{"id":16122,"date":"2017-10-20T05:50:25","date_gmt":"2017-10-20T03:50:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16122"},"modified":"2017-10-13T11:53:50","modified_gmt":"2017-10-13T09:53:50","slug":"tipat-e-nacionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16122","title":{"rendered":"Tipat e nacionalizmit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14722 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>NACIONALIZMI \u00a0DHE\u00a0 IDENTITETI KULTUROR (III)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tipat e nacionalizmit\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Nacionalizmin deri m\u00eb tani e kemi trajtuar si nj\u00eb ter\u00ebsi t\u00eb padiferencuar, nga pik\u00ebpamja e ideologjis\u00eb dhe doktrin\u00ebs s\u00eb tij themelore, gjuh\u00ebs dhe simbolik\u00ebs s\u00eb tij, si dhe sentimenteve dhe synimeve t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, kur t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb shqyrtimin e l\u00ebvizjeve nacionaliste, ndeshemi me dallimet e dukshme n\u00eb q\u00ebllimet e tyre, me dallime t\u00eb cilat shtrihen dhe \u00e7ojn\u00eb prap\u00eb deri te ndarja n\u00eb pik\u00ebpamje konceptuale themelore t\u00eb modelit qytetar (civil)-territorial dhe e modelit etniko-gjenealogjik t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Dallimet e tyre jan\u00eb thelb\u00ebsore, nd\u00ebrsa llojet e nacionalizmave deri te t\u00eb cil\u00ebt shpiejn\u00eb modelet e tilla alternative jan\u00eb aq t\u00eb llojllojshme sa q\u00eb disa autor\u00eb e kan\u00eb humbur shpres\u00ebn e gjetjes dhe zbulimit t\u00eb nj\u00eb koncepti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe unik t\u00eb nacionalizmit. Sikurse kameleoni, nacionalizmi e fiton ngjyr\u00ebn sipas kontekstit t\u00eb vet. I n\u00ebnshtruar nj\u00eb manipulimi t\u00eb pafund, nj\u00eb g\u00ebrshetim i till\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb dhe i epsh\u00ebm i besimit, i sentimenteve dhe simboleve mund t\u00eb kuptohet vet\u00ebm n\u00eb \u00e7do shembull konkret\u00a0 dhe specifik; nacionalizmi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ikje e historianit p\u00ebrtac nga nj\u00eb detyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e cila q\u00ebndron n\u00eb shpjegimin e ndikimit t\u00eb k\u00ebsaj apo asaj ideje konkrete nacionaliste, t\u00eb argumentit ose t\u00eb sentimentit n\u00eb kontekstin e tyre shum\u00eb specifik. Edhe pse pak historian\u00eb ndoshta do t\u00eb shkonin aq larg sa n\u00ebnkupton nj\u00eb pohim i lartp\u00ebrmendur, pjesa m\u00eb e madhe e tyre do t\u00eb dakordohej me nj\u00eb argument kryesor \u201ckontekstual\u201c dhe do t\u00eb konsideronin se dallimet midis nacionalizmave specifik\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye jan\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi nga t\u00eb gjitha ngjashm\u00ebrit\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore midis tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb argumenti t\u00eb till\u00eb i kund\u00ebrvihen disa v\u00ebshtir\u00ebsi. Kurrkush nuk do t\u00eb mohonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kontekstit shoq\u00ebror dhe kulturor t\u00eb zanafill\u00ebs t\u00eb formulimit dhe t\u00eb manifestimit t\u00eb shembullit konkret t\u00eb nacionalizmit. Por ajo q\u00eb p\u00ebrshkruhet si shembull i nacianolizmit presupozon ndonj\u00eb ide n\u00eb familjen e p\u00ebrgjithshme s\u00eb cil\u00ebs i takojn\u00eb ose t\u00eb cil\u00ebn e ilustrojn\u00eb shembujt e till\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb p\u00ebrzier me elemente t\u00eb tjera. V\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb iket, t\u00eb k\u00ebrkohet dhe t\u00eb zbulohet nj\u00eb koncept i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kombit dhe i nacionalizmit-madje edhe at\u00ebher\u00eb kur dakordohemi n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe ve\u00e7antis\u00eb s\u00eb \u00e7do shembulli, t\u00eb cilin pohim, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ironi, nacionalist\u00ebt me \u00ebndje do ta p\u00ebrkrahnin.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, mohimi i legjitimitetit t\u00eb konceptit t\u00eb nacionalizmit si t\u00eb till\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb pamundur t\u00eb parashtrohen \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrgjithshme sociologjike mbi modernitetin e kombeve dhe t\u00eb nj\u00eb magjie sot gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pranishme t\u00eb nacionalizmit, si dhe t\u00eb t\u00ebrhiqen krahasime historike nd\u00ebrmjet ideologjive t\u00eb ndryshme t\u00eb simboleve dhe l\u00ebvizjeve nacionaliste. N\u00eb realitet, pik\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjtit ata historian t\u00eb cil\u00ebt insistojn\u00eb p\u00ebr kontekstin specific t\u00eb \u00e7do rasti t\u00eb nacionalizmit parashtrojn\u00eb edhe pyetje t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrgjithshme duke t\u00ebrhequr krahasime t\u00eb tilla historike. Dhe kjo gjithsesi \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme n\u00eb qoft\u00eb se duam q\u00eb deri diku ta kuptojm\u00eb nj\u00eb dukuri t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb pakapshme sikurse \u00ebsht\u00eb\u00a0 nacionalizmi.