{"id":16172,"date":"2017-10-17T14:13:48","date_gmt":"2017-10-17T12:13:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16172"},"modified":"2017-10-17T14:13:48","modified_gmt":"2017-10-17T12:13:48","slug":"ne-washington-do-te-kujtohet-100-vjetori-i-viktimave-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16172","title":{"rendered":"N\u00cb WASHINGTON DO T\u00cb KUJTOHET 100-VJETORI I VIKTIMAVE T\u00cb KOMUNIZMIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/vashington-viktimat-e-komunizmit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16173 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/vashington-viktimat-e-komunizmit.jpg\" alt=\"\" width=\"416\" height=\"430\" \/><\/a><br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n<p>N\u00ebntori 2017 sh\u00ebnon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. Historia tregon se nj\u00eb nat\u00eb t\u00ebftoht\u00eb n\u00eb Petrograd, 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup i vog\u00ebl Rojesh t\u00eb Kuqe mor\u00ebn n\u00ebn kontroll Pallatin Dim\u00ebror dhe instaluan qeverin\u00eb e par\u00eb komuniste n\u00eb bot\u00eb. Revolucioni Bolshevik sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb shekulli, gjat\u00eb t\u00eb cilit mb\u00ebshtet\u00ebsit e ideologjis\u00eb komuniste b\u00ebn\u00eb disa prej krimeve m\u00eb t\u00eb tmershme q\u00eb ka njohur historia e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, Fondacioni Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, me 7-9 t\u00eb muajit q\u00eb vjen, organizon n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, ceremoni p\u00ebrkujtimore dhe konferenca akademike, ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe nj\u00eb num\u00ebr ekspert\u00ebsh dhe historian\u00ebsh t\u00eb dalluar t\u00eb k\u00ebsaj fushe, t\u00eb ardhur nga Evropa dhe nga Amerika.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr zhvillimin e punimeve, n\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik, Fondacioni n\u00eb fjal\u00eb shprehet se me k\u00ebt\u00eb rast, \u201cDo t\u00eb mblidhemi p\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin e m\u00eb shum\u00eb se 100-milion\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe p\u00ebr t\u00eb festuar lirin\u00eb atje ku ka triumfuar tanim\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet tona, p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga komunizmi.\u201d<\/p>\n<p>Sipas programit t\u00eb njoftuar, p\u00ebrkujtimi i viktimave t\u00eb komunizmit me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik n\u00eb Rusi, dita e par\u00eb e punimeve me 7 n\u00ebntor, do t\u00eb filloj\u00eb me nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin dhe me shfaqjen e filmit, \u201cGrat\u00eb e Gulagut\u201d, nj\u00eb film dokumentar ku pasqyrohen tregimet personale tragjike t\u00eb 6-grave q\u00eb kan\u00eb vuajtur si t\u00eb burgosura politike n\u00eb gulagun Stalinist sovjetik.<\/p>\n<p>Njoftohet se me 8 N\u00ebntor, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej sallave t\u00eb ligjv\u00ebns\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Kongresit, do t\u00eb mbahen me k\u00ebt\u00eb rast, ligj\u00ebrata nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit, nd\u00ebrsa panelist\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb komunizmit, do t\u00eb diskutojn\u00eb dhe do t\u00eb shqyrtojn\u00eb lidhjet midis ideologjis\u00eb marksiste dhe praktikave politike, ekonomike, kulturore dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, t\u00eb p\u00ebrdorura nga regjimi i ish-Bashkimit Sovjetik. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb specifike, thekson programi, ekspert\u00ebt do t\u00eb diskutojn\u00eb se si idet\u00eb e Karl Marksit &#8212; n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8212; u pasqyruan n\u00eb p\u00ebrdorimin e praktikave revolucionare, n\u00eb themelimin e regjimit komunist Bolshevik dhe t\u00eb Bashkimit Sovjetik, si entitet politik e shtet\u00ebror. Temat p\u00ebr diskutim, nga nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb e disa prej ekspert\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebsaj fushe n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb, sipas njoftimit t\u00eb Fondacionit Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe luft\u00ebn totalitare q\u00eb sovjetik\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb sundimit t\u00eb tyre, kund\u00ebr institucioneve vullnetare q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shoq\u00ebrin\u00eb civile, por do t\u00eb preken edhe subjekte si imperializmi sovjetik, Kombet e Rob\u00ebruara nga komunizmi dhe Lufta e Ftoft\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<br \/>\nThe Victims of Communism Memorial Foundation<br \/>\nDita e dyt\u00eb e kujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Washington, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik, do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb gjithnj\u00eb komente nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara si dhe diskutime nga ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb njohur bot\u00ebrisht p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e tyre historike t\u00eb komunizmit gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Nd\u00ebr subjektet q\u00eb pritet t\u00eb diskutohen \u2013 sipas programit t\u00eb njoftuar deri m\u00eb tani \u2013 jan\u00eb edhe lidhjet midis t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, Kujtimit dhe Drejt\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim llogaridh\u00ebnjen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebra, por edhe p\u00ebr t\u00eb pranuar dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e krimeve t\u00eb regjimeve komuniste. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nj\u00eb vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb diskutimet e dit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrkujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, do t\u00eb zen\u00eb aktivitetet subversive sovjetike jasht\u00eb ish-Bashkimit Sovjetik, p\u00ebrmasat e krimeve t\u00eb komunizmit mbrenda vendit, si dhe pengesat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot historian\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb histori t\u00eb vert\u00ebt\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb regjimeve komuniste. Specifikisht, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik dhe t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, ekspert\u00ebt e ftuar dhe ligjvensit amerikan\u00eb do t\u00eb theksojn\u00eb sidomos edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kujtimit, t\u00eb pajtimit dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat e komunizmit, por edhe rrezikun q\u00eb paraqesin p\u00ebrpjekjet e tanishme p\u00ebr t\u00eb treguar, ndryshe nga e v\u00ebrteta, historin\u00eb e periudh\u00ebs komuniste dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb tejkalohet trash\u00ebgimia sovjeto-komuniste dhe n\u00ebse, si p\u00ebrfundim, populli rus m\u00eb n\u00eb fund, mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Fondacioni p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, q\u00eb po organizon ceremonit\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Revolucionit Bolshevik, ka ftuar gjithashtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb shum\u00eb nga vendet ish-komuniste, ose ish-Kombet e Rob\u00ebruara, si\u00e7 njiheshin me fjalorin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Njoftohet se nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ftuar n\u00eb Washington t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit edhe Z. Simon Mirakaj &#8212; ish i p\u00ebrndjekur politik, familja e t\u00eb cilit p\u00ebr dekada ka vuajtur internimet e tmershme t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe aktualisht an\u00ebtar i Autoritetit p\u00ebr Informim i Dosjeve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit nga 30 N\u00ebntori 1944 deri n\u00eb 2 korrik t\u00eb vitit 1991, n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dit\u00ebt e fundit me gazet\u00ebn Telegraf n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Mirakaj, n\u00eb kapacitetin e tij si an\u00ebtar i k\u00ebtij Autoriteti p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, u shpreh se, \u201cDiktatura komuniste duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb e keqe e p\u00ebrbashk\u00ebt nga i gjith\u00eb spektri politik\u201d shqiptar, duke shtuar se, \u201cBallafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe d\u00ebnimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt drejt\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar. \u00c7do nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar simbolet e komunizmit, mendoj se i sh\u00ebrben t\u00eb ardhmes, i sh\u00ebrben demokracis\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Z. Mirakaj.<\/p>\n<p>Besoj se gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kryeqytetin amerikan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonit\u00eb q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, Z. Mirakaj do t\u00eb gjej\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij se edhe Shqip\u00ebria, pas 27 vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm, duhet q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb p\u00ebrballet seriozisht me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Revolucionit Bolshevik \u2013 duke iu bashkuar pjes\u00ebs tjet\u00ebr ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e shumta t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, me q\u00ebllim dhe shpres\u00eb q\u00eb e kaluara t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjithashtu nj\u00eb distancim serioz dhe zyrtar nga trash\u00ebgimia e atij regjimi, trash\u00ebgimi q\u00eb fatkeqsisht edhe sot pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli, vihet re kudo n\u00eb jet\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore shqiptare &#8211;shpesh\u00ebher\u00eb me aprovimin zyrtar ose dukuria publike e k\u00ebsaj trash\u00ebgimije trajtohet n\u00eb heshtje nga ana e e autoriteteve. Tirana zyrtare e ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn aq sa Washingtoni, q\u00eb nuk ka vuajtur kurr\u00eb nga komunizmi, t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund gatishm\u00ebrin\u00eb dhe seriozitetin e saj q\u00eb duhet t\u2019i kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb kujtimit t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit, t\u00eb pajtimit komb\u00ebtar dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat e e atij regjimi &#8212; t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe Qendrore, e t\u00eb cilat sot jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb plota t\u00eb organizmave euro-atlantike. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb obligim solemn dhe angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebqoftse vendi d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>https:\/\/centennial.victimsofcommunism.org\/index\/schedule<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00ebntori 2017 sh\u00ebnon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. Historia tregon se nj\u00eb nat\u00eb t\u00ebftoht\u00eb n\u00eb Petrograd, 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup i vog\u00ebl Rojesh t\u00eb Kuqe mor\u00ebn n\u00ebn kontroll Pallatin Dim\u00ebror dhe instaluan qeverin\u00eb e par\u00eb komuniste n\u00eb bot\u00eb. Revolucioni Bolshevik sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb shekulli, gjat\u00eb t\u00eb cilit mb\u00ebshtet\u00ebsit e ideologjis\u00eb komuniste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16173,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,1306],"class_list":["post-16172","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-viktimat-e-komunizmit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16174,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16172\/revisions\/16174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}