin n\u00eb list\u00ebn e 50-shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur britanik\u00eb \u00e7\u2019prej vitit 1945. \u201cFerma e Kafsh\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 1945, dhe vepra tjet\u00ebr, \u201c1984\u201d \u00ebsht\u00eb botuar kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb. Si\u00e7 le t\u00eb kuptohet edhe titulli, kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fabul i shkurt\u00ebr politik, por i bazuar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme imagjinare totalitare. Si mbrojt\u00ebs i vendosur i liris\u00eb s\u00eb individit, George Orwell luftoi t\u00eb gjitha dukurit\u00eb dhe \u00e7do form\u00eb shtypjeje. Kjo frym\u00eb p\u00ebrshkon pothuaj t\u00eb gjitha veprat e tija kryesore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, n\u00eb romanin e titulluar thjesht\u00eb \u201c1984\u201d, Orwell-i p\u00ebrshkruan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe t\u00eb p\u00eb\u00e7ar\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Konflikti justifikon sundimin e fort\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe p\u00ebr t\u00eb shtypur individin duke p\u00ebrdorur zhvillimin e shkenc\u00ebs dhe teknologjin\u00eb. Orwelli p\u00ebrshkruan, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, nj\u00eb bot\u00eb ku jeta private e individit pothuaj nuk ekziston m\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb vepr\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb fam\u00ebshme, \u201cFerma e kafsh\u00ebve\u201d, George Orwell I ofron lexuesit nj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb krijuar, ku kafsh\u00ebt, nd\u00ebrsa heqin qafe pronarin e vjet\u00ebr njer\u00ebzor t\u00eb tyre, shpresojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr veten e tyre. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb elit\u00eb tjet\u00ebr politike, m\u00eb e men\u00e7ur, m\u00eb mizore dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet m\u00eb e djall\u00ebzuar, vjen n\u00eb fuqi &#8212; kafsh\u00ebt e tjera zbulojn\u00eb se jan\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje edhe m\u00eb t\u00eb pa shpres\u00eb se p\u00ebrpara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sundohen dhe kontrollohen me t\u00eb nj\u00ebjtat m\u00ebnyra mizore si m\u00eb par\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u201cFerma e Kafsh\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrshkruan komunizmin dhe totalitarizmin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jo vet\u00ebm n\u00eb Rusin\u00eb e asaj periudhe kur jetoi Orwell-i \u2013 por ishte nj\u00eb model q\u00eb duhej t\u00eb adaptohej dhe n\u00eb \u201cfermat\u201d, vendet e tjera komuniste.<br \/>\nNdon\u00ebse sillej si anarkist n\u00eb 1920-at, me fillimin e dekad\u00ebs s\u00eb 1930-ave George Orwell e konsideronte veten si socialist. Si i till\u00eb, ai shkon n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb an\u00ebn e republikan\u00ebve, kund\u00ebr forcave nacionaliste t\u00eb Francos. Nga Spanja, ai u detyrua t\u00eb largohej prej frik\u00ebs se do t\u00eb vritej nga komunist\u00ebt e mb\u00ebshtetur nga sovjet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po zhduknin kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre revolucionar\u00eb socialist\u00eb, si\u00e7 ishte Orwell-i &#8212; gjat\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb Spanj\u00eb. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb, sipas BBC-s\u00eb, e b\u00ebri George Orwellin nj\u00eb anti-stalinist t\u00eb p\u00ebrbetuar dhe t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Si rrjedhim, \u201cFerma e kafsh\u00ebve\u201d e shkruar pas k\u00ebsaj p\u00ebrvoje t\u00eb keqe q\u00eb Orwell me komunist\u00ebt sovjetik\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb novel\u00eb alegorike e cila pasqyron, sipas tij, ngjarjet nga periudha para Revolucionit Rus t\u00eb vitit 1917 e deri tek sundimi i diktatorit Stalin i Bashkimit Sovjetik.