{"id":16120,"date":"2017-10-16T23:48:14","date_gmt":"2017-10-16T21:48:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16120"},"modified":"2017-10-13T11:50:08","modified_gmt":"2017-10-13T09:50:08","slug":"konceptet-e-nacionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16120","title":{"rendered":"Konceptet e nacionalizmit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14722 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>NACIONALIZMI \u00a0DHE\u00a0 IDENTITETI KULTUROR (II)<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Konceptet e nacionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Ideali nacionalist i bashkimit ka l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb thella. Para s\u00eb gjithash, ai ka nxitur iden\u00eb mbi pandasin\u00eb e kombit dhe e ka arsyetuar \u00e7rr\u00ebnjosjen apo shfarosjen shpeshher\u00eb me dhun\u00eb, t\u00eb gjitha tipareve dhe cil\u00ebsive t\u00eb ndryshme, si dhe t\u00eb dallimeve lokale, n\u00eb interes t\u00eb homogjenitetit kulturor dhe politik. Nga kjo kan\u00eb rezultuar programet p\u00ebr mobilizimin e masave me q\u00ebllim t\u00eb integrimit shoq\u00ebror dhe politik, programet sipas t\u00eb cilave shteti b\u00ebhet p\u00ebrfaq\u00ebsues i &#8220;kombit t\u00eb ardhsh\u00ebm&#8221; dhe krijues t\u00eb &#8220;bashk\u00ebsis\u00eb politike&#8221; dhe t\u00eb &#8220;kultur\u00ebs politike&#8221;, me t\u00eb cilat duhet t\u00eb nd\u00ebrrohen kulturat e ndryshme etnike t\u00eb popullat\u00ebs heterogjene. Aty koncepti nacionalist i bashkimit ia kthen shpin\u00ebn rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb veta etnike dhe k\u00ebrkon uniformitetin, i cili me kombin e projektuar t\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb dallimet kulturore.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, me konceptin e autonomis\u00eb ai hyn n\u00eb bot\u00ebn kantonike t\u00eb &#8220;vet\u00ebvendojes&#8221;. Nga ideali i autonomis\u00eb, t\u00eb cilin Fihtja, Shlegeli dhe romantik\u00ebt e tjer\u00eb gjerman\u00eb e kan\u00eb aplikuar ndaj grupeve, dhe jo vet\u00ebm ndaj individ\u00ebve, ka z\u00ebn\u00eb fill dhe \u00ebsht\u00eb krijuar filozofia e vet\u00ebvendosjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb luft\u00ebs kolektive p\u00ebr send\u00ebrtimin e vullnetit dhe d\u00ebshir\u00ebs autentike-p\u00ebr shtetin e vet. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb bashk\u00ebsia do t\u00eb ishte e aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur &#8220;ritmet e brendshme&#8221; t\u00eb veta, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar z\u00ebrin e vet t\u00eb brendsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb u kthyer n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme t\u00eb past\u00ebr dhe me kurgj\u00eb t\u00eb njollosur. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nacionalist\u00ebve iu duhet p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrkushtuar nj\u00eb koh\u00eb dhe mundim t\u00eb till\u00eb mbledhjes s\u00eb vullnetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nacionalist, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e kombit t\u00eb mbesin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb painfektuar me ide dhe zakone t\u00eb huaja, t\u00eb cilat me siguri do ta prishin, shkat\u00ebrrojn\u00eb, rr\u00ebnojn\u00eb dhe ndalin zhvillimin e tyre dhe zhvillimin e bashk\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nacionalizmi paraqet nj\u00eb ngritje t\u00eb kombit dhe t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve n\u00eb raport me t\u00eb drejtat e tij kolektive. P\u00ebrvojat autentike dhe bashk\u00ebsia autentike, me fjal\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb parakusht t\u00eb nj\u00eb autonomie t\u00eb plot\u00eb, pik\u00ebrisht vet\u00ebm autonomia ia mund\u00ebson kombit dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra autentike t\u00eb arrihet vet\u00ebsend\u00ebrtimi. Autonomia \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i \u00e7do nacionalisti.