{"id":16214,"date":"2017-10-27T06:13:30","date_gmt":"2017-10-27T04:13:30","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16214"},"modified":"2017-10-19T16:14:54","modified_gmt":"2017-10-19T14:14:54","slug":"dekompozimi-territorial-sipas-traktatit-te-shen-stefanit-dhe-kongresit-te-berlinit-lufta-per-tivarin-sipas-s-gopceviqit-vi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16214","title":{"rendered":"Dekompozimi territorial sipas Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit dhe Kongresit t\u00eb  Berlinit &#8211; LUFTA P\u00cbR TIVARIN SIPAS S.GOP\u00c7EVIQIT (VI)"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/lufta-mali-zi-tuqi-libri-spiridon-gopceviq.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16026 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/lufta-mali-zi-tuqi-libri-spiridon-gopceviq.png\" alt=\"\" width=\"399\" height=\"567\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve paraprake \u00a0Paqja e Sh\u00ebn Stefanit\u00a0 n\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Perandoris\u00eb Osmane u n\u00ebnshkrua me 3 mars 1878. Rusia b\u00ebri \u00e7mos dhe mbeshteti aleatet ballkanik, duke i siguruar Malit t\u00eb Zi zgjerim territorial, dalje n\u00eb det duke legjitimuar aneksimin e territoreve shqiptare.<\/p>\n<p>Por, Anglia dhe Austro-Hungaria me koh\u00eb e kishin sinjalizuar Rusin\u00eb se nuk do t\u00eb pranonin kurrfar\u00eb paqeje\u00a0 q\u00eb nuk do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e tyre. Me nj\u00eb fjal\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb Traktat politik sipas interesave sllave t\u00eb udh\u00ebhequr nga Rusia p\u00ebr dominimin e saj gjeopolitik n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. K\u00ebshtu n\u00eb Sh\u00ebn Stefan u muar vendim q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare t&#8217;i jepeshin Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Malit t\u00eb Zi i jepeshin Ulqini, Tivari, Kraja, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Kelmendi, Vermoshi, Plava, Gucia, Rugova etj.(neni 1). M\u00eb nj\u00ebher\u00eb u vendos p\u00ebr formimin e Komisionit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr caktimin e vij\u00ebs kufitare n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Turqis\u00eb. Por, duhet theksuar se deri n\u00eb Kongresin e Berlinit, mbi kufijt\u00eb n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Turqis\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshje e detajuar dhe globale.<\/p>\n<p>Traktati i Sh\u00ebn Stefanit ishte vep\u00ebr e Rusis\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj ballkanik\u00eb, dhe si i till\u00eb ishte akt nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb konfrontoi interesat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe sh\u00ebnoi fillimin e cop\u00ebtimit t\u00eb trevave shqiptare n\u00eb dobi t\u00eb monarkive ballkanike. Ishte pik\u00ebrisht ky Traktat i cili u b\u00eb shkak p\u00ebr\u00e7arjesh\u00a0 e grindjesh t\u00eb thella e t\u00eb zgjatura midis popujve t\u00eb Ballkanit, u b\u00eb nxitje p\u00ebr luft\u00ebra t\u00eb reja e m\u00eb t\u00eb tmerrshme. Nga ky Traktat dual qart\u00eb se Perandoria Osmane nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb ruante\u00a0 t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj tok\u00ebsore n\u00eb Gadishullin Ballkanik, por m\u00eb tep\u00ebr , do t i detyronte shqiptar\u00ebt t\u00eb paguanin me tokat e tyre p\u00ebr disfat\u00ebn q\u00eb ajo kishte p\u00ebsuar. Me nj\u00eb fjal\u00eb Traktati i Sh\u00ebn Stefanit nxori n\u00eb shesh t\u00ebr\u00eb politik\u00ebn grabitqare, rrezikun e madh t\u00eb cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare si dhe interesat gjeopolitike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>Por, vendimet e Sh\u00ebn Stefanit mbet\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, sepse me nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb nuk u pajtuan Fuqit\u00eb e M\u00ebdha evropiane rivale t\u00eb Rusis\u00eb, t\u00eb cilat nuk