{"id":1686,"date":"2015-02-03T17:47:36","date_gmt":"2015-02-03T16:47:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1686"},"modified":"2015-02-03T17:47:59","modified_gmt":"2015-02-03T16:47:59","slug":"ja-cili-eshte-personi-qe-informon-per-aktivitetet-e-diaspores-shqiptare-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1686","title":{"rendered":"Ja cili \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb informon p\u00ebr aktivitetet e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1687 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina-267x300.jpg\" alt=\"Beqir-sina\" width=\"267\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina-267x300.jpg 267w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 267px) 100vw, 267px\" \/><\/a>Intervista me Beqir Sinen \u2013 Gazetar Shqiptar ne SHBA<\/strong><\/p>\n<p>Intervistoi Drita Ramadani &#8211;<\/p>\n<p>Beqir Sina nd\u00ebr gazetar\u00ebt dhe veprimtar\u00ebt e shquar t\u00eb komunitetit n\u00eb SHBA , ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb me pubiliket e tij t\u00eb informoj\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb publikun tone p\u00ebr aktivitetet e diaspor\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb<\/p>\n<p><strong>-I nderuar z. Sina, ju jeni nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur dhe m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky fakt per ju?<\/strong><\/p>\n<p>Gazetaria, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion i lajmit, pra merret me gjetjen dhe shp\u00ebrndarjen e informacionit p\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb t\u00eb caktuar, dhe n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb audienca ajo q\u00eb t\u00eb beson ose jo t\u00eb b\u00ebsh pun\u00ebn e gazetarit. M\u00ebnyra se si e b\u00ebn ti lajmin dhe se si komunikon, t\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit. Besoj se kam ditur t\u00eb gjej m\u00ebnyr\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb komunikuar me audienc\u00ebn, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb kryesisht komuniteti shqiptar i Amerik\u00ebs, pra t&#8217;u gjendem atyre n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur me lajmin, duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura arritjet e tyre edhe publikut n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, dhe kudo n\u00eb viset shqiptare.<\/p>\n<p>Natyrisht, lajmi, informacioni, komenti ose analiza jo gjithmon\u00eb i k\u00ebnaq t\u00eb gjith\u00eb, por, p\u00ebr mua mjafton t\u00eb jem korrekt dhe profesional n\u00eb raportimin e lajmit, n\u00eb pasqyrimin e ngjarjeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave edhe vet\u00eb komuniteti shqiptar n\u00eb SHBA, i cili \u00ebsht\u00eb rritur mjaft n\u00eb num\u00ebr. M\u00eb ka ndihmuar edhe teknologjia e re dixhitale, sepse tani e kam t\u00eb leht\u00eb t&#8217;i publikoj lajmet e mia n\u00eb internet, facebook dhe tweeter. Kjo m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb miq, dhe t\u00eb jem m\u00eb i af\u00ebrt me t\u00eb gjith\u00eb komunitetin shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye p\u00ebr lexueshm\u00ebrin\u00eb e madhe t\u00eb lajmeve q\u00eb un\u00eb publikoj mund t\u00eb jet\u00eb edhe fakti se un\u00eb bazohem n\u00eb informata t\u00eb verifikueshme, t\u00eb mbledhura nga burime t\u00eb pavarura dhe t\u00eb besueshme t\u00eb mediave amerikane, t\u00eb cilat u p\u00ebrmbahen standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Kjo m\u00eb sh\u00ebrben t\u00eb q\u00ebndroj af\u00ebr komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb dhe t\u00eb lexohem prej tij, por edhe tek lexuesit e mi jo t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, e viset shqiptare, duke i &#8220;furnizuar&#8221; ata \u00e7do dit\u00eb me lajme dhe informacione nga komuniteti yn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu do t\u00eb theksoja se disa qeveri t\u00eb majta e t\u00eb djathta, demokratike apo socialiste, n\u00eb Shqip\u00ebri, e Kosov\u00eb, kan\u00eb ndrruar vend gjat\u00eb k\u00ebtyre 24 vjet\u00ebve q\u00eb un\u00eb punoj si gazetar. Edhe n\u00eb SHBA n\u00eb krye t\u00eb pushtetit kan ardhur republikan\u00eb e demokrat\u00eb. E megjithat\u00eb, un\u00eb jam ai q\u00eb aty ku e fillova gazetarin\u00eb, aty jam edhe sot &#8211; me bindjet dhe q\u00ebndrimet e mia. E vetmja gj\u00eb q\u00eb ka ndryshuar tek un\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritja e nivelit si gazetar, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip &#8220;duke punuar dhe m\u00ebsuar&#8221;.