{"id":16437,"date":"2017-11-10T12:19:40","date_gmt":"2017-11-10T11:19:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16437"},"modified":"2017-11-10T12:20:31","modified_gmt":"2017-11-10T11:20:31","slug":"shtepia-e-bardhe-shpalli-diten-kombetare-te-viktimave-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16437","title":{"rendered":"SHT\u00cbPIA E BARDH\u00cb SHPALLI DIT\u00cbN KOMB\u00cbTARE T\u00cb VIKTIMAVE T\u00cb KOMUNIZMIT"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_16438\" aria-describedby=\"caption-attachment-16438\" style=\"width: 430px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/memoriali-vashington-viktimat-e-komnizmit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-16438 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/memoriali-vashington-viktimat-e-komnizmit.jpg\" alt=\"\" width=\"430\" height=\"569\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/memoriali-vashington-viktimat-e-komnizmit.jpg 284w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/memoriali-vashington-viktimat-e-komnizmit-227x300.jpg 227w\" sizes=\"auto, (max-width: 430px) 100vw, 430px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-16438\" class=\"wp-caption-text\">Memoriali n\u00eb kryeqytetin amerikan Washington DC, n\u00eb kujtim t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit bot\u00ebror, mban mbishkrimin me fjal\u00ebt kushtuar, \u201cM\u00eb shum\u00eb se 100-milion viktimave t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan lirin\u00eb\u201d dhe nbishkrimin tjet\u00ebr kushtuar, \u201cLiris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombeve dhe popujve t\u00eb rob\u00ebruar\u201d.<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka shpallur 7 N\u00ebntorin &#8212; 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik Rus m\u00eb 1917 \u2013 si Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, n\u00eb kujtim t\u00eb 100-milion personave t\u00eb vrar\u00eb shekullin e kaluar nga regjimet komuniste, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte 100-vjet m\u00eb par\u00eb q\u00eb nj\u00eb grup i vog\u00ebl rojesh t\u00eb kuqe n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Vladimir Leninit mor\u00ebn n\u00ebn kontroll Pallatin Dim\u00ebror n\u00eb Petrograd t\u00eb Rusis\u00eb, duke themeluar k\u00ebshtu regjimin e par\u00eb komunist n\u00eb bot\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb ideologji q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e masakrimit, prej pothuaj nj\u00eb shekulli, t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100-milion viktimave t\u00eb regjimeve shtyp\u00ebse t\u00eb bazuar n\u00eb ideologjin\u00eb komuniste, e t\u00eb cilat kryen disa prej krimeve m\u00eb t\u00eb tmershme q\u00eb ka njohur historia e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb artikull mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje kam sh\u00ebnuar muajin e kaluar se me<\/p>\n<p>rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, Fondacioni Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, me 7-9 t\u00eb k\u00ebtij muaji organizoi n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, ceremoni p\u00ebrkujtimore dhe konferenca akademike, ku mor\u00ebn pjes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe nj\u00eb num\u00ebr ekspert\u00ebsh dhe historian\u00ebsh t\u00eb dalluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, t\u00eb ardhur nga Evropa dhe nga Amerika.\u00a0\u00a0 N\u00eb njoftimin p\u00ebr zhvillimin e punimeve me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik, Fondacioni n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cDo t\u00eb mblidhemi p\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin e m\u00eb shum\u00eb se 100-milion\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe p\u00ebr t\u00eb festuar lirin\u00eb atje ku ka triumfuar tanim\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet tona, p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga komunizmi.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebtij kujtimi treditor n\u00eb Washington, t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, iu bashkua edhe Administrata e Presidentit Trump me nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb l\u00ebshoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb admnistrat\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr medien, Zyra e Shtypit e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb duke deklaruar se, \u201cSot, \u00ebsht\u00eb Dita Komb\u00ebtare e Viktimave t\u00eb Komunizmit, dit\u00eb e cila sh\u00ebnon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik n\u00eb Rusi.\u00a0 Revolucioni Bolshevik themeloi Bashkimin Sovjetik dhe sh\u00ebnoi fillimin e disa dekadave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb komunizmit shtyp\u00ebs, nj\u00eb ideologjie politike, e papajtueshme me lirin\u00eb, begatin\u00eb dhe dinjitetin e jet\u00ebs njer\u00ebzore\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u njoftua shpallja e 7 N\u00ebntorit si Dita Komb\u00ebtare e Viktimave t\u00eb Komunizmit, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar\u201d, thuhet m\u00ebtej n\u00eb deklarat\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, \u201cRegjimet totalitare komuniste an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100-milion veta dhe kan\u00eb shfryt\u00ebzuar, dhunuar dhe shkaktuar d\u00ebme t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme p\u00ebr miliona t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 K\u00ebto l\u00ebvizje, n\u00ebn pretendimin se ishin l\u00ebvizje \u00e7lirimtare, kan\u00eb shkelur, sistematikisht, t\u00eb drejtat e njer\u00ebz\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm dh\u00ebn\u00eb atyre nga Per\u00ebndia, si\u00e7 jan\u00eb liria e fes\u00eb, liria e asociimit dhe nj\u00eb num\u00ebr lirish\u00eb t\u00eb tjera baz\u00eb t\u00eb njeriut q\u00eb ne i konsiderojm\u00eb si t\u00eb sh\u00ebnjta.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb kujtohen\u00a0 viktimat e komunizmit si dhe ata q\u00eb trim\u00ebrisht dhe me kurajo kan\u00eb p\u00ebrhapur fjal\u00ebn e lir\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke theksuar se, \u201cSot ne kujtojm\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb vdekur si dhe ata q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb n\u00ebn komuniz\u00ebm.