{"id":16834,"date":"2017-12-08T16:00:02","date_gmt":"2017-12-08T15:00:02","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16834"},"modified":"2017-12-08T16:21:26","modified_gmt":"2017-12-08T15:21:26","slug":"shqiperia-drejte-lindjes-apo-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16834","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA: DREJT\u00cb LINDJES APO PER\u00cbNDIMIT?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"496\" height=\"506\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 496px) 100vw, 496px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb <\/strong>p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor organizuar nga \u201cMiqt\u00eb e Europ\u00ebs\u201d n\u00eb Bruksel k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, <strong>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama u ankua se Evropa nuk po ngutet t\u00eb\u00a0 antar\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe \u00a0deklaroi se p\u00ebrve\u00e7 integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Ballkanin, ka edhe alternativa t\u00eb tjera. \u00a0Nd\u00ebr \u201calternativat\u201d tjera, ndoshta sipas tij t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr vendin q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, p\u00ebr ndryshe pse do t\u2019i p\u00ebrmend\u00ebte, kreu i qeveris\u00eb shqiptare tha se ato alternativa p\u00ebrfshijn\u00eb Rusin\u00eb, Turqin\u00eb dhe Kin\u00ebn dhe islamin radikal.\u00a0 Ja deklarata q\u00eb b\u00ebri Z. Rama n\u00eb Bruksel, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje:<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cNuk jam shum\u00eb dakord apo t\u00ebr\u00ebsisht me miken ton\u00eb k\u00ebtu q\u00eb p\u00ebrmendi Turqin\u00eb, Rusin\u00eb, Kin\u00ebn si vende q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb ofrojn\u00eb. \u00a0Po, po kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb. Rusia p\u00ebr shembull ka nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar. Harroni shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, harroni institucionet, mbaje pushtetin p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb pa interes. \u00a0Dhe kan\u00eb para q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i derdhin dhe nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndodhur n\u00eb ndonj\u00eb pyll n\u00eb Siberi, ka ndodhur n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb qeveria, q\u00eb kryeministri gjat\u00eb zgjedhjeve u k\u00ebrc\u00ebnuan me vdekje dhe kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi n\u00eb Malin e Zi, nj\u00eb vend q\u00eb negocion n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, rreziku \u00ebsht\u00eb real, \u00ebsht\u00eb rrezik i pranish\u00ebm, si\u00e7 do thonin koleg\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb. Por q\u00eb Kina mendon n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr 20 vite t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu mendojm\u00eb p\u00ebr 4 vjet megjithat\u00eb nuk mund t\u00eb themi q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar, dhe ju harruat edhe nj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb islami radikal. N\u00eb rajonin ton\u00eb ne jemi shum\u00eb etnik\u00eb, shum\u00eb fetar\u00eb, shum\u00eb\u00e7ka dhe tashm\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri ne duam BE. N\u00eb qoft\u00eb se BE nuk do t\u00eb vrapoj\u00eb, t\u00eb pres\u00eb, por t\u00eb vrapoj\u00eb t\u00eb na kap\u00eb, at\u00ebher\u00eb m\u00eb besoni do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb larmi problemesh t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb nisin dhe do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e kushtueshme q\u00eb t\u00eb martoheni me ne.\u201d <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb, Z. Rama nuk \u00ebsht\u00eb as i pari as i mbrami nd\u00ebr udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb tilla, megjithse ky vet i ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb k\u00ebto \u201calternativa\u201d, si opcione t\u00eb mundshme,ose si m\u00ebnyra trysnie, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb shantazh ndaj Bashkimit Evropian.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatohet n\u00ebse me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb dhe t\u00eb tjera si kjo, Z. Rama ka n\u00eb mend t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb evropian\u00ebt apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flirtim i t\u00ebrthort\u00eb me Putinin, Erdoganin e kinez\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr ato q\u00eb ai i quan \u201calternativa\u201d dhe influenc\u00ebn politike, ushtarake dhe ekonomike t\u00eb k\u00ebtyre vendeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, n\u00ebqoftse BE-ja, sipas tij, \u201cnuk vrapon p\u00ebr t\u2019i kapur\u201d ato, duke ofruar integrim t\u00eb plot\u00eb euro-atlantik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. \u00a0\u00a0\u00a0Nd\u00ebrkaq, as komentet e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare Z. Basha, dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb gazete ruse &#8212; t\u00eb raportuara nga disa portale shqiptare pothuaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u2013 nuk i b\u00ebjn\u00eb nder atij, partis\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson dhe as Shqip\u00ebris\u00eb dhe as nuk ndihmojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt\u00eb integrimit evropian.