{"id":1669,"date":"2015-02-02T17:46:14","date_gmt":"2015-02-02T16:46:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1669"},"modified":"2015-02-02T17:46:14","modified_gmt":"2015-02-02T16:46:14","slug":"shuhet-nje-figure-e-respektuar-e-gjermanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1669","title":{"rendered":"SHUHET NJ\u00cb FIGUR\u00cb E RESPEKTUAR E GJERMANIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ne, fajtor\u00eb ose jo, t\u00eb rinj\u00eb apo t\u00eb vjet\u00ebr, duhet ta pranojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. T\u00eb gjith\u00ebve na prekin pasojat e saj\u00eb, q\u00eb na kan\u00eb goditur. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mbyllin syt\u00eb para s\u00eb kaluar\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb t\u00eb tashmen\u201d.<\/strong>\u00a0\u00a0 <em>Ish-Presidenti i Gjermanis\u00eb, Richard von Weizs\u00e4cker.<\/em><br \/>\nZyra e presidentit t\u00eb Gjermanis\u00eb,\u00a0 Z. Joachim Gauck njoftoi se t\u00eb shtun\u00ebn nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are ish-Presidenti i Gjermanis\u00eb Richard von Weizs\u00e4cker.\u00a0 Ai kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb detyr\u00ebn e presidentit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej dhjet\u00eb vitesh, nga viti 1984 deri n\u00eb 1994 dhe m\u00eb p\u00ebrpara ai kishte sh\u00ebrbyer si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Berlinit nga viti 1981 deri n\u00eb vitin 1984.\u00a0 Ndon\u00ebse detyra e presidentit n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb post ceremonial, megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ai dijti ta p\u00ebrdorte postin e lart\u00eb shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb inkurajuar diskutimin e \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur debatin mbi rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj Gjermania n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Ish-presidenti gjerman konsiderohej si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i respektuar n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si nj\u00eb figur\u00eb\u00a0 integruese dhe pajtuese brenda\u00a0 vendit t\u00eb tij dhe me fqinjt\u00eb e Gjermanis\u00eb.\u00a0 Gjat\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit Richard von Weizs\u00e4cker dhe pas sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, Gjermania u ribashkua me 3 tetor, 1990.<\/p>\n<p>Presidenti i tanish\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Joachim Gauck n\u00eb mesazhin e tij me rastin e vdekjes s\u00eb para-ardh\u00ebsit t\u00eb tij tha se Presidenti Weizsacker, &#8220;Ishte simboli i integrimit t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb komunitetin e vendeve demokratike t\u00eb bot\u00ebs dhe se ai d\u00ebshironte nj\u00eb Republik\u00eb Federale gjermane e cila do t\u00eb p\u00ebrballej me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj.&#8221;\u00a0 Nd\u00ebrsa Kancelarja e Gjermanis\u00eb, Angela Merkel e cil\u00ebsoi shuarjen e Richard von Weizs\u00e4cker si, &#8220;Nj\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr Gjermanin\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, Richard von Weizs\u00e4cker mori fam\u00eb me fjalimin q\u00eb ai mbajti n\u00eb vitin 1985 drejtuar parlamentit t\u00eb Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore n\u00eb Bon, me rastin e 40-vjetorit t\u00eb kapitullimit t\u00eb Gjermanis\u00eb naziste n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u00a0 Ai e cil\u00ebsoi me at\u00eb rast dit\u00ebn e fitores mbi nazizmin si nj\u00eb &#8220;dit\u00eb e \u00e7lirimit nga sistemi \u00e7njerzor i tiranis\u00eb nacional-socialiste.&#8221;\u00a0 Ishte ky nj\u00eb fjalim, q\u00eb sipas Kryetarit t\u00eb Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, &#8220;Ndikoi\u00a0 mbi nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb fjalim q\u00eb ka p\u00ebrcaktoi imazhin e Gjermanis\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb integruese, n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb kontinentit ton\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb fjalim i ndjeri Weizs\u00e4cker u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb gjerman\u00ebve &#8212; t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb brezit t\u00eb ri\u00a0 q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me historin\u00eb e tyre &#8212; q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb turpin e kombit t\u00eb vet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, duke theksuar se kjo ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb t\u00eb ardhme paq\u00ebsore dhe t\u00eb p\u00ebr siguruar pajtimin me nj\u00ebri tjetrin dhe midis gjerman\u00ebve dhe shum\u00eb popujve fqinj\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vuajtur nga nacizmi hitlerian. Me at\u00eb rast ai pohoi se, &#8220;Pothuajse \u00e7do vend n\u00eb historin\u00eb e vet mund t\u00eb faj\u00ebsohet p\u00ebr luft\u00eb dhe dhun\u00eb&#8221;, por sipas tij, si krim, &#8220;gjenocidi kund\u00ebr hebrejve \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm n\u00eb histori.&#8221;\u00a0 Gjat\u00eb atij fjalimi, q\u00eb b\u00ebri shum\u00eb buj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai pat p\u00ebrcaktuar t\u00eb ardhmen e gjerman\u00ebve me Per\u00ebndimin, deklaruar gjithashtu se Gjermania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb e lidhur me Komunitetin Europian dhe me Aleanc\u00ebn Per\u00ebndimore.<br \/>\nSi bir i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit nazist, dhe si an\u00ebtar i regjimentit ushtarak q\u00eb pushtoi Polonin\u00eb n\u00eb vitin 1939, Richard von Weizs\u00e4cker mbante mbi supe barr\u00ebn e historis\u00eb jo vet\u00ebm si nj\u00eb gjerman i thjesht\u00eb, por edhe si udh\u00ebheq\u00ebs i Gjermanis\u00eb demokratike, pasardh\u00ebse e nj\u00eb regjimi q\u00eb shkaktoi aq vuajtje.\u00a0 I ngarkuar me barr\u00ebn e historis\u00eb, ai ishte presidenti i par\u00eb gjerman q\u00eb vizitoi Izraelin dhe e i pari udh\u00ebheq\u00ebs gjerman i cili sh\u00ebnoi 50-vjetorin e invadimit t\u00eb Polonis\u00eb nga forcat naziste me nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ai i kishte d\u00ebrguar homologut t\u00eb tij polak, me t\u00eb cil\u00ebn i shkruante se Gjermania nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb pretendime mbi ish provincat per\u00ebndimore gjermane t\u00eb Polonis\u00eb.\u00a0\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai vizitoi Polonin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1990, menj\u00ebher\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, vizit\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e ka quajtur si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen e karier\u00ebs s\u00eb tij politike.\u00a0 N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tija p\u00ebr pajtim me fqinjt\u00eb europian\u00eb, Presidenti von Weizs\u00e4cker priti presidentin e par\u00eb demokratik \u00e7ekosllovak, Vaclav Havel p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Munich, aty ku Hitleri kishte siguruar n\u00ebnshkrimin e marrveshjes p\u00ebr ndarjen e \u00c7ekosllovakis\u00eb, dhe disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb &#8212; me rastin e 51-vjetorit\u00a0 t\u00eb hyrjes s\u00eb forcave pushtuese naziste n\u00eb Prag\u00eb, t\u00eb prira nga vet\u00a0 Hitleri &#8212; presidenti\u00a0 Weizsaker u gj\u00ebnd n\u00eb Prag\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar at\u00eb p\u00ebrvjetor n\u00eb liri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb radios gjermane Deutsche Welle (DW) kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb ish-presidentit gjerman &#8212; duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb &#8220;figur\u00eb morale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme&#8221;, n\u00ebnvijohet r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb presidenti Weizs\u00e4cker i kushtoi gjat\u00eb mandatit 10-vje\u00e7ar t\u00eb tij, pajtimit t\u00eb Berlinit me vendet e Europ\u00ebs Lindore dhe me Izraelin.\u00a0 Ai ishte i bindur, thuhet n\u00eb komentin e DW-s\u00eb, se nuk mund t\u00eb sh\u00ebnohej nj\u00eb fillim i ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet e Gjermanis\u00eb me k\u00ebto vende duke fshehur t\u00eb kaluar\u00ebn, por donte q\u00eb t\u00eb rivendoste lidhje t\u00eb reja integruese dhe pajtimi midis gjerman\u00ebve dhe popujve t\u00eb tjer\u00eb, duke kujtuar dhe rikujtuar at\u00eb histori dhe duke diskutuar t\u00eb kaluar\u00ebn, sado e dhimshme q\u00eb ishte, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos e harruar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Madje edhe pasi u largua nga posti i presidentit, Richard von Weizs\u00e4cker vazhdoi t\u00eb luante rolin e tij integrues dhe pajtues n\u00eb Europ\u00eb midis vendit t\u00eb tij dhe vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Lindore.