{"id":17009,"date":"2017-12-22T23:09:58","date_gmt":"2017-12-22T22:09:58","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17009"},"modified":"2017-12-22T23:09:58","modified_gmt":"2017-12-22T22:09:58","slug":"veprim-i-pabese-shqiperia-dhe-vota-ne-asamblene-e-kombeve-te-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=17009","title":{"rendered":"VEPRIM I PABES\u00cb: SHQIP\u00cbRIA DHE VOTA N\u00cb ASAMBLEN\u00cb E KOMBEVE T\u00cb BASHKUARA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"403\" height=\"411\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 403px) 100vw, 403px\" \/><\/a><br \/>\n<strong><br \/>\nNga Frank Shkreli<br \/>\n<\/strong><br \/>\nAsambleja e P\u00ebrgjithshme e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara votoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb me 128 vota pro, 9 kund\u00ebr dhe 35 abstenime p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton njohjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb Jeruzalemit, si kryeqytet t\u00eb Izraelit. 21-vende nuk ishin t\u00eb pranishme n\u00eb votim. Dihet se megjith se \u00e7\u00ebshtja e Jeruzalemit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate midis palestinez\u00ebve dhe izraelit\u00ebve, Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara kishte miratuar nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb vitin 1975 me t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet thrirje p\u00ebr njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, por q\u00eb administrata t\u00eb ndryshme amerikane nuk kan\u00eb vepruar deri tani. Presidenti Trump kishte premtuar gjat\u00eb fushat\u00ebs se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe ashtu, n\u00eb p\u00ebrputhje me premtimin e tij, njoftoi vendimin p\u00ebr njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria votoi pro-rezolut\u00ebs duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej 128-votave n\u00eb favor dhe kund\u00ebr q\u00ebndrimit amerikan. Shqip\u00ebria, nep\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jasht\u00ebme, a po t\u00eb \u201cMinistris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb tani, p\u00ebrball kritikave t\u00eb shumta se vota e Tiran\u00ebs ishte nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr SHBA-ve, e arsyeton vot\u00ebn e saj n\u00eb favor t\u00eb rezolut\u00ebs k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme nuk e kemi luksin t\u00eb mos dallojm\u00eb faktet nga trillimet. P\u00ebr ata q\u00eb ende besojn\u00eb te faktet, vota e Shqip\u00ebris\u00eb dje n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr SHBA, por shprehje e q\u00ebndrimit ton\u00eb koherent, parimor e t\u00eb pandryshuar n\u00eb vite, bazuar n\u00eb konsensusin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shprehur n\u00eb dokumentet e panum\u00ebrta t\u00eb OKB-s\u00eb dhe Rezoluta t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, t\u00eb cilat kan\u00eb fuqi detyruese, sikund\u00ebr n\u00eb linj\u00eb t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebndrimet e shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, NATO-s dhe BE-s\u00eb, partner\u00eb historik\u00eb t\u00eb SHBA-ve\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ky ishte nj\u00eb vendim i nxituar dhe i pamenduar mire, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i gabuar. Hajde se nuk donte qeveria e Kryeministrit Rama t\u00eb votonte kund\u00ebr k\u00ebsaj rezolute, ndoshta mund t\u00eb kuptohet, por kush e ndalonte Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb abstenonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ashtu si\u00e7 abstenuan 35 vende an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb cilat Ambasadorja amerikane Nikki Haley i fal\u00ebnderoi p\u00ebr abstenimin e tyre, ose t\u00eb mos merrte pjes\u00eb fare n\u00eb votim. N\u00eb minimum, abstenimi do t\u00eb ishte vendimi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb duhej dhe mund ta b\u00ebnte Shqip\u00ebria. N\u00eb deklarat\u00ebn arsyetuese t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb thuhet se, \u201cn\u00eb politik\u00ebn e jashtme nuk e kemi luksin t\u00eb mos dallojm\u00eb faktet nga trillimet\u201d. Plot e drejt\u00eb! Prandaj, si rrjedhim duhej abstenuar, n\u00eb minimum, duke marr\u00eb parasysh\u00eb, pik\u00ebrisht, faktet e marr\u00ebdh\u00ebnieve dy-pal\u00ebshe, midis Uashingtonit dhe Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se vota n\u00eb OKB ishte simbolike dhe si e till\u00eb as vota e Shqip\u00ebris\u00eb dhe as e 138 vendeve t\u00eb tjera nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Izraelit dhe Palestinez\u00ebve dhe as nuk do t\u00eb sjell\u00eb