<\/p>\n<p>Ju pyet\u00ebt se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky fakt per mua. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nder, por kjo m\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe m\u00eb k\u00ebrkues ndaj vetes dhe lajmit, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb mos lejoj kurr\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dikush nga media &#8211; gazet\u00eb ose radio televizion, t\u00eb mos e p\u00ebrdor\u00eb lajmin ose informacionin tim p\u00ebr interesa partiake, politike apo personale. Un\u00eb nuk ndryshoj sipas interesave partiake, apo politik\u00ebb\u00ebrse t\u00eb koh\u00ebs, as kundrejt paras\u00eb. Kurr\u00eb nuk joshem q\u00eb sipas k\u00ebtyre interesave t\u00eb ndryshoj lajmin ose informacionin tim, ose q\u00eb mediat ta shtr\u00ebmb\u00ebrojn\u00eb at\u00eb. Sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e veshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh em\u00ebr n\u00eb gazetari apo gjetk\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta mbash at\u00eb em\u00ebr.<br \/>\n<strong>-Me shkrimet q\u00eb b\u00ebni p\u00ebr komunitetin shqiptar ia keni arritur t\u00eb informoni anek\u00ebnd bot\u00ebs shqiptar\u00ebt. Sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kjo p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Ashtu si\u00e7 mund t\u00eb thuhet p\u00ebr gazetar\u00ebt e tjer\u00eb. Sepse roli i gazetarit, s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb medias jo vet\u00ebm n\u00eb komunitetin shqiptar, k\u00ebtu n\u00eb SHBA, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni dhe Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, sot, fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi, duke filluar nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb primarja, p\u00ebr \u00e7do njerin nga ne \u2013 paga, jetesa. Pra, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb stimuluese n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme. Gazetar\u00eb si un\u00eb dhe shum\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, viset shqiptare dhe diaspor\u00eb, megjith\u00ebse u duhet t\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb, paguhen keq, ose fare pak, madje n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk paguhen fare. Por, edhe sikur t\u00eb mos ishte kjo q\u00eb p\u00ebrmenda, un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb gazetar\u00eb shqiptar\u00eb apo media kemi shum\u00eb v\u00ebsht\u00ebrsi t\u00eb tjera, edhe t\u00eb an\u00ebs politike dhe pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mjeteve t\u00eb informimit, konkurrenca jo t\u00eb ndershme dhe v\u00ebshtir\u00ebrsi t\u00eb natyrave t\u00eb tjera. Teknologjia e sotme, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn. Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit media ka p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb thella me ardhjen e teknologjis\u00eb dixhitale dhe publikimin e lajmeve n\u00eb internet, facebook dhe tweeter. Drejtori ekzekutiv i kompanis\u00eb teknologjike Google, Eric Schmidt n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Forumin Ekonomik Bot\u00ebror n\u00eb Davos, deklaroi se interneti s\u00eb shpejti do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb jet\u00ebs njer\u00ebzore &#8211; do t\u00eb b\u00ebhet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si uji apo