<\/p>\n<p>Koncepte t\u00eb tilla-autonomia, identiteti, shpirti komb\u00ebtar, autenticiteti, bashkimi dhe vllaz\u00ebrimi-krijojn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ose diskurs i cili i ka ceremonit\u00eb dhe simbolet ekspresioniste. Aty b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb atributet e kombit-flamujt, hymne, paradat, monetat, kryeqytetet, metropolet, betimet, veshjet komb\u00ebtare, muzet\u00eb folklorike, p\u00ebrmendoret e luft\u00ebtar\u00ebve, komemoracionet p\u00ebrkujtimore, pasaportat, kufinjt\u00eb- si dhe aspektet e tyre t\u00eb fshehura, p.sh. llojet e rekreacioneve komb\u00ebtare, natyra, heronjt\u00eb dhe heroinat komb\u00ebtare, dokrrat, rregullat e sjelljeve t\u00eb mira, stilet arkitektonike, nd\u00ebrtimore, zanatet apo mjesht\u00ebrit\u00eb popullore, format e ndryshme t\u00eb rregullimit urbanistik, procedurat juridike, praktika e arsimit dhe kodeksi ushtarak-t\u00eb gjitha zakonet e ve\u00e7anta, normat kolektive, stilet dhe m\u00ebnyrat e veprimit dhe t\u00eb ndenjave q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e bashk\u00ebsis\u00eb si entitet t\u00eb kultur\u00ebs historike.<\/p>\n<p>Simbolet komb\u00ebtare, zakonet dhe ceremonit\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye paraqesin aspektet m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe m\u00eb afatgjata t\u00eb nacionalizmit. Ato mish\u00ebrojn\u00eb nacionet themelore t\u00eb tij, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb dukshme dhe m\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr \u00e7do pjestar t\u00eb kombit, duke i njoftuar me parimet e nj\u00eb ideologjie abstrakte, me nj\u00eb gjuh\u00eb konkrete e cila nxit, ngacmon dhe provokon reaksione momentale emocionale t\u00eb t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore. Simbolet dhe ceremonite q\u00ebmoti kan\u00eb marr\u00eb cil\u00ebsi emotive, kolektive, pasi q\u00eb p\u00ebr nacionalizmin vet\u00ebm kombi \u00ebsht\u00eb koncept dhe dukuri hyjnore.<\/p>\n<p>Emocionet t\u00eb cilat ai i zhvillon jan\u00eb emocione t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb t\u00eb kthyera drejt vetvetes, t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme e lavd\u00ebron dhe glorifikon vetveten. Virtytet dhe tiparet t\u00eb cilat nacionalizmi i kremton, jan\u00eb virtyte t\u00eb vetme dhe ekskluzive t\u00eb &#8220;kolektivitetit komb\u00ebtar&#8221;, nd\u00ebrsa krimet t\u00eb cilat i d\u00ebnon jan\u00eb krime me t\u00eb cilat k\u00ebrc\u00ebnohen shkat\u00ebrrimet e kolektivitetit n\u00eb fjal\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet ceremonive, zakoneve dhe simboleve, \u00e7do pjes\u00ebtar i bashk\u00ebsis\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare, me emocione e cil\u00ebsi dhe p\u00ebrmes tyre, p\u00ebrs\u00ebri i p\u00ebrkushtohet fatit komb\u00ebtar. Duke artikuluar dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb prekshme ideologjin\u00eb e nacionalizmit dhe nocionet e kombit, ceremoniali dhe simbolika i kontribuojn\u00eb sigurimet t\u00eb kontinuitetit dhe fatit t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie abstrakte historike.