<br \/>\nOrwell-i e konsideronte Bashkimin Sovjetik si nj\u00eb diktatur\u00eb brutale, e themeluar mbi kultin e personalitetit dhe e mb\u00ebshtetur nga sundimi i terrorit. Derrat si karakter\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb novel\u00ebn e tij, \u201cFerma e kafsh\u00ebve\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb udh\u00ebheqjen komuniste dhe pjesa tjet\u00ebr e kafsh\u00ebve n\u00eb ferm\u00eb simbolizojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ruse dhe se si ardhja me dhun\u00eb n\u00eb pushtet e komunist\u00ebve n\u00eb Rusi &#8212; kishte prekur jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Dy karakter\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb novel\u00ebs &#8212; derrat \u201cNapoleoni\u201d dhe \u201cSnowball\u201d &#8212; q\u00eb simbolizojn\u00eb Trotskin dhe Stalinin, jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb politike, pasi secili prej tyre d\u00ebshiron t\u00eb udh\u00ebheq t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt e tjera n\u00eb ferm\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, dy derrat kryesor\u00eb konfliktohen me nj\u00ebri tjetrin se cili prej tyre duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet n\u00eb ferm\u00ebn e kafsh\u00ebve. M\u00eb n\u00eb fund, derri \u201cNapoleon\u201d th\u00ebrret n\u00ebnt\u00eb qent\u00eb e ferm\u00ebs q\u00eb t\u2019i v\u00ebrsulen derrit tjet\u00ebr kund\u00ebrshtarit \u201cSnoball-it\u201d p\u00ebr ta p\u00ebrzen nga ferma. Krye-derri \u201cNapoleon\u201d b\u00ebhet udh\u00ebheqsi num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb ferm\u00eb, anullon \u00e7do mbledhje e konsultim dhe deklaron se k\u00ebtej e tutje vet\u00ebm derrat, dhe jo kafsh\u00ebt e tjera, do t\u00eb marrin t\u00eb gjitha vendimet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa deklaron se \u00ebsht\u00eb mik i ngusht\u00eb i njer\u00ebzve. Nd\u00ebrkaq, kafsh\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb deklarat\u00ebn e krye-derrit, ashtu t\u00eb konfuzuar, nuk din\u00eb se cil\u00ebt nga ata q\u00eb gj\u00ebnden mbrenda ferm\u00ebs, jan\u00eb njerzit e cilat jan\u00eb kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa aktuale aq edhe e dhimb\u00ebshme dhe tragjike! Megjithat\u00eb, George Orwell nuk ngarkon me faj vet\u00ebm klas\u00ebn sunduese politike p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gj\u00ebndjeje t\u00eb till\u00eb si Ferma e Kafsh\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, por edhe ata q\u00eb e votuan n\u00eb pushtet elitat politike sunduese, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNj\u00eb popull q\u00eb voton p\u00ebr t\u00eb zgjedhur politikan\u00eb t\u00eb korruptuar, mashtrues\u00eb, hajdut\u00eb dhe tradh\u00ebtar\u00eb, ai popull nuk \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb, por bashk\u00ebpuntor i tyre\u201d. (George Orwell).<br \/>\nFatkeqsisht, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb mesazhet politike dhe paralajm\u00ebrimet (1984) e Orwell-it p\u00ebr fund shekullin e 20-\u00ebt, t\u00eb shkruara fillim shekullin e kaluar t\u00eb mos lidhen me jet\u00ebn e sotme shoq\u00ebrore pasi ting\u00ebllojn\u00eb aq\u00eb aktuale me politik\u00ebn kudo \u2013 diku m\u00eb shum\u00eb e diku m\u00eb pak &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Si t\u00eb tilla, megjithse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb allegorike, (Ferma Kafsh\u00ebve) veprat e Orwell-it, na kujtojn\u00eb gjithashtu edhe aktualitetin politik post-komunist, q\u00eb po p\u00ebrjetohet sot, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb &#8212; ku shpresohej se me shembjen e komunizmit enverist dhe me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga komunizmo-fashizmi serb \u2013duke hequr qafe nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb derrat e vjet\u00ebr t\u00eb \u201cFerm\u00ebs s\u00eb kafsh\u00ebve\u201d, &#8212; kombi shqiptar do t\u00eb krijonte nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr veten. Fatkeqsisht, shqiptar\u00ebt sot e gjejn\u00eb veten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb pa shpres\u00eb, megjithse n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb elit\u00eb tjet\u00ebr sunduese, ndryshe nga ajo e m\u00eb p\u00ebrparmja, ndon\u00ebse gj\u00ebndja mund t\u00eb ket\u00eb ndryshuar shum\u00eb pak