oksigjeni&#8221;. Kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb konsumin e lajmeve dhe informacioneve n\u00eb kanale televizive, radio dhe media t\u00eb shtypura. Njer\u00ebzit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po e gjejn\u00eb dhe po e konsumojn\u00eb lajmin, n\u00eb internet, facebook, tweeter, smartphone, IPod, tablet, dhe pajisje t\u00eb tjera elektronike, t\u00eb cilat jan\u00eb sfiduese si p\u00ebr mua dhe t\u00eb tjer\u00ebt, gazetar\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj \u2013 pra p\u00ebr t\u00eb gjetur lajmin dhe p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur n\u00eb koh\u00eb. Duhet t&#8217;a njoh\u00ebsh mir\u00eb \u00e7do lloj teknologji t\u00eb re q\u00eb del dhe si gazetar i p\u00ebrkushtuar duhet &#8220;t\u00eb \u00e7ohesh nga gjumi me lajmin dhe t\u00eb biesh n\u00eb gjum\u00eb me lajmin&#8221;. Lajmi &#8211; mbas dy a tre dit\u00ebve, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka m\u00eb vler\u00eb, por audienc\u00ebs i duket i &#8220;p\u00ebrvjedhur&#8221; ose &#8220;demode&#8221;-<\/p>\n<p><strong>-Jeta e nj\u00eb gazetari shqiptar n\u00eb New York, si \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr ju, \u00e7far\u00eb ju ka mbajtur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve q\u00eb t\u00eb merreni me nj\u00eb profesion t\u00eb till\u00eb me kaq p\u00ebrkushtim?<\/strong><br \/>\nN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i faleminderit nga zemra familjes sime t\u00eb mrekullueshme: gruas, Altin\u00ebs, djalit Avenir dhe vajz\u00ebs Neda, t\u00eb cil\u00ebt, edhe kan\u00eb sakrifikuar, q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar me p\u00ebrkushtim pasionin tim t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb gazetarit. Por nj\u00eb falenderim shkon me k\u00ebt\u00eb rast edhe ndaj miqve, dashamir\u00ebve dhe shok\u00ebve, dhe gjith\u00eb komunitetit, t\u00eb cil\u00ebt, shepesh her\u00eb m\u00eb kan\u00eb sponsorizuar ose ndihmuar n\u00eb pun\u00ebn time. Megjith\u00ebse, me k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se ndon\u00ebse me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, un\u00eb me gazetari \u201cjetoj\u201d, e kam pun\u00ebn time, prej se kam ardhur n\u00eb Amerik\u00eb, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb 25 vjetor nga kontakti i par\u00eb me median e lir\u00eb &#8211; n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb. Mbasi, k\u00ebtu ka nj\u00eb komunitetet mjaft t\u00eb integruar dhe q\u00eb e vler\u00ebson dhe e respekton jasht\u00ebzakonisht median dhe masmedian &#8211; N\u00eb shikimin tim n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb lajmi &#8211; natyrisht, por, \u00ebsht\u00eb edhe komuniteti ai q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve e ka lajmin, dhe q\u00eb m\u00eb b\u00ebn mua t\u00eb jemi i pasionuar dhe i p\u00ebrkushtuar ndaj \u00e7do aktiviteti dhe veprimtarie n\u00eb komunitet. N\u00eb p\u00ebrkushtimin tim, gjithashtu ka ndikuar shum\u00eb edhe tradita e gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb komunitet. E cila, daton qysh nga themelimi i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim, respektivisht n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, VATRA, e cila \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1912, kolos\u00ebt e saj q\u00eb ishin politikan\u00eb, gazetar\u00eb e shkrimtar\u00eb, dhe gazeta m\u00eb e vjet\u00ebr shqiptare (103 vjet) Dielli.