{"id":16025,"date":"2017-10-07T05:47:58","date_gmt":"2017-10-07T03:47:58","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16025"},"modified":"2017-10-04T15:55:43","modified_gmt":"2017-10-04T13:55:43","slug":"lufta-per-tivarin-sipas-s-gopceviqit-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=16025","title":{"rendered":"LUFTA P\u00cbR TIVARIN SIPAS S.GOP\u00c7EVIQIT (II)"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_16026\" aria-describedby=\"caption-attachment-16026\" style=\"width: 253px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/lufta-mali-zi-tuqi-libri-spiridon-gopceviq.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-16026 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/lufta-mali-zi-tuqi-libri-spiridon-gopceviq.png\" alt=\"\" width=\"253\" height=\"359\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-16026\" class=\"wp-caption-text\">Ballina e librit e p\u00ebrkthyer serbisht (1963)<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Lufta e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr zgjerim territorial<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Dr.Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0 kontekstin gjeopolitik t\u00eb koh\u00ebs Principata e Malit t\u00eb Zi par\u00ebsore kishte projektin e pavar\u00ebsis\u00eb se vendit nga Perandoria Osmane,\u00a0 por nj\u00ebherit edhe t\u00eb zgjerimit territorial, me synim daljen n\u00eb det, ku aspiratat pushtuese\u00a0 ishin edhe ndaj viseve shqiptare n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lufta e zhvilluar n\u00eb Hercegovin\u00eb e Bosnje, si dhe nxitja nga Rusia e shtyn\u00eb Serbin\u00eb e Malin e Zi n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.Ato pasi lidh\u00ebn marr\u00ebveshje me 12 qershor 1876 n\u00eb Venedik, nga fundi i qershorit i shpall\u00ebn luft\u00eb Turqis\u00eb. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb situat\u00ebs gjeopolitike Austro-Hungaria e frik\u00ebsuar se situata nuk do t\u00eb zhvillohej n\u00eb favor t\u00eb saj, arriti nj\u00eb marr\u00ebveshje me Rusin\u00eb p\u00ebr caktimin e sferave t\u00eb interesit. Ajo tentativ\u00eb u paralajm\u00ebrua n\u00eb Rajshtat(\u00c7eki) me 8 korrik 1876, nd\u00ebrsa me Konvent\u00ebn e Budapestit, m\u00eb 15 janar 1877, u p\u00ebrkufizuan obligimet ku me k\u00ebt\u00eb rast Rusia lejoi q\u00eb Austro-Hungaria ta pushtonte Bosnj\u00ebn e Hercegovin\u00ebn, nd\u00ebrsa Rusia t\u00eb mos ndihmonte\u00a0 n\u00eb formimin e nj\u00eb shteti t\u00eb madh sllav n\u00eb Ballkan.Por, nga data 24 prill 1877 Rusia i shpalli luft\u00eb Turqis\u00eb, duke paralm\u00ebruar se do t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb territor\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.Se Rusia qendronte pas veprimeve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, nuk ishte veprim i panjohur, d\u00ebshmon edhe angazhimi i saj\u00a0 me 1 n\u00ebntor 1876, p\u00ebr t\u00eb lidhur arm\u00ebpushimin n\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Turqis\u00eb, nd\u00ebrsa me nd\u00ebrhyrjen\u00a0 e fuqive evropiane nj\u00eb arm\u00ebpushim i till\u00eb u arrit n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Turqis\u00eb.Por, nj\u00eb paq\u00eb e till\u00eb ishte e p\u00ebrkohshme sepse Serbia dhe Mali i Zi duke filluar nga muaji prill 1877, vazhduan luft\u00ebn kund\u00ebr Turqis\u00eb. Ishte kjo aleanca ortodokse e cila nga Perandoria Osmane kishte planifikuar p\u00ebrfitime territoriale me konceptet mesjetare duke mos p\u00ebrfillur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse.Dhe e sulmuar si n\u00eb lindje nga Rusia dhe per\u00ebndim nga Mali i Zi e Serbia, ishte e qart\u00eb se Turqia nuk do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mbronte territoret qe i kishte pushtuar shekuj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Rrjedhat e ngjarjeve treguan se qarqet drejtuese t\u00eb\u00a0 principatave ballkanike e shftyt\u00ebzuan situat\u00ebn situat\u00ebn e krijuar jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar qellimin e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi komb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr t\u00eb realizuar planet ekspansioniste, t\u00eb cilat kalonin caqet e bashkimit t\u00eb tyre komb\u00ebtar duke synuar kufijt e shtet\u00ebve t\u00eb tyre mesjetare, ku p\u00ebrfshihej edhe pjesa m\u00eb\u00a0 madhe e tokave shqiptare.Pik\u00ebrisht gjat\u00eb shek.XIX sundimtar\u00ebt dhe shtresa e lart\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u00a0 kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr zgj\u00ebrim territorial t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe aneksim t\u00eb tokave t\u00eb reja, ku si caku jugor i vendit t\u00eb tyre ishte lumi Drin. