{"id":16090,"date":"2017-10-10T11:27:26","date_gmt":"2017-10-10T09:27:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16090"},"modified":"2017-10-10T11:27:26","modified_gmt":"2017-10-10T09:27:26","slug":"110-vjetori-i-luftes-se-lemajes-e-grabomit-kunder-ushtrise-turke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16090","title":{"rendered":"110 VJETORI I LUFT\u00cbS S\u00cb LEMAJ\u00cbS E GRABOMIT KUND\u00cbR USHTRIS\u00cb TURKE"},"content":{"rendered":"<div class=\"gmail_quote\">\n<div dir=\"ltr\">\n<div><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-3308 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg\" alt=\"\" width=\"401\" height=\"402\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 401px) 100vw, 401px\" \/><\/a><\/div>\n<div>\n<\/div>\n<div>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/div>\n<div>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 ishte 100-vjertori I Luft\u00ebs s\u00eb Lemaj\u00ebs dhe Grabomit. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ram\u00eb dakord me fratin e Trieshit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb At.Mirash Marinaj dhe me studiuesin e historis\u00eb Gjergj Nikprelaj p\u00ebr organizimin e nj\u00eb konference shkencore n\u00eb Triesh ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb dijetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Shqip\u00ebria dhe trojet shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pat\u00ebr Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj filluan pun\u00ebn duke themeluar nj\u00eb k\u00ebshill t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ata shkuan disa her\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe u konsultuan me historian\u00eb dhe studiues\u00a0t\u00eb atij qyteti. Intelektual\u00ebt shkodran\u00eb e prit\u00ebn mir\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb. Pat\u00ebr Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj kishin punuar\u00a0seriozisht\u00a0p\u00ebr\u00a0suksesin \u00a0e k\u00ebsaj konference dhe p\u00ebr disa veprime t\u00eb tjera ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe\u00a0mesha kushtuar luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb\u00a0Lemaj\u00ebs dhe Grabomit. Gjat\u00eb gjith\u00eb atyre p\u00ebrgatitjeve\u00a0dy\u00a0tre vet nga\u00a0Nikmarashi\u00a0kishin ngul\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb par\u00ebt e tyre kishin q\u00ebn\u00eb organizator\u00ebt dhe luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Lemaj\u00ebs. Ata\u00a0kishin ngulur k\u00ebmb\u00eb q\u00eb\u00a0nj\u00eb i par\u00eb i tyre kishte \u00a0q\u00ebn\u00eb fillimi dhe mbarimi i asaj lufte. Gjergj Nikprelaj dhe k\u00ebshilli p\u00ebrgatitor i Trieshit \u00a0nuk\u00a0kishin q\u00ebn\u00eb \u00a0dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, sepse ishte tep\u00ebr absolut. Dy\u00a0jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb mbahej kjo konference e ceremoni kund\u00ebrshtar\u00ebt shkuan nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr han\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb Tuzit p\u00ebr t\u00eb ndaluar festimet e 100-vjetorit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje historike. Ata k\u00ebrkuan nga Pat\u00ebr Pashku ndihm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos realizohet ky projekt, duke k\u00ebrc\u00ebnuar se at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb derdhet gjaku n\u00eb Triesh. Nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i till\u00eb b\u00ebri q\u00eb e gjith\u00eb kjo pun\u00eb e p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Pas nj\u00eb kohe ata q\u00eb kund\u00ebrshtuan manifestimin e k\u00ebsaj ngjarje historike vendos\u00ebn nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb heroit t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb pran\u00eb rrug\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7\u00a0veprimtaris\u00eb p\u00ebr Gjon Ujk\u00ebn nga familjar\u00ebt e tij\u00a0gushtin e kaluar\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb aktivitet ose nderim p\u00ebr 154 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Trieshit n\u00eb Lemaj\u00eb dhe Grabom, n\u00eb vitin 1907.<\/p>\n<p>Trieshi ashtu si edhe krahinat e tjera \u00ebsht\u00eb sulmuar shum\u00eb her\u00eb nga ushtria turke. Qeta e Trieshit si\u00e7 e quanin t\u00eb moshuarit \u00ebsht\u00eb sulmuar shum\u00eb her\u00eb nga ushtria turke. Luc\u00eb Lucaj n\u00eb librin e tij:&#8221;Trieshi Nd\u00ebrmjet Mal\u00ebsis\u00eb e Ku\u00e7it&#8221;, shkruan se kjo trev\u00eb u sulmua ashp\u00ebr nga forcat turke n\u00eb vitin 1717. Ata po kalonin n\u00ebp\u00ebr Bregun e Cemit, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb\u00a0Triesh. Por p\u00ebsuan keq n\u00eb Dob\u00ebr\u00e7in. Pozita gjeografike e Trieshit ishte shum\u00eb e veshtir\u00eb p\u00ebr pushtuesit. Trieshi \u00ebsht\u00eb\u00a0i rethuar me male t\u00eb larta si\u00e7 \u00ebsht\u00eb: Suka e Grud\u00ebs,Qytezat dhe Kazheniku. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr kundruell Cemit \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbije dhe kalimi prej andej n\u00eb Triesh mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr\u00a0Gryk\u00eb t\u00eb\u00a0Delaj\u00ebve,Smedecit,pastaj n\u00ebp\u00ebr Qye t\u00eb Rras\u00ebs dhe\u00a0Qaf\u00eb t\u00eb Nagriv\u00ebs dhe i Lug t\u00eb\u00a0Ulic\u00ebs. Trimat e Trieshit kur d\u00ebgjonin p\u00ebr ndonj\u00eb sulm t\u00eb mundsh\u00ebm turk zinin ato gryka dhe sulmi turk ishte\u00a0i pamundur. Mal\u00ebsor\u00ebt e krahinave t\u00eb pushtuara njoftonin p\u00ebr rreziqet e mundshme. Shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb maleve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkonin strehim n\u00eb Triesh, pasiq\u00eb ata ndiqeshin nga forcat turke. Midis tyre kishte q\u00ebn\u00eb edhe Vuksa Gela\u00a0i pari\u00a0i Grud\u00ebs. K\u00ebshtu kishte ndodhur edhe me disa luft\u00ebtar\u00eb nga Hoti e Gruda, pastaj edhe nga Ku\u00e7i. N\u00eb Triesh nuk u nd\u00ebrtua kurr\u00eb asnj\u00eb objekt turk. Ata e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pushtonin Trieshin, jo se nuk ishin t\u00eb interesuar por kjo trev\u00eb ishte e papushtueshme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Trieshi kishte shum\u00eb prona n\u00eb Cem. Turqit pas Kongresit t\u00eb Berlinit kishin nd\u00ebrtuar n\u00eb \u00a0Lemaj\u00eb nj\u00eb\u00a0karaull dhe n\u00eb vitin 1906 kishin filluar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb karaulle t\u00eb madhe n\u00eb Shesh q\u00eb ishte pron\u00eb e Trieshit, kryesisht e v\u00ebllaz\u00ebrive t\u00eb Nikmarashit. Gjat\u00eb atyre viteve nizam\u00ebt turq\u00eb si\u00e7\u00a0i quanin mal\u00ebsor\u00ebt filluan shum\u00eb veprime t\u00eb pap\u00ebrshtatshme kund\u00ebr banor\u00ebve trieshian\u00eb n\u00eb Lemaj\u00eb dhe n\u00eb Grabom. Banor\u00ebt e atyre rajoneve ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr incidente pothuajse t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb ushtris\u00eb turke. Ata kishin filluar t\u00eb shkelin me dhun\u00eb edhe kodin moral t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve trieshian\u00eb. Mosmarr\u00ebveshjet dhe p\u00ebrplasjet me nizam\u00ebt u b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme . N\u00eb Triesh nuk flitej dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shkelje brutale t\u00eb pronave dhe moralit t\u00eb tyre.Paria e Trieshit kishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Turqis\u00eb n\u00eb Lemaj dhe n\u00eb Grabom. Por ata nuk mund ta fillonin luft\u00ebn pa ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Malit t\u00eb Zi dhe Knjaz Nikoll\u00ebs.\u00a0 Mali\u00a0i Zi ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Turqin\u00eb dhe nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb kishte p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebmtuar intereset e tyre dypal\u00ebshe. Knjaz Nikolla n\u00eb k\u00ebt\u00eb Luft\u00eb kishte luajtur rolin e Ponc Pilatit. Paria e Trieshit nuk k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetjen e\u00a0ushtris\u00eb malazeze. K\u00ebrkonte vetem arm\u00eb e municione. Natyrisht se Mali\u00a0i Zi\u00a0u kishte dh\u00ebn\u00eb\u00a0armatime dhe municione t\u00eb mjaftueshme. Trieshi nuk kishte asnj\u00eb\u00a0q\u00ebllim tjet\u00ebr nga kjo luft\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 largimit t\u00eb nizam\u00ebve nga ato territore. Luft\u00ebn e organizoi\u00a0Trieshi e jo Mali i Zi. Luft\u00ebtar\u00ebt e Trieshit u ndan\u00eb n\u00eb dy \u00e7eta. Nikmarashi,Muzhecku dhe\u00a0Budza ishin \u00e7eta e Trieshit t\u00eb Posht\u00ebm, nd\u00ebrsa Stjepohi, Delaj dhe Bekaj ishin \u00e7eta e Sip\u00ebrme. Lufta e Lemaj\u00ebs filloi nj\u00eb jav\u00eb pas Zoj\u00ebs Rruzare t\u00eb Trieshit q\u00eb\u00a0gjithmon\u00eb festohej\u00a0t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tetorit. Prij\u00ebsit e Luft\u00ebs, Paria e\u00a0Trieshit dhe t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt\u00a0kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb lufta t\u00eb fillonte nj\u00eb jav\u00eb pas k\u00ebsaj feste. Ashtu kishin\u00a0vepruar. Dy \u00e7etat\u00a0e Trieshit s\u00eb bashku kishin 156 luft\u00ebtar\u00eb, shkruan Gjergj Nikprelaj n\u00eb nj\u00eb studim\u00a0t\u00eb tij t\u00eb pabotuar p\u00ebr Trieshin. N\u00eb at\u00eb studim Gjergj Niukprelaj\u00a0tregon shum\u00eb \u00a0holl\u00ebsi p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj lufte. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kategorik\u00a0kund\u00ebr teorive individuale dhe familjare t\u00eb k\u00ebsaj lufte. Gjergj Nikprelaj ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkime\u00a0n\u00eb arkivat e Cetin\u00ebs dhe Podgoric\u00ebs p\u00ebr Kryengritjen e Mal\u00ebsise t\u00eb vitit 1911 dhe p\u00ebr Luft\u00ebn e Lemaj\u00ebs\u00a0dhe t\u00eb Grabomit. Sipas Luc\u00eb Lucaj n\u00eb Luft\u00ebn e Lemj\u00ebs ishin shquar trimat e\u00a0Nikmarashit: Malot e Gjeto Gjeka, Cub Smajli, Gjon Ujka dhe Mal Vata,\u00a0bile Mali\u00a0e kishte\u00a0filluar luft\u00ebn\u00a0i pari sepse\u00a0kjo sht\u00ebpi kishte q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb hije mir\u00eb. Luc\u00eb Lucaj shkruan\u00a0p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e Tom\u00eb Prelit\u00a0 dhe\u00a0Prel\u00eb e Zef Tom\u00eb Hasurit. \u00c7eta e Ep\u00ebrme e Trieshit kishte luftuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Grabom. N\u00eb luft\u00ebn e Grabomit ishin dalluar Gjelosh Toma dhe Luc\u00eb Ded\u00eb Husi, bile t\u00eb dy ishin plagosur. Kjo luft\u00eb mori fund pas disa dit\u00ebsh. Ushtria turke si\u00e7 duket nuk kishte b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb. Ishte larguar pa d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Disa trieshian\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb kat\u00ebrkoll\u00ebn e tyre dhe kishin marr\u00eb armatime t\u00eb ndryshme dhe pajisje sht\u00ebpiake. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj lufte ata e ndaluan nd\u00ebrtimin e karaull\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Shesh. As Trieshi nuk\u00a0kishte p\u00ebsuar humbje. P\u00ebr Trieshin ishte nj\u00eb fitore e mrekullueshme. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr luft\u00ebrat e para antiturke n\u00eb tokat shqiptare. Vet\u00ebm Kurbini n\u00eb krye me Dom. Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrin kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb till\u00eb tregonte Profesor Gazmend Shpuza. Profesor Skender Rizaj m\u00eb kishte premtuar se do t\u00eb shikonte arkivat turke t\u00eb Stambollit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Luft\u00eb. P\u00ebr arsye se u p\u00ebnguan aktivitetet p\u00ebr 100-vjetorin\u00a0e k\u00ebsaj Lufte, u anuluan edhe p\u00ebrpjeket t\u00eb tjera.\u00a0Vajtja e 156 trieshian\u00ebve n\u00eb at\u00eb Luft\u00eb ishte akt heroik sepse luft\u00ebs nuk\u00a0i dihet kurr\u00eb.T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb Luft\u00eb jan\u00eb ndera e Trieshit e Mal\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ko Luft\u00eb parapriu Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb vitit 1911. Historia e Trieshit pa Luft\u00ebn e Lemaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb e cunguar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb studime. Trieshi dhe diaspora e k\u00ebsaj treve sidomos ajo n\u00eb Amerik\u00eb ka detyr\u00eb morale financimin e studimeve serioze dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb monumenti p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt e Lemaj\u00ebs dhe Grabomit n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Trieshit.\u00a0Kjo p\u00ebrmendore mbase mund t\u00eb realizohet sivjet me rastin e 110-vjetorit, por as vitin e ardhsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb. M\u00eb mir\u00eb vone se kurr\u00eb thot\u00eb fjala e urt\u00eb popullore.<\/p><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 ishte 100-vjertori I Luft\u00ebs s\u00eb Lemaj\u00ebs dhe Grabomit. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ram\u00eb dakord me fratin e Trieshit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb At.Mirash Marinaj dhe me studiuesin e historis\u00eb Gjergj Nikprelaj p\u00ebr organizimin e nj\u00eb konference shkencore n\u00eb Triesh ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb dijetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Shqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":80,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-16090","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16091,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16090\/revisions\/16091"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/80"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}