{"id":1647,"date":"2015-02-01T13:22:11","date_gmt":"2015-02-01T12:22:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1647"},"modified":"2015-02-01T13:30:33","modified_gmt":"2015-02-01T12:30:33","slug":"takimi-ne-burrel-me-nenen-pas-30-viteve-erdhi-si-turiste-ne-shqiperi-nga-tivari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1647","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Burrel me n\u00ebn\u00ebn pas 30 viteve, erdhi nga Tivari si turiste n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Burreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1648 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Burreli-300x200.jpg\" alt=\"Burreli\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Burreli-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Burreli.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Ekskluzive \/ 76-vje\u00e7ari Gjok\u00eb Dabaj nga Tivari n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen shqiptare Dita rr\u00ebfen edhe p\u00ebr shp\u00ebtimin nga d\u00ebnimi\u00a0 \u201cAgjitacion e propogand\u00eb\u201d, martesa me studenten nga P\u00ebrmeti, dasma e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe takimi pas 30 vitesh n\u00eb Klos t\u00eb Matit me n\u00ebn\u00ebn e tij q\u00eb kishte ardhur si turiste n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>76-vje\u00e7ari Gjok\u00eb Dabaj: Pasi u verifikua nga Sigurimi i Shtetit dhe Partia se un\u00eb nuk isha armik, kur nuk e prisja, nga internimi n\u00eb Tepelen\u00eb, m\u00eb \u00e7uan p\u00ebr studime n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Aty u njoha dhe n\u00eb vitin e tret\u00eb u martova me shoqen e jet\u00ebs, Fotinin\u00eb. Pas v\u00ebllait q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dy dit me nj\u00eb grup shok\u00ebs, 30 vite pas arratisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebna mundi t\u00eb vij\u00eb si turiste dhe m\u00eb takon n\u00eb Klos t\u00eb Burrelit.<\/p>\n<p><em>Pasi i shp\u00ebton d\u00ebnimit si i akuzuar p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr shtetit, at\u00ebher\u00eb kur nuk e priste, Gjok\u00eb Dabajt i jepet bursa p\u00ebr studime n\u00eb Fakultetin Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi n\u00eb Tiran\u00eb. Aty njihet dhe kur ishte n\u00eb vitin e tret\u00eb martohet me Fotinin\u00eb, vajz\u00ebn nga P\u00ebrmeti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve, fillon pun\u00ebn si m\u00ebsues n\u00eb fshatrat e Matit. Jet\u00ebn e tin si student, si m\u00ebsues dhe takimin pas 30 vitesh n\u00eb Klos t\u00eb Matit me n\u00ebn\u00ebn e tij, t\u00eb ardhur si turiste nga Jugosllavia, Dabaj i rr\u00ebfen n\u00eb intervist\u00ebn e tij n\u00eb vazhdim\u2026.<\/em><\/p>\n<p><strong>Si vazhdoi jeta juaj pas fillimit t\u00eb studimeve universitare n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>-Gjat\u00eb studimeve universitare, un\u00eb u njoha me nj\u00eb vajz\u00eb nga P\u00ebrmeti, e cila do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb pas shoqja ime e jet\u00ebs. Ajo ishte Fotini Dabaj, q\u00eb studionte n\u00eb Institutin dy vje\u00e7ar p\u00ebr Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi. Njohja erdhi natyrsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 njiheshin e martoheshin t\u00eb rinjt\u00eb e asaj kohe n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, edhe dasma jon\u00eb ishte nj\u00eb dasm\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, duke filluar nga vendi, krushqit e dasmor\u00ebt dhe m\u00ebnyra e organizimit\u2026<\/p>\n<p><strong>Kur dhe ku u b\u00eb dasma juaj?