{"id":16617,"date":"2017-11-23T11:36:55","date_gmt":"2017-11-23T10:36:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16617"},"modified":"2017-11-23T11:41:49","modified_gmt":"2017-11-23T10:41:49","slug":"gjeke-gjonaj-zedhenes-dhe-zembrojtes-i-shqiptarevet-nen-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16617","title":{"rendered":"&#8221;GJEK\u00cb GJONAJ, Z\u00cbDH\u00cbN\u00cbS DHE Z\u00cbMBROJT\u00cbS I SHQIPTAR\u00cbVET N\u00cbN MAL T\u00cb ZI&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/gjoke-dabaj-durres.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-16618 size-full alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/gjoke-dabaj-durres.jpg\" alt=\"\" width=\"193\" height=\"245\" \/><\/a>Shkruan <strong>GJOK\u00cb DABAJ<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Tiran\u00eb, 22 n\u00ebntor 2017: (Kumtes\u00eb lidhur me librin \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d t\u00eb autorit Gjek\u00eb Gjonaj) &#8211; Kur lexon librat e Gjek\u00eb Gjonajt, nuk mund t\u00eb mos mrekullohesh prej pun\u00ebs s\u00eb tij dhe nuk mund t\u00eb mos e adhurosh at\u00eb njeri t\u00eb palodhsh\u00ebm. E them k\u00ebt\u00eb, sepse e di fort mir\u00eb \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb shkruah n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Me shkrimet e tij Gjek\u00eb Gjonaj i mban gjall\u00eb dhe i ringjall njer\u00ebzit e vendit t\u00eb vet. Ai, me an\u00eb t\u00eb shkrimevet, i mban gjall\u00eb dhe i ringjall gjer n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi t\u00eb gjitha trevat shqiptare q\u00eb sot ndodhen n\u00ebn Mal t\u00eb Zi.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kur e sheh n\u00eb hart\u00eb at\u00eb pjes\u00eb toke shqiptare q\u00eb shtrihet nga \u00c7akorri deri te Ada n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Bun\u00ebs e q\u00eb dikush e ka quajtur figurativisht Rripi num\u00ebr 2 i Gaz\u00ebs, t\u00eb ngjan me ca mbetje gjeografike q\u00eb zor se i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb dikujt. Mir\u00ebpo, kur e lexon lirin e Gjek\u00eb Gjonajt \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, zbulon aty nj\u00eb thesar njer\u00ebzor gati t\u00eb pabesuesh\u00ebm. Rron Kombi yn\u00eb edhe n\u00eb ato ngastra toke, q\u00eb ngjajn\u00eb n\u00eb hart\u00eb me ca copa letrash t\u00eb grisura! Rron dhe nxjerr thesare pa nd\u00ebrprer\u00eb! Nxjerr ai vend i shqiptar\u00ebvet t\u00eb atill\u00eb personalitete q\u00eb edhe vende t\u00eb m\u00ebdhenj s\u2019i lindin e s\u2019i rrisin dot!<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb ka p\u00ebrshkruar Gjeka n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, jan\u00eb aq shum\u00eb sa do t\u00eb duhej nj\u00eb simpozium m\u00eb vete p\u00ebr t\u2019i pasqyrur e p\u00ebr t\u2019i njohur vlerat e tyre jo me t\u00eb gjitha ve\u00e7orit\u00eb e holl\u00ebsit\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm pjes\u00ebrisht. Mendja dhe talenti i atyre njer\u00ebzve, i atyre mal\u00ebsor\u00ebvet tan\u00eb, kan\u00eb pushtuar sot edhe Amerik\u00ebn. Nuk themi kan\u00eb mb\u00ebrritur deri n\u00eb Amerik\u00eb, por themi e kan\u00eb pushtuar Amerik\u00ebn, sepse shum\u00eb prej tyre tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e biznesit, njer\u00ebz me pesh\u00eb dhe gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebs n\u00eb ambientet ku jetojn\u00eb. Por jo vet\u00ebm kaq. Ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb paran\u00eb e fituar nuk e ruajn\u00eb s\u00ebnduqeve apo n\u00eb skuta bankash, por e japin dhe e shpenzojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombit, prej t\u00eb cilit kan\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb cilit, edhe pse larg, vazhdojn\u00eb t\u2019i takojn\u00eb e t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjon Lulgjuraj (f.209), nga Llofka e Grud\u00ebs, emigruar n\u00eb SHBA q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, veprimtar i palodhsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. I kthjell\u00ebt n\u00eb p\u00ebrballjen me agjent\u00ebt s\u00ebrbo-malazias, t\u00eb cil\u00ebt as n\u00eb SHBA nuk u hiqen qafet shqiptar\u00ebvet.