{"id":16991,"date":"2017-12-21T14:30:28","date_gmt":"2017-12-21T13:30:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16991"},"modified":"2017-12-21T14:31:11","modified_gmt":"2017-12-21T13:31:11","slug":"pak-solidaritet-ju-lutem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16991","title":{"rendered":"PAK SOLIDARITET, JU LUTEM!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"453\" height=\"462\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 453px) 100vw, 453px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje fetare, megjithse fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs e kan\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebsimeve t\u00eb tyre, por n\u00eb bot\u00ebn e fillim shekullit t\u00eb 21, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb thirrje njer\u00ebzore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb apel njer\u00ebzor dhe nj\u00eb domosdoshm\u00ebri komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aq sa madje edhe Asambalea e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj duke caktuar 20 dhjetorin si Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kushtuar Solidaritetit njer\u00ebzor n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, solidariteti \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb Deklarat\u00ebn e Millenium-it t\u00eb OKB-es\u00eb, si nj\u00ebra prej vlerave m\u00eb themelore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shekullit 21, ku thuhet se ata q\u00eb vuajn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb pak nga shoq\u00ebria ku jetojn\u00eb dhe nga mungesa e t\u00eb mirave t\u00eb k\u00ebsaj bote, meritojn\u00eb ndihm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti, t\u00eb privilegjuarit e shoq\u00ebris\u00eb. T\u00eb bindur pra se promovimi i nj\u00eb kulture t\u00eb solidaritetit njer\u00ebzor, jo vet\u00ebm n\u00eb nivel komb\u00ebtar, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Asamblea e P\u00ebrgjithshme eKombeve t\u00eb Bashkuara duke shpallur Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Solidaritetit, ka ven\u00eb n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i kushtohet solidaritetit njer\u00ebzor nga vet OKB-eja por edhe nga vendet an\u00ebtare t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Megjithse OKB-eja caktoi 20-dhjetorin si Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Solidaritetit m\u00eb 20 dhjetor t\u00eb vitit 2002, solidariteti njer\u00ebzor, t\u00eb pak\u00ebn parimisht, ka qen\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs dhe e veprimtaris\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara \u00e7\u2019prej fillimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate bot\u00ebrore. Dihet se krijimi i OKB-es\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr bot\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u00eb bashkuar popujt dhe kombet e bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt solidariteti me q\u00ebllim promovimin e paq\u00ebs, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, zhvillimit ekonomik dhe shoq\u00ebror, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht, \u201cfryma e solidaritetit\u201d ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn OKB-eja mb\u00ebshtet, \u201cbashkpunimin p\u00ebr zgjidhjen e problemeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb karakterit ekonomik, shoq\u00ebror, kulturor dhe humanitar\u201d. Ishte pra, rezoluta (60\/209) e 22 dhjetorit t\u00eb vitit 2005 e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, dokumenti q\u00eb identifikoi solidaritetin si vler\u00ebn baz\u00eb universale q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis popujve, n\u00eb shekullin e 21.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Solidaritetit Njer\u00ebzor, sipas Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar bashkimin megjith ndryshimet politike, kulturore e tjera; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujtuar qeverive t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-es\u00eb q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb angazhimet e tyre ndaj marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e solidaritetit shoq\u00ebror dhe politik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb debatuar mbi m\u00ebnyrat p\u00ebr promovimin e solidaritetit midis njer\u00ebzve, dhe m\u00eb n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb inkurajuar &#8212; me vepra &#8212; nd\u00ebrmarjen e nismave t\u00eb reja n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhdukur varf\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb diskurs politik n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen vendet an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti dhe mbar\u00eb bota n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb fillim shekullin e 21.<\/p>\n<p>Po si u sh\u00ebnua Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Solidaritetit njer\u00ebzor n\u00eb bot\u00ebn shqiptare?! Fatkeqsisht, ishte kjo nj\u00eb jav\u00eb pa solidaritet, tep\u00ebr e acaruar politikisht, nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm nuk u karakterizua nga solidariteti njer\u00ebzor e v\u00ebllaz\u00ebror, por ishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb solli konflikt dhe mos pajtim n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si rrjedhim edhe n\u00eb bot\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mbret\u00ebroi nj\u00eb atmosfer\u00eb zhg\u00ebnjimi, pasi ajo q\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq, fatkeqsisht, gjithmon\u00eb pasqyrohet domosdoshm\u00ebrisht an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, e madje edhe n\u00eb diaspor\u00eb. Ishte nj\u00eb jav\u00eb kur pam\u00eb se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb forta me tradit\u00eb demokratike dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb solidaritetit njer\u00ebzor dhe mbi t\u00eb gjitha atij shqiptar, gj\u00ebndja politike u p\u00ebrkeq\u00ebsua aq shum\u00eb sa q\u00eb n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Solidaritetit flitet, jo p\u00ebr solidaritet dhe bashkpunim komb\u00ebtar, por p\u00ebr konflikte t\u00eb reja midis pal\u00ebve politike. Zot ruajna!