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb hapur pa improvizime p\u00ebr pushtimin e territor\u00ebve t\u00eb reja, ku shqiptar\u00ebt u vendos\u00ebn para sfidave t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb mbijetuar\u00a0 dhe qendruar n\u00eb territoret e tyre n\u00eb rrethana t\u00eb reja n\u00eb prag t\u00eb dy tubimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare(Paqa e Sh\u00ebn Stefanit dhe Kongresi i Berlinit).<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane zhvillohej n\u00eb disa fronte.Rusia i shpalli luft\u00eb Perandoris\u00eb Osmane me 24 prill 1877 dhe me shpejt\u00ebsi korri suksese t\u00eb m\u00ebdha ne shum\u00eb fronte, duke\u00a0 dep\u00ebrtuar\u00a0 n\u00eb drejtim t\u00eb Stambollit. K\u00ebshtu \u00a0me 10 dhjetor 1877 pushtuan Plevn\u00ebn, me 4 janar 1878\u00a0 Sofjen, me 20 janar Edren\u00ebn, nd\u00ebrsa m\u00eb 24 shkurt 1878 e pushtuan Sh\u00ebn Stefanin paralagje t\u00eb Stambollit. T\u00eb frym\u00ebzuar nga k\u00ebto fitore Mali i Zi\u00a0 vazhdoi luft\u00ebn kund\u00ebr Turqis\u00eb, ku par\u00ebsore ishte dep\u00ebrtimi ndaj jugut dalja n\u00eb detin Adriatik dhe pushtimi i territor\u00ebve nga deti, lumi Buna e deri t\u00eb liqeni i Shkodr\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht marrja e Tivarit e Ulqinit p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebr Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Por,\u00a0 para se t\u00eb fillonin operacionet luftarake p\u00ebr marrjen e Tivarit, ushtria malazeze \u00a0veproi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike fillimisht duke\u00a0 okupuar rrethin\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb siguruar territorin p\u00ebr veprime ushtarake pa pengesa ndaj qellimit kryesor qe ishte pushtimi i Tivarit. \u00a0K\u00ebshtu pasi kishte dep\u00ebrtuar n\u00eb per\u00ebndim deri t\u00eb\u00a0 \u00a0<em>Kufini<\/em> \u00a0me pas arriti af\u00ebr Tivarit, \u00a0e m\u00eb pas me tet\u00eb batalione\u00a0 pushtoi \u00a0\u00a0Kraj\u00ebn me 13 n\u00ebntor 1877, duke djegur e pla\u00e7kitur fshtara, e madje duke\u00a0 treguar vandaliz\u00ebm sepse\u00a0 shkat\u00ebrruan p\u00ebrkt\u00ebsisht i thyen\u00a0 varret. \u00a0Pasi kishin siguruar kushtet\u00a0 n\u00eb terren p\u00ebr rreth \u00a0filluan \u00a0bombardimin e Tivarit me topa\u00a0 me 16.11.1877. Po ashtu p\u00ebr qellime stratgjike me pas u nis\u00ebn n\u00eb aksion nga drejtimi i Dobravod\u00ebs, M\u00ebrkotit\u00a0 e\u00a0 Goran\u00ebs duke djegur e pla\u00e7kitur fshatra t\u00eb t\u00ebra. \u00a0Por, ata nuk u ndal\u00ebn k\u00ebtu por \u00a0ia m\u00ebsyn\u00eb edhe\u00a0 \u00a0An\u00ebs s\u00eb \u00a0Malit ku \u00a0me 19.11.1877 n\u00eb vendin e quajtur <em>Rrezigaqe<\/em> t\u00eb <em>Suka e Hanit<\/em> n\u00eb <em>Kryth\u00eb<\/em> u zhvillu nj\u00eb betej\u00eb e p\u00ebrgjakshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marshim t\u00eb tyre\u00a0 n\u00eb An\u00ebn e Malit ku si qellim kishin p\u00ebr t\u00eb vazhduar \u00a0tutje p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr \u00a0forcat malazeze humben betej\u00ebn dhe u terhoqen p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb \u00a0Tivarit.<\/p>\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 \u00a0n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga ana e Perandoris\u00eb \u00a0Osmane\u00a0 ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb vendas, shkodran\u00eb dhe dibran\u00eb t\u00eb udhehequr nga Mehmet Mlika. Sipas disa burimeve n\u00eb luft\u00ebn e <em>Rrezigaq\u00ebs<\/em> kan\u00eb humbur jet\u00ebn\u00a0 nga ana malazeze 38 ushtar\u00eb e \u00a078 jan\u00eb plagosur, nd\u00ebrsa\u00a0 humbjet e turqve(shqiptar\u00ebve) ishin 71 t\u00eb vdekur dhe 115 t\u00eb l\u00ebnduar. N\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit kjo koh\u00eb njihet si \u201c<em>Koha e Shkjaut t\u00eb par\u00eb:\u201d<\/em>Ushtar\u00ebt e vrar\u00eb jan\u00eb varrosur n\u00eb Suk\u00ebn e Hanit, varrez kolektive\u00a0 e cila ekziston edhe sot<em>.