<\/p>\n<p>Kol\u00eb Zagreda (f.243) nga fshati Re\u00e7 i Ulqinit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit \u201cnj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb valon Flamuri Shqiptar\u201d. Larguar 12 vje\u00e7 p\u00ebr n\u00eb SHBA dhe un\u00eb kam k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb fund t\u00eb artikullit q\u00eb ka shkruar Gjek\u00eb Gjonaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri: \u201cNj\u00ebri nd\u00ebr atdhetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, q\u00eb e koncepton Atdheun m\u00eb sakt\u00eb se shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb gjenden edhe n\u00eb krye t\u00eb politik\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Familja Jakaj (f.248), nga Ranoci i Klin\u00ebs. \u201cShembull i sakrific\u00ebs njer\u00ebzore p\u00ebr mbrojtjen e Kombit dhe Atdheut t\u00eb vet.\u201d P\u00ebr nj\u00ebrin nga pinjojt\u00eb e k\u00ebsaj familjeje, Tom\u00eb Ndue Jakajn, Gjek\u00eb Gjonaj shkruan: \u201cNdihma e tij humanitare \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb shum\u00eb veprimtari bamir\u00ebsie, si sponsorues i palodhur kudo q\u00eb e ka k\u00ebrkuar nevoja dhe kauza shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Mark Gjonaj (f.309) nga Re\u00e7i i Ulqinit, lindur e rritur n\u00eb SHBA, biznesmen i suksessh\u00ebm, pronar i qindra apartamenteve dhe personalitet n\u00eb hierarkin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb SHBA-s\u00eb. Midis gjith\u00eb asaj q\u00eb lexova p\u00ebr t\u00eb, m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje nj\u00eb th\u00ebnie e tija: \u201cNjeriu ka k\u00ebto zgjedhje n\u00eb jet\u00eb: (1) T\u2019i pranoj\u00eb gjanat ashtu si jan\u00eb. (2) T\u00eb ankohet p\u00ebr problemet. (3) T\u00eb shp\u00ebrvjeli mang\u00ebt, t\u2019i hyj\u00eb pun\u00ebs e t\u2019i ndrroj\u00eb gjanat\u2026 Un\u00eb zgjodha t\u00eb tret\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Gjonajt e Re\u00e7it (f.335). Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pun\u00ebs dhe krenar\u00eb se jan\u00eb shqiptar\u00eb. Gjek\u00eb Gjonaj shkruan: \u201eAskush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se sa llogaritet pasuria e Gjonajvet t\u00eb Re\u00e7it n\u00eb Amerik\u00eb.\u201c<\/p>\n<p>Anton Markola (f.323), shqiptari \u201cq\u00eb kujdeset p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Manhatan\u201d, \u201c78 kate t\u00eb lart\u00eb me 350 banesa\u201d. Njeri me disa fakultete, \u201cshembull i realizimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs amerikane\u201d.<\/p>\n<p>Nick Markola (f.326), bankier. \u00cbsht\u00eb pak me th\u00ebn\u00eb i suksessh\u00ebm. Ka qen\u00eb Z\u00ebvend\u00ebspresident n\u00eb Benk of Amerika, nj\u00eb nga bankat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb. Ka sh\u00ebrbyer si ekzekutiv i bank\u00ebs s\u00eb famshme Sitigrup (Citigroup), edhe kjo nj\u00eb nga bankat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb SHBA dhe n\u00eb bot\u00eb, me filiale bankare e financiare n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 shtete t\u00eb bot\u00ebs. Ka mbrojtur dy magjistratura dhe \u00ebsht\u00eb analist i \u00e7ertifikuar p\u00ebr menaxhim kapitali.