<\/strong><\/p>\n<p>-Martesa ime me Fotinin\u00eb u b\u00eb n\u00eb vitin 1979, kur un\u00eb isha n\u00eb vitin e\u00a0 tret\u00eb t\u00eb universitetit. Un\u00eb isha njeri i vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e t\u00eb af\u00ebrmit i kisha l\u00ebn\u00eb n\u00eb vendlindje, n\u00eb ish-Jugosllavi, isha ndar\u00eb me ta nga viti 1962\u2026 Gruan, Fotinin\u00eb, pasi mbaroi Institutin, e em\u00ebruan dhe nisi pun\u00eb si m\u00ebsuese n\u00eb Vin\u00e7an t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Edhe dasm\u00ebn e b\u00ebm\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb\u2026 Dasm\u00ebn e b\u00ebm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e njeriut t\u00eb nderuar, kosovarit Rifat Ku\u00e7i\u2026<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Rifat Ku\u00e7i?<\/strong><\/p>\n<p>-Rifat Ku\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur, \u00ebsht\u00eb nga Suhareka. Ai, p\u00ebr bindje dhe aktivitet patriotik, \u00ebsht\u00eb burgosur nga regjimi i Tito-Rankovi\u00e7it n\u00eb vitet 1952-1956 n\u00eb burgun fam\u00ebkeq n\u00eb Golitek. Ai ishte profesori i njohur i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Prizren. I p\u00ebrndjekur nga UDB-ja dhe regjimi vendas, n\u00eb vitin 1964 ai u detyrua t\u00eb ik\u00eb familjarisht dhe t\u00eb akomodohet familjarisht n\u00eb shtetin am\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Un\u00eb e njihja Rifatin q\u00eb m\u00eb par\u00eb, q\u00eb kur ishte n\u00eb Prizren\u2026 Thash\u00eb q\u00eb njeri tjet\u00ebr un\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kisha, e ai u b\u00eb njeriu im m\u00eb i af\u00ebrt. Pra, dasm\u00ebn e b\u00ebm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Refatit. Ishte nj\u00eb dasm\u00eb e thjesht\u00eb, tradicionale shqiptare, me k\u00ebng\u00eb, valle e dolli. Ai njeri zem\u00ebr mir\u00eb, m\u00eb trajtoi e m\u00eb martoi sikur t\u00eb m\u00eb kishte f\u00ebmij\u00ebn e tij. Nuk ja kam harruar dhe nuk do ja harrojm\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, un\u00eb, gruaja e f\u00ebmij\u00ebt atij burri\u2026 K\u00ebshtu, edhe pas martes\u00ebs, un\u00eb ndiqja m\u00ebsimet si student n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa gruaja, Fotini, vazhdonte pun\u00ebn si m\u00ebsuese n\u00eb Vin\u00e7an t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026. K\u00ebshtu, un\u00eb shkoja e vija n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, deri sa mbarova dhe studimet n\u00eb universitet\u2026<\/p>\n<p><strong>Ku ju em\u00ebruan pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>-M\u00eb em\u00ebruan n\u00eb rrethin e Matit, m\u00ebsues n\u00eb fshatin Fullqet. N\u00eb fakt, d\u00ebshir\u00eb kisha q\u00eb t\u00eb m\u00eb em\u00ebronin n\u00eb qytetin e Burrelit, por e dija se kjo do t\u00eb ishte vet\u00ebm d\u00ebshir\u00eb, pasi shpesh mendoja me vete se dhe kaq q\u00eb m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb, e kisha tep\u00ebr\u2026 Kjo, edhe pse kisha p\u00ebrfunduar studimet me rezultate t\u00eb mira\u2026 Un\u00eb kisha nj\u00eb dosje, dhe ajo do t\u00eb m\u00eb ndiqte pas ngado q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja\u2026\u00a0 M\u00eb kujtohet nj\u00eb detaj nga dit\u00ebt e para t\u00eb fillimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb Fullqet t\u00eb Burrelit, q\u00eb lidhet me Mehmet Cenin, nj\u00eb m\u00ebsues i njohur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb e q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsshef i Arsimit t\u00eb rrethit t\u00eb Burrelit. N\u00eb intimitet ai m\u00eb tha:\u201dKemi nevoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty n\u00eb qytet, por nuk mundem!