{"id":16112,"date":"2017-10-11T16:44:11","date_gmt":"2017-10-11T14:44:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16112"},"modified":"2017-10-11T16:46:05","modified_gmt":"2017-10-11T14:46:05","slug":"dallimet-dhe-ngjashmerite-ne-mes-kosoves-dhe-katalonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16112","title":{"rendered":"Dallimet dhe ngjashm\u00ebrit\u00eb n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Katalonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Veton-prelvukaj-florent-hajrizi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1549 size-full alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Veton-prelvukaj-florent-hajrizi.jpg\" alt=\"\" width=\"258\" height=\"181\" \/><\/a><\/strong><strong>T\u00eb Drejtat e Njeriut dhe\/apo e Drejta Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruar nga: Veton R. Prelvukaj dhe Florent Xh Hajrizi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tentativa p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb paralele mes Kosov\u00ebs dhe Rajonit Katalan n\u00eb Spanj\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Katalonin\u00eb por edhe p\u00ebr shum\u00eb rajone tjera q\u00eb aspirojn\u00eb vetvendosjen si metod\u00eb p\u00ebr shtetformim. Dallimet dhe ngjashm\u00ebrit\u00eb ekzistojn\u00eb, mir\u00ebpo ato duhet shikuar nga dy prizma, nga ai i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe vullnetit t\u00eb popullit dhe nga rregullat p\u00ebr shtetformim q\u00eb percaktohen nga E Drejta Nd\u00ebrkombetare.<\/p>\n<p>Pas referendumit t\u00eb mbajtur n\u00eb rajonin Kaltalonise, qarqe t\u00eb caktuara mundohen t\u00eb ngrehin paralele n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Katlonis\u00eb, duke anashkaluar disa prej segmenteve kruciale n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar Kosova n\u00eb rrug\u00ebtimin e vet\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsimit e q\u00eb Kosov\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apo si\u00eb njihet tashm\u00eb Sui Generis.<\/p>\n<p><strong>E drejta Nd\u00ebrkombetare <\/strong><\/p>\n<p>Shikuar nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shtetformim e dim\u00eb se ekzistojn\u00eb dy m\u00ebnyra p\u00ebr formimin e shteteve:<\/p>\n<p>1.Dekonolizimi.<\/p>\n<p>Dekolonizimi apo shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb nga kolonit\u00eb e m\u00ebhershme. N\u00eb bot\u00eb ky kapitull \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb vitin 1999 me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Timorit Lindor si vendi i fundit n\u00eb bot\u00eb post-kolonial.<\/p>\n<p>2.Shp\u00ebrb\u00ebrja e shteteve<\/p>\n<p>Rasti i shteteve t\u00eb formuar pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik, n\u00eb vitin 1991, kur u formuan 15 shtete t\u00eb pavarura dhe t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shtetformim. I ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe rasti i shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb e q\u00eb filloi m\u00eb 1991, ku u formuan 7 shtete t\u00eb pavarura, e q\u00eb kulmoi me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, duke p\u00ebrmbyll\u00eb k\u00ebshtu shp\u00ebrb\u00ebrjen totale t\u00eb nj\u00eb shteti tashm\u00eb inekzistent.<\/p>\n<p><strong>Shtetet SUI Generis<\/strong><\/p>\n<p>Me rastin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kjo form\u00eb e shtetformimit njihet si \u201cSui Generis\u201d, ku rasti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb i cili ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb nga nj\u00eb vend i cili ka ushtruar dhun\u00eb, diskriminim, gjenocid dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me spastrim etnik, mir\u00ebpo juridikisht ende ka qen\u00eb n\u00ebn kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, si trash\u00ebgimtare e shtetit t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Mir\u00ebpo, ajo \u00e7ka e ka dalluar Kosov\u00ebn nga raste t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vitin 1999, n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor \u00ebsht\u00eb instaluar administrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cili ia ka marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn Serbis\u00eb p\u00ebr administrim ndaj k\u00ebtij vendi. Rruga e shtetformimit ka kaluar n\u00ebp\u00ebr procesin e negociatave t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, ku si rezultat kan\u00eb pasur shpalljen e akorduar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti me Katalonin\u00eb. Fakti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, e q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e dallon nga \u00e7do shtet tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, me konkluzion se, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk e ka shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e as rezoluten 1244 t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb drejtat e