<br \/>\n<strong>-A mund t\u00eb na tregoni, si ishin fillimet tuaja n\u00eb Amerik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu me duhet t\u00eb kujtoj\u00eb se nga Shqip\u00ebria kam dal\u00eb m\u00eb 20 Dhjetor 1990. Dhe, ikja ime me familjen time (n\u00ebn\u00ebn, gruan dhe dy f\u00ebmij\u00ebt), ishte nj\u00eb dram\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e cila i p\u00ebrket s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip ishte pjes\u00eb e vujatjeve dhe presekutimit t\u00eb pafund t\u00eb popullit shqiptar, si n\u00ebn sundimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 45 vjet, por, edhe at\u00eb t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, dhe, trojet etnike, n\u00ebn sundimin e eg\u00ebr sllavo-komunist. Kur u arratis im at\u00eb me dy v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e tij, n\u00ebna ime e re n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte shtat\u00ebzan\u00eb shtat\u00eb muajshe me mua. Si\u00e7 m\u00eb tregonte n\u00ebna p\u00ebr kushtet e asaj kohe, ishte nj\u00eb mision i pa mundur, &#8220;q\u00eb ajo me dy f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb bark q\u00eb isha un\u00eb, s\u00eb bashku me vjehrr\u00ebn e saj, q\u00eb ishte aso kohe maft e thyer n\u00eb mosh\u00eb&#8221;, t\u00eb arratisej.<\/p>\n<p><strong>Kjo, natyrisht ju rrezikonte t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po! K\u00ebshtu t\u00eb privuar nga \u00e7do e drejt\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vinin ato vite kur ndodh\u00ebn ato q\u00eb ndodh\u00ebn dhe komunizmi ra, Shqip\u00ebria, m\u00eb n\u00eb fund dhe e fundit si gjithmon\u00eb u hap n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb vija n\u00eb SHBA &#8211; dhe t\u00eb takohem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbas 33 vjet\u00ebve me baban\u00eb. Im at\u00eb, krahas pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme, p\u00ebr 20 vjet, punoi si drejtor i Radios Z\u00ebri i Atdheut, s\u00eb bashku me patriotin Hysen Mulosmani, i cili ishte editor dhe kryeredaktor, duke udh\u00ebh\u00ebqur k\u00ebshtu nj\u00ebr\u00ebn prej radio programeve m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb SHBA n\u00eb gjuh\u00ebn shqip. Z\u00ebri i Atdheut ishte z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb Diaspor\u00eb, dhe nga t\u00eb vetmet dritare t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, s\u00eb bashku me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, e cila ishte pjes\u00eb e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe promovonte kudo n\u00eb bot\u00eb pikpamjet dhe vlerat e liris\u00eb s\u00eb popujve t\u00eb shtypur nga komunizimi. Babai im me t\u00eb ardhur n\u00eb Amerik\u00eb, m\u00eb &#8220;aktivizoi&#8221; n\u00eb radio programin e tij, duke me dh\u00ebn\u00eb rolin e editorialistit. Editoriali i par\u00eb m\u00eb kujtohet si sot, ishte: &#8220;\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb po ikin masavisht?&#8221; shkurt 1992.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebtu nisin fillimet e para n\u00eb Amerik\u00eb, lidhja ime me median dhe masmedian. Ato nisnin nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 1994 me radion \u201cZ\u00ebri i Atdheut\u201d. Nga 1998 deri n\u00eb vitin 2003 kam qen\u00eb korrespondent i rregullt i Radio Kontaktit n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrsa, q\u00eb prej vitit 1998 punoj pa nd\u00ebrprerje, edhe si korrespondent me gazet\u00ebn komb\u00ebtare Bota Sot,n\u00eb 2003 nisa t\u00eb punoj\u00eb edhe me agjensin\u00eb e lajmeve Illyria News Agency INA dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj me gazet\u00ebn shqiptaro-amerikane Illyria dhe gazet\u00ebn Dielli, gazet\u00ebn 55, dhe kam nj\u00eb emision n\u00eb televizionin Albanian Culture t\u00eb Adem Belliut. Bashk\u00ebpunoj githashtu me Televizionin e Gani Vil\u00ebs (Televizionin Shqiptar t\u00eb Michiganit) dhe televizionin AANTV k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb &#8211; Sk\u00ebnder Pali. Gjithashtu, jam an\u00ebtar i shoqat\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve amerikan\u00eb (freelance) dhe jam i akredituar si gazetar pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p><strong>-P\u00ebrpos q\u00eb jeni gazetar, ju jeni edhe veprimtar i komunitetit shqiptar, si ia arrini te krijoni balanc\u00ebn e duhur n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy gj\u00ebrave?