{"id":16320,"date":"2017-10-31T18:42:49","date_gmt":"2017-10-31T17:42:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16320"},"modified":"2017-10-31T18:42:49","modified_gmt":"2017-10-31T17:42:49","slug":"festivali-folklorik-mbare-kombetar-ne-nju-jork-shenon-fillimin-e-vitit-kushtuar-gjergj-kastriotit-skenderbeut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16320","title":{"rendered":"FESTIVALI FOLKLORIK MBAR\u00cb KOMB\u00cbTAR N\u00cb NJU JORK  SH\u00cbNON FILLIMIN E VITIT KUSHTUAR GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/festivali-folklorik-amerike-viti-skenderbeut.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16321 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/festivali-folklorik-amerike-viti-skenderbeut.jpg\" alt=\"\" width=\"554\" height=\"777\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/festivali-folklorik-amerike-viti-skenderbeut.jpg 554w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/festivali-folklorik-amerike-viti-skenderbeut-214x300.jpg 214w\" sizes=\"auto, (max-width: 554px) 100vw, 554px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb vit, ashtu si \u00e7do vit gjat\u00eb 27 viteve t\u00eb kaluara, t\u00eb djel\u00ebn do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut Festivali Folklorik Mbar\u00ebkomb\u00ebtar, q\u00eb organizohet \u00e7do vit nga Kisha Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Jorkut. Ashtu si edhe m\u00eb par\u00eb, Festivali mbar\u00ebkomb\u00ebtar me 5 n\u00ebntor, do t\u00eb mbahet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ku \u00ebsht\u00eb zhvilluar gjithmon\u00eb, n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Arteve t\u00eb Kolegjit Lehman n\u00eb lagjen Bronks t\u00eb New Yorkut. Ashtu si edhe \u00e7do vit, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb festival do t\u00eb marrin pjes\u00eb qindra artist\u00eb, muzikant\u00eb dhe grupe t\u00eb ndryshme nga t\u00eb gjitha komunitetet shqiptaro-amerikane por dhe nga trojet shqiptare, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb tanim\u00eb. Si n\u00eb \u00e7do festival tjet\u00ebr, t\u00eb organizuar gjat\u00eb viteve nga Qendra N\u00ebn\u00eb Tereza pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork, p\u00ebr pothuaj tri dekada tashti, edhe sivjet do t\u00eb shfaqen k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja, muzik\u00eb e valle dhe do t\u00eb shpalosen edhe kostume komb\u00ebtare nga t\u00eb gjitha krahinat e trevave shqiptare: nga Shqip\u00ebria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe nga Kosova Lindore dhe \u00c7am\u00ebria, pa dallim. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet kulturoro-artistik &#8212; n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Amerik\u00ebs\u2013 nj\u00eb mini Gjirokast\u00ebr, mund t\u00eb thuhet, q\u00eb bashkon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga mbar\u00eb Amerika dhe nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi e bashkimi.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga festivalet e kaluara, ky festival k\u00ebt\u00eb vit merr nj\u00eb dometh\u00ebnje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike. Organizuesit kan\u00eb vendosur q\u00eb k\u00ebsaj radhe festivali mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb Nju Jork t\u2019i dedikohet 550-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe, si nj\u00eb aktivitet fillestar p\u00ebr vitin e shpallur n\u00eb kujtim t\u00eb Skenderbeut nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019prej fillimit, ky festival, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kisha Katolike Shiptare n\u00eb Nju Jork, si gjithp\u00ebfshir\u00ebs dhe mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr nga natyra e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb artist\u00ebve dhe grupeve t\u00eb artist\u00ebve pa dallime fetare e krahinore \u2013me t\u00eb vetmin q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pjes\u00ebmarrsit me k\u00ebng\u00ebt dhe vallet tona t\u00eb bukura \u2013 por m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ka patur si t\u00eb thuash nj\u00eb objektiv t\u00eb dyfisht\u00eb: ruajtjen dhe p\u00ebrcjelljen e kultur\u00ebs, folklorit dhe traditave shqiptare tek brezat e ri t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb paraqes\u00eb edhe para bot\u00ebs amerikane, trash\u00ebgimin\u00eb e vjet\u00ebr dhe krenare t\u00eb kultur\u00ebs dhe