\u00a0 N\u00ebqoftse Z. Basha pret simpati p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt nga lexuesit e nj\u00eb gazete pro-qeveritare ruse, ai gabohet r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00a0Por Bashkimin Evropian dhe zyrtar\u00ebt e tij nuk mund t\u2019i akuzoj\u00eb askush se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe transparent me Shqip\u00ebrin\u00eb mbi kushtet q\u00eb k\u00ebrkohen, p\u00ebrsa i p\u00ebrket antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, ashtu si\u00e7 u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare dhe si\u00e7 u k\u00ebrkohet t\u00eb gjith\u00eb atyre t\u00eb mbetura jasht\u00eb, e q\u00eb aspirojn\u00eb antar\u00ebsimin e tyre n\u00eb Bashkimin Evropian. Rregullat dhe kushtet p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb BE, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb tilla jan\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por pse k\u00ebto kushte t\u00eb BE-s\u00eb nuk i kan\u00eb zbatuar qeverit\u00eb shqiptare gjat\u00eb viteve, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. \u00a0Zyrtar\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kryesisht transparent dhe konsekvent n\u00eb k\u00ebrkesat dhe kushtet q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb gjithnj\u00eb Tirana zyrtare, p\u00ebr antar\u00ebsim.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrkohen rezultate konkrete si dhe plot\u00ebsimi i pes\u00eb kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga komuniteti evropian. \u00a0Por \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mos plot\u00ebsimi i k\u00ebtyre kushteve, gjat\u00eb 27 viteve post- komuniz\u00ebm nga klasa sunduese shqiptare, ai q\u00eb ka ngadal\u00ebsuar dhe q\u00eb po vonon procesin e integrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli pas r\u00ebnjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kryeministri Rama citohet t\u00eb ket\u00eb then\u00eb n\u00eb Bruksel se Turqia, Kina dhe Rusia, \u201cPo, po kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb (Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit t\u00eb Ballkanit)\u2026kan\u00eb para q\u00eb t\u2019i derdhin\u2026\u201d &#8212; sikur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk ka derdhur mjaft para n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 27 viteve t\u00eb fundit.\u00a0 Duket se autoritetet shqiptare e shikojn\u00eb Bashkimin Evropian si nj\u00eb thes me plot para, q\u00eb me antarsimin n\u00eb BE do t\u00eb derdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00a0Fatkeqsisht, ky \u00ebsht\u00eb problemi. Autoritetet shqiptare e kan\u00eb shikuar vazhdimisht antar\u00ebsimin n\u00eb BE si nj\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ishte, por p\u00ebr vendet an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr se kaq. \u00a0Besohej se antar\u00ebsimi n\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u201cderdhje parash\u00eb\u201d. \u00a0\u00a0Me shembjen e nj\u00eb regjimi komunist, nd\u00ebr m\u00eb mizor\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, shqiptar\u00ebt shpresonin dhe u deklaruan se e donin Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa. \u00a0N\u00ebnkuptohet, jo vet\u00ebm p\u00ebr parat dhe ndihmat q\u00eb mund t\u00eb derdheshin aty nga \u00a0Evropa, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr vlerat per\u00ebndimore, p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr respektin p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut, e t\u00eb tjera.\u00a0 Tiran\u00ebs zyrtare gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, fatkeqsisht, i ka munguar vazhdimisht nd\u00ebrmarrja e veprimeve konkrete dhe serioze p\u00ebr nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor demokratik t\u00eb vendit dhe si rrjedhim ka munguar edhe zbatimi i reformave q\u00eb k\u00ebrkohen nga Evropa si kushte p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nuk mund t\u00eb mburren as pozita as opozita se nj\u00ebra apo tjet\u00ebra pal\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb procesin e integrimit. \u00a0Fakti \u00ebsht\u00eb se as nj\u00ebra pal\u00eb politike, n\u00eb pushtet ose n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk e kan\u00eb kuptuar ende se kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, jo vet\u00ebm p\u00ebr integrimin, por p\u00ebr mbar\u00eb mir\u00ebqenjen e popullit shqiptar dhe t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 Kjo klas\u00eb politike ende nuk ka m\u00ebsuar se nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ndaj popullit, n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, \u00ebsht\u00eb dialogu serioz politik midis pal\u00ebve kund\u00ebrshtare, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe konstruktiv, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe respektimin p\u00ebr rolin q\u00eb duhet t\u00eb luajn\u00eb media dhe shoq\u00ebria civile n\u00eb nj\u00eb vend demokratik.