{"id":1738,"date":"2015-02-05T17:10:46","date_gmt":"2015-02-05T16:10:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1738"},"modified":"2015-02-05T17:10:46","modified_gmt":"2015-02-05T16:10:46","slug":"bardhi-gjurmet-e-varrezave-te-para-muslimane-nuk-dihen-saktesisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1738","title":{"rendered":"Bardhi: Gjurm\u00ebt e varrezave t\u00eb para muslimane nuk dihen sakt\u00ebsisht"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Ali-bardhi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1739 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Ali-bardhi-283x300.jpg\" alt=\"Ali-bardhi\" width=\"283\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Ali-bardhi-283x300.jpg 283w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Ali-bardhi.jpg 316w\" sizes=\"auto, (max-width: 283px) 100vw, 283px\" \/><\/a>Shkruan: Mr. Ali Bardhi<\/p>\n<p>Treva e An\u00ebs s\u00eb Malit shtrihet nga Ura e Vjet\u00ebr e Bun\u00ebs e deri tek Ura e M\u00ebrkotit, p\u00ebrgjat\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Rumis\u00eb e deri n\u00eb kepin e liqenit t\u00eb Shasit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, m\u00eb pas vazhdon duke u ngjitur p\u00ebrgjat\u00eb lumit Buna prej vij\u00ebs s\u00eb liqenit t\u00eb Shasit deri tek Ura e Vjet\u00ebr e Bun\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e trev\u00ebs s\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lasht\u00eb dhe prania e jet\u00ebs s\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb shkon pand\u00ebrprerje deri n\u00eb parahistori. Kjo gj\u00eb argumentohet nga gjetjet e ndryshme t\u00eb kultur\u00ebs materiale n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb periudh\u00ebn e neolitit dhe enolitit, peiudhat e bronzit dhe hekurit, antikitetin, mesjet\u00ebn e n\u00eb vazhdim\u00ebsi. (Mr. Aleksandar \u00c7ilikov, Rezultatet dhe r\u00ebnd\u00ebsia e hulumtimeve arkeologjike t\u00eb Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr t\u00eb Shasit, fq. 27)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00ebra prej d\u00ebshmive kryesore n\u00eb argumentimin e jet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend jan\u00eb edhe varrezat, si pjes\u00eb e kultur\u00ebs materiale dhe shpirt\u00ebrore. Andaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim kemi arritur q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive dhe kall\u00ebzimeve t\u00eb banor\u00ebve vendas t\u00eb evidentojm\u00eb n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit (pjesa q\u00eb sot i takon komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit) lloje t\u00eb ndryshme varrezash, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me periudha t\u00eb caktuara, si vendvarre t\u00eb periudh\u00ebs ilire, q\u00eb njihen me emrin Mogile apo Tumula, si\u00e7 quhen edhe sot. Thuhet se ka edhe varreza t\u00eb periudh\u00ebs antike, por akoma jan\u00eb t\u00eb pastudiuara, t\u00eb periudhes arbnore-bizantine, kultur\u00ebs s\u00eb Komanit, fes\u00eb islame, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me sundime t\u00eb ndryshme dhe principatat e feudal\u00ebve vendas apo t\u00eb huaj, ku edhe k\u00ebto jan\u00eb ende t\u00eb pastudiuara dhe t\u00eb panjohura p\u00ebr ne. Por ajo q\u00eb do t\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb vet\u00ebm varrezat me mbishkrime osmane gjat\u00eb periudh\u00ebs osmane dhe pas saj, n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit (pjesa e Ulqinit).<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e varrezave t\u00eb para muslimane n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit (sipas defterit t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs i vitit 1582, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha fshatrat e nahijes s\u00eb Bregut t\u00eb P\u00ebrtej Bun\u00ebs, An\u00ebs s\u00eb Malit, dalin t\u00eb sh\u00ebnuara shum\u00eb emra t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb islame, gj\u00eb q\u00eb na argumenton se anamalasit e kan\u00eb p\u00ebrqafuar fen\u00eb islame q\u00eb her\u00ebt. Shih. Prof. Dr. Iljaz Rexha, T\u00eb dh\u00ebna onomastike dhe demografike p\u00ebr Shasin dhe vendbanimet e nahijes s\u00eb Bun\u00ebs s\u00eb P\u00ebrtejme sipas defter\u00ebve osman\u00eb t\u00eb shekujve XV dhe XVI, ff. 75- 98) nuk dihen sakt\u00ebsisht, meqen\u00ebse kemi munges\u00eb edhe t\u00eb studimeve rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, si edhe p\u00ebr faktin se mbishkrimet q\u00eb kemi