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet faqet e para, nga f.11 deri n\u00eb f.32, Gjeka ia ka kushtuar Flamurit ton\u00eb Komb\u00ebtar. Jo m\u00eb kot ka ndodhur k\u00ebshtu. Flamuri Komb\u00ebtar Shqiptar nuk lejohet t\u00eb mbahet lirsh\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi. N\u00ebse d\u00ebshiron ta p\u00ebrdor\u00ebsh n\u00eb ndonj\u00eb dasm\u00eb a me rast t\u00eb ndonj\u00eb feste, je i detyruar t\u00eb k\u00ebrkosh leje. Duket se pik\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebtilla rrethana diskriminuese e kan\u00eb shtyr\u00eb Gjek\u00eb Gjonajn t\u2019ia kushtoj\u00eb nj\u00ebzet faqe pik\u00ebrisht Flamurit, me titull t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u201cDashuria p\u00ebr Famurin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFlamuri yn\u00eb Komb\u00ebtar,\u201d thot\u00eb Gjeka, \u201cradhitet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjetrit nga flamujt q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb praktikohen\u201d. Pastaj citon Faik Konic\u00ebn: \u201cFlamuri yn\u00eb Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebt, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk priu n\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb shqiptar\u00ebvet kundra (popujvet t\u00eb tjer\u00eb).\u201d (f.13) Pra, \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjetrit dhe \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebt! Mir\u00ebpo, \u00e7\u2019e do?! Pushtetar\u00ebt malazias duket se e kan\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy Famurin ton\u00eb. \u201cP\u00ebrdorimi i simbolevet komb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt (n\u00ebn Mal t\u00eb Zi) \u00ebsht\u00eb mjaft i kufizuar\u201d, shkruan Gjeka. \u201cAs ligji aktual, por as ai q\u00eb pritet t\u00eb miratohet n\u00eb parlamentin malazias, nuk lejon p\u00ebdorimin e lir\u00eb t\u00eb simbolevet komb\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb.\u201d (f.14)<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebsaj, si p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se, megjithk\u00ebto, Flamuri Shqiptar rron e do t\u00eb rroj\u00eb n\u00eb viset ku jetojn\u00eb \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, Gjek\u00eb Gjonaj ka radhitur nj\u00eb varg faktesh, t\u00eb cil\u00ebt te shum\u00eb lexues mund t\u00eb shkaktojn\u00eb habi. M\u00eb 1905-n, gjasht\u00eb vjet para se ky Flamur t\u00eb ngrihej n\u00eb De\u00e7iq prej nj\u00eb skuadre heronjsh, \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb Tivar. Pik\u00ebrisht n\u00eb Tivarin ku sot praktikisht nuk mund as ta p\u00ebrmend\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb Tuz e Triesh ai Flamur \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb 1906-n, pes\u00eb vjet para se historia e Kombit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetonte n\u00eb Bratil\u00eb t\u00eb De\u00e7iqit nj\u00eb nga epopet\u00eb e veta m\u00eb madh\u00ebshtore. T\u00eb tre k\u00ebta akte madhor\u00eb t\u00eb ekspozimit t\u00eb Flamurit ton\u00eb Komb\u00ebtar, n\u00eb Tivar, n\u00eb Tuz e n\u00eb Triesh, nuk jan\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se preludi i aktit sublim t\u00eb De\u00e7iqit.<\/p>\n<p>N\u00eb De\u00e7iq, nd\u00ebrkaq, m\u00eb 6 prill 1911, do t\u00eb ndodhte ajo q\u00eb as heroizmi mrekullib\u00ebr\u00ebs i Zhan D\u2019Ark\u00ebs nuk do t\u00eb mund t\u2019i afrohej dhe as q\u00ebndresa gj\u00ebm\u00ebmadhe vet\u00ebflijuese e trimavet spartan\u00eb t\u00eb Termopil\u00ebs. Aty, t\u00eb shtat\u00eb trimat e Koj\u00ebs s\u00eb Ku\u00e7it, Dok\u00eb Pre\u00e7i, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kol\u00eb Doka, Tom\u00eb Uci, Kol\u00eb Uci dhe Mark Luca, ran\u00eb vet\u00eb, nj\u00ebri mbas tjetrit prej plumbash t\u00eb ushtar\u00ebvet osman\u00eb, por Flamurin s\u2019e lan\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet. (f.80) Mbetet vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u indinjuar: K\u00ebta shtat\u00eb heronj t\u00eb Flamurit dhe t\u00eb Kombit ton\u00eb, pse s\u2019i kan\u00eb p\u00ebrmendoret, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Shkup, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Podgoric\u00eb?! Them, n\u00eb Podgoric\u00eb, sepse ata nga ajo an\u00eb ishin dhe se, si vet\u00eb malazez\u00ebt, edhe ata kund\u00ebr pushtuesvet osman\u00eb kan\u00eb luftuar. Pse t\u00eb mos vihej n\u00eb Podgoric\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore e tyre?