{"id":16355,"date":"2017-11-03T14:57:28","date_gmt":"2017-11-03T13:57:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16355"},"modified":"2017-11-03T14:57:28","modified_gmt":"2017-11-03T13:57:28","slug":"nobelistja-gjermane-ua-thote-troc-serbeve-ne-beograd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16355","title":{"rendered":"NOBELISTJA GJERMANE UA THOT\u00cb TRO\u00c7 SERB\u00cbVE N\u00cb BEOGRAD"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_16356\" aria-describedby=\"caption-attachment-16356\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Nobelistja-gjermane-Herta-Mueller.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-16356 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Nobelistja-gjermane-Herta-Mueller.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"365\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Nobelistja-gjermane-Herta-Mueller.jpg 490w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Nobelistja-gjermane-Herta-Mueller-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 545px) 100vw, 545px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-16356\" class=\"wp-caption-text\">Nobelistja gjermane Herta Mueller<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb tetorit, kam shkruar nj\u00eb artikull modest, nd\u00ebrsa shpreha disa mendime ndaj mos reagimit zyrtar evropian, me at\u00eb rast, p\u00ebr deklaratat lavd\u00ebruese t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ish-gjeneralin serb Vladimir Lazarevi\u00e7, ish-kriminelin e luft\u00ebs, i d\u00ebnuar nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb. Duket se l\u00ebvdatat e Ministrit serb t\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr kriminelin Lazarevi\u00e7 jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tetorit, paskan qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njoftim paraprak p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur opinionin e mbrendsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr em\u00ebrimin e t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr krime lufte, ish-gjeneralit Lazarevi\u00e7, n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, ndaj k\u00ebtij em\u00ebrimi n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb Ushtarake Serbe t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte, reagoi edhe Brukseli zyrtar nep\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebnses s\u00eb Komisionit Evropian, Maja Kocijan\u00e7i\u00e7. Megjithse i mir\u00ebpritur, reagimi zyrtar evropian, duke kritikuar em\u00ebrimin e ish-krminelit serb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb post, ishte i vonuar dhe tep\u00ebr i but\u00eb. Ky em\u00ebrim tregon se serb\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb penduar p\u00ebr krimet e tyre n\u00eb Kosov\u00eb dhe gjetk\u00eb, por ata as nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga nacionalizmi i eg\u00ebr i personave si ish-gjenreali Lazarevi\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb emr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nacionalizimi prapambetur, kan\u00eb kryer krimet m\u00eb t\u00eb tmershme kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Evrop\u00eb, \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, fatbardh\u00ebsisht, at\u00eb q\u00eb nuk pranojn\u00eb serrb\u00ebt dhe q\u00eb nuk ia tha Serbis\u00eb Brukseli zyrtar, me k\u00ebt\u00eb rast as edhe m\u00eb par\u00eb &#8212; p\u00ebr rolin e Serbis\u00eb n\u00eb krimet serbe kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje-Hervegovin\u00eb &#8212; ua tha tro\u00e7, n\u00eb surrat serb\u00ebve, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, aty mu n\u00eb mes t\u00eb Beogradit, fituesja e \u00c7mimit Nobel n\u00eb let\u00ebrsi, shkrimtarja gjermane , me origjin\u00eb nga Rumania, Herta Mueller. Mediat serbe dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare njoftuan se, nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, nobelistja Mueller ishte ftuar t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb librave n\u00eb kryeqytetin serb, ku shfaqi mendimet e saja mbi luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi dhe mbi rolin e Serbis\u00eb si shkaktare e atyre luft\u00ebrave.