\u201d. Dhe un\u00eb e mir\u00ebkuptova, e dija k\u00ebt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb pas, p\u00ebr rrethana q\u00eb ende nuk u m\u00ebsuan plot\u00ebsisht, ky njeri i mir\u00eb vrau veten\u2026 K\u00ebshtu, si m\u00ebsues e gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, un\u00eb dhash\u00eb m\u00ebsim 6 vjet n\u00eb fshatin Fullqet t\u00eb Matit\u2026 Pastaj, m\u00eb l\u00ebviz\u00ebn q\u00eb aty\u2026<\/p>\n<p><strong>Ku u d\u00ebrguan m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>-M\u00eb em\u00ebruan m\u00ebsues i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs l\u00ebnd\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb Klosit n\u00eb Burrel, q\u00eb ishte af\u00ebr rrug\u00ebs nacionale Tiran\u00eb-Peshkopi, e jo shum\u00eb larg nga qyteti i Burrelit\u2026 K\u00ebtu, n\u00eb Klos, q\u00ebndrova e jetova m\u00eb gjat\u00eb\u2026 K\u00ebshtu, nga 400\u00a0 libra q\u00eb kisha n\u00eb bibliotek\u00ebn time modeste, i b\u00ebra 12 mij\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb un\u00eb e ruaj si syt\u00eb e ballit dhe e shtoj at\u00eb vazhdimisht\u2026 Por theksoj k\u00ebtu, se nuk harroj njer\u00ebzit e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Klosit, q\u00eb ishin bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb mi t\u00eb gjith\u00eb gjendur\u2026 Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do flas m\u00eb posht\u00eb\u2026 K\u00ebtu n\u00eb Klos t\u00eb Burrelit, un\u00eb e bashk\u00ebshortja Fotinia, p\u00ebrjetuam g\u00ebzimet m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebto g\u00ebzime?<\/strong><\/p>\n<p>-Lindja e rritja e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. K\u00ebtu m\u00eb lind\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebrjashto Dardanin q\u00eb lindi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe kur un\u00eb fillova pun\u00eb n\u00eb Klos t\u00eb Matit, ai ishte tre muajsh. Sot, djali i madh, Dardani, punon dhe jeton n\u00eb Ne\u00eb-York t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebt Amerik\u00ebs. N\u00eb Klos t\u00eb Burrelit lindi vajza, Ujkina, sot inxhiniere nd\u00ebrtimi, drejtoresh\u00eb e nj\u00eb firme. Na lindi djali, Auloni, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb arkitekt, punon n\u00eb Tiran\u00eb. Po na lindi dhe djali tjet\u00ebr, Molosi, me profesion inxhinier q\u00eb sot punon me subjekte t\u00eb ndryshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u00ebn Durr\u00ebs. Nd\u00ebrsa vajza e fundit, \u00cbsht\u00eb Ditjona, q\u00eb lindi n\u00eb vitin 1981\u2026<\/p>\n<p><strong>Na b\u00ebn p\u00ebrshtypje se emrat e f\u00ebmij\u00ebve tuaj, kan\u00eb emra vendesh historik\u00eb, emra tradicional apo q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me ngjarje e data t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/strong><\/p>\n<p>-Po, sigurisht q\u00eb po. Kjo ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr shqiptyar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb trojet e tyre jasht\u00eb shtetit am\u00eb, apo p\u00ebr shkaqe ekonomike jan\u00eb n\u00eb emigracion n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ja p\u00ebr shembull Dardani, t\u00eb kujton Dardanin\u00eb\u2026 Ujkina, nj\u00eb trev\u00eb t\u00eb njohur shqiptare, Auloni e Molosi po ashtu. Nd\u00ebrsa vajza e ka emrin Dit\u00ebjona (Erdhi dita jon\u00eb) pasi ajo lindi n\u00eb vitin 1991, vit n\u00eb t\u00eb cilin n\u00eb Kosov\u00eb ndodh\u00ebn protestat e m\u00ebdha q\u00eb paralajm\u00ebronin lirin\u00eb e shqipatr\u00ebve nga regjimi shtyp\u00ebs serb\u2026<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kthehemi tek marr\u00ebdh\u00ebniet me bashk\u00ebqytetar\u00ebt tuaj n\u00eb Klos?