{"id":16376,"date":"2017-11-04T14:29:58","date_gmt":"2017-11-04T13:29:58","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16376"},"modified":"2017-11-04T14:31:22","modified_gmt":"2017-11-04T13:31:22","slug":"prirjet-lokaliste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16376","title":{"rendered":"PRIRJET  LOKALISTE!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13730 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" width=\"514\" height=\"506\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 514px) 100vw, 514px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan Qani\u00a0 Osmani<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vargonin e pashk\u00ebputsh\u00ebm t\u00eb mendimeve dhe veprimeve tona q\u00eb bartin premisa negative, ekziston edhe nj\u00eb prirje jon\u00eb, e cila duket se dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr duksh\u00ebm po fuqizohet me gjith\u00eb fatalitetin d\u00ebmprur\u00ebs t\u00eb saj. Prirjet, q\u00ebndrimet dhe ndjenjat lokaliste t\u00eb nj\u00eb njeriu apo grup njer\u00ebzish t\u00eb caktuar, jan\u00eb reflektimet e nj\u00eb shpirtngusht\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb priveligjuar nj\u00eb hapsir\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb rajonale e farefisnore t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb caktuar. K\u00ebto prirje, mjerisht po e p\u00ebrcjellin njeriun e dit\u00ebve tona thuaje n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe politike. Kjo mar\u00ebzi duket sheshit, ku afrimet dhe rekrutimet likaliste jan\u00eb v\u00ebrsulur sikur atavizma t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gati n\u00eb secil\u00ebn veprimtari publike.<\/p>\n<p>M\u00ebsojm se termi lokaliz\u00ebm vjen nga gjuha latine dhe do t\u00eb thot\u00eb: Vend. N\u00eb kuptimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm lokalizmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi n\u00eb nivel lokal, n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb apo rreth t\u00eb caktuar. Nd\u00ebrsa, n\u00eb kuptimin socio-gjeografik termin lokaliz\u00ebm e p\u00ebrdorim n\u00eb kontekst p\u00ebr t\u2019iu referuar nj\u00ebsis\u00eb territoriale m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrball\u00eb rangut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Veprimet lokaliste jan\u00eb q\u00ebndrimet e ngushta t\u00eb prezentuara n\u00eb nivel t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare, kulturore, arsimore e politike.<\/p>\n<p>Prirjet lokaliste p\u00ebr t\u2019u mbyllur vet\u00ebm brenda rrethit t\u00eb krahin\u00ebs apo rajonit, prej nga ndodhet edhe vendlindja jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e dukshme e veseve dhe ceneve tona. Kultura jon\u00eb komb\u00ebtare ende nuk ka arritur t\u00eb lirohet nga feudet e vockla t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb jet\u00ebs n\u00ebp\u00ebr rrethe, klane e farefisni. Si duket ende nuk po mundemi t\u00eb lirohemi nga getoja e rrethit, trup\u00ebzimi nga idet\u00eb dhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt. Sikur nuk po mundemi e nuk po duam t\u00eb p\u00ebrkrahim para se gjithash kriterin e t\u00eb merrituarit para atij fisnor e gjeografik.<\/p>\n<p>Lokalizmi \u00ebsht\u00eb mjerim yn\u00eb provincial, nga i cili ende nuk po mundena t\u00eb lirohemi, \u00ebsht\u00eb ndarja m\u00eb banale dhe m\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb mund t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb vetvetes. Krijimi i psikozave t\u00eb tilla fataliste, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb mbartura nga kryene\u00e7\u00ebsia jon\u00eb se pun\u00ebt madhore n\u00eb shoq\u00ebri duhet t\u2019i qeverisim me rrethin dhe fisin, jan\u00eb dukuri q\u00eb cenojn\u00eb dhe margjinalizojn\u00eb synimet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prirje lokaliste dhe vet\u00eb ndarje t\u00eb tilla sot kemi thuajse se n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe politike. Kemi edhe n\u00ebp\u00ebr fushat tona sportive, ku sjelljet jokorrekte shpesh nxiten nga sindrome t\u00eb tilla. Po ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb politike jo radh\u00eb ndodh q\u00eb nj\u00eb njeri, i cili \u00ebsht\u00eb shquar si kuad\u00ebr brilant ose profesionist i nj\u00eb l\u00ebmie ta menjanojm\u00eb nga udh\u00ebheqja e ngusht\u00eb apo e gj\u00ebr\u00eb me t\u00eb vetmen arsye se ai nuk i takon klanit t\u00eb fuqish\u00ebm, k\u00ebshtu si i till\u00eb kuptohet se prish estetik\u00ebn e klanit lokalist q\u00eb ne dijm\u00eb ta ngrisim aq bukur n\u00eb zenit.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr k\u00ebto d\u00eblire t\u00eb ng\u00ebrthyera me kontradikta t\u00eb zbehta e tej mase anomalie, psikologjia jon\u00eb e ndarjeve v\u00ebrshon pam\u00ebshirsh\u00ebm edhe mbi kauz\u00ebn komb\u00ebtare. Mendjet e cunguara shpesh din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe ndarje lokaliste t\u00eb festave, t\u00eb heronjve, d\u00ebshmor\u00ebve dhe atyre q\u00eb u flijuan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nj\u00eb gj\u00eb nuk duhet ngat\u00ebruar se d\u00ebshmor\u00ebt e kombit nuk u flijuan p\u00ebr rajone, lokalitete e mbrojtje t\u00eb m\u00ebhallave t\u00eb tyre. Madh\u00ebshtia dhe vepra e tyre shk\u00eblqen nj\u00ebtrajtsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb atdheut. Heroizmat dhe veprat e tyre lapidare nuk i takojn\u00eb vet\u00ebm familjes, fisit apo lokalitetit t\u00eb tij, por i gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe kombit.