\u00a0\u00a0 N\u00eb kujtim t\u00eb tyre dhe n\u00eb nder t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb luftuar trim\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur lirin\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, Kombi yn\u00eb rithekson angazhimin e patundur p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb ndezur drit\u00ebn dhe flak\u00ebn e liris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb dhe shpresojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon deklarata me t\u00eb cil\u00ebn Sht\u00ebpia Bardh\u00eb njoftoi shpalljen e 7 N\u00ebntorit si Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fondacioni Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, q\u00eb p\u00ebr tre dit\u00eb me radh\u00eb mbajti ceremoni dhe konefernca akademike p\u00ebrkujtimore n\u00eb Washington me pjes\u00ebmarr\u00ebs nga mbar\u00eb bota, &#8211;p\u00ebrfshir\u00eb edhe Gentiana Sula, Drejtoresh\u00eb e Autoritetit t\u00eb Informimit mbi Dosjet e Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe Simon Mirakaj, an\u00ebtar i k\u00ebtij institucioni, ardhur nga Shqip\u00ebria \u2013 duke\u00a0 reaguar ndalj njoftimit t\u00eb administrat\u00ebs Trump,tha se n\u00eb Shtetet e Bashkuara nuk kishte, deri tani, nj\u00eb dit\u00eb kushtuar kujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Si rrjedhim, Marion Smith Drejtori Ekzekutiv i k\u00ebtij Fondacioni, nj\u00eb ent i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dedikuar kujtimit t\u00eb atyre q\u00eb vdiq\u00ebn dhe vuajt\u00ebn n\u00ebn regjimet komuniste, si dhe atyre q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn regjime komuniste, e priti mir\u00eb deklarat\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb q\u00eb caktoi 7 N\u00ebntorin si Dit\u00ebn Komb\u00ebtare N\u00eb Amerik\u00eb,t\u00eb Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb bot\u00eb. \u00a0\u00a0N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr medien, Fondacioni n\u00eb fjal\u00eb u shpreh se, \u201cAmerika nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb till\u00eb dedikuar viktimave t\u00eb komunizmit.\u00a0\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye,nuk mund t\u00eb kishte nj\u00eb dat\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme se k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb njoftuar k\u00ebt\u00eb vendim \u2013 me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik.\u201d\u00a0 Presidenti i Fondacionit Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit shfaqi gjithashtu solidaritetin e tij me, \u201ct\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb n\u00ebn komuniz\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb e b\u00ebri deklarat\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn shpalli Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit nj\u00eb dit\u00eb para se Presidenti Trump t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb vizit\u00ebn e tij 12-dit\u00ebshe n\u00eb Azi, p\u00ebrfshir\u00eb Kin\u00ebn komuniste.\u00a0 Kur u pyet n\u00ebse deklarata e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik dhe p\u00ebr d\u00ebnimin e komunizmit mund t\u00eb shkaktonte ndonj\u00eb problem n\u00eb takimin e Presidentit Trump me udh\u00ebheqsin kinez Xi, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb i tha revist\u00ebs s\u00eb njohur\u00a0 amerikane Njusvik\u00eb, se deklarata mbi viktimat e komunizmit u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur, \u201cp\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje angazhimin ton\u00eb ndaj liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dy tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kur kisha shkruar nj\u00eb artikull mbi 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, nuk e dija se Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb do t\u00eb shpallte 7 N\u00ebntorin si Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, por po e p\u00ebrs\u00ebris pretendimin tim se edhe Shqip\u00ebria dhe Kosova, por edhe shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor &#8212; si komb &#8212; kan\u00eb vuajtur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Evrop\u00eb nga komunizmi sllavo-aziatik.\u00a0\u00a0 Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli \u00e7\u2019prej shembjes s\u00eb komunizmit, t\u00eb pak\u00ebn de jure n\u00eb mos de facto, udh\u00ebheqsit e k\u00ebtij kombi <em>e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn, aq sa b\u00ebri Washingtoni zyrtar, q\u00eb nuk ka vuajtur kurr\u00eb nga komunizmi, t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, gatishm\u00ebrin\u00eb dhe seriozitetin e tyre moral, si p\u00ebrfaqsues t\u00eb k\u00ebtij kombi sot dhe t\u2019i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur kujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit dhe si rrjedhim edhe pajtimit komb\u00ebtar, duke ven\u00eb n\u00eb vend drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr viktimat e atij regjimi &#8212; t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe Qendrore. \u00a0Ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb obligim solemn mbar\u00eb komb\u00ebtar shqiptar, nj\u00eb angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtet\u00ebrore, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebqoftse kombi shqiptar d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara, krah p\u00ebr krah, me kombet q\u00eb kan\u00eb vuajtur nga ai regjim. \u00a0\u00a0Caktimi i nj\u00eb Dite Mbar\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, nuk kushton asnj\u00eb lek, por k\u00ebrkon kurajo morale, vendosm\u00ebri dhe vullnet serioz p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e shum\u00ebta t\u00eb komunizmit, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, duke u p\u00ebrballur gjithashtu edhe me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zbardhur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb krimet dhe viktimat q\u00eb e p\u00ebsuan edhe me jet\u00eb nga ai regjim i imponuar sllavo-aziatik. <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Nga Frank Shkreli Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka shpallur 7 N\u00ebntorin &#8212; 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik Rus m\u00eb 1917 \u2013 si Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, n\u00eb kujtim t\u00eb 100-milion personave t\u00eb vrar\u00eb shekullin e kaluar nga regjimet komuniste, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. &nbsp; Ishte 100-vjet m\u00eb par\u00eb q\u00eb nj\u00eb grup i vog\u00ebl [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16438,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,1375,1374],"class_list":["post-16437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-vashington","tag-viktimat-e-k"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16439,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16437\/revisions\/16439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}