mund ta lejonin dominimin e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan. Ato k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb rishqyrtoheshin t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb e Paqes s\u00eb Sh\u00ebn Stefanit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje Austro-Hungaria, q\u00eb me 6 mars 1878 dha propozimin q\u00eb t\u00eb thirret Kongresi n\u00eb Berlin. Po ashtu edhe Anglia ishte kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit dhe me 1 prill 1878 u d\u00ebrgoi not\u00eb shtet\u00ebve n\u00ebnshkruese t\u00eb Kontrat\u00ebs s\u00eb Parisit(1856) dhe Konvent\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs(1871), duke parashtruar t\u00ebr\u00eb problematik\u00ebn dhe arsyet e thirjes s\u00eb Kongresit. Rusia u frigua nga situata e kriuar dhe iu p\u00ebrgjigj me Memorandumin\u00a0 e dat\u00ebs 9 prill 1878, duke theksuar se vendimet e Paq\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Stefanit mund t\u00eb korigjohen prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb fshehta, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonin benificione t\u00eb tjera duke siguruar edhe pjes\u00eb\u00a0 nga territoret q\u00eb mbante Turqia, definitivisht u p\u00ebrcaktuan ta thirnin Kongresin e Berlinit\u00a0 me 13 qershor 1878.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb intrigat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe rrezikimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore shqipatre, shqiptar\u00ebt vendos\u00ebn formimin e nj\u00eb organizate politike e cila do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb popullit shqiptar. Pik\u00ebrisht me 10 qershor 1878, n\u00eb Prizren u themelu <em>Lidhja Shqiptare e Prizrenit.<\/em> Kuveni i Lidhjes vendosi t\u00eb njoftonte Kongresin e Berlinit, q\u00eb do t\u00eb mblidhej me 13 qershor, q\u00eb mos ti jepte asnj\u00eb pjes\u00eb toke nga atdheu i shqiptar\u00ebve\u00a0 ndonj\u00eb shteti t\u00eb huaj, se shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin p\u00ebr ti mbrojtur.<\/p>\n<p>Kongresi i Berlinit i zhvilloi punimet nga 13 qershori deri me 13 korrik 1878, ku moren pjes\u00eb gjasht\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha: Anglia, Gjermania, Franca, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Turqis\u00eb nuk kishin t\u00eb drejta m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtet\u00ebve ballkanike\u00a0 kishin t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pik\u00ebpamjet e qeverive t\u00eb tyre. Ndon\u00ebse shqiptar\u00ebt i\u00a0 d\u00ebrguan Kongresit meomrandume, letra e peticione kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb territoreve shqiptare\u00a0 ata nuk u moren fare parasysh.Ky kongres kishte si mision p\u00ebr t\u00eb rishikuar vendimet e Sh\u00ebn Stefanit, pra p\u00ebr hartimin e nj\u00eb harte t\u00eb re politike n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore, sipas interesave t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. K\u00ebshtu n\u00eb ket\u00eb kongres u vendos q\u00eb Malit t\u00eb Zi ti jepen ato territore t\u00eb cilat ishin\u00a0 definuar n\u00eb Traktatin e Sh\u00ebn Stefanit, duke filluar n\u00eb jug nga Tivari, Podgorica, Zhablaku, Spuzha Plav\u00ebn dhe Gucin\u00eb, nd\u00ebrsa Ulqini do t\u00eb mbetej n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishin k\u00ebto vendime t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 28 t\u00eb Traktatit t\u00eb Berlinit, nd\u00ebrsa i mbetej komisionit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktoj n\u00eb terren kufrin n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Turqis\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb Kongresi i Berlinit\u00a0 i dhuroi Malit t\u00eb Zi territore q\u00eb as historikisht, as etnikisht nuk i kan\u00eb takuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ishin k\u00ebto vendime arbitrare t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha\u00a0\u00a0 duke mos e \u00a0marr\u00eb \u00a0fare parasysh parimin