{"id":16261,"date":"2017-10-26T14:52:57","date_gmt":"2017-10-26T12:52:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16261"},"modified":"2017-10-26T14:57:44","modified_gmt":"2017-10-26T12:57:44","slug":"tallje-dhe-fyerje-ndaj-perfaqsuesve-te-shtypit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16261","title":{"rendered":"TALLJE DHE FYERJE NDAJ P\u00cbRFAQSUESVE T\u00cb SHTYPIT SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"451\" height=\"460\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 451px) 100vw, 451px\" \/><\/a><br \/>\n<strong> Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama ndaj gazetar\u00ebve dhe medias shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ishte sa e pa precedenc\u00eb aq edhe shqet\u00ebsuese. Ndodh\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb kritikon nj\u00eb gazetar ose ndonj\u00eb artikull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kritik ndaj tij ose administrat\u00ebs s\u00eb tij. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb u p\u00eblqen gazetar\u00ebve dhe atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e lir\u00eb, por ndodh\u00eb kudo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Fatbardh\u00ebsisht, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb vendet demokratike, ka ligje t\u00eb forta dhe sistemi juridik dhe politik \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb liria e shtypit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe kur sulmohet, nuk p\u00ebson ndonj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh dhe politikan\u00ebt normal, heret ose von\u00eb. e shohin se lufta kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias dhe kritikat dhe fyerjet kund\u00ebr gazetar\u00ebve individ\u00eb ose si grup, nuk p\u00ebrfundojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta. Politikan\u00ebt e pjekur zakonisht nuk i shpallin luft\u00eb medias e pse, historikisht, p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Ndaj shp\u00ebrthimit t\u00eb zem\u00ebruar t\u00eb Kryeministrit Rama pati shum\u00eb reagime, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shoqatat e gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cShoqata e Gazetar\u00ebve Profesionist\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin e indinjat\u00ebn e thell\u00eb p\u00ebr sulmin dhe ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave sot m\u00eb 25 Tetor 2017, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs plenare, ku shumica qeveris\u00ebse votoi kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr arrestimin e ish ministrit t\u00eb tij t\u00eb brendsh\u00ebm, i p\u00ebrmendur n\u00eb p\u00ebrgjimet e drejt\u00ebsis\u00eb italiane, mbi nj\u00eb organizat\u00eb shqiptaro-italiane t\u00eb narkotrafikut\u201d. Nd\u00ebrsa Unioni i Gazetareve Shqiptar\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e tij u shpreh se,\u201dDeklarimet e dites s\u00eb sotme t\u00eb zotit Edi Rama, kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, drejtuar reporter\u00ebve t\u00eb mediave t\u00eb vendit, jan\u00eb nj\u00eb arroganc\u00eb n\u00eb komunikim dhe fyerje e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb lart\u00eb politik dhe shtet\u00ebror ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb pergjith\u00ebsi\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb u b\u00ebri thirrje gazetar\u00ebve q\u00eb, dit\u00ebn e premte, t\u00eb dalin n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb Kryeministrit Rama ndaj medias, p\u00ebr t\u00eb bojkotuar veprimtarin\u00eb e kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb, gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe organizatat e tyre e ndjejn\u00eb veten t\u00eb ofenduar por ndoshta edhe t\u00eb frik\u00ebsuar nga nj\u00eb presion i hap\u00ebt dhe i drejt\u00eb-p\u00ebr-drejt\u00eb politik ndaj medias, si\u00e7 ishte shfaqja e djeshme e kryeminsitrit Rama me gazetar\u00ebt e pranish\u00ebm pas seanc\u00ebs plenare t\u00eb parlamentit shqiptar. Si p\u00ebrfundim, gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ashtu si\u00e7 ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtytre 27-vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm, n\u00eb vend q\u00eb pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli diktatur\u00eb, ta ndjejn\u00eb vet\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb shprehjen e mendimeve t\u00eb tyre, e ndjejn\u00eb sot veten t\u00eb sfiduar dhe t\u00eb frik\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar zyrtarisht nga autoritetet. Se t\u00eb fyer nga numri nj\u00eb i qeveris\u00eb, po se po. Kjo shfaqje shp\u00ebrthyese e Kryeministrit Rama e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sot pun\u00ebn e gazetarit ose gazetares shqiptare dhe jo m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky shp\u00ebrthim ndaj medias nga nj\u00eb politikan shqiptare i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as