{"id":17076,"date":"2017-12-28T22:41:24","date_gmt":"2017-12-28T21:41:24","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17076"},"modified":"2017-12-28T22:41:24","modified_gmt":"2017-12-28T21:41:24","slug":"sfidat-aktuale-te-politikes-se-jashtme-amerikane-ne-100-vjetorin-e-lindjes-se-presidentit-xhon-f-kenedi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17076","title":{"rendered":"SFIDAT AKTUALE T\u00cb POLITIK\u00cbS S\u00cb JASHTME AMERIKANE, N\u00cb 100-VJETORIN E LINDJES S\u00cb PRESIDENTIT XHON F. KENEDI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2017 sh\u00ebnoi 100-vjetorin e lindjes s\u00eb ish-Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Xhon F. Kenedi. \u00a0Xhon Kenedi lindur n\u00eb vitin 1917 n\u00eb Brukline t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets. Presidenti Kenedi, i cili \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e mandatit t\u00eb tij presidencial n\u00eb vitin 1963 ishte presidenti i 35-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, dhe mbetet nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb politik\u00ebs moderne amerikane &#8212; t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme si dhe asaj t\u00eb mbrend\u00ebshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori t\u00eb lindjes dhe n\u00eb kujtim t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij politike, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane t\u00eb ish-presidentit Xhon Kenedi, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) l\u00ebshoi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Reks Tillerson. \u00a0N\u00eb deklarat\u00ebn e shp\u00ebrndar\u00eb nga DASH, Presidenti Kenedi kujtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor si nj\u00eb president i cili, \u201cNdoqi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme bazuar n\u00eb fuqin\u00eb amerikane, n\u00eb angazhimin e tij ndaj mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, por edhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e vendosur t\u00eb diplomacies, si mjet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb periudhe plot\u00eb sfida t\u00eb historis\u00eb tone komb\u00ebtare.\u201d\u00a0 Presidenti Kenedi, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Z. Tillerson, ishte nj\u00eb mbrojt\u00ebs i vendosur i liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Berlinin e ndar\u00eb, n\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb, nd\u00ebrsa kishte deklaruar se \u00a0\u00a0ai ishte nj\u00eb prej tyre &#8212; se edhe ai ishte nj\u00eb berlinas.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sekretari Amerikan i Shtetit Tillerson thekson se, n\u00eb koh\u00ebn e tij, Presidenti Kenedi, \u201cKishte deklaruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e integrimit t\u00eb diplomacis\u00eb dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mbrojtjes, si m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendin ton\u00eb kund\u00ebr rreziqeve q\u00eb i kanoseshin atij n\u00eb fillim t\u00eb 1960-ave.\u201d\u00a0 N\u00eb njoftimin e DASH citohet Xhon Kenedi t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cNe nuk duhet t\u00eb negociojm\u00eb kurr\u00eb nga frika, por nuk duhet as t\u00eb kemi frik\u00eb nga negociatat.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cUrt\u00ebsia dhe guximi i tij na shp\u00ebtoi nga nj\u00eb luft\u00eb b\u00ebrthamore gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb raketave n\u00eb Kub\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e DASH dhe citohet Presidenti Kenedi se, \u201cNjer\u00ebzimi duhet t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs, para se lufta t\u2019i jap\u00eb fund njer\u00ebzimit.\u201d\u00a0 Sekretari Tillerson kujtoi k\u00ebt\u00eb muaj ish-Presidentin Kenedi n\u00eb 100-vjetorin e lindjes edhe si udh\u00ebheq\u00ebs i shpres\u00ebs p\u00ebr popujt e bot\u00ebs, duke p\u00ebrmendur themelimin e Korpusit t\u00eb Paq\u00ebs, Aleanc\u00ebs p\u00ebr P\u00ebrparim dhe avancimit t\u00eb zhvillimit ekonomik p\u00ebr vendet e Afrik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga Presidenti Kenedi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kolonializmi fatbardh\u00ebsisht po merrte fund n\u00eb at\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlersojm\u00eb presidenc\u00ebn e tij prej vet\u00ebm 1000-dit\u00ebsh, u shpreh Kryediplomati Tillerson, \u201cNe nderojm\u00eb gjithashtu edhe \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr paq\u00eb t\u00eb Xhon Kenedit, jo vet\u00ebm p\u00ebr Amerikan\u00ebt por edhe p\u00ebr popujt kudo\u201d.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00eb citohet nj\u00eb th\u00ebnje nga fjalimi m\u00eb vizionar i Kenedit, mbajtur n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Uashington DC qershorin e vitit 1963 se, \u201cUn\u00eb jam i vetdijsh\u00ebm se angazhimi p\u00ebr sigurimin e paq\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb aq dramatik sa angazhimi p\u00ebr luft\u00eb\u2026por nuk kemi detyr\u00eb m\u00eb urgjente\u201d se t\u00eb angazhohemi p\u00ebr paq\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb ish-Presidenti Kennedi me at\u00eb rast.\u00a0 N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim, theksohet n\u00eb deklarat\u00ebn e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Reks Tillerson, shp\u00ebrndar\u00eb pak m\u00eb heret k\u00ebt\u00eb muaj n\u00eb kujtim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb ish-Presidentit Kenedi, ai u b\u00ebri thirrje Amerikan\u00ebve dhe njer\u00ebzve vullnet mir\u00eb kudo, q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mosbesimin ndaj nj\u00ebri tjetrit dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe t\u00eb bashkpunojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb globale.