{"id":17385,"date":"2018-01-17T12:22:13","date_gmt":"2018-01-17T11:22:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17385"},"modified":"2018-01-17T12:30:19","modified_gmt":"2018-01-17T11:30:19","slug":"politika-ka-pasur-me-shume-nevoje-per-dr-bujar-leskajn-se-ai-per-politiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17385","title":{"rendered":"POLITIKA KA PASUR M\u00cb SHUM\u00cb NEVOJ\u00cb P\u00cbR DR. BUJAR  LESKAJN  SE AI P\u00cbR POLITIK\u00cbN"},"content":{"rendered":"<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<div>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Bujar-Leskaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17386 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Bujar-Leskaj.jpg\" alt=\"\" width=\"530\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Bujar-Leskaj.jpg 530w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Bujar-Leskaj-300x198.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 530px) 100vw, 530px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga D\u00ebfrim CANI &#8211; publicist\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>-Duke ndjekur rrug\u00ebtimin e dr. Bujar\u00a0 Leskajt-<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi, rrethana historike dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i duksh\u00ebm dhe i njohur n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri njer\u00ebzore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e njohur q\u00eb nga koh\u00ebt e hershme e deri sot. Luft\u00ebrat, revolucionet, ngjarje t\u00eb caktuara i kan\u00eb sjell\u00eb shoq\u00ebris\u00eb figura politike, ushtarake dhe sociale, t\u00eb cilat her\u00eb i kan\u00eb q\u00ebndruar koh\u00ebs e her\u00eb jo. Pa dyshim, lidhja e fort\u00eb me k\u00ebto raporte dhe rrethana, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb k\u00ebtyre individ\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje nj\u00eb nd\u00ebrmend\u00ebsim i k\u00ebsaj natyre, p\u00ebr shkakun e thjesht\u00eb, kur m\u00eb duhej t\u00eb shkruaja nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb gjer\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebtimin intelektual, politik, shkencor\u00eb dhe shkrimor\u00eb t\u00eb dr. Bujar Leskajt, si nj\u00eb figur\u00eb komplekse, e cila q\u00eb n\u00eb momentet e para, kur i \u00ebsht\u00eb shfaqur publikut shqiptar, jo vet\u00ebm q\u00eb i ka rezistuar koh\u00ebs, por ka vijuar ngritje e besueshm\u00ebri interesante.<\/p>\n<p>Dr. Leskaj nuk ka ardhur n\u00eb pik\u00ebn e lart\u00eb publike e politike, si\u00e7 dihet ka qen\u00eb minist\u00ebr i Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb e Sporteve dhe deputet i Parlamentit Shqiptar, si rezultat i situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur vendi, por n\u00eb situat\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, th\u00ebn\u00eb ndryshe: politika nuk i b\u00ebri aq shum\u00eb nder atij sa ai i b\u00ebri nder politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se p\u00ebrmes k\u00ebtij raporti duhet par\u00eb dhe \u201czbuluar\u201d personaliteti, bashk\u00ebkoh\u00ebsia, dinjiteti i nj\u00eb njeriu t\u00eb ditur dhe ruajtja e ekiulibrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkohen nj\u00eb njeriu publik dhe me pesh\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike dhe personale familjare.<\/p>\n<p>Bujar Leskaj \u00ebsht\u00eb i shkolluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn dhe n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, besuesh\u00ebm dhe me tregues t\u00eb shk\u00eblqyer. N\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb, gati, ai ka mbaruar tri fakultete: inxhinieri (1990), ekonomi (1998) dhe drejt\u00ebsi (2002), \u00e7\u2019ka l\u00eb t\u00eb kuptohet se, nuk mund t\u00eb gjendet nj\u00eb njeri me kaq zell, interesa intelektuale, aft\u00ebsi dhe kurajo p\u00ebr dije dhe shkollim. P\u00ebrmes nj\u00eb d\u00ebshmie t\u00eb till\u00eb, kurr\u00ebsesi nuk mund t\u00eb mos kuptosh se si fuksionon nd\u00ebrgjegja e k\u00ebtij intelektuali t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pasion t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, Bujar Leskaj kryen studime pasuniversitare n\u00eb SHBA, Evrop\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb doktoruar n\u00eb ekonomi n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb lektor n\u00eb fakultetin e ekonomis\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb dhe profesionin e avokatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nj\u00eb terreni dhe mjedisi politik t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb vitet \u201c90-t\u00eb, me rr\u00ebzimin e rregjimit gjakatar totalitar dhe ngjarjeve tragjike t\u00eb vitit \u201c97, Bujar Leskaj \u00ebsht\u00eb treguar konseguent n\u00eb angazhimin e tij p\u00ebr t\u2019u shkolluar dhe plot\u00ebsuar intelektualisht. Pra, u p\u00ebrpoqa t\u00eb sjell nj\u00eb tablo elementuese t\u00eb fakteve, lidhur me intelektualin n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb ardhjen e tij n\u00eb opinionin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik dhe shtetar, me t\u00eb cilat e ngarkoi koha.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim se, n\u00eb \u201cd\u00ebshmin\u00eb\u201d konkrete t\u00eb karakterit t\u00eb Bujar Leskajt ka tregues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm genetik, q\u00eb lidhen me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta kuptuar koh\u00ebn, me intelektin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar personalitetin p\u00ebrmes dijes dhe pun\u00ebs, aft\u00ebsin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb seleksionuar mund\u00ebsit\u00eb dhe angazhimet, nuhatjen e zhvillimeve politike dhe shoq\u00ebrore, guximin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendin dhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ajo n\u00eb nj\u00eb vend me konfliktualitet t\u00eb eg\u00ebr, si\u00e7 ka qen\u00eb vendi p\u00ebr gati gjith\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb viteve \u201c90-t\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb d\u00ebshmi interesante nga njer\u00ebz t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, lidhur me q\u00ebndrimin prej politikani, profesionisti t\u00eb ekonomis\u00eb dhe t\u00eb intelektualit, lidhur me ngjarjet e vitit 1997 n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Bujar Leskaj u afrua dhe u b\u00eb pjes\u00eb e integritetit politik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebr shkakun e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta \u201craportuar\u201d drejt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht koha kur ai pranon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i k\u00ebsaj partie. T\u00eb pranoje nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb thonte t\u00eb jesh trim, i guximsh\u00ebm, kurajoz dhe i aft\u00eb p\u00ebr ta interpretuar drejt dhe bindsh\u00ebm deformimin kolektiv t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb sulmoi shtetin dhe prishi ekuilibrin social t\u00eb vendit. K\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vendit e pa si sfid\u00eb, e vler\u00ebsoi si t\u00eb till\u00eb dhe e pranoi si t\u00eb till\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me Bujar Leskjan n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, flasin p\u00ebr nj\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb mrekullueshme t\u00eb tij, e cila kthehej n\u00eb angazhim dhe bashk\u00ebpunim njer\u00ebzor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb historit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, treguesit individual kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb k\u00ebto njer\u00ebz t\u00eb pranohen prej tyre, t\u2019i mb\u00ebshtesin e t\u2019i ndjekin nga pas. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Leskaj ka ruajtur nj\u00eb lloj karizme, e cila nuk i \u00ebsht\u00eb zbehur n\u00eb asnj\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ai shquhet p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebniet e individit me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me shtetin, t\u00eb cilat kalojn\u00eb p\u00ebrmes personalitetit t\u00eb formuar, dinjitetit dhe dijetaris\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs i tij thot\u00eb se dr. Bujar Leskaj arrin t\u2019i zhvesh\u00eb d\u00ebgjesat e njer\u00ebzve nga veli i gojtaris\u00eb, p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb ide.<\/p>\n<p>I dh\u00ebn\u00eb pas njer\u00ebzve t\u00eb an\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb njohurve t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb Jug e Veri, n\u00eb Kosov\u00eb e jasht\u00eb vendit, n\u00eb personin e tij shquhet humanizmi, mir\u00ebsia, rrespekti dhe mund\u00ebsia e \u00e7dokohshme p\u00ebr t\u2019u gjendur af\u00ebr njer\u00ebzve n\u00eb raste hidh\u00ebrimi dhe g\u00ebzimi. Ai ka nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb zbutur shpirt\u00ebrat e zhuritur nga hidh\u00ebrimi dhe nga dhimbja. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb rastet q\u00eb intelektuali i njohur \u00ebsht\u00eb gjendur si ndihm\u00ebtar\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb familje, njer\u00ebz, fshatra dhe t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, pa kursyer asgj\u00eb q\u00eb ai ka pasur t\u00eb mundur. P\u00ebr raste t\u00eb tilla shtypi shqiptar ka shkruar disa her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn, veprimtarin\u00eb, tiparet dhe cil\u00ebsit\u00eb e dr. Bujar Leskajt ka dhe shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb pleksur mjaft mir\u00eb n\u00eb personin e tij, dhe q\u00eb shfaqen p\u00ebrdit\u00eb dhe rast pas rasti. Por n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, n\u00eb t\u00eb cilin njeriu zbulon rrug\u00ebn q\u00eb b\u00ebn, tat\u00ebpjet\u00ebn q\u00eb b\u00ebn me k\u00ebmb\u00eb dhe jo me makin\u00eb, si\u00e7 ndodh me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kam k\u00ebrkuar ta shoh k\u00ebt\u00eb figur\u00eb intelektuale dhe njer\u00ebzore, si nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ec\u00ebn, si nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u201cgdhendet\u201d dhe p\u00ebrkryhet n\u00eb vetvete, n\u00eb raport me koh\u00ebn dhe vetveten. Ndodh dhe k\u00ebshtu pra, shoq\u00ebria njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmedium\u201d brilant p\u00ebr ta ekspozuar njeriun e saj pa dilema, e pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak k\u00ebnga q\u00eb t\u00eb ngre populli nuk harrohet asnj\u00ebher\u00eb, mjafton ta hysh n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Dr. Leskaj ka qen\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb person publik, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe sot n\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>I rritur q\u00eb nga mosha 12 vje\u00e7are pa n\u00ebn\u00ebn, por me dashurin\u00eb e pashterueshme p\u00ebr vendlindjen, Drashovic\u00ebn dhe Vlor\u00ebn, me lidhje t\u00eb forta me personazhet historik dhe t\u00eb dijes si Ismail Qemali, Ibrahim Rugova dhe N\u00ebn\u00eb Tereza (portretet e t\u00eb cil\u00ebve i gjen gjithmon\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij), i apasionuar pas piktur\u00ebs dhe librit, tregon p\u00ebr nj\u00eb personalitet me interesa t\u00eb gjera intelektuale kulturore.<\/p>\n<p>I angazhuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim qytetar dhe intelektual, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjellur dije, njohje, kultur\u00eb, patriotiz\u00ebm p\u00ebr Vlor\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe trojet shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Bujar Leskaj themeloi Institutin Politik \u201cIsmail Qemali\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin u promovuan vlera dhe figura t\u00eb shquara patriotike shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe at\u00eb krenari t\u00eb lindur, ai nuk e ndan kurr\u00eb nga origjina dhe njer\u00ebzit e an\u00ebve t\u00eb tij, nga k\u00ebnga e bukur labe, e cila spikat mrekullisht karakteristikat burr\u00ebrore dhe shpirtin e ndjesh\u00ebm lab, k\u00ebshtu q\u00eb angazhimi i tij p\u00ebr t\u2019i respektuar njer\u00ebzit e tij t\u00eb vlerave ka qen\u00eb i madh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dr. Bujar Leskaj ka krijuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe bashk\u00ebpunuar me njer\u00ebzit n\u00eb disa nivele. Pedagog, deputet, minist\u00ebr, an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb NATO-s, drejtor dogane dhe doganier, kryetar i Kontrollit t\u00eb Shtetit, an\u00ebtar i PD (1997-2011), an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar i PD dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunues dhe \u201cder\u00eb e hapur\u201d p\u00ebr t\u00eb pritur dhe p\u00ebrcjell\u00eb njer\u00ebz n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dimension tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, po kaq funksional, bashk\u00ebpunues dhe integrues \u00ebsht\u00eb dhe komunikimi p\u00ebrmes librave t\u00eb shkruar dhe t\u00eb botuara gjat\u00eb koh\u00ebs me autor dr. Bujar Leskajn.<\/p>\n<p>Dr. Bujar Leskaj ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga intelektual\u00ebt m\u00eb aktiv brenda dhe jasht\u00eb vendit. N\u00eb intervista, konferenca shkencore, simpoziume, evenimente, n\u00eb shtypin e shkruar, ai ka profilizuar nj\u00eb personalitet kurajoz, bashk\u00ebkohor\u00eb dhe bashk\u00ebpunues. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai ka nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb fush\u00ebn e botimeve, t\u00eb cil\u00ebt dallohen p\u00ebr qart\u00ebsin\u00eb, akribin\u00eb shkencore, bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb, nivelin e lart\u00eb shkencor dhe natyr\u00ebn humlumtuese. Duke qen\u00eb lektor i dijeve ekonomike, n\u00eb biblotekat ekonomike, dr. Leskaj ka shtuar libra me r\u00ebnd\u00ebsi, si \u201cSenjorazhi dhe disa problem t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d (2009), \u201cParaja dhe bankat\u201d (2011), \u201cLeksione n\u00eb financ\u00eb\u201d (2011- 2012), bashk\u00ebautor i botimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kontrollit t\u00eb Shtetit (1925-2012), Eurosai\u2019 (2012), dhe opinione e diskutime t\u00eb shumta t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb nivele qeveritare, shkencore dhe universitare.<\/p>\n<p>Tek dr. Leskaj shquhet nj\u00eb tipar kreativ bashk\u00ebpunues, pasioni p\u00ebr historin\u00eb dhe publicistik\u00ebn, dy fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe \u00e7do intelektual i \u00e7do fushe tjet\u00ebr qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Bujar Leskaj shkruan nj\u00eb publicistik\u00eb elegante, me nj\u00eb stil dep\u00ebrtues dhe forc\u00eb interpretuese, nd\u00ebrsa n\u00eb kultur\u00ebn e historis\u00eb, ai ka treguar nj\u00eb prirje prej v\u00ebzhguesi t\u00eb im\u00ebt dhe t\u00eb shkruari holl\u00eb p\u00ebr ngjarje, fakte, personazhe, fenomene dhe raportin t\u00eb l\u00ebvizjeve a rrymave mendore p\u00ebrmes nj\u00eb analitizmi t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb korpus botimesh, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb specifik\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e tyre, dr. Leskaj ka botuar \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Vlor\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb 1912-2009\u201d (2009), \u201cBrenda dhe jasht\u00eb parlamentit\u201d (2009), \u201cMuzat e q\u00ebndres\u00ebs\u201d (N\u00ebp\u00ebr libra t\u00eb kryq\u00ebzuar) (2011) dhe botime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nderuar \u201cNderi i Lab\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u201cvizatim\u201d p\u00ebr nj\u00eb intelektual dhe personazh politik, shtetar\u00eb, personazh publik, shoq\u00ebror\u00eb dhe shkencor\u00eb, t\u00eb cilin vet\u00ebm se e kemi ndjekur n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij, pa arritur p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb v\u00ebshtrimet horizontale t\u00eb librave, psikologjis\u00eb, projekteve, ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebkomunikimit.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zhvillimet aktive-politike t\u00eb vendit, n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe problematike, mendojm\u00eb se nuk gabohet t\u00eb thuhet se, politika ka pasur m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dr. Leskajn se ai p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, janar 2018\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><b><span style=\"font-size: 16pt; font-family: 'Times New Roman','serif'; line-height: 115%;\"><br \/>\n<\/span><\/b><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga D\u00ebfrim CANI &#8211; publicist\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 -Duke ndjekur rrug\u00ebtimin e dr. Bujar\u00a0 Leskajt- &nbsp; Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi, rrethana historike dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i duksh\u00ebm dhe i njohur n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri njer\u00ebzore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e njohur q\u00eb nga koh\u00ebt e hershme e deri sot. Luft\u00ebrat, revolucionet, ngjarje t\u00eb caktuara i kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17386,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1579,462],"class_list":["post-17385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bujar-leskaj","tag-defrim-cani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17385"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17388,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17385\/revisions\/17388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}