etnik\u00a0 pra t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb, por n\u00eb shprehje kan\u00eb ardh\u00eb interesat\u00a0 gjeopolitike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb ishin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit shqiptar\u00eb. Ishte ky fillimi i rrudhosjes s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare, dhe zvoglimit demografik, pasoja k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb dekadat q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb e \u00a0\u00a0njohur \u00e7\u00ebshtja \u00a0e \u00a0Ulqinit \u00a0q\u00eb paraqet rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke ren\u00eb viktim\u00eb e pazarlleqeve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Dihet se n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit u vendos qe Ulqini ti mbes Shqip\u00ebris\u00eb-p\u00ebrkat\u00ebsisht Perandoris\u00eb Osmane, andaj \u00a0ushtria malazeze \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr me 8.2.1879.\u00a0 Por Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, ne kompensim p\u00ebr Plav\u00ebn e Gucin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Hotin e Grud\u00ebn,\u00a0 b\u00ebn presion diplomatik dhe ushtarak ndaj Perandoris\u00eb Osmane, e cila ia dor\u00ebzoj Ulqinin \u00a0Malit t\u00eb Zi n\u00eb n\u00ebntor \u00a0t\u00eb vitit 1880, edhe pse shqiptar\u00ebt luftuan aq sa kishin mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb toksore shqiptare. K\u00ebto ngjarje historike populli i ka pasqyruar \u00a0n\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebshmi e sakrific\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar p\u00ebr liri n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>Se si ka ndryshuar madh\u00ebsia e territorit t\u00eb Malit t\u00eb Zi d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat se para Kongresit t\u00eb Berlinit Principata e Malit t\u00eb Zi e kishte sip\u00ebrfaqen 4.400 km2, nd\u00ebrsa pas Kongresit ajo u dyfishua n\u00eb 8.665 km2. Ky zgjerim u b\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nenit 28. t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pas vitit 1880, kur iu dor\u00ebzu Ulqini Malit t\u00eb Zi nga ana e Perandoris\u00eb Osmane dhe \u00a0me disa ndryshimeve t\u00eb tjera \u00a0t\u00eb vogla territoriale sip\u00ebrfaqa e Malit t\u00eb Zi arriti n\u00eb 9.475 km2. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna num\u00ebrike flasin qart\u00eb\u00a0 s\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00a0 luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi Mali i Zi po ashtu qellim\u00a0 ka \u00a0pasur\u00a0 zgjerimin\u00a0 territorial q\u00eb u arrit me mbeshtetjen diplomatike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha e ate kryesisht t\u00eb Rusis\u00eb, duke krijuar hart\u00ebn e re politike t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e prezentuara nga S.Gop\u00e7eviqi, d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna autentike sepse ai ishte d\u00ebshmitar okular i ngjarjeve t\u00eb zhvilluara rreth Tivarit, dhe \u00a0n\u00eb regjionin bregdetar. Por k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna v\u00ebrtetohen edhe nga burime t\u00eb tjera nga literatura e konsultuar enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje historike. Esht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr se ai ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i pushtetit malazias t\u00eb koh\u00ebs, por ofron t\u00eb dh\u00ebna objektive n\u00eb lidhje me operacionet luftarake t\u00eb zhvilluara n\u00eb Tivar si dhe n\u00eb regjion. Madje ky \u00ebsht\u00eb autori i vet\u00ebm sllav i cili viset shqiptare t\u00eb aneksuara nga Mali i Zi i quan pa komplekse vise shqiptare sipas nahijave p\u00ebrkat\u00ebse. Madje mendoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 pik\u00ebrisht\u00a0 kjo\u00a0 arsyeja qe ky autor nuk citohet pothuaj aspak nga autor\u00ebt sllav ne studimet e tyre,kur trajtojn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb. Sepse sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara del qart\u00eb se \u00a0autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje i jan\u00eb qasur \u00a0\u00a0sipas interesave t\u00eb politik\u00ebs shtet\u00ebrore, duke arsyetuar aspiratat ekspansioniste t\u00eb monarkive ballkanike t\u00eb koh\u00ebs qe u legjitimuan \u00a0nga\u00a0 Fuqit\u00eb e M\u00ebdha\u00a0 n\u00eb Kongresin e Berlinit(1878).