\u00a0 Mendimet e tija k\u00ebrkoheshin dhe k\u00ebshillat e tija d\u00ebgjoheshin,\u00a0\u00a0\u00a0 pasi konsiderohej si mb\u00ebshtet\u00ebs i vendosur i demokracis\u00eb, i liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe kudo dhe si nj\u00ebri q\u00eb besonte se historia sado e keqe dhe e dhimbshme t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb duhej t\u00eb shpalosej p\u00ebr brezat e ardh\u00ebshme n\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kryeartikull mbi Kosov\u00ebn, botuar n\u00eb gazet\u00ebn amerikane Washington Post m\u00eb 28 mars, 2007 me bashkautor ish-ministrin e mbrendsh\u00ebm Italian, Giuliano Amato, i ndjeri ish-presidenti gjerman Richard von Weizs\u00e4cker tregon\u00a0 interesimin e tij edhe p\u00ebr gj\u00ebndjen n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb at\u00eb artikull ai shprehte shqet\u00ebsimet e tija mbi status quon\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (m\u00eb 2007) duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Bashkimit Europian p\u00ebr nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke shkruar se &#8220;E ardhmja e Bashkimit Europian nuk mund t\u00eb ndahet nga e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor. Vendet e Ballkanit tani jan\u00eb aq af\u00ebr suksesit sa jan\u00eb edhe af\u00ebr d\u00ebshtimit. Luft\u00ebrat kan\u00eb marr\u00eb fund, por profili i rajonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shtetesh t\u00eb dob\u00ebta dhe protektorate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat shpresojn\u00eb t\u00eb antar\u00ebsohen n\u00eb Bashkimin Europian, por nuk din\u00eb se kur dhe si.&#8221;<\/p>\n<p>Ata vazhdojn\u00eb artikullin duke theksuar se, &#8220;Ne europian\u00ebt kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7ka ka ndodh\u00eb n\u00eb Ballkan.&#8221;\u00a0 Dhe duke pranuar d\u00ebshtimet e politik\u00ebs europiane ndaj Ballkanit gjat\u00eb 1990-ave, ata shkruajn\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn Washington Post se, &#8220;Ne d\u00ebshtuam t\u00eb parandalonim shp\u00ebrthimin e luft\u00ebrave n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, megjith\u00ebse tani,\u00a0 nd\u00ebrhyrja jon\u00eb ushtarake dhe ekonomike, kryesisht, i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00ebn gj\u00ebndjes s\u00eb tanishme t\u00eb kirjuar n\u00eb at\u00eb rajon&#8221;, dhe theksonin se &#8220;shumica e forcave ushtarake sot n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb europiane dhe se Europa ka kontribuar shumic\u00ebn e fondeve n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit&#8221;, n\u00ebnvijojn\u00eb bashkautor\u00ebt e artikullit mbi Kosov\u00ebn.\u00a0 I ndjeri Richard von Weizs\u00e4cker, s\u00eb bashku me kolegun e tij Italian, e p\u00ebrfundonte artikullin mbi Kosov\u00ebn duke u b\u00ebr\u00eb thirrje vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb &#8220;Me \u00e7do kusht, Europa duhet t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb disa vende europaine t\u00eb p\u00ebrkrahin njohjen e Kosov\u00ebs e disa t\u00eb tjera jo&#8221;, p\u00ebrfundonte artikulli i botuar n\u00eb gazet\u00ebn e kryeqytetit amerikan n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i par\u00eb i Gjermanis\u00eb s\u00eb ribashkuar, Richard von Weizs\u00e4cker dhe figura q\u00eb konsiderohet si \u201cnd\u00ebrgjegja morale e kombit\u201d t\u00eb vet, nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201cT\u00eb gjith\u00eb ne, fajtor\u00eb ose jo, t\u00eb rinj\u00eb apo t\u00eb vjet\u00ebr, duhet ta pranojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. T\u00eb gjith\u00ebve na prekin pasojat e saj\u00eb, q\u00eb na kan\u00eb goditur. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mbyllin syt\u00eb para s\u00eb kaluar\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb t\u00eb tashmen\u201d.\u00a0\u00a0 Ish-Presidenti i Gjermanis\u00eb, Richard von Weizs\u00e4cker. Zyra e presidentit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-1669","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1669"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1669\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1670,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1669\/revisions\/1670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}