{"id":17322,"date":"2018-01-14T23:27:39","date_gmt":"2018-01-14T22:27:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17322"},"modified":"2018-01-15T00:33:44","modified_gmt":"2018-01-14T23:33:44","slug":"gjergj-kastriot-skenderbeu-i-pergjithmoneshmi-i-fisit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17322","title":{"rendered":"GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, I P\u00cbRGJITHMON\u00cbSHMI I FISIT SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17323 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\" alt=\"\" width=\"470\" height=\"266\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg 470w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 470px) 100vw, 470px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu e pat cil\u00ebsuar Fatosin e Kombit Shqiptar, Papa Pali i VI me rastin e ceremonive q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1968, n\u00eb kujtim t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe. Kremtimet me k\u00ebt\u00eb rast zgjat\u00ebn plot kat\u00ebr dit\u00eb n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, ku udh\u00ebheqsi i at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm i Kish\u00ebs Katolike Papa Pali i VI priti pasardh\u00ebsit e Skenderbeut n\u00eb qytetin e p\u00ebrjetsh\u00ebm, shqiptar\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb nga Evropa, Amerika dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb viti 2018 \u00ebsht\u00eb shpallur nga qeverit\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs, por edhe nga Kisha Katolike n\u00eb trevat shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb si viti i Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe, kan\u00eb filluar tashm\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 17 Janarin si dit\u00ebn kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Heroi i kombit Shqiptar, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb zhvillohen programe t\u00eb ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ku ka shqiptar\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet dhe jan\u00eb njoftuar disa kremtime fillestare p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor me r\u00ebnd\u00ebsi historike, ku shqiptar\u00ebt pa dallim feje a krahine, ashtu si\u00e7 jan\u00eb bashkuar gjith\u00ebher\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb tilla, do t\u00eb bashkohen edhe k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb kujtuar heroin e tyre komb\u00ebtar, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb dhe gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht, 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare qe bashkuar n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Kryetrimit t\u00eb Kombit shqiptar dhe t\u00eb verpimtaris\u00eb s\u00eb tij epike. Me ndihm\u00ebn e Vatikanit dhe Papa Palit t\u00eb VI, t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve dhe t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb njohur n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Profesor Ernest Koliqin dhe t\u00eb tjer\u00eb, shqiptar\u00ebt m\u00ebrgimtar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, me arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb &#8212; t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan ( me p\u00ebrjashtim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs) \u2013 i treguan bot\u00ebs dinjitetin komb\u00ebtar dhe krenarin\u00eb e tyre duke nderuar Fatosin e tyre t\u00eb Madh. 500-vjetori i Vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe ishte gjithashtu nj\u00eb rast q\u00eb vuri n\u00eb dukje respektin e Vatikanit p\u00ebr Heroin e Shqipztar\u00ebve dhe p\u00ebr kombin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Papa Pali i VI, i cili luajti n\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ceremonin\u00eb e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej pap\u00ebve q\u00eb nuk njihet aq mir\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, pasi jetoi dhe veproi gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb kur feja ishte e ndaluar me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrkoh\u00eb ishte edhe kulmi i vrasjeve, p\u00ebrndjekjeve dhe i persekutimeve t\u00eb klerit katolik n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria komuniste ishte shpallur, \u201cshteti i