hera e par\u00eb dhe fatkeqsisht nuk do t\u00eb jet\u00eb as e mbramja. Jo se gezater\u00ebt kudo p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe nuk b\u00ebjn\u00eb kurr\u00eb gabime, por historia e k\u00ebtyre 27 viteve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, tani dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kudo dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2014 ndryshe nga koleg\u00ebt e tyre n\u00eb vendet P\u00ebrendimore t\u00eb cilave ata pretendojn\u00eb se duan tu bashkohen \u2013 shpesh her\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet midis tyre dhe n\u00eb takime me p\u00ebrfaqsues t\u00eb medias kan\u00eb sulmuar median. Fatkeqsisht, me reagimet e tyre ndaj medias, ata t\u00eb bindin se p\u00ebrsa u p\u00ebrket pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre mbi mbrojtjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb medias, ata jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb \u201cputin\u00ebve\u201d, \u201cerdogan\u00ebve\u201d dhe \u201cajatollah\u00ebve\u201d t\u00eb k\u00ebsaj bote, se sa af\u00ebr vlerave per\u00ebndimore mbi lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb medias.<\/p>\n<p>Lirin\u00eb e shtypit e kam tep\u00ebr p\u00ebr zem\u00ebr ndoshta p\u00ebr arsye se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs time ia kam kushtuar asaj duke punuar dhe vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Por, sulmet ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe kritikat e politikan\u00ebve ndaj gazetar\u00ebve dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur Thomas Xhefersoni,\u201c Liria e jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjithsi, varet nga liria e shtypit dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb kufizohet, pa u humbur fare\u201d. Sulmet kund\u00ebr gazetar\u00ebve m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb se liria e shtypit pra konsideorhet si baza e t\u00eb gjitha lirive t\u00eb tjera t\u00eb njeriut, p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb baz\u00eb t\u00eb njeriut. Liria e shtypit \u00ebsht\u00eb edhe liria e par\u00eb q\u00eb zhduket n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka marr\u00eb rrug\u00ebn drejt\u00eb autoritarizmit.<br \/>\nPrandaj rasti i djesh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb, por duhet t\u00eb na shtoj\u00eb gjtihashtu besimin dhe kurajon se p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit ia vlen\u00eb t\u00eb luftohet, se duhet folur haptazi dhe shpesh, si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri demokratike t\u00eb lir\u00eb ose gjys\u00ebm t\u00eb lir\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar Shqip\u00ebria. Liria e shtypit pra, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe e drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbrohet, t\u00eb kultivohet dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb zbatohet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb fortit n\u00eb bot\u00eb. Si i till\u00eb, zbatimi i plot\u00eb i liris\u00eb s\u00eb shtypit, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat shqiptare dhe universale, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Prandaj kjo liri duhet t\u00eb trajtohet nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gazetar\u00ebt, por sidomos duhet t\u00eb trajtohet si di\u00e7ka e shenjt\u00eb nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe ju Z. Kryeminist\u00ebr. Ashtu si\u00e7 shprehet edhe Shoqata e Gazetar\u00ebve Profesionist\u00eb Shqiptar\u00eb \u201dNuk \u00ebsht\u00eb faji i medias q\u00eb drejt\u00ebsia italiane ka arritur t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb narkotrafikat\u00eb shqiptar\u00eb, kush\u00ebrinj t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb ish ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb, duke e lakuar emrin e tij si p\u00ebrfitues t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb faji i medias shqiptare q\u00eb prokuroria e krimeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka nisur hetimet dhe i k\u00ebrkoi kuvendit arrestimin e ish ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d. Por \u00ebsht\u00eb detyra dhe roli i shtypit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetjet e nevojshme n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e publikut dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Detyra e medias \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar m\u00eb mir\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb m\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje p\u00ebr t\u00eb influencuar pozitivisht ecjen e pun\u00ebve qeveritare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, si grup dhe si individ\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti. P\u00ebr ndryshe, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Xhorxh Washingtoni, n\u00ebqoftse ne dhe medias na mohohet fjla e lir\u00eb,\u201cAt\u00ebher\u00eb si memec\u00eb n\u00eb heshtje, do na \u00e7ojn\u00eb si delet n\u00eb kasaphane.