paq\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Por simbolizmat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis shteteve dhe kombeve. Shtetet e Bashkuara, edhe n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb regjimit komunist, kur radio Tirana n\u00eb shqip dhe n\u00eb gjuh\u00ebt kryesore t\u00eb bot\u00ebs por edhe nep\u00ebrmjet p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb saj po n\u00eb k\u00ebt\u00eb Organizat\u00eb t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, i kishte hapur luft\u00eb t\u00eb hap\u00ebt \u201cimperializmit amerikan\u201d \u2013 Washingtoni zyrtar dhe populli amerikan ishin konsekuent dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb kombit shqiptar, madje edhe gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb zez\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve. M\u00eb kujtohet, gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, megjith sharjet dhe helmin q\u00eb p\u00ebrhapte regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe demokracis\u00eb amerikane, Stejt Departmenti \u00e7do vit na sillte n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nj\u00eb deklarat\u00eb ose ofronte nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ta intervistuar me rastin e 28-N\u00ebntorit Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb thek\u00ebsuar miq\u00ebsin\u00eb historike midis dy kombeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb shpreheshin p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira midis dy vendeve, n\u00eb t\u00eb ardhmen. Edhe gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb politike armiq\u00ebsore anti-amerikane gjys\u00ebm shekullore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy popujve, Shtetet e Bashkuara i q\u00ebndruan besnike miq\u00ebsis\u00eb me kombin shqiptar<\/p>\n<p>Kjo besnik\u00ebri dhe miq\u00ebsi e Shteteve t\u00eb Bashkuara me Shqip\u00ebrin\u00eb, me Kosov\u00ebn dhe me shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi, u shfaq shprehimisht dhe n\u00eb person, jo m\u00eb larg se nj\u00eb dit\u00eb para votimit n\u00eb OKB \u2013 nga vet P\u00ebrfaqsuesja e Presidentit Trump n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) n\u00eb Nju Jork, Ambasadorja Nikki Haley. N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj besnik\u00ebrie dhe mb\u00ebshtetjeje ndaj shqiptar\u00ebve, Ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb OKB, mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet n\u00eb Nju Jork, me p\u00ebrfaquses t\u00eb komunitetit shqiptaro-ameirkan\u00eb dhe me biznesmen\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Kosova. \u201cArsyeja qe e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne kemi disa lidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, u tha ajo t\u00eb pranish\u00ebmve.<\/p>\n<p>\u201cNe desh\u00ebm t\u00eb merrnim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet p\u00ebr disa arsye. Jam k\u00ebtu me burrin tim, gjyshi i t\u00eb cilit erdhi n\u00eb Amerik\u00eb nga Shqip\u00ebria. Me komunitetin shqiptar nga Kosova dhe Shqip\u00ebria ne kemi shum\u00eb gj\u00ebra dhe vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u2026. &#8220;Ne po p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb gjitha vendet ta njohin Kosov\u00ebn n\u00eb OKB dhe k\u00ebt\u00eb do ta vazhdojm\u00eb deri sa ajo ta fitoj\u00eb njohjen&#8221;.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do rast, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb &#8212; republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb \u2013 pasi, si\u00e7 e kam theksuar shpesh\u00ebher\u00eb, politika dhe mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00e7\u2019prej fillim shekullit t\u00eb kaluar, duke filluar nga Wilsoni \u2013 nuk ka qen\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb vija partiake, por \u00ebsht\u00eb politik\u00eb amerikane! Anasjelltas, as politika shqiptare karshi Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk duhet dhe nuk guxon t\u00eb jet\u00eb e bazuar n\u00eb vija partiake, por duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e bazuar n\u00eb interesat kombtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Tradh\u00ebtohen ata q\u00eb mendojn\u00eb se n\u00eb, k\u00ebt\u00eb aspekt, do t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb politik\u00ebn amerikane ose komunitetin shqiptaro-amerikan. N\u00eb takimin e ambasadores Nikki Haley me shqiptar\u00ebt, duke folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, ajo vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNe respektojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin, besojm\u00eb te nj\u00ebri tjetri. Kemi t\u00eb nj\u00ebjtat