{"id":16721,"date":"2017-11-30T12:01:51","date_gmt":"2017-11-30T11:01:51","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16721"},"modified":"2017-11-30T12:02:05","modified_gmt":"2017-11-30T11:02:05","slug":"identiteti-fetar-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16721","title":{"rendered":"IDENTITETI  FETAR I SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13730 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" width=\"448\" height=\"441\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Shkruan Qani\u00a0 Osmani<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>Ndjenja fetare \u00ebsht\u00eb instikt i natyrsh\u00ebm i njeriut dhe ai u shfaq q\u00eb nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta. Ernest Renana n\u00eb librin e tij <strong>\u201cHistoria e feve\u201d,<\/strong> thot: <strong>\u201c Mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb pak\u00ebsohet \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb, t\u00eb dob\u00ebsohet mendja, t\u00eb stagnoj\u00eb shkenca dhe t\u00eb menduarit, t\u00eb zvoglohet entuziazmi i njeriut p\u00ebr p\u00ebrdorimin e lirive t\u00eb njeriut. Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrfytyrojm\u00eb menjanimin e fes\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri apo pezullimin e dukuris\u00eb s\u00eb bindjes fetare. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e v\u00ebrtetoi d\u00ebshtimi i materializmit q\u00eb nuk pati sukses t\u00eb bind\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me teorit\u00eb dhe konceptet e tij, sepse njeriu me instiktin e tij t\u00eb natyrsh\u00ebm orvatet t\u00eb ngrihet mbi bot\u00ebn e materies, t\u00eb plot\u00ebsoj nevojat e tij shpirt\u00ebrore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qet\u00ebsin\u00eb, i zvog\u00eblon streset, tenton ta pajtoj me realitetin, sado i hidhur qoft\u00eb ai, i ushqen shpres\u00ebn p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e largon nga hakmarja, i forcon mbi t\u00eb gjitha ndjenj\u00ebn e drejt\u00ebsis, duke goditur egoizmin, burimin e t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave sociale\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Hulumtimet dhe studimet e fes\u00eb\u00a0 tek ne shqiptar\u00ebt jan\u00eb ende n\u00eb shkall\u00ebn fillestare. Aty k\u00ebtu kemi ndonj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nivel intuitiv, sipas njohurive t\u00eb pakta dhe sip\u00ebrfaq\u00ebsore, shpeshher\u00eb edhe t\u00eb ngarkuara me p\u00ebrcaktime e vler\u00ebsime ideologjike, politike e fetare, pa ndonj\u00eb shqyrtim nd\u00ebrdisiplionar dhe shkencor. Kjo edhe sot e v\u00ebshtir\u00ebson vler\u00ebsimin fetar t\u00eb popullit shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrlikuar politike, ekonomike, sociale, kulturore e fetare. Vlen t\u00eb theksohet se nd\u00ebr shqiptar\u00ebt deri m\u00eb tash bart\u00ebset e vetme t\u00eb jet\u00ebs fetare jan\u00eb bashk\u00ebsit fetare, qofshin ato islam apo t\u00eb krishtera, institucionet e tjera komb\u00ebtare deri tani nuk kan\u00eb treguar ndonj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj fes\u00eb dhe avancimit t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vetiu shtrohet pyetja: \u00c7far\u00eb roli e r\u00ebnd\u00ebsie ka pasur dhe duhet t\u00eb ket\u00eb feja te populli shqiptar? Kjo do shikuar nga shum\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga ai historik, sociologjik, psikologjik, kulturor dhe moral.