{"id":17097,"date":"2017-12-30T00:59:46","date_gmt":"2017-12-29T23:59:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17097"},"modified":"2017-12-30T01:00:03","modified_gmt":"2017-12-30T00:00:03","slug":"te-jesh-apo-te-mos-jesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17097","title":{"rendered":"T\u00cb  JESH  APO T\u00cb MOS JESH"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13730 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"516\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 524px) 100vw, 524px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan Qani\u00a0 Osmani<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jemi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb Ulqin dhe se tani ma jemi zhytur n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore, si \u00e7do round zgjedhor propaganda politike mundohet p\u00ebr t\u00eb identifikuar paraprakisht fituesit dhe humb\u00ebsit. Paraprakisht, b\u00ebhen analiza t\u00eb sip\u00ebrfaqshme, t\u00eb nj\u00ebanshme, apo dhe tendecioze n\u00eb funksion t\u00eb retorik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar sa m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb n\u00eb elektorat.<\/p>\n<p>Fillimisht duhet konstatuar se n\u00eb Mal t\u00eb Zi, panvar\u00ebsisht faktit se a b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhje lokale apo parlamentare, si dhe pa marr\u00eb parasysh\u00eb se a thua k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb t\u00eb regullta apo t\u00eb parakohshme, ato p\u00ebrcillen me ankth t\u00eb papar\u00eb. K\u00ebshtu, shpallja e zgjedhjeve i ngjan\u00eb aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb jash\u00ebzakonshme, nd\u00ebrsa kampanja parazgjedhore si edhe dita zgjedhore i ngjan\u00eb nj\u00eb beteje t\u00eb p\u00ebrmasave <strong>\u201ct\u00eb jesh apo t\u00eb mos jesh\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Gjithashtu, e p\u00ebrbashk\u00ebt e gjitha k\u00ebtyre zgjedhjeve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb boshti rreth t\u00eb cilit rrotullohen bisedat dhe platformat partiake. K\u00ebshtu, <strong>\u201cvlerat\u201d<\/strong> par\u00ebsore t\u00eb cilat <strong>\u201chan\u00eb buk\u00eb e pin\u00eb uj\u00eb\u201d <\/strong>n\u00eb tregun politik malazez si dhe n\u00eb fushatat parazgjedhore jan\u00eb demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejsh\u00ebm, loja me ndjenjat nacionale, koncepti qytetar i d\u00ebshtuar, dhe bisedat boshe rreth integrimit n\u00eb BE. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr vjen\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe platformat e mir\u00ebfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore.<\/p>\n<p>Me disa fjal\u00eb, zgjedhjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi si n\u00eb faz\u00ebn e shpalljes s\u00eb tyre, gjat\u00eb mbajtjes s\u00eb tyre si dhe n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb pas, jan\u00eb <strong>sui generis<\/strong> dhe kryesisht\u00eb bazohen n\u00eb disa modele t\u00eb demokracis q\u00eb i zbaton partia politike n\u00eb pushtet p\u00ebr tri dekada n\u00eb praktik\u00ebn zgjedhore, por q\u00eb nuk i njeh shkenca. E ato jan\u00eb: modeli i demakracis\u00eb <strong>1-shit dhe blej vota<\/strong>, <strong>2.- Modeli k\u00ebrc\u00ebnimit-shantazhimit<\/strong>, si dhe <strong>1- modeli i demokracis\u00eb kusht\u00ebzuese<\/strong>. E kur gjith\u00eb k\u00ebsaj i shtohet realiteti i hidhur i cili d\u00ebshmon se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, personat e vdekur respektohen m\u00eb shum\u00eb se sa ata q\u00eb jan\u00eb gjall\u00eb, dhe se p\u00ebr t\u00eb vdekurit investohet m\u00eb shum\u00eb se sa investohet p\u00ebr mir\u00ebqenien e t\u00eb gjall\u00ebve, portreti i deformuar i k\u00ebtij shteti virtual b\u00ebhet edhe m\u00eb i sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e m\u00eb sip\u00ebrme jan\u00eb disa nga elementet t\u00eb cilat e karakterizojn\u00eb fushatat e partis\u00eb n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr ma tep\u00ebr, kur jemi tek blloku politik shqiptar, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast na tangon drejp\u00ebrs\u00ebdrejti, dhe i cili \u00ebsht\u00eb boshti kryesor i k\u00ebtij shkrimi modest, q\u00eb n\u00eb fillim duhet konstatuar se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blok zgjedhjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe hibride! Nga shkaku se gati t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb, edhe at\u00ebher kur nuk jan\u00eb n\u00eb