<\/strong><\/p>\n<p>-P\u00ebrmenda m\u00eb lart se mes tyre g\u00ebzonim nj\u00eb respekt e admirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ishim pjes\u00eb e g\u00ebzimeve dhe hidh\u00ebrimeve t\u00eb tyre, sikund\u00ebr dhe ata pjes\u00eb e g\u00ebzimeve e hidh\u00ebrimeve tona. Nga q\u00eb ishim jabanxhinj, ata b\u00ebnin \u00e7mos q\u00eb t\u00eb na i leht\u00ebsonin hallet dhe problemet e jet\u00ebs. K\u00ebto lidhje i kemi mbajtur dhe m\u00eb von\u00eb e vazhdojm\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb edhe tani. Banor\u00ebt mua m\u00eb kan\u00eb shpallur \u2018Qytetar Nderi i Klosit\u2019, e kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mir\u00ebnjohjet q\u00eb un\u00eb atyre ua shp\u00ebrblej me mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme\u2026<\/p>\n<p><strong>Q\u00eb nga arratisja m\u00eb 1962 e n\u00eb vitet m\u00eb pas, kishit lidhje me familjen tuaj n\u00eb Jugosllavi?<\/strong><\/p>\n<p>-Asnj\u00eb kontakt fizik apo telefonik p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. Dihet si ishte ajo koh\u00eb. Kishim kontakte tep\u00ebr t\u00eb rralla, vet\u00ebm me letra. Dhe komunikimi me letra (shum\u00eb i rrall\u00eb, si\u00e7 ju thash\u00eb), nuk b\u00ebhej direkt por n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve tan\u00eb q\u00eb kishim n\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb. Babai shkruante letr\u00ebn p\u00ebr mua e ua d\u00ebrgonte njer\u00ebzve n\u00eb Stamboll, nd\u00ebrsa ata, ma nisnin mua nga Stambolli n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Po kontaktet e para fizike me familjar\u00ebt kur i keni pasur?<\/strong><\/p>\n<p>-Vet\u00ebm pas 18 vitesh munda t\u00eb takoj v\u00ebllan\u00eb. Kur u arratisa nga Jugosllavia, ai ishte vet\u00ebm 13 vjet. Pra, ishte burr\u00ebruar, shkolluar e martuar\u2026 N\u00eb vitin 1981, v\u00ebllai im, Pal\u00eb Dabaj, me nj\u00eb grup inxhinier\u00ebsh t\u00eb Obiliqit, vijn\u00eb p\u00ebr probleme pune n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 vinin at\u00ebher\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve q\u00eb kishin du shtetet, Shqip\u00ebria dhe Jugosllavia. Lajm\u00ebrohem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e m\u00eb japin lej\u00eb t\u00eb takohem. Shkoj e rri me \u2018t\u00eb dy dit n\u00eb Shkod\u00ebr. Thash\u00eb se e kisha l\u00ebn\u00eb 13 vje\u00e7 kur u arratisa n\u00eb Shqip\u00ebri, e ai tani ishte 31 vje\u00e7. Qam\u00eb sa nuk pushonim dot. Nuk e besoja se do ja arrinim k\u00ebsaj dite. E pyesja p\u00ebr baban\u00eb, n\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr shok\u00eb e miq, e bisedat tona nuk kishin t\u00eb mbaruar. Kujtoj se at\u00eb koh\u00eb, jo vet\u00ebm v\u00ebllai, por dhe shok\u00ebt q\u00eb ishin me t\u00eb e q\u00eb kishin mundur t\u00eb vinin n\u00eb shtetin am\u00eb, ishin tejet t\u00eb lumturuar. Shkonim ato dy net\u00eb n\u00eb ato koncerte e lokale ku k\u00ebndoheshin k\u00ebnd\u00eb shqip. Qante v\u00ebllai, qanin edhe shok\u00ebt kur k\u00ebng\u00ebtari i talentuar Sali Mani k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn e p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Enveri ishte idhull p\u00ebr kosovar\u00ebt at\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria identifikohej nga ne nj\u00eblloj si n\u00ebna biologjike\u2026<\/p>\n<p><strong>Ndonj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e shok\u00ebt e tij?