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat qe na ofron autori del qart\u00eb se\u00a0 populli shqiptar luftoi me aq sa pati mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore shqiptare por ishte e pamundur t\u00eb rezistohej m\u00eb tep\u00ebr duke marr\u00eb parasysh rrethanat ushtarake e gjeopolitike t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj\u00a0 ne t\u00eb ardhmen \u00e7do tem\u00eb apo studim qe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ne lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Tivarit n\u00eb vitet 1877-78 duhet patjet\u00ebr t\u00eb merret n\u00eb konsiderim edhe libri i S.Gop\u00e7eviqit, duke qen\u00eb referenc\u00eb e domosdoshme n\u00eb literatur\u00ebn historike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Literatura:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Spiridon Gop\u010devi\u0107, Crnogorski-turski rat 1876-1878, Vojno delo, Beograd 1963<\/li>\n<li>\u00a0 Zlokovi\u0107, Ignjatije:\u00a0<em>Spiridon Gop\u010devi\u0107<\/em>,\u00a0<em>Godi\u0161njak Pomorskog muzeja u Kotoru<\/em>, br. 15, Kotor, 1967., str. 147-165.<\/li>\n<\/ol>\n<p>3.Emekli General I.Halil Sedes, Osmanli-Karadag Seferi, Istanbul 1936<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>Antonio Baldacci, Rrug\u00ebtime shqiptare(1892-1902), Botoi:Argeta LGM, Tiran\u00eb 2004<\/li>\n<li>Hajrudin Muja, Ulqini dhe Tivari nd\u00ebrmjet krisht\u00ebrimit dhe islamit, Botoi: LOGOS-A, Shkup 2009<\/li>\n<li>Grup autor\u00ebsh, Bar grad pod Rumijom, Botoi: Izbor, Bar 1984<\/li>\n<\/ol>\n<p>7, Gjok\u00eb Dabaj, SHESTANI-studim filologjik gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs I-II, Botoi: \u201cGjon Buzuku\u201d, Ulqin-Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb, 2004<\/p>\n<ol start=\"8\">\n<li>Gjok\u00eb Dabaj, E kaluara e v\u00ebrtet\u00eb e Arqipeshkvis\u00eb s\u00eb\u00a0 Tivarit, Botoi: Art Club,\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ulqin 2014<\/li>\n<li>Akte t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare 1878-1912, Botoi: Akademia e Shkencave e RPS t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb 1978<\/li>\n<li>Nail Draga, Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Botoi: Art Club, Ulqin 1994<\/li>\n<li>Fejtoni n\u00eb gazet\u00ebn Pobjeda, janar 1980<\/li>\n<li>Riza Rexha, Ulqini n\u00eb vitet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit(1878-1881), Botoi: Art Club, Ulqin 1998<\/li>\n<li>Xhevat Repishti, Isuf Sokoli dhe lufta per mbrojtjen e Ulqinit, Tirane 1978<\/li>\n<li>K\u00ebng\u00eb popullore nga Rilindja Komb\u00ebtare Shqiptare, IAP, Prishtin\u00eb 1978<\/li>\n<li>Novak Ra\u017enatovi\u0107, Crna Gora i Berlinski kongres, Titograd 1979<\/li>\n<li>Iljaz Rexha, Memorandumi i Abdyl Frash\u00ebrit kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit, Lemba nr.18-19\/2014<\/li>\n<li>Muhamet Pirraku, Roli i myderris Jusuf Efendi Podgoric\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare para dhe gjat\u00eb LSHP-s\u00eb, Lemba nr.11\/2007<\/li>\n<li>Andrija Jovi\u0107evi\u0107, Crnogorsko primorje i Krajina, SKA, Beograd 1922<\/li>\n<li>Safet Band\u017eovi\u0107, Iseljavanje muslimana Crne Gore u Tursku, knj.I, Podgorica, 2011<\/li>\n<li>Shaqir Ismaili, Bojku n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, Art Club, Ulqin 2011<\/li>\n<li>Xhafer Belegu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiran\u00eb 1939<\/li>\n<li>Skend\u00ebr Rizaj, \u00c7\u00ebshtja e Plav\u00ebs, Gucis\u00eb, Hotit, Grud\u00ebs dhe Ulqinit, LEMBA nr.1\/1999<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>LUFTA \u00a0P\u00cbR \u00a0TIVARIN