kualicione qeveritare apo lokale, pra me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e me tjetr\u00ebn jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb. T\u00eb ve\u00e7anta jan\u00eb nga se n\u00eb <strong>\u201cmanifesto-n\u201d<\/strong> e partive politike shqiptare, \u00ebsht\u00eb <strong>\u201clideri partiak\u201d<\/strong> ai i cili vendos mbi fatin e partis\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson dhe trupit zgjedhor q\u00eb e voton. Madje k\u00ebto lider, nga <strong>\u201cushtar\u00ebt\u201d<\/strong> e tyre partiak identifikohen me tipare t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, si p\u00ebr shembull, si persona t\u00eb cil\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb largpam\u00ebs, por her\u00eb-her\u00eb ata shohin me kat\u00ebr sy! E, bile ndonj\u00ebher\u00eb edhe me gjasht\u00eb sy! E, t\u00eb mjer\u00ebt harojn\u00eb dhe nuk din\u00eb se, verb\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ata q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se lideri i tyre na paska kat\u00ebr apo gjasht\u00eb sy!<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrcaktuarit e kandidat\u00ebve n\u00eb listat zgjedhore q\u00eb do t\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhje, e t\u00eb cil\u00ebt, zakonisht\u00eb jan\u00eb po t\u00eb njejtat fytyra t\u00eb cil\u00ebt enden tashm\u00eb vite me rradh\u00eb nga nj\u00eb parti n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb eshallon n\u00eb tjetrin, fillon kampanja parazgjedhore, sa e turpshme, po aq edhe qesharake. Gjat\u00eb fushat\u00ebs, ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb premtojn\u00eb se, kur do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet, lumejt\u00eb do t\u00eb rrjedhin mjalt\u00eb e qum\u00ebsht dhe se populli m\u00eb kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb shijoj\u00eb idh\u00ebtin\u00eb e padrejt\u00ebsis\u00eb, diskriminimin, dhe brengat e skamjes, duke tentuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i fusin n\u00eb hares\u00eb b\u00ebmat e tyre t\u00eb para disa vitesh kur ishin n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa, ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe t\u00eb cil\u00ebt \u00ebnd\u00ebrojn\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr, ata tregojn\u00eb p\u00ebr aq shum\u00eb <strong>\u201csuksese\u201d<\/strong> t\u00eb arritura, sa q\u00eb njeriun e r\u00ebndomt\u00eb e ven\u00eb n\u00eb dyshim se ndoshta mos vall\u00eb jan\u00eb duke biseduar p\u00ebr ndonji vend perendimor Evropian, nga se fjal\u00ebt e tyre nuk reflektojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpos rahatll\u00ebkut t\u00eb tyre personal t\u00eb cilin ju ka mund\u00ebsuar pushteti, e t\u00eb cilin e kan\u00eb arritur n\u00eb kurriz\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb p\u00ebrvuajtur t\u00eb cilin e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit lokal, t\u00eb cil\u00ebt i fitojn\u00eb zgjedhjet e fundit\u00a0 n\u00eb saje t\u00eb premtimeve boshe, n\u00eb momentin q\u00eb ju kujtohet se dit\u00ebt e <strong>\u201cpashall\u00ebkut\u201d <\/strong>t\u00eb tyre jan\u00eb kah mbarimi, ata nxitojn\u00eb s\u00eb arrnuari disa gropa n\u00eb rrug\u00eb dhe s\u00eb hapuri disa kanale dhe hendeqe duke e r\u00ebnduar e v\u00ebshter\u00ebsuar edhe m\u00eb tep\u00ebr realitetin edhe ashtu t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, kanale dhe hendeqe k\u00ebto t\u00eb cilat do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb si t\u00eb tilla deri n\u00eb kampanj\u00ebn tjet\u00ebr parazgjedhore. E kur k\u00ebto <strong>\u201cmanovra\u201d<\/strong> t\u00eb tyre banale nuk arrin\u00eb ta bindin elektoratin e rraskapitur, ata fillojn\u00eb e premtojn\u00eb jo vet\u00ebm zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve madhore qytetare dhe komb\u00ebtare, por i dalin zot edhe zgjedhjes s\u00eb problemeve globale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre fushatave <strong>\u201cavangardat<\/strong>\u201d partiake jan\u00eb t\u00eb mobilizuara deri n\u00eb skaj. Kanosjet dhe premtimet nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur. Sharjet, akuzat, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe kusht\u00ebzimet b\u00ebhen p\u00ebrditshm\u00ebri. Nd\u00ebrsa, i vetmi segment i cili sh\u00ebnon rritje profitimi jan\u00eb operator\u00ebt e telefonis\u00eb mobile, edhe at\u00eb, n\u00eb saje t\u00eb kartelave t\u00eb mbushjes t\u00eb cilat ju shp\u00ebrndahen <strong>\u201cpartizan\u00ebve\u201d<\/strong> partiak\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kalojn\u00eb vitet, e bashk\u00eb me to edhe shum\u00eb fushata dhe mandate, nd\u00ebrsa gjendja e popullat\u00ebs votuese shkon duke u v\u00ebshter\u00ebsuar prej viti n\u00eb vit n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet dhe poret e jet\u00ebs. E, s\u2019do mend se, sa m\u00eb e mjeruar q\u00eb b\u00ebhet jeta e popullat\u00ebs, aq m\u00eb i leht\u00eb b\u00ebhet n\u00ebnshtrimi i po t\u00eb njejt\u00ebs ndaj <strong>\u201clojtar\u00ebve\u201d<\/strong> politik t\u00eb k\u00ebtij pushteti p\u00ebr tri dekada, si dhe lojrave t\u00eb tyre t\u00eb f\u00eblliqura dhe kusht\u00ebzimeve t\u00eb tyre t\u00eb pandershme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, popullata e mjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi u ba pron\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik me koncept qytetar\u00eb dhe padron\u00eb t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt e shfryt\u00ebzojn\u00eb popullat\u00ebn si mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet dhe apetitet e tyre personale t\u00eb pangopshme.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb dhe logjik\u00eb e deritanishme duhet t\u00eb marr\u00eb fund, n\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve lokale. Aktor\u00ebt politik shqiptar\u00eb duhet t\u00eb marrin masa serioze p\u00ebr t\u00eb kanalizuar energjin\u00eb e tyre jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit q\u00eb e p\u00ebrfaqsojn\u00eb, jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb imazhit, jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb, por n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb premtimeve dhe standardeve demokratike. Subjektet politike shqiptare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore k\u00ebsaj here do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kursenin dozat e propagand\u00ebs, t\u00eb akuzave dhe t\u00eb sharjeve brenda partive shqiptare, se kjo \u00ebsht\u00eb strategji e partis\u00eb n\u00eb pushtet me dekada (p\u00ebr\u00e7aj dhe sundo) por ti japin p\u00ebrpar\u00ebsi luft\u00ebs politike me programe, platforma dhe alternativa.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare dhe lokale kam bindjen se shqiptar\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb humb\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tanim\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik q\u00eb n\u00eb fushatat parazgjedhore t\u00eb dalin para trupit zgjedhor shqiptar me flamurin komb\u00ebtar, duke rrahur gjoksin dhe duke p\u00ebrdorur fjal\u00eb shum t\u00eb m\u00ebdha patriotike, e fjal\u00ebt jan\u00eb ato q\u00eb i merr era, derisa veprat konkrete jan\u00eb ato q\u00eb i shkruan historia, e ka kuptimin e devalvimit t\u00eb plot\u00eb politik t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00ebnshtrimin dhe mohimin e vullnetit politik t\u00eb popullit shqipta n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Sot kur Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO\u2019S dhe ndodhet n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike shqiptare duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se patriotizmi nuk matet dhe \u00e7mohet me p\u00ebralla, por me dije, ekonomi, investime dhe bashk\u00ebpunim nd\u00ebrshqiptar n\u00eb funksion t\u00eb rikthimit t\u00eb shpres\u00ebs p\u00ebr rinin\u00eb shqiptare, se ardhm\u00ebria e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb zhvillimi i vendbanimeve shqiptare e jo emigrimi masiv i rinis\u00eb shqiptare n\u00ebp\u00ebr vendet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Qani\u00a0 Osmani \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Duke qen\u00eb se jemi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb Ulqin dhe se tani ma jemi zhytur n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore, si \u00e7do round zgjedhor propaganda politike mundohet p\u00ebr t\u00eb identifikuar paraprakisht fituesit dhe humb\u00ebsit. Paraprakisht, b\u00ebhen analiza t\u00eb sip\u00ebrfaqshme, t\u00eb nj\u00ebanshme, apo dhe tendecioze n\u00eb funksion t\u00eb retorik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[492],"class_list":["post-17097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-qani-ormani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17097"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17098,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17097\/revisions\/17098"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}