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0<\/strong>N\u00ebse i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim rolit t\u00eb fes\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, do t\u00eb shohim se feja ka luajtur rol pozitiv gjat\u00eb historis s\u00eb kombit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb pasur prij\u00ebsit e fes\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb nivel t\u00eb misionit t\u00eb tyre dhe nuk lejuan keqinterpretimin e parimeve fetare. Bashkekzistenca <strong><em>par exellence<\/em><\/strong> trikonfesionale nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, e verifikuar nd\u00ebr shekuj, me nj\u00eb toleranc\u00eb dhe dialog shembullor, \u00ebsht\u00eb shtyll\u00eb e qytet\u00ebrimit shqiptar. Multikonfesionaliteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i p\u00ebrfunduar historik, prandaj shqiptar\u00ebt evropian\u00eb nuk kan\u00eb droj\u00eb se mund t\u00eb ballafaqohen me <strong><em>\u201cthyerje\u201d<\/em><\/strong> t\u00eb reja dhe <strong><em>\u201ckonvertime\u201d<\/em><\/strong> fetare. Fundja, p\u00ebr shqiptar\u00ebt trikonfesionaliteti paraqet nj\u00eb begati t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore dhe mendore. Nuk mund t\u00eb mohoet roli i kultur\u00ebs kristiane n\u00eb krijimin dhe ruajtjen e individualitetit shqiptar t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs, si iliro-shqiptar\u00eb prej koh\u00ebs apostolike gjat\u00eb 2000 vjet\u00ebve. Kisha katolike ishte dhe mbetet kultivuese, trashegimtare e gjuh\u00ebs, tradit\u00ebs, kultur\u00ebs, qenies shqiptare, sidomos n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, si\u00e7 ishte sundimi i Perandoris\u00eb Romake pastaj Perandoris\u00eb Bizantine , dyndja e popujve barbar\u00eb dhe popujve sllav\u00eb. Ashtu si nuk mund t\u00eb mohoet roli i kultur\u00ebs Islame n\u00eb ruajtjen e qenies kolektive shqiptare nga sllavizmi dhe greqizmi p\u00ebr arsye se shqiptar\u00ebt musliman kishin tradita t\u00eb ndryshme nga ta dhe nuk lejonin p\u00ebrzierjen me ta qoft\u00eb p\u00ebrmes proklamimit se fetar i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00a0edhe atdhetar i mir\u00eb dhe q\u00eb mbron atdheun kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrkat\u00ebsia fetare tradicionale nd\u00ebr shqiptar\u00ebt duhet konsideruar si vler\u00eb qytet\u00ebruese, kulturore dhe komb\u00ebtare q\u00eb avancon fisnik\u00ebrimin, bujarizmin, lart\u00ebsimin shpirt\u00ebror, moral, kulturor p\u00ebr njeriun si person, si familje dhe si shoq\u00ebri. Musliman\u00ebt, katolik\u00ebt dhe ortodoks\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin e tyre fetare. T\u00eb qenit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb primare, kurse q\u00ebshtjet tjera si: besimi, krahina jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale. Fundja, \u00e7ka i nevoitet nj\u00eb Shqiptari t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far ka b\u00ebr\u00eb Moisiu para mij\u00ebra vitesh n\u00eb Egjipt? \u00c7far na duhet neve t\u00eb dijm\u00eb se Deti i kuq qenka hapur p\u00ebr t\u00eb kaluar ai? K\u00ebto jan\u00eb tregime q\u00eb u takojn\u00eb miteve t\u00eb historis\u00eb nacionale popujve p.sh. t\u00eb hebrejve dhe arab\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Sikur ata edhe edhe ne si popull kemi mitet tona historike jo me: Moisiun, Abrahamin, por me elit\u00ebn ton\u00eb si Agronin, Bardhyllin apo Teut\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se\u00a0 sundimi gjysm\u00ebshekullor komunist te shqiptar\u00ebt e d\u00ebmtoi n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe \u00e7\u00ebshtjen fetare, sidomos n\u00eb shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, me fillimin e procesit t\u00eb demokratizimit t\u00eb saj, aty nxituan misionar\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, sepse mendonin se Shqip\u00ebria ishte terren i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs fetare, sepse aty shqiptar\u00ebt e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rinia, kishin humbur identitetin fetar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb regjimit komunist, i cili b\u00ebnte shp\u00ebrlarjen e trurit nga besimet fetare, duke edukuar popullin n\u00eb frym\u00ebn ateiste. Feja \u00ebsht\u00eb trajtuar si form\u00eb e vet\u00ebdijes konservatore e reaksionale, si \u201copium p\u00ebr popullin\u201d dhe si e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb luftuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, duke varf\u00ebruar shpirt\u00ebsin\u00eb e njeriut.