folklorit t\u00eb larmish\u00ebn dhe shum\u00eb t\u00eb pasur, t\u00eb nj\u00ebrit prej kombeve m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebrejt\u00ebsve, ky Festival e ka realizuar \u00e7do vit k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb tij, duke k\u00ebnaqur si pjes\u00ebmarr\u00ebsit ashtu edhe artist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb Nju Jork nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Amerik\u00ebs, e shpesh edhe nga trojet shqiptare. Festivali ka t\u00ebrhequr gjithashtu edhe interesimin e medias amerikane t\u00eb metropolit t\u00eb New Yorkut pasi tani \u00ebsht\u00eb i njohur si ngjarja m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kulturore dhe komb\u00ebtare e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht se artist\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Festival t\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe valleve shqiptare, ndryshojn\u00eb nga viti n\u00eb vit. K\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb njoftuar se p\u00ebrve\u00e7 grupeve artistike dhe individ\u00ebve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetet e ndryshme shqiptaro-amerikane nga nj\u00eb num\u00ebr shtetesh t\u00eb Amerik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njoftuar se nga trojet shqiptare &#8212; p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb suprizave q\u00eb priten t\u00eb njoftohen m\u00eb von\u00eb &#8211;do t\u00eb marrin pjes\u00eb k\u00ebng\u00ebtaret e njohura p\u00ebr publikun shqiptar, Elizabeta Marku, Alb\u00ebrie Had\u00ebrgjonaj, Nikoleta Vokrri, dhe Shpresa Gjoni, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet Festivali i 27-t\u00eb Folkloristik Mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb Nju Jork \u2013 i cili nj\u00ebherazi \u00ebsht\u00eb edhe aktiviteti m\u00eb i madh kulturor shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; i kushtohet 550-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit -Sk\u00ebnderbeut, pasi Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb shpallur vitin 2018, si vitin e Sk\u00ebnderbeut. Festivali i muzik\u00ebs dhe valleve n\u00eb Nju Jork, mos qofsha gabim, sh\u00ebnon veprimtarin\u00eb e par\u00eb kulturore n\u00eb kujtim t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb Fatosit t\u00eb Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Festivali vjetor i Nju Jorkut \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u00e7do vit nj\u00eb rast mall\u00ebngjimi dhe bashkimi v\u00ebllaz\u00ebror pa dallim feje e krahine p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb marrin pjes\u00eb. Jam i bindur se Festivali i sivjet\u00ebm n\u00eb kujtim t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar &#8212; ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebrgim &#8212; do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nj\u00eb rast bashkimi v\u00ebllaz\u00ebror p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit, n\u00eb frym\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb kastriotjane, n\u00eb kujtim t\u00eb Heroit q\u00eb bashkoi kombin.<\/p>\n<p>Kujtimi i 550-vjetorit t\u00eb Skenderbeut n\u00eb Nju Jork na sjell\u00eb n\u00eb mend festimet me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1968, ku mor\u00ebn pjes\u00eb, kryesisht, shqiptar\u00ebt e arratisur nga komunizmi, t\u00eb cil\u00ebt shkuan n\u00eb Rom\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kujtuar Heroin e Kombit t\u00eb tyre. Atyre iu bashkuan me at\u00eb rast edhe grupe t\u00eb m\u00ebdha arb\u00ebresh\u00ebsh nga Italia e jugut, t\u00eb veshur me kostumet e tyre tradicionale komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit n\u00eb Rom\u00eb me 25 Prill 1968, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin mbledhur atje p\u00ebr t\u00eb festuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor n\u00eb Vatikan, por drejtuar edhe shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre, Papa Pali i VI ka th\u00ebn\u00eb:&#8221;Ne ju shohim me k\u00ebnaq\u00ebsi, pse e dim\u00eb se shpirti me t\u00eb cilin ju e kujtoni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Gjith\u00ebmonshmi i fisit tuaj, i cili gjith\u00ebher\u00eb, mbi \u00e7do interes ka ven\u00eb vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb bes\u00ebs, t\u00eb nderit, e t\u00eb burr\u00ebnis\u00eb. Fatosi Skend\u00ebrbeu ka qen\u00eb personifikimi i