SIPAS \u00a0S.GOP\u00c7EVIQIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>Summary<\/strong><\/p>\n<p><em>Deri m\u00eb tash ngjarjet p\u00ebr Tivarin p\u00ebr\u00a0 vit\u00ebt 1877\/78 jan\u00eb\u00a0 trajtuar nga autor t\u00eb ndrysh\u00ebm\u00a0 duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat mund t\u00eb trajtohen n\u00eb shum\u00eb aspekte, var\u00ebsisht nga qasja e tyre profesionale. Por n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ekziston nj\u00eb autor i cili pothuaj ka mbetur i panjohur p\u00ebr opinion e gjer\u00eb, dhe si i till\u00eb\u00a0 nuk citohet fare nga studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm, sidomos t\u00eb ata sllav, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rast p\u00ebr hulumtim, duke marr\u00eb parasysh se libri i tij mund t\u00eb konsiderohet si baz\u00eb p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ne k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore. <\/em><\/p>\n<p><em>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr autorin\u00a0 Spiridon Gop\u00e7eviq (<\/em>1855-1937)<em> i cili k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ka trajtuar me shum\u00eb kompetenc\u00eb n\u00eb librin <strong>Crnogorski turski rat 1876-1878<\/strong>, botuar n\u00eb Beograd t\u00eb\u00a0 p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbe n\u00eb vitin 1963 nga sht\u00ebpia botuese Vojno dello. Libri ofron t\u00eb dh\u00ebna me interes nga vet fakti se autori ka qen\u00eb d\u00ebshmitar okular i ngjarjeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rast i rrall\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna autentike, n\u00eb aspektin ushtarak por edhe ate gjeopolitik n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion. Ngjarjet e trajtuara jan\u00eb n\u00eb kontekstin e luft\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, ku Mali i Zi luftonte p\u00ebr pavar\u00ebsi \u00a0por edhe p\u00ebr \u00a0zgjerim territorial. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr luft\u00ebn \u00a0e Tivarit e cila zgjati rreth dy muaj(15.11.1877-8.1.1878) \u00a0ofron t\u00eb dh\u00ebna interesante duke \u00a0cekur \u00a0se ajo ishte e p\u00ebrgjakshme me shum\u00eb viktima n\u00eb popullsi civile dhe ushtar\u00eb, duke e shkat\u00ebrruar pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht Kalan\u00eb e qytetit, q\u00eb d\u00ebshmohet me germadhat e mbetura edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. R\u00ebnia e Tivarit n\u00ebn pushtetin e Malit t\u00eb Zi si dhe disa viseve tjera shqiptare u legjitimua me bekimin e interesave t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Kongresin e Berlinit(1878), duke\u00a0 mos marr\u00eb parasysh parimin etnik t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse. <\/em><\/p>\n<p><em>Qasja e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje historike mbetet burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb ta trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa subjektiviz\u00ebm e improvizime, por n\u00eb realittein e rrethanave t\u00eb koh\u00ebs. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0FUND<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve paraprake \u00a0Paqja e Sh\u00ebn Stefanit\u00a0 n\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Perandoris\u00eb Osmane u n\u00ebnshkrua me 3 mars 1878. Rusia b\u00ebri \u00e7mos dhe mbeshteti aleatet ballkanik, duke i siguruar Malit t\u00eb Zi zgjerim territorial, dalje n\u00eb det duke legjitimuar aneksimin e territoreve shqiptare. Por, Anglia dhe Austro-Hungaria me koh\u00eb e kishin sinjalizuar Rusin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16026,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-16214","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16214"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16214\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16215,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16214\/revisions\/16215"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}