<\/p>\n<p>As solidariteti komb\u00ebtar, as pajtimi komb\u00ebtar dhe madje as diksursi politik midis shqiptar\u00ebve nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb imponohet nga t\u00eb huajt. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret nga vet shoq\u00ebria shqiptare dhe nga insitucionet e saj legjitime. Solidariteti midis pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb universale \u2013 ashtu si\u00e7 e ka p\u00ebrcaktuar Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb saj &#8212; q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e pandar\u00eb edhe e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e k\u00ebsaj klase politike t\u00eb k\u00ebtyre 27-viteve t\u00eb fundit dhe e institucioneve t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb mos i fryjn\u00eb er\u00ebs s\u00eb konfliktit dhe t\u00eb mos pajtimit politik dhe komb\u00ebtar, por t\u00eb vendosin nj\u00eb frym\u00eb solidariteti, besimi dhe bashkpunimi midis pal\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb evituar konflikte t\u00eb mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ka ardh\u00eb koha q\u00eb politika shqiptare t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb vend dhe t\u00eb distancohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, qartazi dhe prerazi, duke gjetur zgjidhje bazuar n\u00eb dialog, p\u00ebr konfliktet dhe mosmarr\u00ebshjet q\u00eb kan\u00eb pllakosur at\u00eb vend p\u00ebr vite tashti, dhe bashk\u00ebrisht t\u00eb gjitha pal\u00ebt, n\u00eb solidaritet me nj\u00ebra tjetr\u00ebn \u2013t\u00eb vendosin paq\u00ebn, qet\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Shqiptar\u00ebt sot nuk kan\u00eb paq\u00eb! N\u00ebna Tereze, simboli jo vet\u00ebm i shqiptar\u00ebve p\u00ebr solidaritet, por edhe simboli bot\u00ebror p\u00ebr mir\u00ebsi, bamir\u00ebsi e solidaritet njer\u00ebzor n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cN\u00ebqoftse nuk ka paq\u00eb, kjo ndodh\u00eb sepse kemi harruar se i p\u00ebrkasim nj\u00ebri tjetrit\u201d.<\/p>\n<p>Si shqiptar\u00eb, duam a s\u2019duam, i p\u00ebrkasim nj\u00ebri tjetrit, jemi t\u00eb lidhur me nj\u00ebri tjetrin dhe kemi shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe si t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb tregojm\u00eb solidaritet ndaj nj\u00ebri tjetrit, jo vet\u00ebm n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Solidaritetit, por gjithmon\u00eb, pike s\u00eb pari si njer\u00ebz por n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb edhe si shqiptar\u00eb. Apeli n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Solidaritetit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i jepet fund k\u00ebsaj atmosfere politike p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe konfliktuale n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare kudo, si e vetmja alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb kombi shqiptar \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb historike t\u00eb tij, n\u00eb fillim shekullin e 21-t\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb siguruar paq\u00ebn, sigurin\u00eb, mir\u00ebqenjen dhe zhvillimin shoq\u00ebror dhe ekonomik afat-gjat\u00eb &#8212; n\u00eb solidaritet me nj\u00ebri tjetrin&#8211; si p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr arritjen e objektivave madhore t\u00eb kombit. Ka shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, por si t\u00eb sh\u00ebnohet p\u00ebrparim n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb politike aq t\u00eb acaruar, aq konfliktuale dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, si ajo q\u00eb pam\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Jam i vetdijsh\u00ebm se megjithse shum\u00eb prej nesh e admirojm\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn &#8212; jo vet\u00ebm si simbol i solidaritetit shqiptar dhe bot\u00ebror \u2013por si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Papa Fran\u00e7esku, shembull i nj\u00eb njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb \u201ckrijonte nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, bazuar n\u00eb solidaritet dhe p\u00ebrkujdesje ndaj t\u00eb tjer\u00ebve\u201d \u2013 ne nuk jemi N\u00ebn\u00eb Tereza dhe nuk mund t\u00eb arrijm\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ajo ka realizuar. Por secili prej nesh, kudo q\u00eb jetojm\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebri me konflikt ose me m\u00eb pak konflikt, e kemi rolin ton\u00eb p\u00ebr ta luajtur, \u201cduke ndezur nj\u00eb qirinj, drita e t\u00eb cilit do t\u2019a mund err\u00ebsir\u00ebn\u201d e konfliktit dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve politike, n\u00ebqoftse jetojm\u00eb dhe veprojm\u00eb n\u00eb solidaritet me nj\u00ebri tjetrin. Ky \u00ebsht\u00eb edhe mesazhi i Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Soldaritetit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje fetare, megjithse fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs e kan\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebsimeve t\u00eb tyre, por n\u00eb bot\u00ebn e fillim shekullit t\u00eb 21, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb thirrje njer\u00ebzore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb apel njer\u00ebzor dhe nj\u00eb domosdoshm\u00ebri komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aq sa madje edhe Asambalea e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-16991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16991"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16991\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16993,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16991\/revisions\/16993"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}