<\/p>\n<p>Parashtrohet pyetja se cilat sentimente i nxit ideologjia nacionaliste, gjuha nacionaliste, si dhe simbolet? Ata kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tri gj\u00ebra kryesore: territorin, historin\u00eb dhe bashk\u00ebsin\u00eb. N\u00eb etnit\u00eb popullore t\u00eb cilat marrin pjes\u00eb n\u00eb &#8220;mobilizimin vernakular-autentik&#8221;, inteligjencia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konstruktoj\u00eb mapat kognitive t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb kombeve dhe t\u00eb mbjell\u00eb parime ekspresive, t\u00eb qarta e t\u00eb spikatura morale. P\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb zbatuar dy strategji kryesore: p\u00ebrdorimi i peizazheve ose i hap\u00ebsir\u00ebs poetike, dhe p\u00ebrdorimi i historis\u00eb dhe i periudh\u00ebs s\u00eb art\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb strategjit\u00eb e tilla kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb q\u00ebndrimet e popullit ndaj hap\u00ebsir\u00ebs dhe koh\u00ebs dhe t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb drejt vendlindjes dhe t\u00eb par\u00ebve. Nj\u00eb besim dhe lidhje e till\u00eb e lasht\u00eb apo antike p\u00ebr atdheun dhe t\u00eb par\u00ebt, si dhe breznit\u00eb e paraardh\u00ebsve i kan\u00eb p\u00ebrdorur nacionalist\u00ebt duke e p\u00ebrpunuar, hartuar dhe sajuar nj\u00eb ideologji t\u00eb re, gjuh\u00ebn dhe simbolik\u00ebn e nj\u00eb abstraksioni t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb \u2013 t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Koncepti i ri i kombit \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si korniz\u00eb kohore \u2013 hap\u00ebsirore p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb gjendjeje kaotike dhe t\u00eb ideimit dhe projektimit t\u00eb univerzumit duke i shfryt\u00ebzuar synimet dhe sentimentet masive para moderniste t\u00eb drejtuara n\u00eb besnik\u00ebri dhe n\u00eb lojalitetin lokal dhe familjar.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje ka q\u00ebndruar nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00ebrheq\u00ebs i ideologjis\u00eb nacionaliste.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ndoshta sentimentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nxitur dhe t\u00eb ngacmuar me nacionaliz\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb paradoksale, sentimentet familjare- paradoksale p\u00ebr arsye se familjet e v\u00ebrteta mund t\u00eb paraqesin penges\u00eb idealit mbi kombin homogjen. Porosia e Davidit n\u00eb p\u00ebrbetimin e Horacit e ka p\u00ebrmbajtur dhe nj\u00eb kuptim t\u00eb till\u00eb. Femrat n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb qajn\u00eb e vajtojn\u00eb p\u00ebr humbjen e t\u00eb dashurve dhe p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb prishjeve t\u00eb lidhjeve t\u00eb veta familjare n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hov metafora e familjes p\u00ebr nacionalizmin \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Kombi shpjegohet si nj\u00eb familje e madhe, nd\u00ebrsa pjes\u00ebtar\u00ebt e tij si v\u00ebllez\u00ebr dhe motra n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe t\u00eb cil\u00ebt flasin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NACIONALIZMI \u00a0DHE\u00a0 IDENTITETI KULTUROR (II) Nik\u00eb Gashaj Konceptet e nacionalizmit Ideali nacionalist i bashkimit ka l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb thella. Para s\u00eb gjithash, ai ka nxitur iden\u00eb mbi pandasin\u00eb e kombit dhe e ka arsyetuar \u00e7rr\u00ebnjosjen apo shfarosjen shpeshher\u00eb me dhun\u00eb, t\u00eb gjitha tipareve dhe cil\u00ebsive t\u00eb ndryshme, si dhe t\u00eb dallimeve lokale, n\u00eb interes t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-16120","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16120"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16121,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16120\/revisions\/16121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}