vlera demokratike. Jan\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb formojn\u00eb lidhje dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta e q\u00eb nuk thyhen. Pra, ne desh\u00ebm t\u00eb jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb respektuar komunitetin e k\u00ebtush\u00ebm dhe p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb Kosova t\u00eb njihet si vend an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara. Desha t\u2019ju them edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr nga p\u00ebrvoja personale. \u00c7do vend p\u00ebballet me v\u00ebshtirsit\u00eb e veta. Edhe Shtetet e Bashkuara pat\u00ebn sfida me uragan\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit. Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs u treguan t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb na ndihmonin kur uragani goditi Teksasin. Dhe kjo flet p\u00ebr lidhje q\u00eb ne kemi dhe p\u00ebr vlerat q\u00eb ne ndajm\u00eb. Kemi ardhur k\u00ebtu si miq dhe p\u00ebr t\u2019ju uruar dhe p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebshiruar bekimet dhe gjith\u00eb t\u00eb mirat p\u00ebr stin\u00ebn e festave dhe jemi k\u00ebtu p\u00ebr tu th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr lidhje m\u00eb t\u00eb forta mes komuniteteve shqiptaro-amerikane dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, p\u00ebrfundoi ambasadorja Haley fjal\u00ebn e saj n\u00eb takimin me shqiptar\u00ebt n\u00eb Nju Jork, nj\u00eb dit\u00eb para se Shqip\u00ebria t\u00eb hedhte vot\u00ebn e saj kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkua, n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Trump, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ambasdaorja Nikki Haley &#8212; \u00ebsht\u00eb edhe edhe njohja e Kosov\u00ebs si shtet i pavarur dhe sovran nga sa m\u00eb shum\u00eb vende si dhe antar\u00ebsimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e \u201cdallimit t\u00eb fakteve nga trillimet\u201d, si\u00e7 na sugjeron Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me vot\u00ebn e saj kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb fushat\u00ebn e nes\u00ebrme p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrpjekje, kujt t\u2019i trokasim n\u00eb der\u00eb: Washingtonit, Mosk\u00ebs, Pekinit apo Ankaras\u00eb, t\u00eb nderuar diplomat\u00eb shqiptar\u00eb. A po do t\u00eb bazoheni \u201cn\u00eb konsensusin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb objektivave komb\u00ebtare? Bazuar n\u00eb fakte dhe jo trillime, a mund t\u2019i p\u00ebrgjigjeni shumic\u00ebs pro-amerikane t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo? N\u00ebqoftse deri tani nuk i dini ende faktet se n\u00eb an\u00ebn e kujt duhet ti rendisim interesat afat-gjata t\u00eb kombit shqiptar, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb dhe mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb pabesi ndaj nj\u00eb miku t\u00eb madh e historik t\u00eb kombit shqiptar dhe nj\u00eb tradh\u00ebti ndaj interesave aftagjata t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Ja dhe lajmi i fundit. Nj\u00eb num\u00ebr medias amerikane njoftojn\u00eb sot se Ambasadorja Nikki Haley u ka d\u00ebrguar ftes\u00eb t\u00eb gjitha vendeve q\u00eb votuan me Shtetet e Bashkuara dhe atyre q\u00eb abstenuan si dhe atyre q\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb pritje t\u00eb organizuar prej saj, me 3 janar, sipas njoftimit, \u201cP\u00ebr t\u2019i fal\u00ebnderuar p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb e tyre me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Natyrisht se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e ftuar nga Nikki Haley. Vota e Shqip\u00ebris\u00eb nuk meriton koment tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Haley\u2019s email invitation (pictured) asks the nations who voted with the U.S. or abstained from the vote \u201cto a reception to thank you for your friendship to the United States.\u201d<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara votoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb me 128 vota pro, 9 kund\u00ebr dhe 35 abstenime p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton njohjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb Jeruzalemit, si kryeqytet t\u00eb Izraelit. 21-vende nuk ishin t\u00eb pranishme n\u00eb votim. Dihet se megjith se \u00e7\u00ebshtja e Jeruzalemit \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-17009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17009"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17010,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009\/revisions\/17010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}