\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb provuar, sidomos gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar se nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb demokratike dhe e lir\u00eb nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb gjat\u00eb si e till\u00eb pa nj\u00eb shtyp t\u00eb lir\u00eb q\u00eb informon publikun mbi veprimtarit\u00eb e qeveris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb saj dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar votuesit shqiptar\u00eb se p\u00ebrfaqsuesit e zgjedhur mos abuzojn\u00eb me pushtetin dhe me kompetencat q\u00eb u jan\u00eb besuar atyre nga populli, por q\u00eb ta ushtrojn\u00eb pushtetin dhe obligimet e tyre si p\u00ebrfaqsues t\u00eb popullit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pa besueshme p\u00ebr mua q\u00eb nj\u00eb klas\u00eb politike e nj\u00eb vendi, i cili nuk ka njohur liri shtypi p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm sheklulli n\u00ebn cenzur\u00ebn e fort\u00eb komuniste, t\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me p\u00ebrfaqsuesit e medias sot n\u00eb \u00e7erek shekullin e par\u00eb t\u00eb shekullit 21. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr arye t\u00eb asaj p\u00ebrvoje t\u00eb frikshme gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shtypit z\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb traktate dhe marrveshje nd\u00ebrkom\u00ebtare si\u00e7 jan\u00eb: Deklarata Univerale e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Traktati i Aleanc\u00ebs NATO, Karta e Bashkimit Evropiana p\u00ebr t\u00eb Drejtat Themelore t\u00eb Njeriut si dhe Karta e OSBE-s\u00eb p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe n\u00eb kushtetutat e vendeve demokratike an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb mund\u00ebsin\u00eb time modeste vet\u00ebm si nj\u00eb individ \u2013 jam munduar t\u00eb flas shpesh p\u00ebr lirin\u00eb e shtytit, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs &#8212; si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri demokratike t\u00eb lir\u00eb ose gjys\u00ebm t\u00eb lir\u00eb. Liria e shtypit pra, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe e drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbrohet, t\u00eb kultivohet dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb zbatohet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb fortit n\u00eb bot\u00eb. Si i till\u00eb, zbatimi i plot\u00eb i liris\u00eb s\u00eb shtypit, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat shqiptare dhe universale, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim i shenjt\u00eb i Kryeministrit t\u00eb vendit \u2013 pa marr\u00eb parsysh se cili \u00ebsht\u00eb ai dhe cil\u00ebs parti i p\u00ebrket &#8212; por dhe i qeveris\u00eb q\u00eb ai kryeson si edhe i institucioneve t\u00eb shtetit n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Kjo, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe detyrim komb\u00ebtar dhe profesional edhe i gazetar\u00ebve. Por, n\u00ebqoftse roli i shtypit t\u00eb lir\u00eb mbrohet nd\u00ebrkombtarisht, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ekspozuar pa drejt\u00ebsit\u00eb, krimin dhe abuzimet nga ana e qeverive dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb gazetar\u00ebve kudo \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb &#8212; duhet tu sigurohet nj\u00eb mjedis pune ku t\u00eb mund t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje sigurie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, pa nd\u00ebrhyrje, pa k\u00ebrc\u00ebnime dhe pa fyerje nga ata q\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb tyre dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb alfa dhe omega e t\u00eb gjitha lirive t\u00eb tjera baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>https:\/\/www.facebook.com\/edirama.al\/videos\/10155253380261523\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Shp\u00ebrthimi i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama ndaj gazetar\u00ebve dhe medias shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ishte sa e pa precedenc\u00eb aq edhe shqet\u00ebsuese. Ndodh\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb kritikon nj\u00eb gazetar ose ndonj\u00eb artikull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kritik ndaj tij ose administrat\u00ebs s\u00eb tij. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[168,51],"class_list":["post-16261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-edi-rama","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16261"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16263,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16261\/revisions\/16263"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}