\u00a0 \u201cSepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Xhon Kenedi, \u201cLidhja jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe m\u00eb themelore, \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij planeti t\u00eb vog\u00ebl. \u00a0T\u00eb gjith\u00eb ne marrim frym\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aj\u00ebr dhe t\u00eb gjith\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmijt\u00eb tan\u00eb.\u00a0 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb vdek\u00ebsh\u00ebm&#8221;, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Xhon Kenedi, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb DASH me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb tij, deklarat\u00eb e cila p\u00ebrfundon duke theksuar se, \u201cT\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb punojm\u00eb n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, kujtojm\u00eb dhe nderojm\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb Presidenti Kennedi i ka b\u00ebr\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme.<\/p>\n<p>Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e rast\u00ebsishme deklarata e DASH me rastin e nj\u00eb p\u00ebrvjetori t\u00eb lindjes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ish-presidentit Kenedi. \u00a0Besoj se pik\u00ebrisht p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb, vler\u00ebsimin dhe kujtimin q\u00eb i b\u00ebhet gjithnj\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb administrat\u00ebs afat-shkurt\u00ebr t\u00eb Xhon Kenedit, deklarata e DASH \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm me vend, por edhe frym\u00ebzuese edhe sot &#8212; p\u00ebr diplomat\u00ebt aktual\u00eb amerikan\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen, ndoshta, me sfida ndryshe nga ato me t\u00eb cilat p\u00ebrballej Xhon Kenedi n\u00eb fillim t\u00eb 1960-ave, por hi\u00e7 m\u00eb pak t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sigurin\u00eb e Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr stabilitetin dhe paq\u00ebn n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb fjalim dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut n\u00eb Uashington, Kryediplomati aktual i Shteve t\u00eb Bashkuara, Reks Tillerson foli mbi p\u00ebrballimin e sfidave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane gjat\u00eb vitit 2017 dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0 Ai rreshtoi nj\u00eb num\u00ebr sfidash dhe prioritetesh t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme t\u00eb administrat\u00ebs Trump an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke filluar me kriz\u00ebn e arm\u00ebve b\u00ebrthamore t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Veriut dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kin\u00ebn, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mposhtur organizat\u00ebn terroriste ISIS, si dhe gj\u00ebndjen n\u00eb Siri dhe Irak, p\u00ebrfshir\u00eb mbar\u00eb Lindjen e Mesme.\u00a0 Z. Tillerson foli gjithashtu edhe p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet diplomacia amerikane n\u00eb Azin\u00eb jugore, me theks politik\u00ebn amerikane n\u00eb Afganistan, Pakistan dhe Indi.\u00a0 Nuk munguan komentet e Kryediplomatit amerikan edhe mbi politik\u00ebn e jashtme amerikane sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Uashingtonit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Rusin\u00eb. \u00a0P\u00ebrsa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me Evrop\u00ebn, Z. Tillerson foli p\u00ebr vizitat e tija t\u00eb fundit n\u00eb Evrop\u00eb duke theksuar se kudo q\u00eb vizitoi dhe n\u00eb t\u00eb gjitha takimet q\u00eb ka zhvilluar me evropian\u00ebt, vuri re se ekzistojn\u00eb gjithnj\u00eb lidhje t\u00eb forta midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe partner\u00ebve dhe aleat\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. \u201cEkziston nj\u00eb bashkim i fort\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, e t\u00eb cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb, \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe treg\u00ebtare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tillerson n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut n\u00eb Uashington, dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 \u201cKemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d ka theksuar ai, duke shtuar se \u201cMesazhi i Presidentit Trump p\u00ebr aleat\u00ebt evropian\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne jemi me ju. Do t\u00eb jemi me ju. P\u00ebrsa i p\u00ebrket ve\u00e7an\u00ebrisht NATO-s dhe Nenit 5 p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt, ne do t\u2019i zbatojm\u00eb angazhimet tona\u201d, tha ai, por duke iu drejtuar vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, Kryediplomati amerikan u shpreh se, \u201cJu nuk mund t\u00eb vazhdoni t\u00eb k\u00ebrkoni nga populli amerikan q\u00eb ai t\u00eb kujdeset p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve tuaj m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kujdeseni ju vet.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Rusin\u00eb, Z. Tillerson theksoi se sot p\u00ebr sot nuk kemi marr\u00ebdh\u00ebine t\u00eb mira me Mosk\u00ebn. \u201cOkupimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne nuk mund ta pranojm\u00eb\u201d, u tha Z. Tillerson t\u00eb pranish\u00ebmve. \u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja e vendosjes s\u00eb sanksioneve t\u00eb forta ekonomike kund\u00ebr Rusis\u00eb, shtoi ai, dhe ato do t\u00eb mbeten n\u00eb fuqi p\u00ebr derisa Rusia nuk rivendos\u00eb integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs.\u00a0 Nj\u00eb penges\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Rusis\u00eb, tha Z. Tillerson, jan\u00eb p\u00ebrpjekjet e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vendeve t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe nj\u00eb num\u00ebr vendesh n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 P\u00ebrderisa Moska nuk i ndalon k\u00ebto nd\u00ebrhyrje ilegale, nuk do t\u00eb ket\u00eb normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis nesh, tha Kryediploamti amerikan Tillerson. \u00a0Zgjidhja e shum\u00eb prej k\u00ebtyre problemeve do t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb dhe pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u00a0Por kjo \u00ebsht\u00eb natyra e vet diplomacis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb sot, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot sfida e konflikte, n\u00ebnvijoi Z. Tillerson, n\u00eb fjalimin e tij pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut n\u00eb Uashington, mbi prioritetet dhe sfidat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane gjat\u00eb vitit 2017 dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0 \u201cMisioni yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019u japim fund disa prej k\u00ebtyre konflikteve\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kryeartikull botuar t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn n\u00eb gazet\u00ebn amerikane \u201cNju Jork Tajms\u201d, Kryediplomati i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Reks Tillerson shkruan se, \u201cPa marr\u00eb \u00a0marr\u00eb parasysh\u00eb sfidat serioze me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi, mbetem optimist rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb diplomacis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat amerikane.\u201d\u00a0 Ai tha se ky besim i tij bazohet n\u00eb faktin se \u201cDiplomacia jon\u00eb p\u00ebrpilohet dhe zbatohet nga diplomat\u00eb patriot\u00eb dhe t\u00eb dedikuar t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt shkruan ai, \u201cSh\u00ebrbejn\u00eb me durim dhe k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr t\u00eb avancuar vlerat demokratike an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn, lirin\u00eb dhe vlerat e qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke lexuar deklarat\u00ebn e m\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Z. Tillerson, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Xhon Kennedit, mbi trash\u00ebgimin\u00eb dhe influenc\u00ebn e k\u00ebtij gjigandi n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane q\u00eb ndihet edhe sot, \u00ebsht\u00eb inkurajues fakti se ai dhe koleg\u00ebt e tij &#8212; me t\u00eb drejt\u00eb &#8212; gjejn\u00eb frym\u00ebzim nga \u201curt\u00ebsia dhe guximi\u201d i Presidentit Kenedi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur disa prej sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet aktualisht politika e jashtme amerikane dhe bota, duke marr\u00eb shembull nga urt\u00ebsia e diplomacis\u00eb s\u00eb ish-Presidentit Xhon Kenedi. \u00a0\u00cbsht\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs fakti se n\u00eb pun\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme, diplomat\u00ebt amerikan\u00eb duke filluar nga kryediplomati i SHBA-ave, kujtojn\u00eb, admirojn\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shprehin guximin dhe vullnetin nd\u00ebrsa tregojn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe t\u00eb ish-Presidentit Kenedi, ashtu si\u00e7 kishte deklaruar ai, p\u00ebr t\u00eb mos kursyer asgj\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kudoq\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen ato n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u201cLe t\u2019a dij\u00eb \u00e7do komb, n\u00ebse na e do t\u00eb mir\u00ebn ose t\u00eb keqen, se ne do t\u00eb paguajm\u00eb \u00e7do \u00e7mim, do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball \u00e7do v\u00ebshtirsie, do mb\u00ebshtesim \u00e7do vend mik dhe do t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb \u00e7do armik, p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb, suksesin dhe p\u00ebrparimin e saj kudo. \u00a0Atyre aleat\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebt ndajm\u00eb vlerat kulturore dhe shpirt\u00ebrore, ne u premtojm\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e miq\u00ebve t\u00eb besuesh\u00ebm.\u201d (Xhon Kenedi, 21 Janar, 1961.)<\/p>\n<p>Besnik\u00ebria e miq\u00ebve t\u00eb besuesh\u00ebm ndaj Amerik\u00ebs &#8212; si\u00e7 ishte shprehur ish-Presidenti Kenedi m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe cil\u00ebsi dalluese dhe me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me vendet e tjera, sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, pa marr\u00eb parasysh se kush mund t\u00eb jet\u00eb president i k\u00ebtij vendi aktualisht, ose m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Viti 2017 sh\u00ebnoi 100-vjetorin e lindjes s\u00eb ish-Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Xhon F. Kenedi. \u00a0Xhon Kenedi lindur n\u00eb vitin 1917 n\u00eb Brukline t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets. Presidenti Kenedi, i cili \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e mandatit t\u00eb tij presidencial n\u00eb vitin 1963 ishte presidenti i 35-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, dhe mbetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1531],"class_list":["post-17076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-fran-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17077,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17076\/revisions\/17077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}