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb bombardimi i Tivarit nuk kishte t\u00eb ndalur ku pasojat ishin t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb objekte dhe n\u00eb popullsin\u00eb e cila ishte e vendosur n\u00eb Kala. N\u00eb rrethimin dhe luft\u00ebn p\u00ebr pushtimin e Tivarit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha batalionet e Malit t\u00eb Zi(rreth 20), p\u00ebrve\u00e7 atyre qe kan\u00eb siguruar pozitat kufitare. Artileria ka qen\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 4 topa rus e 6 topa turq dhe 8 t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl.Topat e malazez\u00ebve\u00a0 kan\u00eb gjuajtur dit\u00ebn dhe nat\u00ebn duke shkat\u00ebrruar e djegur sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb qytet, nd\u00ebrsa bedenet iu kan\u00eb p\u00ebrballuar goditjeve.Ishte kjo nj\u00eb luft\u00eb e papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ne keto regjione.<\/p>\n<p>Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave para rrethimit t\u00eb Tivarit qyteti n\u00eb Kala \u00a0kishte 3000 banor\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Tivarin Posht\u00eb 5000 banor\u00eb. Por, me t\u00eb filluar lufta u kriu nj\u00eb situat\u00eb dekompozuese e popullsis\u00eb, sepse t\u00eb friguar nga fillimi i luft\u00ebs\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjetur shp\u00ebtimin e vet n\u00eb qytet u vendos\u00ebn edhe popullsi nga rrethina e ngusht\u00eb. Banor\u00ebve t\u00eb Tivarit \u00a0iu kan\u00eb ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, m\u00ebrkotas, ulqinak\u00eb e shkodran\u00eb. K\u00ebtij numri duhet shtuar edhe 2800 ushtar\u00eb\u00a0 andaj \u00a0llogaritet se numri i i banor\u00ebve n\u00eb Kala \u00a0t\u00eb Tivarit arriti n\u00eb rreth \u00a08000 banor\u00eb. \u00a0S\u00eb bashku m\u00eb banor\u00ebt n\u00eb kala ishin\u00a0 kryetari i qytetit \u00a0Ibrahim begu e poashtu edhe\u00a0 Shaban begu e Selim beg Bushati. Pas rezistenc\u00ebs \u00a0dy mujore, humbjeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb njer\u00ebz(250 banor\u00eb dhe 1400 ushtar\u00eb), munges\u00ebs s\u00eb ushqimit dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb uj\u00ebsjellesit, Ibrahim begu pranoj dor\u00ebzimin e qytetit p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Principat\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi me dat\u00ebn 8 janar 1878, duke n\u00ebnshkruar \u00a0aktin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte kjo nj\u00eb luft\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, sepse gjat\u00eb k\u00ebtij rrethimi Tivari mbeti i izoluar, si nga toka dhe nga deti. Edhe pse forcat e Perandoris\u00eb Osmane, tentuan disa her\u00eb ti ndihmojn\u00eb Tivarit p\u00ebrmes rrug\u00ebs detare, duke vendosur anijet e tyre me armatime pran\u00eb bregdetit dhe bombarduar caqet malazeze, objektivi nuk \u00ebsht\u00eb arritur. N\u00eb lidhje me luftimet p\u00ebr pushtimin e Tivarit Gop\u00e7eviqi shkruan detalisht n\u00eb librin e tij, por me k\u00ebt\u00eb rast po paraqesim pjes\u00ebn e cila ka t\u00eb b\u00ebj me procesin p\u00ebrfundimtar t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb qytetit ku ai shkruan:<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Tivarit<br \/>\n&#8230;\/Vazhdon\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr zgjerim territorial Nga Dr.Nail\u00a0 Draga \u00a0 N\u00eb\u00a0 kontekstin gjeopolitik t\u00eb koh\u00ebs Principata e Malit t\u00eb Zi par\u00ebsore kishte projektin e pavar\u00ebsis\u00eb se vendit nga Perandoria Osmane,\u00a0 por nj\u00ebherit edhe t\u00eb zgjerimit territorial, me synim daljen n\u00eb det, ku aspiratat pushtuese\u00a0 ishin edhe ndaj viseve shqiptare n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Vilajetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16026,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[384,1263],"class_list":["post-16025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-nail-draga","tag-renia-e-tivarit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16025"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16029,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16025\/revisions\/16029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}