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, \u201cme argumentin kontekstual\u201d shmanget nj\u00eb detyr\u00eb thelb\u00ebsore e studimit t\u00eb dukurive t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra sikurse \u00ebsht\u00eb nacionalizmi: dh\u00ebnia e tipologjive t\u00eb ideologjive dhe l\u00ebvizjeve nacionaliste. Tipologjit\u00eb e tilla e pranojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konteksteve shum\u00eb t\u00eb ndryshme dhe krahas asaj nuk e humbun mund\u00ebsin\u00eb e t\u00ebrheqjes s\u00eb krahasimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Me arsyetim se nacionalizmi manifeston llojllojshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashkimit\u00a0 dhe unitetit, ato kalojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin preciz t\u00eb llojeve kryesore t\u00eb ideologjive dhe l\u00ebvizjeve nga pik\u00ebpamja e priudh\u00ebs historike, t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs gjeografike, t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb zhvillimit ekonomik, t\u00eb paradispozitave filozofike, t\u00eb kontekstit klasor, t\u00eb mjedisit kulturor ose t\u00eb synimeve politike.<\/p>\n<p>Pa dyshim, tipologjia m\u00eb me ndikim \u00ebsht\u00eb ajo e Hans Konit. Ai e ka b\u00ebr\u00eb dallimin e versionit t\u00eb nacionalizmit nacional, asocial apo shoq\u00ebror \u201cper\u00ebndimor\u201d nga version i nacionalizmit organik dhe mistik apo t\u00eb fsheht\u00eb \u201clindor\u201d. Ai ka pohuar s\u00eb n\u00eb Britani, Franc\u00eb dhe Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb koncept racional i kombit, koncept\u00a0 sipas t\u00eb cilit kombi \u00ebsht\u00eb asosacion i q\u00ebnieve njer\u00ebzore t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb territorin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00ebn qeverisje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe me ligje t\u00eb nj\u00ebjta. Nj\u00eb ideologji e till\u00eb ka qen\u00eb produkt I klasave t\u00eb mesme, t\u00eb cilat nga fundi i shekullit XVIII kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb ato shtete. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, n\u00eb Europ\u00ebn Lindore nuk ka qen\u00eb e zhvilluar klasa e mesme. N\u00eb vend t\u00eb saj, n\u00eb krye t\u00eb rezistenc\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebs ndaj Napoleonit dhe nacionalizmit i cili ka dalur nga nj\u00eb kund\u00ebrshtim i till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shfrenuara dhe autoritare p\u00ebr shkak t\u00eb\u00a0 numrit t\u00eb tyre t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb p\u00ebrjashtimit nga pushteti.<\/p>\n<p>Nga e nj\u00ebjta arsye, ata e kan\u00eb kuptuar kombin si grupe pa saldatur\u00eb apo si grupe monopolite, si unitete organik, me \u201cshpirt\u201c mistik dhe me \u201cmision\u201c, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm\u00a0 intelektual\u00ebt vernakular\u00eb apo autokton\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb. Prej k\u00ebtu buron edhe roli i tyre shpeshher\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb l\u00ebvizjet e Europ\u00ebs s\u00eb Mesme dhe Lindore si dhe t\u00eb Azis\u00eb. Tipologjia e till\u00eb mund t\u00eb kritikohet nga shum\u00eb aspekte. Dimensioni i saj gjeopolitik nuk e ka parapar\u00eb ndikimin e t\u00eb dy llojeve t\u00eb nacionalizmit ideologjik n\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb ndryshme europiane- versionet organike n\u00eb Irland\u00eb dhe n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XIX, versioni i idealit n\u00eb disa variante t\u00eb \u00c7ekis\u00eb, t\u00eb Hungaris\u00eb etj., t\u00eb nacionalizmit &#8230;si dhe t\u00eb nacionalizmave\u00a0 t\u00eb hersh\u00ebm per\u00ebndimor\u00eb dhe afrikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb as pohimi se nacionalizmat jan\u00eb produkt borgjez. Atyre iu drejtohen shum\u00eb kultura dhe aktivitetet e m\u00ebparshme t\u00eb monarkis\u00eb dhe aristokracis\u00eb. E ngjashme me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrcaktimi i borgjezis\u00eb p\u00ebr versione nacionale t\u00eb nacionalizmit \u00ebsht\u00eb supozim i dyshimt\u00eb: p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dhe sentimentet mistike pangjermane t\u00eb borgjezis\u00eb\u00a0 gjermane ose p\u00ebrkrahja e tregtar\u00ebve rus kah fundi i shekullit XIX, q\u00eb i dhan\u00eb nacionalizmit nj\u00eb karaketr primitiv. Aty q\u00ebndron dhe dallimi t\u00eb cilin e b\u00ebn edhe Plamenci nd\u00ebrmjet nacionalizmit italian dhe gjerman t\u00eb zhvilluar n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u00a0 dhe nacionalizmit relativisht t\u00eb pazhvilluar\u00a0 ballkanik dhe atij\u00a0 t\u00eb Europ\u00ebs Lindore me resurse t\u00eb varfra kulturore dhe arsimore, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb penguar shanset e tyre dhe kan\u00eb krijuar l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta nacionaliste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NACIONALIZMI \u00a0DHE\u00a0 IDENTITETI KULTUROR (III) Nik\u00eb Gashaj Tipat e nacionalizmit\u00a0 Nacionalizmin deri m\u00eb tani e kemi trajtuar si nj\u00eb ter\u00ebsi t\u00eb padiferencuar, nga pik\u00ebpamja e ideologjis\u00eb dhe doktrin\u00ebs s\u00eb tij themelore, gjuh\u00ebs dhe simbolik\u00ebs s\u00eb tij, si dhe sentimenteve dhe synimeve t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, kur t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb shqyrtimin e l\u00ebvizjeve nacionaliste, ndeshemi me dallimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-16122","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16122"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16122\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16123,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16122\/revisions\/16123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}