gjall\u00eb i k\u00ebtyre cil\u00ebsive. Ai ua ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim, bashk\u00eb me miq\u00ebsin\u00eb e miq\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Atdheut tuaj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebjo Seli Apostolike g\u00ebzohet se b\u00ebn pjes\u00eb, pasi e konsideron veten nd\u00ebr ata q\u00eb kurr s&#8217;i dol\u00ebn fjale. K\u00ebto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb roj\u00eb e trash\u00ebgim t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb n\u00eb Atdhe dhe n\u00eb m\u00ebrgim&#8221;, p\u00ebrfundoi Papa Pali i VI, fjal\u00ebn e tij drejtuar Kombit Shqiptar me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe, 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>Shfaqja e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb kostumet nga t\u00eb gjitha trevat n\u00eb Festsivalin e Nju Jorkut, nuk jan\u00eb nj\u00eb shfaqje karnevale, por jan\u00eb nj\u00eb shprehje nga zemra, se trash\u00ebgimia 550-vje\u00e7are e Kastriotit jeton dhe vlon gjithnj\u00eb n\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve kudo dhe se amaneti i tij ende ting\u00ebllon p\u00ebr ata q\u00eb duan ta d\u00ebgjojn\u00eb. Sepse, si\u00e7 ishte shprehur edhe Ernest Koliqi me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Heroit t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u201cSkenderbeu na dha Arbrin p\u00ebr atdhedhe shqiponj\u00ebn si simbol fluturimesh t\u00eb lira dhe na la nj\u00eb trash\u00ebgim t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm nderi e fisnikije. Na, testamentin e Tij e ruejt\u00ebm dhe do ta ruajm\u00eb besnikisht, n\u00eb vend dhe jashta vendit p\u00ebr tjera qinda e qinda vjet\u00ebsh. Kush mendon se gjaku i Skenderbeut na ashte zverdhnue nd\u00ebr fyza, gabohet: prap ai gjak vlon n\u00eb zemra tona e n\u2019ato q\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebto kostume edhe u dhuron vlug bujar zaneve q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, e kurmave q\u00eb dredhin valle.\u201d<\/p>\n<p>Besoj se edhe Festivali mbar\u00ebkombtar i Nju Jorkut t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb vjen, ashtu si edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shfaqje e denj\u00eb e\u201ctrash\u00ebgimit t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm t\u00eb nderit e t\u00eb fisnik\u00ebris\u00eb\u201d shqiptare dhe nj\u00ebkohsisht edhe si burim shpresash dhe kujtim i denj\u00eb i trash\u00ebgimis\u00eb morale, shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas Heroi Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ashtuq\u00eb, 550-vjetori i Gjergj Kastriotit Skenderbe t\u00eb kujtohet \u2013 mbrenda dhe jasht\u00eb trojeve shqiptare \u2013 si nj\u00eb triumf i trash\u00ebgimis\u00eb morale, shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe karakteristikat m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme t\u00eb trungut arb\u00ebror: nder, bes\u00eb e burr\u00ebni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor dhe gjithmon\u00eb \u2013 shqiptar\u00ebt jasht\u00eb dhe n\u00eb trojet e veta &#8211;t\u00eb kujtojm\u00eb dhe t\u00eb mbrojm\u00eb vlerat q\u00eb na bashkojn\u00eb dhe jo gj\u00ebrat q\u00eb na ndajn\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Heroit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u201cGjergj Kastrioti \u2013Sk\u00ebnderbeut, Princ i Matit, Mbret i Shqip\u00ebris\u00eb, Tmerri i Osmanlijve, Mbret i Epirit!\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Edhe k\u00ebt\u00eb vit, ashtu si \u00e7do vit gjat\u00eb 27 viteve t\u00eb kaluara, t\u00eb djel\u00ebn do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut Festivali Folklorik Mbar\u00ebkomb\u00ebtar, q\u00eb organizohet \u00e7do vit nga Kisha Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Jorkut. Ashtu si edhe m\u00eb par\u00eb, Festivali mbar\u00ebkomb\u00ebtar me 5 n\u00ebntor, do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16321,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1344,1343],"class_list":["post-16320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-festivali-shqiptar","tag-viti-skenderbeut"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16320"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16322,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16320\/revisions\/16322"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}