\u00a0 Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konsensus politik midis pal\u00ebve. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje madhore t\u00eb kombit \u00ebsht\u00eb edhe integrimi i i vonuar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A ka evropian\u00eb q\u00eb ndoshta nuk e duan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb organizmat evropiane? Edhe mund t\u00eb ket\u00eb. \u00a0Por \u00ebsht\u00eb kjo klas\u00eb politike shqiptare, me mos veprimin e saj, ajo q\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb q\u00ebndrimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, m\u00eb t\u00eb justifikuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur.\u00a0 Pa dyshim se Evropa ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe fajet e saja aktuale dhe historike ndaj shqiptar\u00ebve, por jan\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb t\u00eb post-komunizmit, ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vonuar, me q\u00ebllim e pa q\u00ebllim ndoshta, antar\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb organizmat euro-atlantike. \u00a0Atyre dhe vet\u00ebm atyre duhet t\u2019u k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia, n\u00ebqoftse \u201calternativat\u201d ruse, turke e kineze, p\u00ebr t\u00eb cilat flet Kryeministri shqiptar n\u00eb forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare si n\u00eb takimi i jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Bruksel, b\u00ebhen realitet. Ky do t\u00eb jet\u00eb faji i k\u00ebsaj klase politike dhe jo i Evrop\u00ebs dhe aq m\u00eb pak i popullit shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me koh\u00eb se ku d\u00ebshiron ta ket\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mendohej se Shqiptar\u00ebt e kishin vendosur n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave se e donin Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa.\u00a0 Madje megjith zhg\u00ebnjimet e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy-tre dekadave p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsur m\u00eb n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb historike, shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb &#8212; gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe &#8212; e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb alternativ\u00ebn e tyre t\u00eb preferuar: \u00a0\u00a0Me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara dhe jo me \u201calternativat\u201d dhe opcionet e mund\u00ebshme q\u00eb p\u00ebrmendi Z. Rama n\u00eb Bruksel: Rusin\u00eb, Turqin\u00eb, Kin\u00ebn, a po radikalizmin islamik. \u00a0Dihet se me qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur drejt vendeve per\u00ebndimore, duke votuar si\u00e7 thuhet \u201cme k\u00ebmb\u00eb\u201d, n\u00eb favor t\u00eb alternativ\u00ebs per\u00ebndimore, t\u00eb vlerave dhe demokracis\u00eb per\u00ebndimore, q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb edhe p\u00ebr vendin e tyre. \u00a0A mund t\u00eb thot\u00eb Z. Rama ose ndonj\u00eb politikan tjet\u00ebr aktual ose i periudh\u00ebs post komuniste, se sa shqiptar\u00eb \u00a0n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb i jan\u00eb drejtuar Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, ose Turqis\u00eb gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si alternativ\u00eb ndaj Bashkimit Evropian ose bot\u00ebs per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara?\u00a0 Kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se gjeografikisht dhe historikisht i p\u00ebrket Per\u00ebndimit. \u00a0Fatkeqsisht, duket se autoritetet shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 27-viteve ende nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe si rrjedhim nuk jan\u00eb t\u00eb vendosur, se kah do t\u2019ia mbajn\u00eb, drejt\u00eb Lindjes apo Per\u00ebndimit? Drejt nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb per\u00ebndimore, apo drejt thellimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb sistemi autoritar t\u00eb llojit putinist dhe erdoganist lindor?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor organizuar nga \u201cMiqt\u00eb e Europ\u00ebs\u201d n\u00eb Bruksel k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama u ankua se Evropa nuk po ngutet t\u00eb\u00a0 antar\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe \u00a0deklaroi se p\u00ebrve\u00e7 integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Ballkanin, ka edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,1211],"class_list":["post-16834","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16835,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16834\/revisions\/16835"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}