<\/p>\n<p>Detar\u00ebt ulqinak\u00eb, sapo edhe n\u00eb Vlor\u00eb u ngrit Flamuri i Kombit ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebzuar kurr\u00eb m\u00eb, e ngrit\u00ebn at\u00eb Flamur edhe mbi anijet e veta. Ndonj\u00ebri prej tyre guxoi ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb Flamur edhe n\u00eb Tivar, n\u00eb Tivarin e pushtuar prej sllav\u00ebsh tashm\u00eb mbi 30 vjet, por e pagoi guximin edhe me gjob\u00eb edhe me burg.<\/p>\n<p>N\u00eb Hot, Grud\u00eb e Triesh m\u00eb 1912-n dhe n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit po m\u00eb 1912-n e 1913-n, valonte ky Flamur, tashm\u00eb triumfues n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por jo triumfues pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebta vise ku ngritja e tij kish qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb flaktat dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shtrenjtpaguarat! Qeveria monarkike s\u00ebrbo-kroato-sllovene, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb monarkia s\u00ebrbe, do ta ndalonte at\u00eb p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet, deri n\u00eb kapitullimin e saj.<\/p>\n<p>Por, sapo kapitulloi Jugosllavia Monarkike, m\u00eb 1940-n, Flamuri yn\u00eb u shfaq p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb quhet Ullini i Eg\u00ebr, midis Ujmirit dhe Pe\u00e7uric\u00ebs, italian\u00ebt vun\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kufiri, duke e l\u00ebn\u00eb abuzivisht Tivarin jasht\u00eb s\u00eb quajtur\u00ebs, gjithashtu abuzivisht, \u201cShqip\u00ebri e Madhe\u201d. Dhe pik\u00ebrisht aty u ngrit edhe nj\u00ebher\u00eb Flamuri i Kombit Shqiptar. Pastaj n\u00eb Ulqin te Kisha e Shnozefit m\u00eb 1941, ku u mblodh\u00ebn shqiptar\u00ebt pa dallim feje, dhe n\u00eb Plav\u00eb e Gusi po k\u00ebshtu n\u00eb vitin 1941. (f.15-19)<\/p>\n<p>Sapo t\u00eb dal\u00eb diku sado pak diell, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019ia tregojn\u00eb atij dielli Flamurin e tyre. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1941 ngrihet Flamuri yn\u00eb edhe n\u00eb krahin\u00ebn e Shestanit dhe krijohet, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb popullit n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebngjergjit n\u00eb Shestan t\u00eb Posht\u00ebm Komiteti Komb\u00ebtar Shqiptar, i cili d\u00ebrgon n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb delegacion me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashkuar edhe Shestani shtetit shqiptar.( Krs. Gjok\u00eb Dabaj \u201cShestani\u201d v\u00ebll II, f.544-546 dhe Gjoka Markov Daboviq \u201cPleme Shestani\u201d, f.252-254).<\/p>\n<p>Vjen, mbas atij zgjimi sado t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb shpresavet tona n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitevt 1940, ripushtimi dhe, p\u00ebr nj\u00ebzet e tri vjet n\u00ebn Jugosllavin\u00eb Komunite, Flamuri Komb\u00ebtar i k\u00ebtyre an\u00ebve mbyllet s\u00ebrish nd\u00ebr arka, midis petkavet t\u00eb nusevet e t\u00eb plakavet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1968 n\u00eb Jugosllavin\u00eb Federative fillon t\u00eb fryj\u00eb nj\u00eb lloj ere demokracie. Shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre viseve, t\u00eb gatsh\u00ebm si gjithmon\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar veten, e nxjerrin edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb shesh simbolin e Kombit