<\/p>\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk q\u00ebndrojn\u00eb mbrapa k\u00ebsaj dukurie negative dhe baltosje. Po k\u00ebshtu edhe ata kan\u00eb thelluar ndarjet e refuzimet nga katalogu i pro\u00e7kave lokaliste. Interesat e ngushta t\u00eb veshura me imitime politike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb unifikimi t\u00eb dom\u00ebsdosh\u00ebm t\u00eb kemi grupime politike lokaliste, nepotike, demagogjike, fetare e v\u00eblla-refuzuese deri n\u00eb skajshm\u00ebri dhe fatkeq\u00ebsi t\u00eb cop\u00ebtimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar. M\u00ebtimi i disa pseudo intelektual\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb kauz\u00eb multi-kulturore e universale bart me vete nj\u00eb konformiz\u00ebm t\u00eb mjeruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebto profilizime t\u00eb ngushta dhe lokaliste kan\u00eb gjeneruar ndarje dhe kriza t\u00eb nj\u00eb sistemi politik t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb korrupsion, n\u00eb ndarje sociale, intelektuale e politike. Si pasoj e gjith\u00eb k\u00ebsaj sot kemi ndarje t\u00eb shum\u00ebanshme. Manifestime t\u00eb shfaqjeve lokaliste me p\u00ebrplot deficite morale. Kemi p\u00ebrzgjedhje, em\u00ebrime, pun\u00ebsime e promovime t\u00eb bazuara kryesisht n\u00eb interesin personal, familjar e \u00a0rajonal. Kemi mjerimin ton\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosur nga i cili nuk po mundemi t\u00eb lirohemi, madje ai si nj\u00eb karikatur\u00eb vampiri i koh\u00ebve t\u00eb kaluara po shfaqet n\u00eb vet\u00ebdijon ton\u00eb lokaliste.<\/p>\n<p>Shikuar historikisht askush m\u00eb tep\u00ebr se ne shqiptar\u00ebt nuk ka bartur mbi supe politikat e ndarjeve, cop\u00ebtimeve dhe padrejt\u00ebsive historike, q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe ende nuk pushojn\u00eb t\u00eb na b\u00ebhen. Armiqt\u00eb tan\u00eb ende ndjellin kobe me sloganet Lindje-Perendim, Veri-Jug. E mesme, e madhe e vog\u00ebl, qytetare-fshatare, krishtere, muslimane&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebto ndarje e cop\u00ebzime duhet q\u00eb ti vet\u00ebdisojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb sot t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar si kur\u00eb m\u00eb par\u00eb. Hap\u00ebsira jon\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb glob, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb sy ta shohin e shpirt\u00eb ta ndjejn\u00eb. Vend\u00eblindjet tona t\u00eb secilit nga ne jan\u00eb gjymtyr\u00ebt e k\u00ebsaj hap\u00ebsire. Jan\u00eb heroizmi, dhembja dhe himnizimi i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndarjet e tilla q\u00eb sot po i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb forma, m\u00ebnyra, mendime e ndjenja t\u00eb ndryshme jan\u00eb vet\u00ebdija jon\u00eb e ul\u00ebt lokaliste dhe jo gatishm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr ta ndjer\u00eb bashkimin shpirt\u00ebror e madje edhe at\u00eb komb\u00ebtar. Duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nj\u00ebher e p\u00ebrgjithmon nga ndjenjat se rajoni im, vendlindja apo m\u00ebhalla ime \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shquar p\u00ebr trim\u00ebri, men\u00e7uri, atdhetariz\u00ebm, prirje p\u00ebr udh\u00ebheqje e madje edhe deri tek ajo se nahija jon\u00eb ka sportist m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon t\u00eb \u00e7lirohen nga mentaliteti lokalist i dominimeve dhe ep\u00ebrsive mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Marrja me imt\u00ebsira t\u00eb tilla t\u00eb d\u00ebmshme ngushton horizontet tona p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb larg se nahija apo kazaja ku jetojm\u00eb. Andaj nuk e shikojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin me sy v\u00ebllaz\u00ebror, shfrenohemi n\u00eb urrejtje v\u00ebllaz\u00ebrore e lokaliste, si\u00e7 po na ndodh n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb raste qofshin ato sportive, kulturore, politike apo edhe fare njer\u00ebzore. Njeriu lokalist ka vizion t\u00eb cunguar p\u00ebr ta par\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare si nj\u00ebsh. Ai d\u00ebshiron vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij q\u00eb rrethohet gjeografisht t\u00eb filloj\u00eb e t\u00eb mbaroj gjith\u00e7ka. Njeriu me ndjenja lokaliste mendon se rrethi i tij\u00eb \u00ebsht\u00eb qendra q\u00eb duhet t\u00eb sillen t\u00eb gjitha ngjarjet, heroizmat dhe t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Qani\u00a0 Osmani &nbsp; N\u00eb vargonin e pashk\u00ebputsh\u00ebm t\u00eb mendimeve dhe veprimeve tona q\u00eb bartin premisa negative, ekziston edhe nj\u00eb prirje jon\u00eb, e cila duket se dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr duksh\u00ebm po fuqizohet me gjith\u00eb fatalitetin d\u00ebmprur\u00ebs t\u00eb saj. Prirjet, q\u00ebndrimet dhe ndjenjat lokaliste t\u00eb nj\u00eb njeriu apo grup njer\u00ebzish t\u00eb caktuar, jan\u00eb reflektimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1364,122],"class_list":["post-16376","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-prirjet-lokaliste","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16376"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16376\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16378,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16376\/revisions\/16378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}