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb median serbe dhe t\u00eb huaj, sidomos asaj gjermane, fituesja e \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi, Herta Mueller, shkaktoi kritika t\u00eb ashp\u00ebra ndaj saj nga t\u00eb pranishmit n\u00eb sall\u00eb dhe nga media e Beogradit. N\u00eb fjalimin e saj, n\u00eb Ekspozit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Librit n\u00eb kryeqytetin serb, shkrimtarja Mueller citohet tu ket\u00eb th\u00ebn\u00eb sy p\u00ebr sy dhe drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb serb\u00ebve se s\u00eb bashku me Kish\u00ebn Oretodokse serbe, ata si popull, mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kolektive p\u00ebr luft\u00ebrat i viteve 1990-ave n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo irritoi edhe m\u00eb shum\u00eb serb\u00ebt n\u00eb audienc\u00eb dhe jasht\u00eb takimit me deklarat\u00ebn e saj me t\u00eb cil\u00ebn justifikoi sulmet ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr objektivave t\u00eb Serbis\u00eb, pranver\u00ebn e vitit 1999, p\u00ebr t\u00eb parandaluar shp\u00ebrnguljen me dhun\u00eb dhe masakrat e ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb civile t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cN\u00ebqoftse nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shkaktar i kat\u00ebr luft\u00ebrave n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prej n\u00ebnt\u00eb vitesh\u201d, ka shkruar m\u00eb heret shkrimtarja gjermane, \u201cduke sh\u00ebnd\u00ebrruar qytetet n\u00eb varreza, fjal\u00ebt nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar masakra t\u00eb tilla\u201d. Se nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb ishte e justifikuar, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo. Shkrimtarja gjermane tha n\u00eb Beograd se nuk ka ndryshuar qendrim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Herta Mueller citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se,me luft\u00ebrat e saja n\u00eb ish-Jugosllavi, \u201cSerbia i ka shkaktuar vetes shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqia dhe se si pasoj\u00eb, qytetar\u00ebt e saj duhet t\u00eb jetojn\u00eb me k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta\u201d, p\u00ebr faktin se serb\u00ebt i kan\u00eb shkaktuar vuajtje dhe mundime, vetes dhe t\u00eb tjer\u00ebve, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb kryeqytetin serb nobelistja gjermane Mueller. \u201dShum\u00eb t\u00eb k\u00ebqia kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb nacionalizmi t\u00eb tmerrsh\u00ebm\u201d dhe primitiv dhe se ka ardhur koha dhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb populli serb t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ka n\u00ebnvijuar ajo n\u00eb Ekspozit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Librit n\u00eb Beograd, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse tani ajo jeton n\u00eb Gjermani, Herta Mueller ka lindur dhe ka p\u00ebrjetuar p\u00ebrvoja t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb Romanin\u00eb komuniste t\u00eb \u00c7ausheskut, ajo u shpreh duke krahasuar gj\u00ebndjen e n\u00eb Rumani n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me gj\u00ebndjen n\u00eb Serbi n\u00ebn regjimin e Milloshevi\u00e7it se \u201cDo t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb e lumtur po t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb NAT0-ja n\u00eb Rumani\u201d, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar regjimin e \u00c7ausheskut, por nuk ndodhi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb\u201d, tha ajo. Prandaj, si rrjedhim, \u201cRumun\u00ebt u detyruan t\u00eb luftonin nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb regjimit komunist t\u00eb diktatorit Nicolae \u00c7ausheskut.\u201d<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje legjitime e konflikteve politike, nobelistja Mueller u p\u00ebrgjegj se, \u201cFjal\u00ebt shkaktojn\u00eb konflikte. Nuk jam pacifiste. Por besoj se disa situata mund t\u00eb zgjidhen me marrjen e disa masave t\u00eb ve\u00e7anta. N\u00eb luft\u00eb, nj\u00ebra pal\u00eb duhet t\u00eb mund pal\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebshtuq\u00eb mendoj se nd\u00ebrhyrja ushtarake \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qendrim dhe zgjidhje njer\u00ebzore dhe morale\u201d, n\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb nevojshme, duke shtuar gjithashtu se njerz\u00ebve q\u00eb sulmohen u duhet shkuar n\u00eb ndihm\u00eb, sidomos n\u00ebqoftse ata nuk mund t\u00eb mbrojn\u00eb vetveten.