par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb\u201ddhe regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs e quante Vatikanin si \u201cq\u00ebndr\u00ebn e obskurantizmit bot\u00ebror\u201d. Megjithk\u00ebt\u00eb, besimi i Papa Palit VI n\u00eb vlerat, n\u00eb traditat dhe vetit\u00eb cil\u00ebsuese t\u00eb shqiptar\u00ebve, si dhe respekti i tij ndaj historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe vuajtjeve t\u00eb tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e sidomos respekti i tij ndaj Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve Gjergj Kastriotit \u2013 Skend\u00ebrbe, u tregua me pritjen entuziaste q\u00eb ai u b\u00ebri shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fatosit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kishin shkuar n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb komuniste. Kishin vajtur atje arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, shqiptar\u00eb nga Kosova, m\u00ebrgimtar\u00eb nga Evropa dhe Australia dhe nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Organizata Pan-shqiptare Vatra ishte e pranishme n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni shqiptaro-amerikan\u00ebsh, q\u00eb i printe i ndjeri Anthony Athanas. Ishin k\u00ebto festime e kujtime 3-4 dit\u00ebshe n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan m\u00eb 1968, ku m\u00ebrgimtar\u00ebt e ri t\u00eb arratisur nga murtaja e komunizmit e shekullit 20 u bashkuan me arb\u00ebresh\u00ebt q\u00eb ishin detyruar t\u00eb largoheshin nga trojet e tyre nga otoman\u00ebt, pes\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. U bashkuan n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan p\u00ebr nj\u00eb takim v\u00ebllaz\u00ebrimi, rreth heroit t\u00eb tyre komb\u00ebtar, pa dallim feje e krahine \u2014 ashtu si ishte dikur\u00eb dhe si duhet t\u00eb jet\u00eb edhe sot \u2013 t\u00eb bashkuar ashtu si\u00e7 i do Gjergj Kastrioti Skenderbe. Revista Sh\u00ebjzat e botuesit Ernest Koliqi, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb festimeve, shkruante se em\u00ebri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i Fatosit t\u00eb saj Gjergj Kastrioti -Sk\u00ebnderbeu gjat\u00eb festimeve t\u00eb 500-vjetorit, b\u00ebri jehon\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, fal\u00eb kryesisht edhe fjalimit q\u00eb mbajti me at\u00eb rast para shqiptar\u00ebve t\u00eb mbledhur n\u00eb Vatikan, Papa Pali i VI dhe i cili u transmetua an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb fjalimin e shp\u00ebrndar\u00eb nga media nd\u00ebrkomb\u00ebtare e koh\u00ebs, Papa Pali i VI iu drejtua shqiptar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm dhe \u201cgjakut t\u00eb shprishur\u201d, t\u00eb p\u00ebrhapur an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cBij\u00eb fort t\u00eb dashur Shqiptar\u00eb,<br \/>\nPo ju sjellim nj\u00eb mir\u00ebseardhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb q\u00eb jeni mbledhur p\u00ebr t\u00eb kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit \u2013 Skanderbeg, fatosit tuaj t\u00eb em\u00ebrit t\u00eb krishter\u00eb, pran\u00eb k\u00ebsaj Selie Apostolike, t\u00eb cil\u00ebn mund ta konsideroni si sht\u00ebpin\u00eb tuaj atnore.<\/p>\n<p>Ne ju shohim me k\u00ebnaqsi, pse e dijm\u00eb se shpirti me t\u00eb cilin ju e kujtoni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i gjithmon\u00ebshmi i fisit tuaj, i cili gjith\u00ebher\u00eb, mbi \u00e7do interes ka vendosur vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb Bes\u00ebs, t\u00eb Nderit e t\u00eb Burr\u00ebnis\u00eb (fjal\u00eb k\u00ebto q\u00eb Papa Pali i VI i tha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe).<\/p>\n<p>Fatosi Skand\u00ebrbeg ka qen\u00eb personifikimi i gjall\u00eb i k\u00ebtyre cil\u00ebsive: ai ua ka l\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgim, bashk\u00eb me miq\u00ebsin\u00eb e miq\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Atdheut tuaj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kjo Seli Apostolike g\u00ebzohet se b\u00ebn pjes\u00eb, mbasi e num\u00ebron veten nd\u00ebr ata q\u00eb kurr\u00eb s\u2019i dol\u00ebn fjale. K\u00ebto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb roje trash\u00ebgim t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb n\u00eb Atdhe dhe n\u00eb m\u00ebrgim<br \/>\nPapa Pali I VI<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebqoftse se historia ju ka par\u00eb t\u00eb shtypur e t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, mir\u00ebsia e Zotit ka premtuar q\u00eb ju, me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e gjakut tuaj t\u00eb shprishur, (edhe k\u00ebto fjal\u00eb Papa Pali i VI i tha n\u00eb shqip) me veprimtarin\u00eb e gjall\u00eb q\u00eb e kini n\u00eb shpirt dhe me njohuri t\u00eb fituara, u b\u00ebt\u00eb ur\u00eb miq\u00ebsish\u00eb e bashkpunimesh, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb para-ardh\u00ebsit e ekumenizmit modern.