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb natyrisht q\u00eb m\u00eb ndihmon shum\u00eb ajo se k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb kemi nj\u00eb komunitet mjaft t\u00eb madh shqiptar\u00ebsh (mendohet se jan\u00eb gjysm\u00eb milioni); k\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se nuk jan\u00eb shifra zyrtare, por, jan\u00eb t\u00eb bazuara simbas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra prej shoqatave dhe organizatave nga Xhamia e Kisha shqiptare n\u00eb SHBA, pra, kemi nj\u00eb &#8220;Shqip\u00ebri t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Amerik\u00eb&#8221;, si\u00e7 e kam quajtur un\u00eb shpesh her\u00eb n\u00eb shkrimet e mia.<\/p>\n<p><strong>-Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb suaj, cila ka qen\u00eb koha m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur ju \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shkruani?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebsaj, un\u00eb do t&#8217;i shtoja edhe k\u00ebt\u00eb pyetje : cila ka q\u00ebn\u00eb momenti m\u00eb i bukur ose aktiviteti dhe veprimtaria m\u00eb e bukur q\u00eb ke mbuluar? Mbasi, iu jam &#8220;borxhlli&#8221; dhe nuk mundem t\u00eb l\u00eb pa permendur k\u00ebtu rolin dhe kontributin historik, t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Sidomos, n\u00eb demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, pra hapjen e saj dhe rr\u00ebzimin e komunizimit. Dhjetra e ndoshta qindra demostrata, t\u00eb zhvilluara n\u00eb Nju Jork, Uashington, Cikago, Detroit, Dajton, Ohio. Sa e sa demonstrata, peticione, takime, deri me president\u00ebt e SHBA, senator\u00eb e kongresmen\u00eb, Sekretar Shteti dhe ambasador t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, n\u00ebn sundimin sllavo serb. Luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Krijimin e Batalionit \u201cAtlantiku\u201d, n\u00eb New York, e cila p\u00ebrfshinte luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, q\u00eb luftuan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, tre d\u00ebshmor\u00ebt e liris\u00eb, Ylli, Agron dhe Mehmet Byty\u00e7i. Mbulimin e sa e sa aktiviteteve t\u00eb qindra shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb Amerik\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb kontribut historik, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs duke iu bashk\u00ebngjit\u00eb luft\u00ebs heroike s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe NATO-s, kund\u00ebr regjimit pushtues serb &#8211; p\u00ebr t\u00eb ndaluar q\u00eb populli shqiptar t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte viktim\u00eb e genocidit t\u00eb Milosheviqit. Do t\u00eb permend Ish kongresitin Xhozef DioGuardi, presidentin e LQSHA dhe bashk\u00ebshorten e tij Shirly Cloyes DioGuardi, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Do t\u00eb duhej nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb, dhe nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, vijm\u00eb tek p\u00ebrgjigjja e pyetes suaj t\u00eb par\u00eb, dua t\u00eb them se ka q\u00ebn\u00eb periudha e ngjarjeve tragjike n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; revolucioni bolshevik &#8211; sllavo &#8211; komunist, me ngjarjet tragjike t\u00eb 97&#8242;, t\u00eb cilat soll\u00ebn shkat\u00ebrrimin e vendit dhe r\u00ebnien e shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, efekti dhe pasojat e saj n\u00eb Diaspor\u00eb. T\u00eb cilat, duheshin t\u00eb p\u00ebrcilleshin me korrekt\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si po i p\u00ebrcillnin dhe po i p\u00ebrjetonin shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs ato ngjarje. Cili ishte reagimi rreth k\u00ebtyre ngjarjeve nga komuniteti shqiptar n\u00eb SHBA, dhe si i shihte Uashingtoni k\u00ebto ngjarje? Kjo ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, dhe moment delikat &#8211; mbasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebtu vepronte ende nj\u00eb ndarje e madhe n\u00eb diaspor\u00eb mes t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs, e cila kishte ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij revolucioni, nd\u00ebrsa, k\u00ebtu n\u00eb SHBA &#8211; me an\u00eb t\u00eb diplomat\u00ebve n\u00eb Misionin Shqiptar n\u00eb OKB k\u00ebrkonte, ta mbronte dhe ta mbante pushtetin me forc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Profesioni i gazetarit do p\u00ebrkushtim dhe angazhim maksimal. Gjithashtu, duke u bazuar n\u00eb kodet etike t\u00eb gazetaris\u00eb duhet t\u00eb paraqis\u00ebsh lajmin n\u00eb kohe dhe me sakt\u00ebsi pa anuar asnj\u00ebher\u00eb. Si e keni b\u00ebr\u00eb ju nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb tille p\u00ebr gjat\u00eb viteve?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetje besoj\u00eb se e ezaurova m\u00eb lart \u2013 por nuk mundem ta kaloj pa e theksuar edhe nj\u00eb her\u00eb rolin dhe kontributin e madh dhe t\u00eb pazv\u00ebnd\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, por, dhe vazhdimisht n\u00eb pun\u00ebn time, duke m\u00ebsuar dhe p\u00ebrfituar nga media dhe masmedia amerikane, kam ngritur edhe karjer\u00ebn time&#8221;. Gjithmon\u00eb, do t\u00eb thoja me k\u00ebt\u00eb rast duke qen\u00eb k\u00ebrkues, i palodhur dhe i kudo gjendur. Kam pasur lidhje t\u00eb mira dhe kam komunikuar, me koleg\u00eb dhe miq t\u00eb mi, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, si n\u00eb Europ\u00eb, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, dhe Diaspor\u00eb, me gazetar\u00ebt dhe njer\u00ebz t\u00eb media dhe masmedias, nga m\u00eb t\u00eb mirat shqiptare, nga ata gazetar\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u2019i quaja yjet e gazetaris\u00eb shqiptare. Dhe, sot kur i kujtoj, q\u00eb nga fllimet e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb 25 vjetor &#8211; them se e kam p\u00ebr nder, q\u00eb kam q\u00ebn\u00eb af\u00ebr tyre, i nderuar dhe i respektuar, prej tyre, dhe q\u00eb kam m\u00ebsuar shum\u00eb prej k\u00ebshillave t\u00eb tyre, editimit dhe redaktimit, kurajos dhe besimit. Ndaj, gjej rastin sot t&#8217;u shpreh secilit prej tyre edhe nj\u00eb her\u00eb mir\u00ebnjohjen, time p\u00ebr gjith\u00e7ka &#8211; se nuk ka qen\u00eb aspak e leht\u00eb si p\u00ebr ata por edhe p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb Amerik\u00eb ka gazetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por sa i p\u00ebrmbahen ata parimeve t\u00eb gazetaris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb pak! Dhe, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb ardhur keq &#8211; se ka shum\u00eb mediokritet dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb profan\u00eb. Megjith\u00ebse, duhet t\u00eb sqaroj di\u00e7ka k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, sepse, n\u00eb Amerik\u00eb, flas k\u00ebshtu se i njoh pothuajse t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb, (me disa komunikoj, disa t\u00eb tjer\u00ebve ua lexoj shkrimet apo i shoh n\u00eb median vizive) dhe e ndejk pothuajse pun\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb. D\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb them se ka gazetar\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb, mjaft t\u00eb kompletuar n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet.<br \/>\nKa nga ata q\u00eb p\u00ebr mendimin tim &#8211; jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gazetar, jo thjesht se merren me gazetari aktive dhe profesionale, me media prestiogjoze n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe k\u00ebtu n\u00eb komunitet, si Radio France International, Rojters, AP, apo dhe media t\u00eb tilla si, VOA, Illyria, Bota sot, Dielli. Mendoj se n\u00eb k\u00ebta emra hyjn\u00eb: Ruben Avxhiu, Kryeredaktori i IIlyrias, Dalip Greca editor i Diellit, Frank Shkreli, Gjek Gjonlekaj, Ilir Ikonomi dhe Astrit Lulushi i VOA, etj&#8230;<br \/>\nPor, edhe nga ata q\u00eb jan\u00eb edhe sot, edhe n\u00eb median m\u00eb prestigjoze, shqiptare si &#8220;Klara Buda, ish kryeredaktore e Radio France Internacional, e cila ka themeluar s\u00eb fundi n\u00eb New York, TV show &#8220;Shqip\u00ebri\/Kosov\u00eb t\u00eb Dua&#8221; q\u00eb p\u00ebrmes figurave t\u00eb spikatura analizon modernitetin e t\u00eb qenit shqiptar n\u00eb SHBA. Nd\u00ebrsa, gazeta e saj shum\u00ebgjuh\u00ebshe botimi online klarabudapost \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb novatore q\u00eb promovon globalisht gazetarin\u00eb etike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut. Nga media prestigjoze amerikane si shembull po marr Lidia Ujka n\u00eb Fox News. Por, fatkeq\u00ebsisht, ka edhe nga ata q\u00eb i thon\u00eb vetes &#8220;gazetar&#8221;, vet\u00ebm duke p\u00ebrfituar nga interneti dhe bota e kompjuterit, t\u00eb cil\u00ebt, jan\u00eb pa etik\u00eb dhe niveli i tyre profesional \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i varf\u00ebr, aq sa ata nuk arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb, se nuk i p\u00ebrmbahen aspak parimeve t\u00eb gazetaris\u00eb .<br \/>\nAta din\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vet-mburren dhe vet-lavderohen, shp\u00ebrndajn\u00eb lajmet ose shkrimet e tyre n\u00eb internet, edhe tek ata q\u00eb nuk ua lexojn\u00eb. Gazetari nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs lajmesh apo informacionesh, t\u00eb mburret e vet-lavd\u00ebrohet, ose t\u00eb lavderojn\u00eb e mburrin nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p><strong>-Cila do te ishte porosia juaj p\u00ebr gazetar\u00ebt e rinj q\u00eb sot veprojn\u00eb n\u00eb komunitet?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje. Meqen\u00ebse, e fillova intervist\u00ebn me gazetarin\u00eb shqiptare, po p\u00ebrpiqem t\u00eb jap edhe porosin\u00eb time si gazetar. Ne gazetar\u00ebt duhet t\u00eb shikojm\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebse na paguajn\u00eb, sa na paguajn\u00eb dhe kush na paguan. Por, duhet t\u00eb shikojm\u00eb realitetin dhe ngjarjen ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, pavar\u00ebsisht se dikujt i p\u00eblqen apo jo, se dikush preket, apo nuk preket. Mendoj se k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb t\u00eb pakalueshme. Gazetari nuk duhet t\u00eb varet nga interesi i partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe ky \u00ebsht\u00eb parimi i par\u00eb. P\u00ebrndryshe ai do t\u00eb b\u00ebhet rob i autocensur\u00ebs. Ai duhet t\u00eb ndjek\u00eb parimin e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb shprehjes, q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr gazetarin\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Nuk ka gazetari dhe gazetar t\u00eb lir\u00eb n\u00eb demokraci n\u00ebse lajmin e b\u00ebn nga nj\u00ebra an\u00eb, duke shikuar nga qeveria dhe nga ana tjet\u00ebr duke par\u00eb nga &#8220;paraja&#8221;. Liria, \u00ebsht\u00eb kuptimi i demokracis\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb demokracia: Amendamenti i par\u00eb i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ndalon me ligj censur\u00ebn, mbron me ligj lirin\u00eb e fjal\u00ebs, t\u00eb shtypit, t\u00eb fes\u00eb e t\u00eb tjera dhe \u00ebsht\u00eb parimi nga mund t\u00eb m\u00ebsohet n\u00eb rast se d\u00ebshiron t\u00eb jesh gazetar i mir\u00eb.<\/p>\n<p>30 Janar 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista me Beqir Sinen \u2013 Gazetar Shqiptar ne SHBA Intervistoi Drita Ramadani &#8211; Beqir Sina nd\u00ebr gazetar\u00ebt dhe veprimtar\u00ebt e shquar t\u00eb komunitetit n\u00eb SHBA , ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb me pubiliket e tij t\u00eb informoj\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb publikun tone p\u00ebr aktivitetet e diaspor\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb -I nderuar z. Sina, ju jeni nd\u00ebr gazetar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-1686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1686"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1689,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1686\/revisions\/1689"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}