njeriut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i shikojm\u00eb zhvillimet e fundit nga prizmi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, rajoni Katalon i Spanj\u00ebs g\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta dhe autonomi p\u00ebr vendimmarrje, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Spanj\u00ebs, se sa q\u00eb Kosova ka g\u00ebzuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Dallimi tjet\u00ebr q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se populli Katalon ka p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb nivelin lokal dhe rajonal dhe nuk ushtrohet dhun\u00eb apo presion sistematik ndaj tyre nga Spanja, q\u00eb esencialisht dallon me rastin e Kosov\u00ebs, sepse n\u00eb Kosov\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim, por edhe ajo p\u00ebr ekzistim. Pra, n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur shkelje sistematike t\u00eb t\u00eb drejtave elementare t\u00eb njeriut, t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Deklarat\u00ebn Universale p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, duke p\u00ebrfshi edhe nenin 3 t\u00eb k\u00ebsaj deklarate \u201c<strong><em>E drejta e Jet\u00ebs, Liris\u00eb, Siguris\u00eb personale<\/em><\/strong>\u201d, edhe m\u00eb par\u00eb por sidomos nga viti 1988 deri n\u00eb vitin 1999, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti me Katalonin. Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb vitet 1998-1999, ka ndodhur spastrimi etnik dhe gjenocid ndaj shqiptar\u00ebve, q\u00eb ishin dhe jan\u00eb popull shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga faktor\u00ebt relevant nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, e q\u00eb p\u00ebr ta ndalur gjenocidin \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb t\u00eb intervenohet me forc\u00eb ushtarake nga aleanca atlantike NATO. E q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti me Katalonin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Spanja nuk ushtron presion sistematik ndaj popullit q\u00eb jeton n\u00eb rajonin Katalan,mir\u00ebpo edhe rajoni i Katalonis\u00eb ka presidetin e vet, parlamentin dhe ligjet t\u00eb cilat dallojn\u00eb nga ato t\u00eb Spanj\u00ebs, pa p\u00ebrmendur dallimet sociale mes Katalan\u00ebve dhe Spanjoll\u00ebve, mir\u00ebpo n\u00ebse populli vendos q\u00eb t\u00eb ndahet dhe kjo b\u00ebhet t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrmes procesit demokratik, askush nuk mund t\u2019ua mohoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vetvendosje, pasi q\u00eb edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb e shtetformimit \u00ebsht\u00eb mir\u00eb e rregulluar me akte nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pika e vetme e cila do t\u00eb mund t\u00eb konisderohej si ngjashm\u00ebri n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Katalonis\u00eb, \u00ebsht\u00eb se popullata e t\u00eb dy vendeve ka shprehur mosgatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar me popullin apo shtetin nga i cili duan ta shpallin pavar\u00ebsin\u00eb. Mir\u00ebpo, si\u00e7 ka ndodh edhe me rastin e Kosov\u00ebs, as Katalonia nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb divorc t\u00eb qet\u00eb, pasi q\u00eb ka shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb procesin e shtetformimit e t\u00eb cilat e forcojn\u00eb pozicionin e Spanj\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur n\u00ebn kontroll\u00eb k\u00ebt\u00eb territor. Pra, shikuar nga prizmi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dhe duke u bazuar ne parimin e vetvendosjes, populli i rajonit t\u00eb Katalonis\u00eb, ka drejt\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr shk\u00ebputje nga Spanja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Autor\u00ebt jan\u00eb studiues t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe ky shkrim p\u00ebrfaq\u00ebson mendimin e tyre personal.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb Drejtat e Njeriut dhe\/apo e Drejta Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00a0 Shkruar nga: Veton R. Prelvukaj dhe Florent Xh Hajrizi &nbsp; Tentativa p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb paralele mes Kosov\u00ebs dhe Rajonit Katalan n\u00eb Spanj\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Katalonin\u00eb por edhe p\u00ebr shum\u00eb rajone tjera q\u00eb aspirojn\u00eb vetvendosjen si metod\u00eb p\u00ebr shtetformim. Dallimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16113,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1285,1283,1105,1284],"class_list":["post-16112","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-florent-hajrizi","tag-katalonia","tag-kosova","tag-veton-prelvukaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16112"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16114,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16112\/revisions\/16114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}