{"id":16875,"date":"2017-12-11T16:26:41","date_gmt":"2017-12-11T15:26:41","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16875"},"modified":"2017-12-11T16:26:41","modified_gmt":"2017-12-11T15:26:41","slug":"ne-tirane-takohen-presidentet-meta-dhe-vujanoviq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16875","title":{"rendered":"N\u00eb Tiran\u00eb takohen president\u00ebt Meta dhe Vujanoviq"},"content":{"rendered":"<div dir=\"ltr\">\n<p><strong>\u00a0<a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/meta-vujanoviq.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16876 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/meta-vujanoviq.jpg\" alt=\"\" width=\"675\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/meta-vujanoviq.jpg 675w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/meta-vujanoviq-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 675px) 100vw, 675px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta priti sot n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, Presidentin e Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanoviq<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi sot mir\u00ebseardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanovi\u0107. Pas interpretimit t\u00eb himneve t\u00eb t\u00eb dy vendeve dhe ceremonive e nderimeve ushtarake t\u00eb rastit, Presidenti Meta dhe Presidenti Vujanovi\u0107 zhvilluan nj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb e m\u00eb pas kryesuan takimet e zgjeruara mes dy delegacioneve zyrtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dy President\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn interesit t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Deklarata e Presidentit Meta gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me Presidentin Vujanovi\u0107:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb si President i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb pres sot Presdientin e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr arsye t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shk\u00eblqyera dhe t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta q\u00eb ekzistojn\u00eb mes dy vendeve tona dhe dy popujve tan\u00eb. Por, k\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Presidenti i Malit t\u00eb Zi, si nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, vjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ky sukses i Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendet tona, dhe p\u00ebr nj\u00eb kontribut p\u00ebr forcimin e siguris\u00eb s\u00eb\u00a0 p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Sikurse u shpreh dhe Presidenti Vujanovi\u0107, marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, por natyrisht ne jemi ambicioz\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar ato akoma m\u00eb tej. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh pik\u00ebn e kalimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Muriqan-Sukubin\u00eb, sidomos gjat\u00eb pranver\u00ebs dhe ver\u00ebs, nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i p\u00ebrbashk\u00ebt pasi \u00ebsht\u00eb pika e par\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e kalimit kufitar, jo vet\u00ebm midis dy vendeve tona, por kur shkon atje radh\u00eb t\u00eb gjata, shikon se ende ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar m\u00eb tej kalimin e qytetar\u00ebve, t\u00eb turist\u00ebve, pasi shk\u00ebmbimet po rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe do t\u00eb rriten akoma edhe m\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ne kemi nj\u00eb kufi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb na bashkon m\u00eb shum\u00eb se sa na ndan, q\u00eb nga Alpet, liqeni i p\u00ebrbashk\u00ebt i Shkodr\u00ebs, Buna dhe natyrisht edhe Adritatiku, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb na duhet t\u00eb kujdesemi edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe p\u00ebr promovimin e p\u00ebrbashk\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dy vendet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga kjo pasuri unike dhe tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr dy vendet tona.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht jemi t\u00eb bindur se ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u fokusuar edhe m\u00eb mir\u00eb s\u00eb bashku edhe me Kroacin\u00eb p\u00ebrsa i takon realizimit t\u00eb disa projekteve madhore, t\u00eb cilat do t\u00eb kishin ndikim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb zhvillimin e vendeve tona, por edhe t\u00eb gjith\u00eb rajonin, sikurse \u00ebsht\u00eb autostrada Adriatiko-Joniane, p\u00ebrve\u00e7 realizimit t\u00eb TAP-it edhe realizimi i IAP-it, gaz\u00ebsjell\u00ebsit jonian-adriatik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim un\u00eb besoj se angazhimet tona dhe t\u00eb qeverive tona do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nismave t\u00eb tjera, t\u00eb cilat synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb konektivitetit midis t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit. Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi jan\u00eb nj\u00eb shembull i bashk\u00ebpunimit t\u00eb rajon dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb k\u00ebshtu edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim respektimi i pakicave \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr rolin p\u00ebrcaktues dhe t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb luajtur n\u00eb Malin e Zi n\u00eb t\u00eb gjitha sfidat q\u00eb kan\u00eb patur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrcaktimin euro-atlantik t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ashtu sikurse besojm\u00eb se duke forcuar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin me atutoritetet e Malit t\u00eb Zi, ata do t\u00eb mundin t\u00eb ecin m\u00eb tej n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e drejtave t\u00eb tyre dhe t\u00eb kushteve ku ata jetojn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pakica malazeze n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e pa\u00e7muar p\u00ebr ne, dhe sikurse e kam siguruar Presidentin Vujanovi\u0107, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre komb\u00ebtar dhe kulturor, sepse p\u00ebr vendet me mend\u00ebsi evropiane pakicat nuk jan\u00eb nj\u00eb rrezik, por jan\u00eb pasuri dhe jan\u00eb ura t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy vendet tona jan\u00eb n\u00eb momente mjaft pozitive. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb mjaft i avancuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe ne bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb eksperienc\u00ebn me ta. Ashtu sikurse Mali i Zi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s.<\/p>\n<p>Por, e dim\u00eb q\u00eb sfidat me t\u00eb cilat ndeshet mbar\u00eb njer\u00ebzimi p\u00ebr paqe, siguri, respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga zhvillime t\u00eb cilat nuk p\u00ebrcaktohen dot nga ne, por detyra jon\u00eb besoj \u00ebsht\u00eb, n\u00eb k\u00ebto momente, si dy vende demokratike, evropiane, t\u00eb forcojm\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb forcojm\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin me t\u00eb gjith\u00eb vendet e rajonit, t\u00eb forcojm\u00eb paramentrat e stabilitetit dhe siguris\u00eb n\u00eb vendet tona dhe n\u00eb vendet e rajonit, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontribuojm\u00eb maksimalisht edhe p\u00ebr paqen dhe p\u00ebr sigurin\u00eb kudo ku k\u00ebrkohet ky kontribut i t\u00eb dy vendeve tona, tashm\u00eb t\u00eb dyja edhe si an\u00ebtare e NATO-s.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb do doja ta uroja Presidentin Vujanovi\u0107 p\u00ebr suksesin e vendit t\u00eb tij, p\u00ebr aderimin n\u00eb NATO, sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin ton\u00eb. Shpresojm\u00eb q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm edhe Maqedonia t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb sukses t\u00eb till\u00eb sepse kjo do t\u00eb forconte sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit edhe nj\u00eb her\u00eb zoti President!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pyetje nga gazetar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>President, ju that\u00eb q\u00eb nuk kemi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura dhe q\u00eb kufiri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na bashkon, por me lejoni t\u2019ju kujtoj q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti Ministri i Jasht\u00ebm i Malit t\u00eb Zi k\u00ebrkoi nga homologu i tij Bushati diskutimin p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve. A keni diskutuar mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Debati aktual n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Presidentit Meta lidhur me Kryeprokurorin e p\u00ebrkohsh\u00ebm pasi nuk jeni shprehur deri m\u00eb tani?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb besoj q\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi nuk ekziston asnj\u00eb problem substancial dhe \u00e7do problem formal q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u formalizuar duhet konsideruar si nj\u00eb proces teknik pasi t\u00eb dyja vendet, jo vet\u00ebm kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyer dhe t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, por edhe si vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, dhe si vende t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Evropian e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin p\u00ebr t\u00eb formalizuar \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e demarkacionit midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, sikurse jemi shprehur dhe m\u00eb par\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shohim dhe nj\u00eb vullnet t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb midis t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi dihet q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi mund t\u00eb konsiderohen shum\u00eb t\u00eb mira dhe shum\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njoh\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk ka qen\u00eb shum\u00eb komode p\u00ebr Malin e Zi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb dua t\u00eb vler\u00ebsoj gjithashtu edhe konstruktivitetin me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrgjigj z. Vujanovic, i cili tha se kemi durim q\u00eb t\u2019i jepet nj\u00eb zgjidhje e plot\u00eb dhe p\u00ebrfundimtare sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb dy vendeve patjet\u00ebr, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs e cila p\u00ebr fat t\u00eb keq zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje e ka t\u00eb kusht\u00ebzuar edhe me liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr pyetjen tjet\u00ebr lidhur me zgjedhjen e Prokurorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, sikurse ju e dini kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ekskluzive e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si President un\u00eb dua t\u00eb n\u00ebnvizoj, derisa kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb institucioni ky\u00e7 t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb midis aktor\u00ebve kryesor\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb bazuar mbi standarde transparente p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, pasi \u00e7do hap i nj\u00ebansh\u00ebm nuk do t\u2019i ndihmonte konsolidimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve dhe rritjes s\u00eb besimit t\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prej 30 tetorit, vendi nuk ka nj\u00eb drejtues t\u00eb SHISH-it. Ju keni rezerva p\u00ebr propozimin e Kryeministrit, pse nuk e keni dekretuar akoma at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb nj\u00eb vendimmarrje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimmarrje e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe Presidenti i Republik\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i bindur q\u00eb nj\u00eb vendimmarrje p\u00ebrfundimtare forcon pavar\u00ebsin\u00eb dhe efikasitetin e nj\u00eb institucioni kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0 &nbsp; Presidenti Meta priti sot n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, Presidentin e Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanoviq &nbsp; Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi sot mir\u00ebseardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanovi\u0107. Pas interpretimit t\u00eb himneve t\u00eb t\u00eb dy vendeve dhe ceremonive e nderimeve ushtarake [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16876,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[1489,965],"class_list":["post-16875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-politike","tag-filip-vujanoviq","tag-ilir-meta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16875"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16877,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16875\/revisions\/16877"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}