<\/strong><\/p>\n<p>-Jan\u00eb t\u00eb shumta. Nuk mjaftonin or\u00ebt e dit\u00ebs, por nat\u00ebn e kalonim pothuaj t\u00eb pa gjum\u00eb. Vinin me radh\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn ku flija un\u00eb, e bisedonin e qanim\u2026 Mall p\u00ebr ndarjen e larg\u00ebt, por dhe dhimbje p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnduar n\u00eb Kosov\u00eb nga shtypja e shtetit serb\u2026 Dit\u00ebk e q\u00ebndrimit t\u00eb tyre kaluan shpejt, e erdhi ndarja\u2026 At\u00eb tani e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrshkruaj\u2026 Por ky \u00e7ast do t\u00eb vinte\u2026 Gjith\u00eb se si, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 18 vitesh, un\u00eb isha takuar me v\u00ebllan\u00eb, t\u00eb vetmin pjes\u00ebtar t\u00eb familjes q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb pas ikjes n\u00eb vitin 1962. Di\u00e7ka prek\u00ebse me v\u00ebllan\u00eb, para se ai t\u00eb largohej. U ndam\u00eb me nj\u00eb an\u00eb dhe m\u00eb afroi 13 mij\u00eb marka dhe m\u00eb tha: \u201cMbaji, t\u00eb duhen p\u00ebr hallet q\u00eb ke!\u201d I thash\u00eb se nuk m\u00eb duhen pasi isha mir\u00eb e atyre q\u00eb ishin shum\u00eb njer\u00ebz, k\u00ebto para u nevojiteshin\u2026 Por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb pranoje para k\u00ebshtu n\u00eb Shqip\u00ebri, pa deklaruar, pa e ditur shteti. V\u00ebllai k\u00ebmb\u00ebnguli. E kuptoi me sa duket, e shkoi aty n\u00eb sportel t\u00eb \u2018Turizmit\u2019, i ktheu markat n\u00eb lek\u00eb shqiptare e m\u2019i dha mua. I mora, pasi ishte e pamundur t\u2019i refuzoja\u2026 N\u00eb fakt, un\u00eb kisha marr\u00eb nja 30 mij\u00eb lek\u00eb borxh, e parat\u00eb q\u00eb m\u00eb dha v\u00ebllai, ma zgjidh\u00ebn k\u00ebt\u00eb problem\u2026<\/p>\n<p><strong>Po takimi i par\u00eb me n\u00ebn\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>-Eh. Pas shum\u00eb vitesh, pas rreth 8 vitesh\u2026 Po b\u00ebheshin 30 vjet q\u00eb nuk ishim par\u00eb. Bile, dhe kur erdha ilegalisht kufirit, p\u00ebr shkak t\u00eb konspiracionit t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb m\u00eb ishte ngarkuar, un\u00eb nuk u thash\u00eb asgj\u00eb. Vet\u00ebm pasi shok\u00ebt u bind\u00ebn se un\u00eb isha futur n\u00eb Shqip\u00ebri pa problem, di\u00e7ka i kishin th\u00ebn\u00eb babait, por i kishin th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb kthehesh pas 5-6 dit\u00ebsh. Por kishin kaluar rreth 30 vite, e un\u00eb s\u2019u ktheva dot n\u00eb vendlindje\u2026<\/p>\n<p><strong>Po n\u00ebna juaj, si mundi t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>-Histori m\u00eb vete dhe kjo. Mundi t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb ardhje me viz\u00eb si turiste. Sigurisht, ardhja e saj kishte t\u00eb b\u00ebnte me mua. Nuk m\u00eb kishte par\u00eb e nuk e kisha par\u00eb p\u00ebr tri dekada. Isha martuar, kisha lindur f\u00ebmij\u00ebt, ata ishin rritur, e n\u00ebna nuk i kishte par\u00eb. Erdhi n\u00ebna, e si i themi ne, \u2018ma gjeti sht\u00ebpin\u00eb\u2019 n\u00eb Klos t\u00eb Burrelit. Nuk jam n\u00eb gjendje q\u00eb ta p\u00ebrshkruaj tani takimin me t\u00eb\u2026 Nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrshkruaj p\u00ebrqafimin e n\u00ebn\u00ebs me f\u00ebmij\u00ebt e mi, me bashk\u00ebshorten\u2026 Por ardhja e n\u00ebn\u00ebs time, ishte fest\u00eb edhe p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi n\u00eb Klos t\u00eb Burrelit. \u00cbsht\u00eb pak ta them q\u00eb e prit\u00ebn si \u2018Ambasadore\u2019. Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i mungonin shum\u00eb gj\u00ebra, por fqinj\u00ebt, shok\u00ebt e shoqet u kujdes\u00ebn p\u00ebr gjith\u00e7ka, u kujdes\u00ebn q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mos mungonte vaji, sheqeri, kafeja, orizi, mishi\u2026. Si\u00e7 i themi ne, u kujdes\u00ebn q\u00eb t\u00eb kishte dhe \u2018qum\u00ebsht dall\u00ebndyshe\u2019, q\u00eb n\u00ebna t\u00eb ndjehej sa m\u00eb mir\u00eb\u2026.<\/p>\n<p><strong>Sa koh\u00eb q\u00ebndroi n\u00ebna n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>-Q\u00ebndroi tre muaj, aq sa e kishte dhe viz\u00ebn turistike. U \u00e7mall\u00ebm, por mungesa e afro 30 viteve, nuk mund t\u00eb kompensohej\u2026 Hynin e bisedonin me n\u00ebn\u00ebn njer\u00ebz pa pushim. Lotonte n\u00ebna kur d\u00ebgjonte t\u2019i thoshin fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mua, p\u00ebr familjen time. \u201cNuk e kam par\u00eb djalin p\u00ebr 30 vjet, e kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart tuaja t\u00eb sigurta n\u00ebna\u201d, u thoshte ajo mes lot\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pati ndonj\u00eb reagim nga n\u00ebna juaj p\u00ebr situat\u00ebn t\u00ebnde shoq\u00ebrore e ekonomike, p\u00ebr qytetin ku jetonit?<\/strong><\/p>\n<p>-Jo, jo. N\u00ebna ime fisnike, edhe pse i kuptonte ca gj\u00ebra q\u00eb asaj i dukeshin absurde(bie fjala kolektivizimi), nuk tha nj\u00eb fjal\u00eb\u2026 Nuk donte q\u00eb t\u00eb shtonte ndonj\u00eb breng\u00eb jet\u00ebs sime, q\u00eb dhe ashtu si\u00e7 kishte ardhur deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nuk i kishte t\u00eb pakta\u2026 Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm, n\u00ebna b\u00ebri nj\u00eb konstatim dhe m\u00eb tha di\u00e7ka\u2026<\/p>\n<p><strong>M\u00eb konkretisht?<\/strong><\/p>\n<p>-Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb n\u00ebna ishte tek un\u00eb, e sh\u00ebtit\u00ebm nga mund\u00ebm. Shpesh, pasditeve, e nxirrnim dhe n\u00eb periferi t\u00eb qytez\u00ebz ku banonim, ku ishin dhe ekonomit\u00eb bujq\u00ebsore, administratat dhe peisazhi i zakonsh\u00ebm i jet\u00ebs kolektive n\u00eb fshat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment kur u ndodh\u00ebm para nj\u00eb stalle lop\u00ebsh, n\u00ebna q\u00ebndroi pak, pasi di\u00e7ka i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje. Lop\u00ebt e kooperativ\u00ebs, ishin shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Asaj, duke i krahasuar me lop\u00ebt q\u00eb kishin fshatar\u00ebt andej(t\u00eb mbajtura mir\u00eb, t\u00eb sh\u00ebndosha), mu drejtua dhe m\u00eb tha: \u201cK\u00ebshtu i keni lop\u00ebt t\u00eb gjitha n\u00eb Shqip\u00ebri, more bir?!\u201d. \u201cPo\u201d, ja ktheva un\u00eb. \u201cAh more bir, nuk paskeni gj\u00eb k\u00ebshtu\u201d, vazhdoi ajo. Por mos harrojm\u00eb, se n\u00eb syt\u00eb e bashk\u00ebkombasve jasht\u00eb kufijve, Shqip\u00ebria ishte shteti am\u00eb, nuk shahej\u2026 Edhe po t\u00eb kishte di\u00e7ka q\u00eb stononte\u2026 \/dita\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekskluzive \/ 76-vje\u00e7ari Gjok\u00eb Dabaj nga Tivari n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen shqiptare Dita rr\u00ebfen edhe p\u00ebr shp\u00ebtimin nga d\u00ebnimi\u00a0 \u201cAgjitacion e propogand\u00eb\u201d, martesa me studenten nga P\u00ebrmeti, dasma e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe takimi pas 30 vitesh n\u00eb Klos t\u00eb Matit me n\u00ebn\u00ebn e tij q\u00eb kishte ardhur si turiste n\u00eb Shqip\u00ebri 76-vje\u00e7ari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-1647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1647"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1651,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1647\/revisions\/1651"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}