hulumtuar deri tani dhe dh\u00ebnia e nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje p\u00ebr zanafill\u00ebn e varreve muslimane n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb p\u00ebrmes d\u00ebshmive q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion n\u00eb nivelin e njohurive q\u00eb kemi sot, e b\u00ebjn\u00eb akoma t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohen d\u00ebshmit\u00eb e para t\u00eb varreve muslimane n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi e cila paraqet r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr historikun e varreve muslimane n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, paraqet edhe raporti arkeologjik i Cetin\u00ebs i vitit 1985, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se jan\u00eb evidentuar varre muslimane n\u00eb lokalitetin e lasht\u00eb t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, pik\u00ebrisht brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr t\u00eb Shasit. Edhe banori i fshatit Shas, Halil Doda, pohon t\u00eb nj\u00eb- jt\u00ebn gj\u00eb, t\u00eb cilit gjyshi i tij t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Kalan\u00eb e qytetit antik t\u00eb Shasit ndodhen varreza t\u00eb musliman\u00ebve. Por, p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gjurm\u00ebt e para t\u00eb varrezave muslimane n\u00eb Shas, si vendbanimi m\u00eb i lasht\u00eb dhe qendra e k\u00ebsaj treve, duhet t\u00eb jet\u00eb shtys\u00eb dhe arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb g\u00ebrmime arkeologjike si edhe t\u00eb jepet nj\u00eb raport m\u00eb i holl\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Jan\u00eb evidentuar shum\u00eb vendvarre pa nishane n\u00eb fshatrat e An\u00ebs s\u00eb Malit, si edhe me mbishkrime osmane, nga ku numri i tyre n\u00eb nj\u00eb vendvarr varion nga nj\u00eb deri n\u00eb rreth nj\u00ebqind t\u00eb till\u00eb, dhe se mbi 500 varre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i studimit ton\u00eb. Por m\u00eb posht\u00eb po japim vet\u00ebm vendvarret e hulumtuara me mbishkrime arabo-osmane n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Ulqinit. N\u00eb fshatin Shtegvash\u00eb ndodhet 1 (nj\u00eb) vendvarr, Kravar Nalt &#8211; 3 (tre) vendvarre, Lamij apo Kravar Posht\u00eb &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr, Sukubin\u00eb &#8211; 2 (dy) vendvarre,\u00a0 Dragin\u00eb &#8211; 3 (tre) vandvarre, Rashtish\u00eb Nalt &#8211; 4 (kat\u00ebr) vendvarre, Rashtish\u00eb Posht\u00eb &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr, Brajsh\u00eb &#8211; 5 (pes\u00eb) vendvarre, Kat\u00ebrkoll\u00eb &#8211; 3 (tre) vendvarre, Shas &#8211; 3 (tre) vendvarre, Selit\u00eb &#8211; 4 (kat\u00ebr) vendvarre, Shtod\u00ebr &#8211; 2 (dy) vendvarre, Kryth\u00eb &#8211; 7 (shtat\u00eb)vendvarre, Sum\u00eb &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr,\u00a0 Kaliman &#8211; 2 (dy) vendvarre, Bojk &#8211; 7 (shtat\u00eb) vendvarre, Mill\u00eb Nalt &#8211; 4 (kat\u00ebr) vendvarre, Milla Posht\u00eb &#8211; 3 (tre) vendvarre, Kosiq &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr, Zenelaj &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr, Kllezna Nalt &#8211; 8 (tet\u00eb) ve\u00a0 arre, Kllezna Posht\u00eb &#8211; 2 (dy) vendvarre, Pelink &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr, i ndar\u00eb me rrug\u00eb n\u00eb tri parcella: M\u00ebrkot (pjesa e An\u00ebs s\u00eb Malit) &#8211; 2 (dy) vendvarre, Leskoc &#8211; 2 (dy) vendvarre, Megjure\u00e7 &#8211; 1 (nj\u00eb) vendvarr.<\/p>\n<p>Gur\u00ebvarret e para me mbishkrime arabo-osmane q\u00eb kemi hasur e q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs osmane n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit, fillojn\u00eb q\u00eb nga dekada e par\u00eb e shek. XVIII e m\u00eb pas. Nga hulumtimet e b\u00ebra n\u00eb varrezat e trev\u00ebs s\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, na rezulton se guri i par\u00eb me mbishkrim osman \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb varrezat e xhamis\u00eb s\u00eb fshatit Shtod\u00ebr dhe i p\u00ebrket vitit h. 1119 \/ 1707. N\u00eb t\u00eb thuhet: \u201c\u2026[ibn] Cafer ruhuna el-fatiha sene 1119\u201d q\u00eb d.m.th. \u201c\u2026[i biri] Xhaferit Shpirtit t\u00eb tij el-fatiha Viti 1119\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se nishani i k\u00ebtij varri \u00ebsht\u00eb i thyer, mund t\u00eb lexohet vet\u00ebm viti i vdekjes s\u00eb t\u00eb ndjerit edhe emri i t\u00eb atit t\u00eb tij. Nga vet\u00eb fakti se i ndjeri ka vdekur n\u00eb vitin h. 1119 \/ 1707, i ati i tij Xhaferi, mund t\u00eb ket\u00eb vdekur shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara tij, nga ku shohim se edhe para k\u00ebsaj date t\u00eb d\u00ebshmohet besimi islam n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit.<\/p>\n<p>Kultura e k\u00ebtyre varreve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit \u2013 Ulqin, i ngjan\u00eb nj\u00eb muzeu t\u00eb hapur me dekorime dhe zbukurime, por ndodh q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe nishane t\u00eb thjeshta pa ndonj\u00eb zbukurim a dekorim. N\u00eb disa vendvarre t\u00eb fshatrave t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit ndodh q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe nishane t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet e mundur edhe njohja e jeta social-ekonomike e personit t\u00eb vdekur, pasi n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nj\u00eb prej d\u00ebshmive t\u00eb gjendjes social-ekonomike t\u00eb t\u00eb vdekurit \u00ebsht\u00eb edhe cil\u00ebsia e punimit t\u00eb gurit, bukurshkrimi e deri te detajet e tjera si dekorimi etj., pasi p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto nevojiteshin shpenzime. Mund t\u00eb thuhet se q\u00ebllimi kryesor i vendosjes s\u00eb gurvarrit me mbishkrim t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ruajtja p\u00ebr mbrojtjen dhe identifikimin e varrit t\u00eb t\u00eb vdekurit, si dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara mungesa e cil\u00ebsis\u00eb, bukurshkrimit dhe dekori i thjesht\u00eb i gurvarrit mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shkak p\u00ebr t\u2019u shmangur shpenzimeve t\u00eb tep\u00ebrta.<\/p>\n<p>Gurvarret apo nishanet me mbishkrime arabo-osmane t\u00eb gjetura n\u00eb trev\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit kan\u00eb disa karakteristika me r\u00ebnd\u00ebsi, ku mund t\u00eb p\u00ebrmendim disa prej tyre, si punimi i gurit, koka e nishanit, simbolet dhe dekorimet e gdhendura, forma e shkrimit, shkrimi apo shprehjet me p\u00ebrmbajtje fetare e letrare, identiteti (emri dhe mbiemri) i t\u00eb ndjerit, lutja, data e vdekjes etj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi varret jan\u00eb me dy gur\u00eb, nga ku nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb an\u00ebn e kok\u00ebs dhe quhet \u201cguri i kok\u00ebs\u201d, kurse tjetri q\u00eb ndodhet n\u00eb an\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebve quhet si \u201cguri i k\u00ebmb\u00ebve\u201d, por ndodh q\u00eb varri t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebrin nga gur\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gurit t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb varret e k\u00ebsaj zone, mbi baz\u00ebn e pohimeve t\u00eb mjeshtrave t\u00eb varreve aktuale n\u00eb Ulqin, ato jan\u00eb disa llojesh, si gur vendas dhe i importuar. Kurse sa i p\u00ebrket punimit t\u00eb gurit, nuk kemi fakte se ku mund t\u00eb jen\u00eb gdhendur ato, por n\u00eb varrez\u00ebn e xhamis\u00eb s\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00ebs kemi gjetur nj\u00eb gur\u00ebvarr t\u00eb vitit 1282 h. \/ 1865, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shkruar \u201cAmile Adem Dibra\u201d, q\u00eb d.m.th. \u201cE punoi Adem Dibra\u201d, i cili ka shum\u00eb gjasa t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vendas, pasi n\u00eb fshatin Lis\u00ebn ekzistojn\u00eb disa familje me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr. (vijon)<br \/>\n(Autori \u00ebsht\u00eb kryeimam i Ulqinit) \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Mr. Ali Bardhi Treva e An\u00ebs s\u00eb Malit shtrihet nga Ura e Vjet\u00ebr e Bun\u00ebs e deri tek Ura e M\u00ebrkotit, p\u00ebrgjat\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Rumis\u00eb e deri n\u00eb kepin e liqenit t\u00eb Shasit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, m\u00eb pas vazhdon duke u ngjitur p\u00ebrgjat\u00eb lumit Buna prej vij\u00ebs s\u00eb liqenit t\u00eb Shasit deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1739,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-1738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1738"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1738\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1740,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1738\/revisions\/1740"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}