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb v\u00ebrteta mbi t\u00eb kaluar\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb tyre, sidomos nga t\u00eb huajt. Prandaj, fjal\u00ebt e Z-nj\u00ebs Mueller shkaktuan kritika t\u00eb ashp\u00ebra nga t\u00eb pranishmit, madje disa edhe u larguan n\u00eb protets\u00eb nga salla ku po mbahej Ekspozita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e librit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mediat serbe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i cil\u00ebsuan deklaratat e nobelistes gjermane n\u00eb Beograd si skandaloze. Por gazeta e njohur konservatore gjermane, Die Welt duke komentuar deklaratat e Nobelistes gjermane Mueller n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, u shpreh se serb\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebrballur kurr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre dhe me krimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kryeartikulli i gazet\u00ebs prestigjoze gjermane Die Welt, i titulluar \u201cAskush nuk flet p\u00ebr krimet\u201d, akuzon nacionalist\u00ebt serb\u00eb se heshtja ndaj krimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebn pyetjen se si nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb i Beogradit zyrtar sot mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me drejtimin e ri pro-evropian t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Beogradit. Ironia e historis\u00eb, theksohet n\u00eb artikullin e gazet\u00ebs gjermane Die Welt, \u00ebsht\u00eb se propagandist\u00ebt e Millosheviqit n\u00eb Beograd, p\u00ebrfshir\u00eb edhe presidentin aktual, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, kishin deklaruar dikur se (me luf\u00ebtrat e saja gjat\u00eb 1990-ave) Serbia po mbronte Evrop\u00ebn e krishter\u00eb nga mysliman\u00ebt, por sot n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit nd\u00ebrtohet nj\u00eb projekt i madh urban, me ndihm\u00ebn e Abu Dabit.<\/p>\n<p>Nobelistja gjermane Herta Mueller ka t\u00eb drejt\u00eb dhe duhet t\u00eb duatrokitet p\u00ebr kurajon e saj prej nj\u00eb intelektuali evropian se mos p\u00ebrballimi i Serbis\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb tmershme dhe me krimet e luft\u00ebrave t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb territore t\u00eb tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz n\u00eb \u00e7erek shekullin e par\u00eb t\u00eb shekullit 21, jo vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb popullin serb, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb rajonin. P\u00ebr derisa mos t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballim t\u00eb till\u00eb t\u00eb popullit serb me at\u00eb histori t\u00eb tmershme dhe p\u00ebr derisa Serbia nuk k\u00ebrkon falje p\u00ebr krimet e b\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend paqa dhe pajtimi midis popujve t\u00eb Ballkanit. Pa pendes\u00eb dhe pa k\u00ebrkim faljeje nga Serbia p\u00ebr krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb paq\u00eb as siguri n\u00eb rajonin e Balkanit Per\u00ebndimor, e ndoshta as n\u00eb Evrop\u00eb. \u00cbsht\u00eb vler\u00eb evropiane t\u00eb k\u00ebrkohet falje p\u00ebr krimet e b\u00ebra dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballim serioz me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sado e hidhur t\u00eb jet\u00eb ajo. Shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb vet Gjermania. Nobelistja gjermane nuk tha asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb se kaq. Ragimet serbe n\u00eb sall\u00eb dhe jasht\u00eb saj kund\u00ebr fjal\u00ebve t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb shkrimaters gjermane Herta Mueller nuk jan\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebnse p\u00ebr Serbin\u00eb as p\u00ebr vendet fqinje t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn dhe as p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon. T\u00eb k\u00ebrkuarit falje p\u00ebr krimet dhe p\u00ebrballimi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, thon\u00eb disa, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces transformimi q\u00eb merr koh\u00eb, por mendoj se si i till\u00eb, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak urgjent, sidomos n\u00eb rastin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb fillim t\u00eb tetorit, kam shkruar nj\u00eb artikull modest, nd\u00ebrsa shpreha disa mendime ndaj mos reagimit zyrtar evropian, me at\u00eb rast, p\u00ebr deklaratat lavd\u00ebruese t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ish-gjeneralin serb Vladimir Lazarevi\u00e7, ish-kriminelin e luft\u00ebs, i d\u00ebnuar nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb. Duket [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16356,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[1352,1351],"class_list":["post-16355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-herta-mueller","tag-nobelistja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16355"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16355\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16357,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16355\/revisions\/16357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}