{"id":16484,"date":"2017-11-15T12:13:04","date_gmt":"2017-11-15T11:13:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16484"},"modified":"2017-11-15T12:13:04","modified_gmt":"2017-11-15T11:13:04","slug":"shkencetaret-boterore-paralajmerojne-rrezik-per-njerezimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16484","title":{"rendered":"SHKENC\u00cbTAR\u00cbT BOT\u00cbROR\u00cb PARALAJM\u00cbROJN\u00cb RREZIK P\u00cbR NJER\u00cbZIMIN"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_16485\" aria-describedby=\"caption-attachment-16485\" style=\"width: 467px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/planeti-toka-nasa.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-16485 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/planeti-toka-nasa.jpg\" alt=\"\" width=\"467\" height=\"400\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/planeti-toka-nasa.jpg 467w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/planeti-toka-nasa-300x257.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 467px) 100vw, 467px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-16485\" class=\"wp-caption-text\">Planet Toka (NASA)<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim botuar n\u00eb revist\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare online \u201cBioScience\u201d, shkenc\u00ebtar\u00ebt e udh\u00ebhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtet\u00ebror Oregon n\u00eb Shtetet e Bashkuara, shkruajn\u00eb: \u201cNjer\u00ebzimit po i b\u00ebhet tani nj\u00eb paralajm\u00ebrim i dyt\u00eb. Ne jemi duke rrezikuar t\u00eb ardhmen ton\u00eb n\u00ebqoftse nuk kufizojm\u00eb konsumimin material n\u00eb sfer\u00ebn gjeografike dhe demografike dhe n\u00ebqoftse nuk e konsiderojm\u00eb rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb prej shkaqeve kryesore t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ekologjike dhe shoq\u00ebrore\u201d, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet njer\u00ebzimi.<\/p>\n<p>An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, \u00e7do vit, vdesin m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nga ndotja e mjedisit se sa nga t\u00eb gjitha luft\u00ebrat dhe dhuna n\u00eb bot\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb \u201cparalajm\u00ebrimi drejtuar njer\u00ebzimit\u201d nga mbi 15,000 shkenc\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfaqsues t\u00eb 184 vendeve, nga e gjith\u00eb bota. N\u00eb paralajm\u00ebrimin e botuar t\u00eb h\u00ebnen nga Aleanca e Shkenc\u00ebtar\u00ebve Bot\u00ebror\u00eb theksohen rreziqet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet njer\u00ebzimi dhe planeti yn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen &#8212; rreziqe k\u00ebto t\u00eb shkaktuara &#8212; sipas shkenc\u00ebtar\u00ebve bot\u00ebror\u00eb &#8212; nga ndryshimet klimaterike, nga \u00e7pyll\u00ebzimi, nga humbja e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, nga zhdukja e specieve t\u00eb ndryshme dhe nga rritja e pa kontrolluar e popull\u00ebsis\u00eb, sidomos n\u00eb Afrik\u00eb dhe n\u00eb Azi, ku sipas shkenc\u00ebtar\u00ebve bot\u00ebror\u00eb, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 35 p\u00ebr qind popull\u00ebsis\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ekspert\u00ebt sh\u00ebnojn\u00eb 25 trende negative an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrsa i p\u00ebrket keq\u00ebsimit t\u00eb mjedisit dhe rreziqeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet njer\u00ebzimi, si p\u00ebrfundim. Nd\u00ebr trendet negative, ata identifikojn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, pak\u00ebsimin me 25 p\u00ebr qind t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr person, shtimin me 75 p\u00ebr qind e numrit t\u00eb zonave t\u00eb vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektar\u00ebve me pyje, si dhe pak\u00ebsimin me 29 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb kafsh\u00ebve, zogj\u00ebve dhe llojeve t\u00eb ndryshme peshqish dhe kafsh\u00ebsh amfibe, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, por raporti i botuar t\u00eb h\u00ebnen \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i zymt\u00eb p\u00ebr nga pesimizmi me t\u00eb cilin shkenc\u00ebtar\u00ebt e shikojn\u00eb ndotjen e mjedisit dhe efektet q\u00eb ka mbi njerzimin dhe planetin n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb. Nga raporti i fundit, q\u00eb cil\u00ebsohet si paralajm\u00ebrimi i dyt\u00eb, vihet re se pik\u00ebpamjet e shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr ta edhe nobelist\u00eb, e shikojn\u00eb situat\u00ebn e ndotjes s\u00eb mjedisit, madje edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme se 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur kishin b\u00ebr\u00eb paralajm\u00ebrimin e par\u00eb mbi rreziqet q\u00eb i kanosen njer\u00ebzimit nga ndotja serioze e mjedisit. Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 shtres\u00ebs s\u00eb ozonit q\u00eb, sipas tyre, duket se \u00ebsht\u00eb stabilizuar disi, \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim tjet\u00ebr q\u00eb 25 vjet m\u00eb par\u00eb ata i kishin identifikuar si rreziqe serioze ndaj mjedisit dhe planetit ton\u00eb, jan\u00eb keq\u00ebsuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/scientists.forestry.oregonstate.edu\/sites\/sw\/files\/Ripple_et_al_warning_2017.pdf\">communique published Monday in the journal BioScience<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tyre, shkenc\u00ebtar\u00ebt bot\u00ebror\u00eb identifikojn\u00eb konsumimin e tep\u00ebruar t\u00eb burimeve t\u00eb planetit si dhe shtimin e pakontrolluar t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb si rreziqet m\u00eb serioze me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet njer\u00ebzimi n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb paralajm\u00ebrimin e dyt\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb, i b\u00ebjn\u00eb thirrje njer\u00ebzimit q\u00eb t\u00eb konsumohet m\u00eb pak mish, q\u00eb t\u00eb lindin m\u00eb pak foshnje, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret energjia grin\u00eb dhe t\u00eb konsumohet m\u00eb pak n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet planeti nga rreziqet q\u00eb rezultojn\u00eb nga ndotja e mjedisit dhe abuzimet. Ata theksojn\u00eb se ndon\u00ebse jan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparime t\u00eb vog\u00ebla n\u00eb drejtimin e duhur, disa fush\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb r\u00ebnja e lindjeve t\u00eb foshnjave n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, shkenc\u00ebtar\u00ebt bot\u00ebror\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb rivler\u00ebsim t\u00eb rolit t\u00eb ekonomis\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb rritje, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar gaz\u00ebrat, p\u00ebr t\u00eb inkurajuar ri-p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur eko-sistemet, dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb adaptuar masa t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb mjedisit, n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat e tij. Shkenc\u00ebtar\u00ebt shfaq\u00ebn gjithashtu shqet\u00ebsimin e tyre se njer\u00ebzimi nuk po b\u00ebn sa duhet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb biosfer\u00ebs s\u00eb rrezikuar nga ndotja e mjedisit.<\/p>\n<p>Njoftohet se shkenc\u00ebtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime duke u bazuar dhe duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat dhe informacionet nga qeverit\u00eb e ndryshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, nga ente private dhe nga ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfudnimin e tyre se n\u00ebqoftse bota nuk merr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, njer\u00ebzimi dhe planeti n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, p\u00ebrballen me nj\u00eb \u201crrezik t\u00eb madh dhe t\u00eb pandreqsh\u00ebm\u201d, n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Por, shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk jan\u00eb krejt t\u00eb pa shpres\u00eb se gj\u00ebndja nuk mund t\u00eb ndryshohet drejt p\u00ebrm\u00ebrsimit t\u00eb mjedisit n\u00ebqoftse merren masat e nevojshme. Ata i b\u00ebjn\u00eb thirrje publikut bot\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb aktiviz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb presion autoriteteve vendore dhe udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb kudo, q\u00eb t\u00eb marrin vendime m\u00eb serioze n\u00eb mbrojtje t\u00eb mjedisit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Profesori Uilliam Riple i Universitetit shtet\u00ebror n\u00eb Oregon