p\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrmuese. P\u00ebr t\u00eb cituar Orwell-n, parulla ka ndryshuar nga, \u201cT\u00eb gjitha kafsh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabarta\u201d, n\u00eb parull\u00ebn se \u201cT\u00eb gjitha kafsh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabarta, por disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb barabarta se tjerat\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shembull, sa p\u00ebr ilustrim, nj\u00eb citim nga vepra \u201c1984\u201d e Orwell-t: \u201cTani po ua jap p\u00ebrgjigjen ndaj pyetjes time. Partia k\u00ebrkon pushtetin vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb veta. Ne nuk jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Ne jemi t\u00eb interesuar vet\u00ebm t\u00eb kontrollojm\u00eb pushtetin, pushtetin e v\u00ebrtet\u00eb dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pushtet i v\u00ebrtet\u00eb, ju do ta kuptoni tani. Ne jemi ndryshe nga oligarkit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebr faktin se ne dijm\u00eb ekzakt\u00ebrisht se \u00e7\u2019jemi duke b\u00ebr\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, madje edhe ata nga t\u00eb cil\u00ebt kemi marr\u00eb shembull, ishin frikacak\u00eb dhe hipokrit\u00eb. Nazist\u00ebt gjerman\u00eb dhe komunist\u00ebt rus\u00eb ishin shum\u00eb af\u00ebr nesh p\u00ebr nga metodat q\u00eb p\u00ebrdornin, por ata nuk mund\u00ebn kurr\u00eb t\u00eb identifikonin motivet e tyre. Ata silleshin, e ndoshta edhe besonin sikur kishin marr\u00eb psuhtetin pa dashur dhe pa vullnet dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar dhe se s\u00eb shpejti do t\u00eb krijohet parasja, ku njerzit do t\u00eb jetonin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb. Ne nuk jemi si ata. Ne e dijm\u00eb se kushdo q\u00eb merr pushtetin me forc\u00eb, b\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb mos hequr kurr\u00eb m\u00eb dor\u00eb nga pushteti. Pushteti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka por \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar. Nuk themelohet diktatura p\u00ebr t\u00eb ruajtur revolucionin. Jo, revolucioni b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur e ruajtur diktatur\u00ebn. Q\u00ebllimi i p\u00ebrsekutimeve, jan\u00eb p\u00ebrsekutimet. Objektivi i tortur\u00ebs \u00ebsht\u00eb tortura. Objektivi i pushtetit \u00ebsht\u00eb pushteti. Tani, ke filluar t\u2019a kuptosh?\u201d. (George Orwell, \u201c1984\u201d).<\/p>\n<p>\u201dKush kontrollon t\u00eb kaluar\u00ebn, kontrollon t\u00eb ardhmen. Kush kontrollon koh\u00ebn e tanishme, kontrollon edhe t\u00eb kaluar\u00ebn.\u201d (George Orwell,\u201d1984\u201d)<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebnyra m\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar nj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb q\u00eb atij t\u2019i mohohet dhe t\u2019i fshihet nga kujtesa, historia e vet.\u201d (George Orwell)<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr derisa njer\u00ebzit nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm, ata nuk do t\u00eb rebelohen dhe pa u rebeluar, ata nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm.\u201d (George Orwell, \u201c1984\u201d)<\/p>\n<p>George Orwell ka vdekur me 21 Janar, 1950 n\u00eb Lond\u00ebr<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GEORGE ORWELL\u00a0 \u201c\u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb AKT REVOLUCIONAR T\u00cb THUHET E V\u00cbRTETA N\u00cb KOH\u00cb G\u00cbNJESHTRASH\u201d Nga Frank Shkreli N\u00eb janar t\u00eb vitit 1950 vdiq Eric Arthur Blair (25 Qershor 1903 \u2013 21 Janar 1950) ose si\u00e7 njihej m\u00eb mir\u00eb me emrin George Orwell, novelisti, gazetari, kritiku dhe eseisti britanik, i njohur p\u00ebr veprat e tija mbi padrejtsit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17599,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1610],"class_list":["post-17598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ferma-e-kafsheve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17600,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17598\/revisions\/17600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}