t\u00eb vet, sado q\u00eb detyrohen ta ruajn\u00eb me pushk\u00eb n\u00eb faqe. (f.21-24)<\/p>\n<p>Un\u00eb po sjell k\u00ebtu vet\u00ebm nj\u00eb episod nga ata q\u00eb i p\u00ebrshkruan Gjeka dhe kjo besoj \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta kuptuar shpirtin e shqiptar\u00ebvet q\u00eb nuk vdes kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Myzafer Cungu, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 7 vje\u00e7, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb nj\u00eb grupi moshatar\u00ebsh flamurmbajt\u00ebs shtat\u00eb dhe tet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, paraklon n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Ulqinit me Flamurin Shqiptar n\u00eb duart e tija t\u00eb vogla. Nj\u00eb milic i gjat\u00eb i del p\u00ebrpara grupit demonstrues dhe, natyrisht, f\u00ebmij\u00ebt shp\u00ebrndahen. F\u00ebmij\u00ebt shp\u00ebrndahen, por emrat u sh\u00ebnohen dhe prind\u00ebt e tyre thirren nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb milici. Musa Cungu, i jati Myzaferit t\u00eb vog\u00ebl, detyrohet t\u00eb paguaj\u00eb 15 000 dinar\u00eb gjob\u00eb p\u00ebr \u201cdeliktin kriminal\u201d t\u00eb t\u00eb birit. E paguan gjob\u00ebn, por djalit tjet\u00ebr, i cili lind pik\u00ebrisht ato dit\u00eb, ia v\u00eb emrin Sk\u00ebnder, sepse f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb ball\u00eb parakalimit me Flamujt Kuq e Zi, kishin mbajtur edhe nj\u00eb portret t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, t\u00eb vizatuar n\u00eb nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb. (f.25-27)<\/p>\n<p>\u201cFlamuri p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Atdheut dhe ndaj Kombit. Un\u00eb jam shqiptar dhe s\u2019mund t\u00eb jem askush tjet\u00ebr. Por m\u00eb vjen keq q\u00eb disa shqiptar\u00eb e mohojn\u00eb t\u00eb qenurit shqiptar, duke mos ditur se \u00e7ka jan\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohem me ata q\u00eb duan tjetrin m\u00eb shum\u00eb se veten.\u201d K\u00ebshtu thot\u00eb Palok\u00eb Shkreli, banues n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit, i pari q\u00eb mori guximin t\u00eb b\u00ebj\u00eb dasm\u00ebn me Flamur Shqiptar, duke kaluar me t\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tivar e n\u00ebp\u00ebr Podgoric\u00eb. (f.32)<\/p>\n<p>Faqet 85 deri n\u00eb 193 (p\u00ebrfshir\u00eb aty edhe disa shkrime t\u00eb Gjek\u00eb Gjonlekajt), Gjek\u00eb Gjonaj ia ka kushtuar Trieshit, trev\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb lindjes, me titull \u201cCop\u00ebza historie nga vendlindja\u201d. Nxitur nga \u00e7\u2019lexova n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull, un\u00eb po b\u00ebj tash nj\u00eb krahasim midis Trieshit dhe Shestanit. P\u00ebr nga numri i banor\u00ebvet, Trieshi i Gjek\u00eb Gjonajt dhe Shestani im, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sh.XX, jan\u00eb thuajse barabar. Por rruga e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb fragment kohe, nga mesi i sh XX e k\u00ebndej, ka qen\u00eb me kahe t\u00eb kund\u00ebrta: Trieshi, i vet\u00ebp\u00ebrcakruar p\u00ebr mbijetes\u00eb e rrjedhimisht edhe p\u00ebr zhvillim historik, Shestani i vet\u00ebp\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb vdekur dhe p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb p\u00ebrpjekjeje sporadike! Shpjegimi \u00ebsht\u00eb fare i thjesht\u00eb: N\u00eb vitet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, edhe Trieshi, edhe Shestani, pat\u00ebn hapur shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Mbas vitit 1945 Trieshi vazhdoi shkollimin e f\u00ebmij\u00ebvet t\u00eb vet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Shestani, i sunduar nga ca njer\u00ebz miop\u00eb, edhe pse s\u2019ish i detyruar, e pranoi shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn sllave. Rezultati: Shestanasit, sot, n\u00eb shumic\u00ebn e tyre jan\u00eb drejt shkomb\u00ebtarizimit. Pamja e shestanasvet, ve\u00e7an\u00ebrisht e atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tivar e rrethina, del m\u00eb qart\u00eb kur i krahasojm\u00eb me shestanasit e Zar\u00ebs. Shestanasit e Zar\u00ebs, shp\u00ebrngulur prej k\u00ebndej para 270 vjet\u00ebsh, flasin ende arb\u00ebrisht dhe nxjerrin dijetar\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shquar, shestanasit e Tivarit jo vet\u00ebm nuk flasin shqip, por i urrejn\u00eb shqiptar\u00ebt duke i akuzuar madje edhe p\u00ebrbuzur, se \u201cjan\u00eb mysliman\u00eb\u201d. Ja \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb mosshkollimi n\u00eb gjuh\u00ebn e vet! E b\u00ebn njeriun monst\u00ebr!<\/p>\n<p>Personalitetet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Trieshi, pik\u00ebrisht fal\u00eb p\u00ebrkushtimit ndaj Gjuh\u00ebs Shqipe dhe ndaj Atdheut t\u00eb Shqiptar\u00ebvet, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. P\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb m\u00ebparshmit, Nikoll\u00eb Ivanaj, Mirash Ivanaj dhe Athanas Gega, me t\u00eb m\u00ebvonshmit Pashko Nikoll\u00eb Gjokaj, Zef Gjokaj, Dr.Luk\u00eb Gjokaj, Kol\u00eb Cacaj dhe Gjek\u00eb Gjonlekaj, i nj\u00ebem\u00ebrti me Gjek\u00eb Gjonajn, Trieshi hyn n\u00eb radh\u00ebn e konribuesvet m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb panteonin e Kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>Por cil\u00ebt jan\u00eb prijatar\u00ebt e nj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb rezultati t\u00eb lakmuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb Trieshi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?! Prijatar\u00ebt jan\u00eb ca njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb, me pun\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebror\u00ebshme dhe t\u00eb p\u00ebrditshme, u frym\u00ebzojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebvet virtytet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzor\u00eb, adhurimin ndaj Gjuh\u00ebs s\u00eb vet, adhurimin ndaj Atdheut t\u00eb vet dhe nderimin ndaj t\u00eb par\u00ebvet. Jan\u00eb t\u00eb pes\u00eb m\u00ebsuesit, t\u00eb cil\u00ebt, mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dhan\u00eb m\u00ebsim n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are t\u00eb Trieshit: Gjergj Hasanaj, Vasel Margilaj, Nua Leko\u00e7aj (t\u00eb cilin un\u00eb e kam pasur shok shkolle n\u00eb Nikshiq, Gj.D.), Pjet\u00ebr Gjurav\u00e7aj dhe Prel\u00eb Gegaj. Gjek\u00eb Gjonaj ka shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj k\u00ebtyre m\u00ebsuesve. \u00cbsht\u00eb e arsyeshme q\u00eb krejt Kombi, me m\u00ebnyrat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vler\u00ebsimevet, ta shpreh\u00eb edhe ai mir\u00ebnjohjen, sepse nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb predikosh atdhedashuri mu p\u00ebrpara dh\u00ebmb\u00ebvet shqiptark\u00ebrc\u00ebnues t\u00eb nj\u00eb bishe, e cila duket se s\u2019ka ardhur p\u00ebr tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb urrejtur shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Libri \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fragment i Enciklopedis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare. Personalitetet, jeta dhe kontributi i t\u00eb cil\u00ebvet p\u00ebrshkruhen n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri, jan\u00eb t\u00eb profilevet nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit, por q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konvergojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb: Ata, secili me mund\u00ebsit\u00eb e veta dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, i sh\u00ebrbejn\u00eb Kombit Shqiptar. Prandaj dhe Gjek\u00eb Gjonaj, me t\u00eb drejt\u00eb, e ka titulluar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d.