t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr median, se raporti mbi rreziqet q\u00eb ndotja e mjedisit sjell\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn, mund t\u00eb konsiderohet nga disa si nj\u00eb dokument alarmist q\u00eb i fryn\u00eb rrezikut dhe si t\u00eb till\u00eb hedhin posht\u00eb provat q\u00eb kemi mbledhur. \u201cPuna e shkenc\u00ebtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar t\u00eb dh\u00ebnat dhe p\u00ebr t\u00eb parashikuar pasojat afat-gjata p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Profesori amerikan. Ai shtoi se shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar dokumentin q\u00eb u botua t\u00eb h\u00ebnen, nuk po japin nj\u00eb alarm fals, por shtoi Profesori Ripple, ata po i paraqesin njer\u00ebzimit provat p\u00ebr sh\u00ebnjat e qarta se bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa k\u00ebthim, n\u00ebqoftse nuk merren masat t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar trendet tep\u00ebr negative, q\u00eb autor\u00ebt p\u00ebrshkruajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, dhe rreziqet me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballet njer\u00ebzimi, si pasoj\u00eb e ndotjes s\u00eb pa kontrolluar t\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb parashikimet pesimiste t\u00eb k\u00ebtij paralajm\u00ebrimi mbi ndotjen e mjedisit dhe mbi pasojat afatagjata q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndaj njer\u00ebrzimit dhe planetit ton\u00eb, autor\u00ebt thon\u00eb se \u00e7do gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb humbur ende. Ata theksojn\u00eb se n\u00ebqoftse ekziston vullneti i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka n\u00eb lidhje me k\u00ebto prirje negative q\u00eb shknec\u00ebtar\u00ebt ven\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb raportin e tyre, njer\u00ebzimi mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimet e nevojshme n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, si edhe n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb industri, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, t\u00eb cilat deri tani kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb ndotjen e mjedisit n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 15,000 shkenc\u00ebtar\u00eb bot\u00ebror\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ndaluar keq\u00ebsimin e met\u00ebjsh\u00ebm t\u00eb mjedisit, me q\u00ebllim, sipas tyre, p\u00ebr t\u00eb \u201cM\u00ebnjanuar mjerimin e fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb humbja e biodiversitetit\u201d dhe ndotja e pa kontrolluar e planetit. Ata k\u00ebshillojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, se, t\u00eb gjith\u00eb ne si individ\u00eb, si autoritete qeveritare dhe si shtete, \u201cDuhet t\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se Toka, me t\u00eb gjitha qenjet e gjalla \u00ebsht\u00eb e vetmja sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.\u201d P\u00ebr ta shp\u00ebtuar, p\u00ebrfundojn\u00eb ata paralajm\u00ebrimin e tyre, s\u00eb bashku, \u201cMund t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit dhe t\u00eb planetit, prej t\u00eb cilit t\u00eb gjith\u00eb ne mvaremi\u2026p\u00ebr ndryshe, s\u00eb shpejti mund t\u00eb b\u00ebhet tep\u00ebr von\u00eb\u201d, theksojn\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt bot\u00ebror\u00eb n\u00eb paralajm\u00ebrimin e dyt\u00eb drejtuar njer\u00ebzimit, mbi pasojat serioze q\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin ndotja e mjedisit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim botuar n\u00eb revist\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare online \u201cBioScience\u201d, shkenc\u00ebtar\u00ebt e udh\u00ebhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtet\u00ebror Oregon n\u00eb Shtetet e Bashkuara, shkruajn\u00eb: \u201cNjer\u00ebzimit po i b\u00ebhet tani nj\u00eb paralajm\u00ebrim i dyt\u00eb. Ne jemi duke rrezikuar t\u00eb ardhmen ton\u00eb n\u00ebqoftse nuk kufizojm\u00eb konsumimin material n\u00eb sfer\u00ebn gjeografike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16485,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-16484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16486,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16484\/revisions\/16486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}