<\/p>\n<p>Urimi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pra p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt, t\u00eb jet\u00eb q\u00eb vuajtja t\u00eb shoq\u00ebrohet gjithmon\u00eb nga shpirti i juaj kreshnik q\u00eb kini trash\u00ebguar nga t\u00eb Par\u00ebt tuaj. Uroj q\u00eb kjo trash\u00ebgimi t\u00eb jap\u00eb mund\u00ebsi dhe meritim, q\u00eb t\u00eb jeni element kuptimi dhe paqeje nd\u00ebrmjet fisesh e gjuh\u00ebsh t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>K\u00ebso dore do t\u00eb rind\u00ebrtohet testamenti i Skand\u00ebrbegut dhe Atdheu i juaj do t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb me meritime t\u00eb reja, Atdheu i juaj, t\u00eb cilin na e kemi aq fort p\u00ebr zem\u00ebr dhe q\u00eb e bekojm\u00eb me dashuri at\u00ebnore.\u201d<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb kishin shkuar n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar heroin e tyre komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbe \u2014 i cili n\u00eb 500-vjetorin e vdekjes i mblodhi ata ashtu si\u00e7 i pat bashkuar princat shqiptar\u00eb m\u00eb 1444, kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ata kishin vajtur aty gjithashtu p\u00ebr tu takuar me Pap\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebt e tija p\u00ebrsh\u00ebndetse dhe tep\u00ebr miq\u00ebsore ndaj kombit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e tij dhe q\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim feje a krahine &#8212; p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndjenjat dhe respektin e popullit shqiptar ndaj Selis\u00eb Apostolike, megjith propagand\u00ebn komuniste anti-Vatikanit q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte arritur kulmin.<\/p>\n<p>Fjalimi i Papa Palit t\u00eb VI para grupit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mbledhur me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbe n\u00eb Rom\u00eb, ku ai i deklaroi bot\u00ebs, cil\u00ebsit\u00eb dhe vetit\u00eb dalluese t\u00eb kombit shqiptar, bes\u00ebn, nderin e burr\u00ebrin\u00eb, fjal\u00eb k\u00ebto q\u00eb ai i tha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u2013 jan\u00eb d\u00ebshmi e historis\u00eb s\u00eb ndjenjave t\u00eb respektit dhe miq\u00ebsis\u00eb midis Vatikanit dhe kombit shqiptar, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Deklaratat e Papa Palit VI me rastin e 500-vjeotirt t\u00eb vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike, por n\u00eb thelb, p\u00ebrmb\u00ebjn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore si dhe kujdesin, dashurin\u00eb dhe respektin e Vatikanit p\u00ebr kombin shqiptar dhe p\u00ebr mir\u00ebqenjen e tij n\u00eb hap\u00ebsirat e veta gjeografiko-historike, por reflektojn\u00eb gjithashtu edhe respektin q\u00eb kombi shqiptar ka pasur dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr Pap\u00ebt e Rom\u00ebs, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli K\u00ebshtu e pat cil\u00ebsuar Fatosin e Kombit Shqiptar, Papa Pali i VI me rastin e ceremonive q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1968, n\u00eb kujtim t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe. Kremtimet me k\u00ebt\u00eb rast zgjat\u00ebn plot kat\u00ebr dit\u00eb n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, ku udh\u00ebheqsi i at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17323,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-17322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17322"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17322\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17326,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17322\/revisions\/17326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17323"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}