<\/p>\n<p>Lexojm\u00eb k\u00ebtu, nj\u00ebrin mbas tjetit, emra, jet\u00eb dhe veprimtari atdhetar\u00ebsh t\u00eb atill\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ke p\u00ebrshtypjen se, sa her\u00eb marrin frym\u00eb, mendjen e \u00e7ojn\u00eb te Gjuha Shqipe dhe te njer\u00ebzit q\u00eb e flasin k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Njer\u00ebz, fatkeq\u00ebsisht, shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb shtete n\u00eb Atdheun e vet dhe n\u00eb dhjet\u00ebra shtete jasht\u00eb Atdheut t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Sheh Rasim Llolla, Gjek\u00eb Rudaj, Mark Kol\u00eb Ded\u00ebvukaj, Pretash Zek\u00eb Ulaj, Ismail Doda, Liri Buzuku, Zylfie Gjoni-Duraku, Hasan Salaj, Ejll Zagreda, Age Palaj, Liri Milla-Kodra, Tom\u00eb Berisha, Luk\u00eb Gjokaj, Arben Kurti, Fuat Nimani, Mirash Goj\u00e7aj, Pre\u00e7 Curanaj, Dan Xhurreta, Gjelosh Gjokaj, Emine \u00c7unmulaj, Ilirjan\u00eb Gjoni, Pjet\u00ebr Malot\u00eb Lulgjuraj, Kol\u00eb Gjonaj, Pashk\u00eb Gjonaj, Fatmir Gjeka, Rexhep Lika, Sim\u00eb Dobreci, Bahri Brisku.<\/p>\n<p>Midis gjith\u00eb k\u00ebtyre dhe atyre q\u00eb munda t\u2019i p\u00ebrmend m\u00eb par\u00eb, b\u00ebjn\u00eb shenj\u00eb edhe dy kryekontribues, d\u00ebshmi madhore se deri n\u00eb \u00e7\u2019lart\u00ebsi mund t\u2019ia rris\u00eb vler\u00ebn Kombit t\u00eb vet edhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm: Ded\u00eb Gjo Luli dhe Dom Simon Filipaj.<\/p>\n<p>Megjithk\u00ebto, lexuesit nuk mund t\u00eb mos i mbetet mendja te nj\u00ebri prej kapitujvet m\u00eb trishtues t\u00eb k\u00ebtij libri: \u201cPse Trieshin e ka kapluar heshtja?!\u201c. Shumica e shqiptar\u00ebvet, q\u00eb i mbajn\u00eb gjall\u00eb historin\u00eb dhe krenarin\u00eb e k\u00ebtyre pjes\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Veriperendimore, jeton sot jasht\u00eb Atdheut. Zogj q\u00eb lindin e rriten jasht\u00eb folevet t\u00eb veta! Kjo dukuri, tashm\u00eb, p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, nuk \u00ebsht\u00eb tipar vet\u00ebm i pjes\u00ebvet q\u00eb kan\u00eb mbetur p\u00ebrtej kufijvet t\u00eb shtetevet tan\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pamje tragjike e krejt Atdheut ton\u00eb. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri, p\u00ebr dukurin\u00eb e shpopullimit, sidomos t\u00eb trevavet tona rurale, nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb konstatojm\u00eb e t\u00eb shqet\u00ebsohemi. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb pjesa m\u00eb e vet\u00ebdijshme e Kombit t\u00eb marr\u00eb vendime, jo vet\u00ebm p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Kombin, por, pse jo, edhe p\u00ebr ta ngritur at\u00eb n\u00eb nivelin q\u00eb e ka merituar me privime dhe me sakrifica t\u00eb panum\u00ebrta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan GJOK\u00cb DABAJ Tiran\u00eb, 22 n\u00ebntor 2017: (Kumtes\u00eb lidhur me librin \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d t\u00eb autorit Gjek\u00eb Gjonaj) &#8211; Kur lexon librat e Gjek\u00eb Gjonajt, nuk mund t\u00eb mos mrekullohesh prej pun\u00ebs s\u00eb tij dhe nuk mund t\u00eb mos e adhurosh at\u00eb njeri t\u00eb palodhsh\u00ebm. E them k\u00ebt\u00eb, sepse e di fort mir\u00eb \u00e7\u2019do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16618,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[180,1420],"class_list":["post-16617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-gjeke-gjonaj","tag-gjoke-dabaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16617"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16620,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16617\/revisions\/16620"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}