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb gjat\u00eb nuk kan\u00eb treguar ndonj\u00eb lloj fanatizmi t\u00eb tepruar p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre fetare. Ata tradicionalisht ishin tolerant\u00eb n\u00eb aspektin fetar. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb v\u00ebrtetuar edhe shum\u00eb autor t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mar\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Prandaj, t\u00eb luash sot me kart\u00ebn fetare, ideologjike, partiake e krahinore \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr popullin shqiptar dhe p\u00ebr vlerat q\u00eb na i kan\u00eb zili t\u00eb gjith\u00eb. Hap\u00ebsir\u00ebs ton\u00eb i duhet p\u00ebrkushtimi i shqiptar\u00ebve pa marr\u00eb parasysh besimin: islam, katolik, ortodoks. Kombi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, pun\u00ebn, angazhimin dhe p\u00ebrkushtimin e secilit Shqiptar\u00eb pa dallim: besimi, p\u00ebrkat\u00ebsie politike apo krahinore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ato persona q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ngritin vlerat e nj\u00eb besimi kundrejt tjetrit, duhet ta dijn\u00eb se \u00e7do shqiptar\u00eb kurr\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb nuk kan b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr vendin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit. Q\u00eb nga Pashko Vasa, Jani Vreto, Ismail Qemali, Konstandin Kristoforidhi, Hoxh\u00eb Tasini, Naim dhe Sami Frash\u00ebri, Jeronim De Rada, Asdreni, Pandeli Sotiri, Naum Veqilharxhi e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ishin projektuesit, themeluesit dhe ruajt\u00ebsit e identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta kishin besime t\u00eb ndryshme fetare por kishin q\u00ebllim t\u00eb njejt\u00eb\u00a0 mbrojtjen dhe \u00e7lirimin e tokave shqiptare. Shqiptar\u00ebt e besimit fetar Islam ishin ata q\u00eb luftuan shekuj me rradh\u00eb kund\u00ebr turqve me q\u00ebllim t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb tokave shqiptare, po k\u00ebshtu ishin edhe Shqiptar\u00ebt Ortodoks kund\u00ebr Grek\u00ebve apo Katolik kund\u00ebr Venedikasve, pra p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb Shqiptar\u00ebt kan\u00eb luftuar kund\u00ebr popujve me besim t\u00eb njejt\u00eb, por me komb\u00ebsi tjera, pra gjithmon komb\u00ebsia dhe interesat e kombit kan\u00eb qen\u00eb primare dhe p\u00ebrcaktuese p\u00ebr Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, p\u00ebr \u00e7do Shqiptar kam nj\u00eb porosi, nj\u00eb th\u00ebnje nga Gjergj Fishta: <strong><em>\u201c<\/em><\/strong><strong><em>V\u00ebrtet\u00eb ne kemi Bajram e Pashk\u00eb, por Shqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Shkruan Qani\u00a0 Osmani Ndjenja fetare \u00ebsht\u00eb instikt i natyrsh\u00ebm i njeriut dhe ai u shfaq q\u00eb nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta. Ernest Renana n\u00eb librin e tij \u201cHistoria e feve\u201d, thot: \u201c Mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb pak\u00ebsohet \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb, t\u00eb dob\u00ebsohet mendja, t\u00eb stagnoj\u00eb shkenca dhe t\u00eb menduarit, t\u00eb zvoglohet entuziazmi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1448,122],"class_list":["post-16721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-identiteti-fetar-i-shqiptareve","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16721"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16723,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16721\/revisions\/16723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}